Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / Poetja Luigia Sorrentino dhe libri Olimpi A.K
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 21 Mars 2013 09:44 - Modifikuar nga: Arjan Kallco


Ka lindur nė Napoli ku dhe studioi drejtėsi nė universitetin Federico II. Nė vitin 1989 filloi punė pranė RAI-it nė rubrikat e ndryshme tė lajmeve. Nė vitin 2006 punoi pėr njė program kulturor tė RaiNews 24 dhe mė pas drejtuese e lajmeve. Nga viti 2011 drejton rubrikėn Ditar i poezisė qė e ideoi vetė. Nė korrik 2011 fitoi ēmimin e Prata pėr gratė, kultura dhe komunikimi. Nė vitin 2003 botoi volumin me poezi Ka njė baba, Aksi i zemrės nė 2008, Lindja, vetėm lindja nė 2009 dhe Olimpi nė vitin2013.

Gėrshetimi midis pafundėsisė dhe vdekjes ėshtė njė prej motiveve tė librit Olimpi qė shpreh njė kohė absolute dhe e bėn nė mėnyrė tė admirueshme me arkitektura tė fuqishme, por edhe me ndriēime vetėtimash tė poezisė sė vėrtetė. Koha absolute qė pėrmban ēdo kohė. Dhe na hedh herė pas here nė njė epokė tė ndryshme tė jetės sonė: jemi tė vjetėr dhe adoleshentė, tė sigurtė dhe tė pėrhumbur, zhytemi nė kėtė ditė plot me pritje dhe zbulime, gjithmonė nė pragun e zbulimeve thelbėsore. Ne jemi ai qė depėrton njė hap nga ne...shkruan Luixha Sorrentino...nga njė baba tek tjetri kemi qėnė / ajo mosha jote e pėrhapur nė shtėpi. Por duhet rrėmuar shumė brenda botės epike dhe lirike tė autores. Poema ėshtė polivalente, tė ēojnė tek metafora, alegoria e njė bote qė nuk jeton mė, qė nė kujtesė kthehet dhe shndėrrohet e tashme. Olimpi ėshtė qyteti i lojrave qė nė botėn greke ishin majat e bukurisė, forcės, harmonisė, gėzimit, shpresės, pra bota e pėrsosmėrisė fizike dhe mendore. Megjithatė nė udhėtimin e gjatė tė autores Olimpi ėshtė edhe qyteti i shqetėsimit, misterit, kėrkimit, pritjes, enigmės, tė sė panjohurės. Pyetjet esenciale tė ekzistencės janė tė gjitha. Duken tė vjetra, tė kaluara, tė zgjidhura dhe pėrkundrazi edhe njė herė janė tė reja, tė mbushura me shpresė, hapje drejt horizonteve tė reja. Janė pyetje mbi jetėn dhe vdekjen, mbi fatet e fiksuara ab aeterno, por ende objekt variacionesh nė sajė tė vullnetit tė fuqishėm tė protagonistėve. Cilėt janė protagonistėt? Nuk ka emra, pėrveē njėrit, Hiperioni personazhi i poetit gjerman Holderin qė poetja e quan maja frymėzuese tek thėnia: Mos u kufizo nga ajo qė ėshtė e madhe / mos u pėrmbaj nga ajo qė ėshtė e pakėt / kjo ėshtė hyjnore. Romani epistolar i Holderlinit zhvillohet nė mėnyrė qarkore dhe nė historinė e dashurisė takohen e shkuara me tė tashmen, Greqia dhe Gjermania, shpresa dhe dhimbja. Ashtu siē e vė nė dukje tek mbyllja njė kritik se Holderlini ėshtė zoti ruajtės i kėsaj poeme qė zhvillohet edhe mes sė shkuarės dhe sė tashmes, mes dhimbjes sė botės dhe gėzimit tė personave, mes kujtesės dhe sė ardhmes, nė ekzaltimin e vlerave themelore dhe tė pėrjetėshme. Nė variacionet shumėformėshe tė temave poetja ruan aftėsinė e kėmbėnguljes nė diapazonin e fjalėve dhe mendimeve. Njė vazhdimėsi frymėzimi dhe arsyetimi jo e zakontė nė poezinė bashkėkohore, sidomos nė Itali. Largėsia ėshtė njė motiv i pranishėm nė poemė, ėshtė loja e kontradiktave qė zgjidhen nė njė mendim tė vetėm pėr jetėn dhe rigjenerimin e njė qyteti dhe tė njė populli. Poema ndoshta merr njė karakter tjetėr, duket e palexueshme dhe kėtu lind dilema nėse poezia duhet tė jetė e lehtė apo e vėshtirė, e lexueshme apo misterioze. Por misteri zgjidhet lehtė, sepse ku ka poezi tė vėrtetė nuk ka vend pėr dyshime. S'ka dyshim lidhur me forcėn komunikuese tė vargjeve, edhe aty ku lexueshmėria ėshtė e menjėhershme nė kontekst. Ėshtė edhe njė poezi romantike, pasionante dhe e zjarrtė, tė lidhura bashkė me nostalgjinė e ndjenjave dhe tė vizioneve, moderne, por e mbushur me sugjestione klasike, vizionare dhe e re nė formė dhe tensione
Ja disa vargje tė poemės e shkėputur nga njė pjesė mė titull Qėndrimi.

Unė vdekjen e shoh,
Edhe mungesėn, kėtė pengim tė papritur
Tė frymėmarrjes,
Ndėrsa kruspullohet puna
Atėherė je ti qė e shtrin dorėn,
Qė ta ndihmosh
Me njė gjest tė vetėm e ēel natėn
-mos ki frikė – thuaj -
Nuk kam strehė, ēdo ēast
Nė dominimim e pasigurtė
Mes njerėzve dhe rrugės –
Atėherė jam unė qė e kapėrcej
Ēarjen, murin
Jam unė qė vij pranė teje
Nė momentin tėnd tė fundit.

Pra tė vdekjes, por tė flasėsh pėr tė do tė thotė tė flasėsh edhe pėr jetėn. Kush flet dhe kush kujton? Janė tė shumtė dhe tė paidentifikueshėm. Dėgjohet zėri i njė gruaje, i njė burri, i njė komuniteti. Por flet edhe vetė qyteti. Olimpi jetoi dhe natyrisht vdiq, mbaroi, u gropos. Rimdėrtimi ėshtė proces rilindjesh, rilindje e gjėrave, e njerėzimit dhe e aftėsive tė popujve qė tė bashkėjetojnė dhe tė rifitojnė identitetin e vet. Drithmė e qartė qė prapa shikon / dhe e korrekton largėsinė nė atė ēast / trėndafilin. Fundi shndėrrohet nė fillimin e njė historie tė re dhe ēudibėrėse, por pa harruar ripėrtėritjen e popujve.

Atė qė e besojmė tė humbur
Tė shpopulluar,
Mund ta rifitojmė, tė thashė.
Burimi nuk zhduket
End hyjninė e vet, njeriun,
I ri mal nė mes tė sė panjohurės
E gjeta tė pėrgjumur
Me veshin nė tokė.
Kėshtu e kalon kohėn qė tė flet, kėshtu
E pėrshėndet bukurinė?
Ti linde, je i rėndėsishėm
Ti do tė jesh njė njeri i madh, njė grua
E madhe do tė jesh, ti do tė vendosėsh veprimin
Ripėrtėritjen e popujve
Do tė jeni vėlla e motėr
Pranvera qė shtegton nė vresht.

Shihet njė farė prekje tek pėrpunimi i nostalgjisė sė njė kohe qė mbivendoset nė hapėsirė, duke i fshirė largėsitė dhe distancat. Introduksionet e pėrsosura nė seksionet-stacione tė udhėtimit tė gjatė tronditės dhe harmonioz mes fateve tė parathėna dhe hipotezave tė rilindjes pas fundit, janė kristalet e vogla gjuhėsore, tė msitershme dhe qartėsues nė tė njėjtėn kohė.

Pėrgatiti Arjan Th. Kallēo

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.