Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / BYRON: "CHILDE HAROLD"
. 1 . 2 . >>
Autor Mesazhi juaj
Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:25


BYRON

"CHILDE HAROLD"

KĖNGA E PARĖ

PĖRKTHYES:

Napoleon Tasi

JANTHĖS

1. As nė ato anė qė brodha deri dje,
Ku Bukuria ish gjėja mė e ēmuar,
As ndėr vegime, ku m'qan zemra pse
Ē'forma admiron i ka veē ėndėrruar,
S'pash njė si ti, tė gjallė o nėmend sajuar.
Po, dhe qė t'pash, kot lodhja tė pikturoj
Aq hire qė ndryshojn duke vezlluar:
Kujt nuk tė sheh pak gjė mund t'i tregoj;
Po atij qė t'sheh me ē'gjuhė t'i flas, e ēfar t'i shtoj?

2. Ah! t'ishe dot gjithmon si je tani,
Dhe si premton pranvera jote e re,
Tėr hir e nur, e ngrohėt por plot thjeshtsi,
Shėmbllesė e Dashuris pa krah mbi dhe
Dhe e dlirė pėrtej skajt qė Shpresa njeh!
Dhe, sigurisht, ajo qė aq ėmbėl rrit
Tė ritė e tu lulzues, tek ti po sheh
Ylberin qė pleqris sė saj i ndrit, –
Ngjyrat e tua qjellore ia zbojn gjith mėrzit.

3. Zogėz-Pehri e Perndimit! – Fati m'desh
Qė m'dha dy herė moshėn tende t'mitur;
Syri im, pa afsh, s'tronditet kur tė ndesh
Dhe vren si t'piqet bukuria e ndritur;
Lum un qė s'do ta shoh duke u venitur,
Mė i lum, veē, qė, kur zemrat mė tė ra
Tė rrjedhin gjak, imja do i ket' rrėshqitur
Gjykimit syvet tu, qė i pret gjith sa
Do i qasen Dashuris, kujt mjaltin vreri e ha.

4. Oh! lėr q'aj sy sorkadheje tė re,
Joshės tek breth, verbues ku ngul vėshtrime,
T'i shohė kta vargje, dhe mos ua kurse
Buzqeshjen pėr tė cilėn zemra ime
Ndoshta mė kot do shkrihej nė rrėnkime
Po t'isha dot mė shum se mik ndaj teje.
Kaq bėj, o vajzė, e mos kėrko shpjegime
Pse kėngėn ia kushtoj njė aq tė reje –
Desha at zambak mė t'rrall me larin tok rreth kreje.

5. Emri t'u thurr kshtu n'vargun tim; sa herė
Te libri i Haroldit ndoj shikim tė mbesė,
Figura e Janthės, vluar nė tė, do bjerė
E para n'sy, e fundit nė harresė:
Sikur, kur t'sos un ditėt, kjo kushtesė
Gishtrinjtė e tu tė bukur t'ia afronte
Lirės qė tė pėrshndeti lule n'vesė,
Mė shum se kaq kujtimi im s'do donte; –
Miqsia ka hak dhe mė; po mė pak, a mund t'kėrkonte?

KĖNGA E PARĖ

1. Oh, ti! nė Helladė si hyjni besuar,
Muz'! qė ēdo bard pas qefit tė sajoi!
Ngaqė plot lira tė vona tė kan' poshtruar,
Imja s'guxon nga Kodra e shenjt tė t'ftojė:
Un, pra, jam endur anės atij prroi;
Po! fshava altarit prishur t'Delfit pranė,
Ku ēdo gjė hesht, veē vajit tė atij kroi;
Po s'dua t'i zgjoj Nėnt' Motrat, lodhė siē janė,
Tė m'ndrisin qė ktė kėng' tė thjeshtė ta nxierr mbanė.

2. N'ishull tė Albionės rronte njė djalosh
Qė s'e tėrhiqnin rrugėt e Urtisė;
Por humbte ditt nė ēthurrje e shėnde bosh,
Dhe zgjonte nett me britmat e alegrisė.
Ah! me t'vėrtet s'kish pikėn e burrnisė,
I dhėnė krejt pas qefesh qė s'kanė hie;
S'i hynte n'sy kurrgjė veē shoqėrisė
Me femra nate e zuska zanatlie,
Dhe gjithfar meraklinjsh pėr veshje, ngrėnje e pije.

3. Ēajld Harold quhej: – por, nga i rrithte fara
Dhe emri i lasht, ta them, mua s'mė shkon;
Veē kaq mjafton, qė kishin qėn' pėrpara
Me famė e me lavdi: por ja, qėllon
Qė njė filiz i keq ndyn pėr gjithmon
Njė emėr, sado i ndritur t'ish dikur;
Dhe s'ka relik o hi nė varr qė mbron,
As prozė o vjershė e ėmbėl-mjalt qė mburr
O zbukuron dot turpe qė s'i bėn njė burr.

4. Haroldi u thek nė diellin e mesditės,
Duke dėfryer si plot miza tjera;
S'mendoi se pa iu afruar fundit ditės
Prej bastrės mund t'i thahej gjith pranvera;
Por, pa iu hapur mir' burrnimit dera,
I ngjau diēka mė e keqe se prapsia;
Iu vel ēdo gjė, iu kthyen lulet ferra,
S'desh mė tė rrinte nė vendlindje t'tia,
Ku ndjehej mė qyqar se murgu te qelia.

5. Nė labirinthin mėkator, pra, harboi,
Pa marr' mundimin fajet pėr t'i shlyer;
Pėr shum pshertiti, njė, veē, dashuroi,
Po ajo s'mund t'ish e tij, mbeti e zhgėnjyer;
Ah, lumja ajo! shpėtoi pa iu pėrlyer
Dlirsia nga tė puthurat e atia
Qė shpejt la djerr tokėn e saj tė vyer
Pėr qefe t'ult qė e shpun' te fatkeqsia,
Dhe as desh ta njohė qetsinė e ngrohtė qė fal shtėpia.

6. Shpirtin tani Haroldi e kish tė vrarė,
Dhe desh qė shoktė e orgjeve t'i linte;
Thon', nganjėherė i vinte pėr tė qarė,
Por Krenaria lott nė sy ia ngrinte;
Mėnjan, veē, ndėr mendime tė hidhur rrinte:
Vendosi t'lėrė atdheun, tej detit t'shkonte
Dhe vise tė pėrvluar nė diell tė mrrinte;
Nga ėndja i ngosur, vojtjen, thua, lakmonte;
Veē pėr tė ndrruar vend dhe Ferrin do kėrkonte.

7. Ēajld Haroldi la pirgun atėror:
Ish njė pallat i math e i nderuar;
I vjetėr – dukej gati t'binte – por
Me mure e trar' tė trashė e t'fort ndėrtuar.
Truall fetarėsh! nė han turpesh shndrruar!
Atje ku Bestytnia kish ngrehur folen,
Sot sheh vajza Pafiane duke argtuar;
Than' murgjėt: koha e tyre prap po kthen –
Nėse kta njerz tė shenjt legjenda s'i gėnjen.

8. Por shpesh, nė kulm tė shendit tij tė krisur,
Nj'ankth i ēuditshėm nėpėr sy i flakronte,
Sikur kujtimi i ndonjė sherri t'nisur
O njė pasion i shtypur brenda e ēponte:
Po ktė asnjeri s'e msoi, as desh ta msonte;
Se Haroldi s'e kish shpirtin tė hapt, tė thjesht,
Qė njė e zbrazur dufi ta lehtsonte,
As miq pėr kshilla o simpati nuk desht,
Sido qė t'ish mėrzia qė e ngacmonte rresht.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:26


9. Njeri s'e desh, ndonse te vatra e tij
Mblithte qeflinj tė ardhur nga ēdo anė;
I njohu lajkatarėt nė gosti, –
Se ē'parazit' pa shpirt i rrinin pranė.
Jo! s'e desh kush, as femrat qė iu dhanė;
Grat veē pushtet dhe luks lakmojn nė jetė,
Dhe atje ku i gjejnė shkojnė fill e u vėnė krahnė;
Vajzat, si flutrat, drita i kap nė rrjetė:
Ia del Mamoni atje ku s'puthin Ėngjėjt vetė.

10. Ēajld Haroldi kish t'ėmėn, qė s'e harroi,
Megjithqė u druajt lamtumir' t'i thosh;
Kish motrėn qė e desh fort, por s'e takoi
Pa u nisur pėr shtegtimin andej posht:
Nė pati miq, me asnjė s'u pėrshėndosh.
Por mos pandehni se qe zemėrgur:
Ti, qė e di mir ē'do thot tė drithėrosh
Pėr njė qė e do, do ndjesh qė zemrėn-zhur
S'ta ngjall qafimi i ndarjes, por mė keq ta smur.

11. Shtėpitė, tokat, krejt ēfar kish trashguar,
Damat tėr gaz, ku gjente kėnaqsinė,
Qė me syt blu, flokt ar dhe t'bardhat duar
Do i preknin dhe njė asketi shėnjtėrinė,
Dhe ia dėfryen mirė djalėrinė,
Kanat plot verė nga mė t'mirat ē'janė,
Dhe gjith at luks qė ndiell rehatinė,
Pa njė pshertimė i la, tė ēaj' oqeanė,
Brigjesh paganė t'ikė n'Ekuator matanė.

12. Velat u mbushėn, era fryn e mbarė,
Si n'qef qė e shtyn nga atdheu pėr ta zbuar;
Pra shpejt iu zhdukėn sysh shkėmbejtė e bardhė,
Dhe humbėn krejt pas valės sė shkumzuar.
Mundet q'at kohė ai tė jet' penduar
Qė desh tė udhtojė; fill, veē, emocionin
E fjeti n'gjoks, dhe buzėt nuk i nxuar
Asnjė ankim, ndėrsa tė tjer vajtonin
Furtunėn dhe si grat me klithma e shoqėronin.

13. Por tek po perėndonte djelli n'det
Ai kapi harpėn, qė her-pas-here e mbrente
Dhe lozte pjesė siē i vinin vet
Kur s'kish ndoj vesh tė huaj pran ta ndjente.
Filloi, pra, me gishtrinj mbi tela tė endte
Nė terr tė muzgut qet njė lamtumirė: –
Ndėrsa mes valve flurė ania shpėrthente
Dhe brigjet iknin para tij nė errsirė,
I tha Natyrės rreth tė fundmen "Nat'n e Mirė".

1.

"Tumir, tumir1 Atdheu im
Pas valve blu po humb;
Fshan era e mbrėmjes, dallga oshtin,
Pulbardha ulrin mbi shkumė.
Djellin qė u kroth nė det e u meh
Po e ndjekim nė mugtirė;
Tė dyve, atij dhe ty, Atdhe,
Ju falem-Nat'n e Mirė!

2.

Pak or' dhe Ai do dal' tė ngrejė
Tė Nesėrmen nė kėmbė;
Do pėrshėndes prap dete e qjejė,
Por jo mė Tokėn mėmė.
Tė shkretė e kam tani shtėpinė,
Dhe vatra mbeti e mjerė;
Nė mure gjėmba e barėra mbijnė;
Qeni im kuis nė derė.

3.

Plazhi im i vogėl, jak te unė,
Pse qan, pse tė merr vaji?
Mos tė ka trembur kjo furtunė,
Ke frik' nga dallga e saj?
Fshi lotėt, ėsht ania jonė
Nė turr e n'forcė e para,
Dhe s'ka fajkua qė flutron
Mė me ngazllim pėrpara". –

4.

"Le t'ēirret era e t'fryhen valėt,
S'mė tremb asnjė furtunė;
Mos u ēudit, veē, Zoti Ēajld,
Qė jam brengosur unė:
Kam lėnė babėn nė shtėpi,
Dhe nėnėn qė aq e dua;
Tani s'ka mbetur asnjeri
Veē Zoti e ti pėr mua.

5.

Im-at nga zemra mė bekoi,
Por sytė aq fort s'i qanė;
Po im-mė me shpirt do tė rrėnkojė
Gjersa t'i kthehem pranė". –
"Mjaft, mjaft, o djal, pusho tashti!
Tė paskan lotėt hie;
T'isha aq i dlir dhe un si ti
Pa i mbushur syt s'do rrije. –

6.

Afrou, afrou, ti trim besnik,
Pse u zbehve, si ėsht puna?
Mos trembesh vall nga Frėngu armik,
O dridhesh nga furtuna?" –
"Kujton se m'dhimbet jeta mua?
Jo, Zoti Ēajld, s'kam dert;
Por, me mendim ku e lashė at' grua,
Ky ball besnik m'u zverth.

7.

Gruaja me gjith djem banojnė
Pran pirgut tend, nga kneta;
Kur bab'n e tyre tė kėrkojnė
Ē'pėrgjigje t'u apė e shkreta?" –
"Mjaft, mjaft, o trim, me tė vėrtetė
Ke rėnė nė hall tė math;
Por un, qė ndjehem mė shpirtlehtė,
I qeshur po ia mbath.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:26


8.

E kush i vė, nė fshan o qan,
Gruas o mikes besė?
Fryn dashuri e re e i than
Tėr ata lot si vesė.
S'qaj pėr dėfrimet qė iknė e vanė,
As pėr ē'rrezik kam sot;
Por qaj mė fort qė s'lash matanė
Asgjė qė e vlen njė lot.

9.

Tani jam vetėm fill nė botė,
Mes detit tė paskajė;
Pse pėr tė tjer' tė derth un lotė,
Pėr mua kush do qajė?
Ndofta angullin sot qeni im,
Gjersa t'i japė tė hajė
Njė dorė e huaj, por nė kthim
Pa sosur mir do m'ēajė.

10.

Nga shpejt, t'i biem tok, o anie,
Oqeanit pash mė pashė;
Mos pyet se nė ē'vend mė shpie,
Veē jo nė atė qė lashė.
Mirse ju gjej, pra, ujra t'thella!
Dhe, kur larg jush t'jem prirė,
Mirse t'ju gjej, shkretira e shpella!
Atdhe – Natėn e Mirė!

14. Flutron ania para, toka u zhduk;
Gjiri i Biskajės pa gjum nga era ushton.
Pas katėr ditėsh mė nė fund u duk
Njė breg i ri qė zemrat na i gėzon;
Dhe mali i Cintrės mirseardhe uron,
Dhe Tagu tek takon me vrull oqeanė
Derdh, sipas prallės, arin qė zotron;
Shpejt hipin n'bord pilotėt Luzitanė –
Brigjesh piellor' na ēojn, ku korrsit pak na u panė.

15. Oh, Krisht! ėsht i njė kėnaqėsi tė shohėsh
Ē'ka bėrė Qielli pėr ktė truall dhuntish,
Se ē'pemė ermira skuqin n'drunjt bleroshė,
Ē'pamje, mbi kodra e shtrirė, syn ta grish!
Por qė njeriu me dor' pėrdhos'se i prish!
Dhe kur i Gjithfuqishmi lėshon zjarr
Mbi ata qė i shkelin urdhėrin, merr trifish
Hakun te Frėngu shtypės shkatrimtar,
Dhe botėn e pastron nga armiqtė mė barbar.

16. Ēfar bukuri shpalos Lizbona s'pari!
Hiret e saj mbi at lum fisnik lodrojnė,
Lum q'e shtrojn kot poetėt nė shtrat ari,
Por tash mbi tė njimijė anie lundrojnė,
Nga ata mė t'fort, qė i ēoi Albiona jonė
Nė ndihmė tė aleatit Luzitan, –
Komb ku padi e krenari sundojnė,
Dhe, qoft' me krup, lėpin dorėn qė mban
Shpatėn qė e mbron nga mllefi i mbretit Gal nopran.

17. Por kush hyn brenda nė kėtė qytet,
Qė ndrin nga larg sa thua s'ka tė dytė,
Dėshprohet tek shėtit posht e pėrpjet
Mes shumė gjėrash qė ia vrasin sytė:
Si ksollat dhe pallatet jan' tė ndytė;
Vet qytetar't, tė lart e tė ult, nuk shihen:
Jetojn tė qelbur, pa merak t'i shtytė
Tė lahen, tė pastrohen e tė krihen,
Megjithėse ndėr ta sėmundja e Egjyptit zien.

18. Skllevėr tė mjerė, e zot ksi visesh tė hijshėm!
Natyrė, pse ksi njerzish kėt ua fale?
Ja, pamja e Cintrės, Eden i lavdishėm!
Njė lėmsh me ngjyra mbi lugina e male.
Ah, ē'dorė e ēon dot penėn nė udhė ideale
Ta kapė at mrekull, qoft' dhe t'pėrgjysmuar,
Qė syri e vren si n'jerm, dhe dijėn mortale
E shtang mė fort se vepra e bardit shquar
Qė i hapi dyert e Elizit botės sė shajtuar?

19. Gėrxhet e rreptė me at kuvend nė majė,
Myshku malor qė skuq nėn saēin-qjell,
Pylli qė vesh greminėn e paskajė,
Lugina e errt ku shkurret qajn pėr djell,
Kaltrina e but' pa rrudha e detit kthjell,
Shkėlqimi i art ndėr deg' plot portokallė,
Prrenjt qė kėrcejn nga shkėmbi nė va thell,
Lart pjergullat, posht shelgjet, – skenė e gjallė,
Ku gjith kto bukuri ndrijn nė larmi tė rrallė.

20. Tek ngjite leqeve pėrpjet ngadalė
Qėndron shpeshherė e nga shkėmbej eprorė
Sheh bukuri tė reja, pastaj ndale
Te "Zoja Jonė e Vojės" pėr pak orė;
Murgjėt tregojn relike nga shenjtorė
Dhe thon' legjenda e ngjarje qė-njėherė:
Kėtu kan' lar' mėkatet shum fajtorė;
Ja shpella ku Honori rrojti i mjerė
Me shpres' se shkon nė Qjell duke e bėr' dheun Skėterrė!

21. Dhe, tek hedh brigjet njė nga njė, shikon
Bri shtegut tend plot kryqe keq tė gdhendur;
Por mos kujto se u vun' pėr devocion –
Dėshmon secili pėr njė krim tė ēmendur;
Dhe mu nė vendin ku viktima ish gjendur
Mbytur nė gjak nga thika e cubit ndoht,
Njė dorė i ngriti kryq; kan' mbirė aq dendur
Kta kryqe t'varfėr, sa e kan' mbushur plot
Kėt vend tė kuq ku ligji jetėn s'e mbron dot.

22. Mbi kodra t'pjerrta, o poshtė nė luginė,
Ngrihen pallate ku jetuan mbretėr;
Por tash veē lule tė egra shoqe u rrinė;
Po dhe n'gėrmadha ndrin shkėlqimi i vjetėr.
Ja dhe pallati i Princit, si s'ka tjetėr:
Atje ti, Vathek! bir mė n'vakt i Anglis,
Ngrite dikur Elizin tend dhe, i etur,
S'mendove se nga ēthurrja e Pasuris
Paqja e butė trembet fort e tė braktis.

23. Kėtu banove, e thurre plane argtimi,
Nė rrėzė tė atij mali plot hieshi;
Por tash pallati yt, si prej mallkimi,
Ka mbetur vetėm, siē ke mbetur ti.
Ndėr ferra e shpendra t'larta hyn mezi
Nė sallat bosh, portalet e shkallmuar –
Mėsim i freskėt ky pėr ēdo njeri
Se sa tė kot jan' qefet e tepruar,
Qė rryma e egrė e Kohės i fshi duke i shkatruar.

24. Ja salla, aty ku u mblodhėn gjeneralėt!
Oh, skenė q'e vret synė englez! Njė xhuxh,
Njė shqofto qė ngėrdheshet shpesh e tallet,
Veshur me pergamen', me njė kapuē
Prej letre n'krye si lolot, rri si tuē,
Dhe n'brez i varen vula e shkresa e mshtjellur,
Ku ndrisin emra t'njohur fisnik'sh e duk'sh,
Dhe poshtė tyre firmat bukur hedhur:
Thopēi i tregon me gisht dhe qesh duke u pėrdredhur.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:27


25. "Konventė" quhet ai xhind vocrrak
Qė nė Marialva shefat na i gaboi.
Ua mori mend (nė patėn mend ndopak)
Dhe gazin e njė kombi n'vrer e shndrroi.
Marria kėtu fituesin e poshtroi,
Dhe Dredha rifitoi ē'humbi n'mejdan:
Pėr krer' si tan't mbin lari kot, mbaroi!
"Mjer fitimtar't" do thėnė, qėkur lan'
Triumfin tė ulė kryet nė bregun Luzitan!

26. Anglisė, qyshse u mbloth ai kuvend,
Ethet i shtie, o Cintra, emri jot!
Ministrat bėhen vrer kur ua pėrmend;
Me qef do skuqshin, po tė skuqshin dot.
Por Historia pėr ktė turp ē'do thot!
A nuk do qeshė bota ironikisht
Qė trimat tanė e humbėn famėn kot
Nga armiq tė mundur por fitues mjeshtrisht
Nė ktė kuvend, qė Tallja po e tregon me gisht?

27. Kėshtu mendonte Ēajldi tek shėtiste
Ndėr male vetėm. Pamjen e shijonte,
Por shpejt iu tek kta vende t'i braktiste,
Dhe si dallndyshe e shqetė tė flutronte;
Ndonse ktu msoi mė urtė tė gjykonte,
Se her' pas here e kapte Meditimi:
Arsya i pėshpėriste ta pėrēmonte
Rininė e vet qė n'teka t'marra e shqimi;
Por para sė vėrtetės i errej shpesh shikimi.

28. Nė kal1 nė kal! kto skena mbushur paqė,
Qė i zbutin shpirtin, po i lė pėrgjithmon;
Nuk do nė ngathje vehten ta kėnaqė,
Por as gostira as femra mė lakmon.
Shkon flur pėrpara dhe s'parashikon
Se ku do bėj' gjat rrugės tij pushim;
Shum vende e pamje sytė e tij do shohn'
Gjersa tė shuajė etjen pėr udhtim,
Tė ftohė krahrorin dhe n'pėrvojė tė marr' mėsim.

29. Por do ta ndalė Mafra atė pėr pakė,
Ku pat jetuar mbretresha e gjor' Luziane;
Ku Kish' e Oborr nė lukse u bėnė ortakė,
Dhe e ndiqte meshėn fill gostia mondane –
Zotnia me priftin, ē'dyshe trashamane!
Por kurva Babilonse aty ndėrtoi
Njė kull' ku mburret me aq lavdi sovrane
Sa bota harron ē'gjakderdhje ajo shkaktoi,
Dhe i bie nė gjunjė Pompės qė e fsheh fajn me bojė.

30. Nėpėr pemishte e kodra romantike
(Ah, qė s'mban njerz tė lirė i tillė vend!)
Ku pamja t'mbush me ėndjen mė fisnike,
Haroldi nė shum vise t'hijshėm u end.
Ndonse pėrtacve u duket gjah pa mend,
Dhe habiten kur ndokush lė fron' e qetė
Tė lodhet rrugve t'gjata, – oh, ēfar shend
Tė thithėsh erėn e malit! Kjo 'sht njė jetė
Qė e mefshta Rehati kurr s'mund t'shpresojė ta ketė.

31. Tash kodrat, ngjyrė-zbehur, mbesin pas,
Dhe lugje, mbiell mė varfėr, zėnė e shtrihen;
Pastaj gjer nė horizont njė fush' pa mas'!
Tutje, ku syri mund tė arrijė, shihen
Kufijtė e Spanjės, ku bariu sot grigjen
(Kujt leshin dijn tregtarėt mir' ta ēmojnė)
Duhet ta mbrojė me armė, e nuk zė hien,
Se armiq tė rreptė Spanjėn po e gjllabrojnė,
Dhe – o t'luftojn tė gjithė o Zgjedhėn tė durojnė.

32. Ku Luzitania me tė Motrėn hasin,
Ē'kujtoni ju se i ndan mbretrit' rivale,
Dhe s'lė mbretreshat ziliqare t'flasin?
Mos Tagu u hyn ndėrmjet me at' forcė vale?
O t'errtat Sierra me egėrsin' frontale?
O ndėrtim mbrojts, si Muri i Math Kines? –
As mur-mburojė, as lum tė thellė, as male
Me gėrxhe tė thepisur s'ka nė mes,
Si ata qė ndajn atdheun Spanjoll nga ai Frances:

33. Veē njė vij' uj-ergjend mes tyre rrjeth,
Sa qė as emrin atij prroi s'ia dijnė,
Ndonse ēdo fqi ushtrit' buz' tia i mbleth.
Kėtu, mbi krrabė pshtetur, sheh barinė
Qė heth sytė kot mbi val't qė murmurijnė
Tek rrjedhin qet' midis armiqsh vdeksorė;
Ēdo bujk e ka ktu t'fisme krenarinė:
Fshatar't Spanjollė e dijn sa janė eprorė
Nga sklevrit Luzitan', mė t'gjorėt ndėr tė gjorė.

34. Por, sa kalon kėto kufi t'paqarta,
Guadiana derth fuqinė e saj t'pashtershme
Nė val' shunglluese, t'zymta dhe kryelarta,
Me famė ndėr ballada e kėngė tė hershme.
Buz' saj qėmoti u bėn' beteja t'tmerrshme
Mes Morėsh dhe Kristian'sh ēeliqe-ngjeshur:
Ktu i shpejti u ndal, ktu i forti ra, dhe, e mnershme,
Rryma e pėrgjakur nga luftar't e ndeshur
Pėrlau helmeta e ēallma e gjith sa i patėn veshur.

35. O Spanj' me nam! e bukur, romantike!
Ku 'sht ai flamur qė ēoi Pelagio i zoti,
Kur i ati i Kavas ftoi hordhitė armike
Qė prrenjt malor' t'i ngjyen me gjak prej Goti?
Ku i ke flamur't tėr gjak qė u prin' qėmoti
Bijve tė tu, qė triumfuan nė det,
Dhe i kthyen nga erdh' plaēkitsit, si desh Zoti?
Kryqi flakroi, perndoi Gjysmhėna, e zbehtė,
Dhe Afrika u tund nga vaji i gravet Morvet shkretė.

36. Mbeti kėngtar qė atė lavdi s'e mburri?
Ah! ky, medet, ėsht fati qė pret trimin!
Kur bronxi e libri hahen nga ndryshku e pluhri,
Njė e qarė popullorēe i zgjat kujtimin.
O Krenari! nga qjejt hith posht vėshtrimin
Dhe shih ku je, si i Forti n'fund firon
Sa e nxė njė kėngė! Ku do e ruash madhrimin,
Nė shkrim a n'bust? Apo n'gojdhan' shpreson,
Kur Lajka fle me ty dhe Historia t'errson?

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:27


37. Ēojuni, bijt e Spanjės! po ju thrret
Pėrndesha juaj e moēme, Kalorsia;
S'e tund mė tė etshmen heshtė, si ata vjet,
As pendėn-purpur ia valvit ajria:
Tash nėpėr tym qė lshon artileria
Flutron duke gjėmuar si rrufe
Nė ēdo tė shtėnė – "Ēouni, pjella t'mia!"
Vall sot, ky zė mė pak jehonė ngre
Se kur kushtrimi i saj nė Andaluzi u ndje?

38. Ja! s'i digjoni ata potkonj trokllues?
A nuk shungllon jehona e luftės nė arė?
S'patė kė therri hanxhari avullues?
Nuk do i ndihmoni vllezrit tuj pa i vrarė
Tirani e sklev't e tij? Vu Vdekja zjarrė,
Dhe flak't kobzeza harbojn; nga shkėmb nė shkėmb
Jehu i ēdo gjylje thot se s'kan pėr t'marrė
Mė frymė mijra djem; me gjak ndėr kėmb'
Ec Mortja gjithanej, dhe Kombet mbarė i trėmb.

39. Vigani, ja! majė malit tek qėndron,
Flok't e tij gjak tė kuq shkreptijn nė diell,
Me duart e zjarrta vdekjen po lėshon,
Syt e tij ndezin flak' kudo nga i siell, –
Papra i vėrtit, e i ngul, o i kthen nė qiell
Dhe fill vettin; – i rreptė dhe i pangishėm,
Shkatrimi vren a u poq ajo ē'ka mbiell;
Se ktė mėngjes tre Kombe tė fuqishėm
Ndeshen t'i bėjn fli gjakun, pėr tė shum tė shijshėm.

40. Pėr besė! ėsht pamje e rrall' (pėr nje njeri
Pa shok o vlla kėtu) tek syt qė vrejnė
Shallet e ndėrluftuesve, gjith stoli,
Armėt e larme qė nė ajr shkėlqejnė!
Ē'qen lufte tė hijshėm nga kaēubet kcejnė
T'i turren pres, duke kėrcllyer e lehur!
Tėrė shkojn nė gjah, por pak triumfues do kthejnė;
Ēmimin kryesor do ta mbajė Varri fshehur;
Kėrdia, nga gazi i math, as Plaēkėn ka pėr t'njehur.

41. Sot tri ushtri kurban tė math blatojnė;
Tri gjuhė kėrkokan ndihmė nga Perndia;
Tre flamuj qiellin me arrogancė e ēpojnė;
Digjon: "Fitore!" "Franca!" "Spanja!" "Anglia!"
Hasmi, viktima, dhe aleat-daia
Qė ndeshet pėr tė gjith, por gjithmon kot,
Vij – thua s'vdisnin dot nėpėr shtėpia –
Tė ushqejn nė Talavera korba plot,
Dhe tė plehrojnė at lėm qė grinden t'i bėhen zot.

42. Aty do kalben lolot e nderuar
Tė Ambicies! Po, mbi barin qė i mbulon
Ndrit Nderi! – Kot sofizmat! – Syri i zgjuar
Te kta sheh veglat' thyera qė mė von
Tiran't i flakin kur nė mend u shkon
Tė korrin zemra njerzish: – Mund t'ia mrrijnė?
A mund ta duash despotin qė t'robron?
Ē'tokė mundt' pretendoj' aj si tė tijnė
Veē gropės ku mė n'fund tė vdekur do ta shtrijnė?

43. O Albuera, i kobshėm shesh lavdie!
Kur fushės tende ngiste n'kal Shtegtari,
Kush mund tė parashihte se do shihje
Pas aq pak kohe aq shum gjakderdhje ushtari!
Paqe tė vrarve! Fama prej luftari
Dhe lott e triumfit ju shpėrblefshin gjatė!
Gjersa tjer prijės tė prijn tė tjer te varri,
Do ju pėrmendė turma me gojė haptė
Nė vargje tė rėndomt qė bėhen shpejt bajatė.

44. Mjaft me maniak't e Luftės! le tė tallen
Me jetė njerzish, tė ndrrojn frym' me famė, –
Famė qė s'i ndihmon dėshmor't tė ngjallen,
Qė ran' me mijra t'u shtojn krerve namė.
Veē bėjm mėkat qėllimin po ua shamė; –
Qė zgjodhėn vdekjen nė atė shesh lirie
Se t'shihnin s'gjalli Atdheun nėn zgjedhėn-flamė;
O t'vritshin, ndofta, mė ndoj sherr vllezrie,
O nė njė shteg tė ngusht pėr punė Kusarie.

45. Shpejt nget Haroldi rrugės tij vetmore
Pėr ku triumfon Sevilja e panėnshtruar;
Edhe ėsht e lirė nga Plaēkitja epshtore!
Por kėmba armike shpejt ka pėr t'i mshuar,
T'ia nxijė vatrat gjurma e saj e shėmtuar.
S'ka nga ia mban! Me fatin lufta ėsht kot,
Ku mbillet far' e Uris ēdo gjė ėsht mbaruar,
Ndryshe Ilioni e Tyra qen' dhe sot,
Virtuti do qė mbret, dhe s'do kish Vrasje n'bot'.

46. Pa ditur fare se ē'e keqe e pret,
Njerzia kėtu feston, kėndon, dėfren;
Nė argtime tė ēudiēėm kohėn humbet,
Dhe plag' e Atdheut saja nuk e bren;
Boria hesht, kudo kitarra zjen;
Marris kėtu iu bindka gjithfar robi;
Dhe Ēthurrja sy-xixlluese netve shfren,
Shoqruar nga i heshturi Krim dhe sorollopi
I Vesit tė ėmbėl, m'u rrėz' mureve qė i tund topi.

47. Fshatari, veē, me t'shoqen e tmerruar,
Rri n'ankth, e nuk heth larg shikimet,
Semos e shohė vreshtin tė shkretuar,
Tharė nga tafti i nxeht qė shfryjn luftimet.
Tashmė nėn hėnė e yj mbaruan kėrcimet,
S'ka mė fandango e kastanjeta, – zi:
Ah, mbretėr! po t'shijonit dot gėzimet
Qė prishni ju, s'do vuanit pėr Lavdi;
Tambur't do binin n'gjumė e Njerzit nė lumni.

48. Ē'kėnge ia thot tash karrocieri i jonė?
Pun' dashurie, romancė, o hymėn feje,
Siē bėnte motit, tė shkurtonte kohėn,
Dhe i mbanin zilet iso n'ton hareje?
Jo! ai kėndon me t'madhe "Viva el Reje!"
Dhe shan Godojn dhe mbretin Karl me brirė,
Dhe mallkon ditėn kur qėlloi tė vrejė
Mbretresha at djal syzi dhe faqenxirė,
Dhe Tradhėtin' qė polli lidhja e saj e pshtirė.

49. Nė at' fush' tė gjerė tej, shkėmbej-rrethosur,
Ku ato kulla More rrijn n'qetsi,
Shenja potkonjsh mban toka e plagosur;
Veshja e pėrclluar e dheut ėsht dėshmi
Qė armiku qėnkish mik nė Andaluzi:
Ja kampi, trupi i rojės, e ja ku at mot
Nė strofkėn e dragojt bėn' bujqt kėrdi;
Ende e kujton ky, dhe me mburrje e thot,
Dhe tregon qafa e maja qė shpesh ndrruan zot.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:28


50. Kushdo q'ec rrugės nė kapele mban
Njė shenj tė kuq qė t'thot tė kesh kujdes
Me kė t'jesh mik. Mjer kush del nė mejdan
Pa ktė nishan tė lidhjes tij nė besė!
Rrezikun mė tė math ai mund tė presė;
e mprehtė ėsht thika, e ngulja e papandehur;
Dhe do ta kishin pisk armiqt Frances,
Nėqoftse u linte dot kjo kamė e fshehur
Shpatat pa majė e teh dhe topat pa tė shkrehur.

51. Morena e zymtė, nė ēdo kthesė e kend,
Mban bateritė e renda grykė-ēuar;
Dhe nga ta hedhėsh syrin, nė ēdo vend,
topat malorė, ledhet tel-rrethuar,
Rrugėt e zėna, hendeqet uj-mbuluar,
Banda e gatitur, roja n'post pa u ndar',
Depot me municion nė shkemb strehuar,
Kali i shiluar, predhat bėr' mullar,
Dhe ura e ndezur, gati t'i jap' topit zjarr.

52. Lajmojn ē'po vjen: – po ai, kujt njė shenj kreje
Rrėzoi despot' mė t'dobėt nga sundimi,
Ngurron njė ēast tė jap' komand' beteje;
Njė ēast i vogėl qe i tėr vonimi:
Legjionet fill ēajn para n'vrull marshimi;
Perndimi n'gju Bajlozit duhet t'i bjerė.
Ah Spanjė! sa do hidhrohesh nga shpagimi,
Kur Orrli Frėng tė t'sulet krahanderė,
Dhe ti t'shohsh djemt tė t'flaken grumbuj nė Hades-sterrė.

53. Pra u dashkan vrarė, trimi, i riu, krenari,
T'i shuajn lavdetjen njė Satrapi t'gurtė?
S'e ndaka mė asnjė hap robrin' nga varri?
Spanjėn martire nga kusari i ēthurrtė?
Mos ēoi ashemb Fuqia e mbinaturtė
Mbi ta, qė lutjet s'ua digjon fatzive?
Shkoi dėm tėr kjo Trimri? dhe Kshilla e urtė,
Dhe Zelli patriotik, dhe hovi i tė Rive,
Pėrvoja e Veteranve, e vlera e gjith Vetive?

54. Mos pėr kėtė vajza Spanjolle u ngrit,
Vari nė shelg kitarrėn e shkurdisur,
Dhe, krejt si djalė, ngjeshi shpatėn nė ijt,
Dhe u turr nė luftė me njė thirrje t'krisur?
Ajo qė mė par' trembej nga njė e grricur,
Dhe e shtangte klithma e kukuvajkės von,
Vren bajonetat tash duke kėrdisur,
Hanxhar't qė shndrijn, dhe mbi kufoma shkon
Me hap Minerve atje ku Marsi vet ngurron.

55. Ju qė ndodhia e saj ju sjell habi –
Oh! po ta kishit njohur nė kohė mė t'qetė,
T'i vrenit syn, nga veli i saj mė i zi,
T'i ndjenit zėn' e ėmbėl e tė lehtė,
t'i shihnit flok't, ku ngec piktori i mprehtė,
Hiret prej Zane, shtatin prej Junone –
S'do tho'it se n'Saragoza qe kjo vetė
Qė i qeshi n'sy Rrezikut ftyr' Gorgone,
Dhe i priu Lavdis nė gjahun e frikshėm mbi legjione.

56. I dashuri i vritet – s'qan, s'ka kohė tė qajė;
Ra komandanti – fill del kjo i zė kėmbėn;
Tė sajt tėrhiqen – i kthen nxitja e saj;
Armiku thyhet – pas kjo, t'i jap' dėrmėn.
Kush merr dot hak, si kjo, tė lajė gjėmėn
Njeriut qė desh o komandantit trim?
Ē'vajzė u ep zemėr burrave qė u trėmbėn?
Kush iu qep Frėngut nė ikje me aq tėrbim,
Dhe e mundi para mureve nėn bombardim?

57. Vajzat e Spanjės, veē, s'janė Amazone,
Por mbryjtur me artet joshės tė dashnisė.
Se han' namus me burra nė armė e aksione,
Dhe nisen me falangat e ushtėrisė,
Jan' si thėllėnxa e gatshme tė ēukisė
Dorėn qė matet tė prek' shoknė e saja;
Butsis sė tyre dhe vendosmėrisė
As qė u afrohen gratė fjalmėdhaja;
Le t'bukura, por nė fisnikėri jan' maja.

58. Gropza, nga gishti i Dashuris vulosur
Te mjekra e saj, tregon sa tė but' ia la;
Buzėt, ku puthjet mezi mbahen palosur,
Djalit i thon' – ji trim, pėrndryshe s'ka:
Vėshtrimi i saj, sa egr' i bukur! Ah.
Ē'iu vu kot Febi faqen t'ia plaēkitė,
Qė skuq dhe mė ėmbėl nga afshi qė ai i dha!
Ku gjen dot gra n'Veri me aq vlag e dritė?
Sa t'varfrė u duken trupat! sa tė that, tė mpitė!

59. O vise tė rregjur nė poezira e pralla,
Ku un nxis sot kėngėn time tė luvdojė,
Tash qė i kam larg, aq bukuri tė rralla
Sa dhe ciniku s'ka si t'i mohojė –
Krahasoni Hyrin nė harem, q'as tė shijojė
Ajrin s'e lini, mos bėj' krah dashnia,
Me bijėn sy-zez' tė Spanjės – vlen t'ju msojė
Se atje ėsht parajsa qė, me t'math tė tia,
Profeti juaj sajoi, dhe e mbushi me pehria.

60. o ti Parnas, qė po tė shoh pėrballė!
Jo me kllapinė e syrit tė njė ėndrruesi,
Jo si njė skenė tė rrėfyer nė prallė,
Por borė-mbuluar aty ku tė la Krijuesi
Mal t'egėr madhėshtor me hir frymzuesi!
Ēfar ēudi ka qė unė rrekem tė kėndoj?
Sado e padell qoft' lira e njė admiruesi,
Ka mall qė me Jehonat t'kuvendojė,
Le q'asnjė Muzė mė s'po duket tė fluturojė.

61. Tė kam par' ėndėrr shpesh, – kush nuk njeh Ty,
Nga kultet njerėzor s'njeh mė sublimin;
Dhe tash po t'shoh – medet! – me turp nė sy
Qė e shpreh me aq tinguj t'varfėr adhurimin.
Dridhem e bie mė gjunjė me kujtimin
E priftėrinjve tu tė kohės sė lashtė;
S'guxoj tė hap gojėn, as tė marr flutrimin,
Por, nėn kubenė e reve i rėnė n'fashė,
Po tė shikoj tėr gaz qė mė nė fund tė pashė!

62. Mė i lum je shum poet', nga mė t'mėdhenjtė,
Qė fati i mbylli n'vatra t'largta amtare, –
Ta kqyr pa u prekur kėtė truall tė shenjtė,
Qė e shohin nė ėndėrr tjert pa e njohur fare?
Ndonse Apolloni s'endet mė mbi altare,
Dhe Ti, selia e Muzave, iu bėre varri,
Prap ndjehet aty njė shpirt, njė frym' qyqare –
Pshertin ndėr gjethe, hesht nė shpellė, e ajri
E merr nė krah shėti e shkrihen tok sė qari.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:28


63. Pėr ty mė von. – Lash kėngėn qė kto vijat
T'i bėj homazh kėtu ku mbeta i mpirė,
Sa harrova Spanjėn, bijt e saj e bijat,
Fatin e saj, qė e qan ēdo zemr' e lirė.
Tu fala jo pa lot; tash lamtumirė;
Mė par', veē, fali ithtarit tėnd qė joshe,
O Dhe i shenjtė, si kujtim mė t'mirė,
Nga Dafna qė s'vdes kurr njė flet' bleroshe,
Dhe mos ia merr kėt shpresė si njė mburrje boshe.

64. Kur qe Greqia e re, e Pitia e matur
Ligjronte n'Delfi me zjarrmi t'pashuar,
Ti, i bukur Mal, s'pe kor mė tė pėrshtatur
Kėngėn e dashuris pėr tė frymzuar,
Se vajzat Andaluze, hak mėkuar
Te prehri i butė i dėshirės ngroht';
Ah, qė Natyra nuk u ka dhuruar
Kso hiesh tė qeta, qė Greqia dhe sot,
Ndonse Lavdia flutroi larg saj, nga ato ka plot.

65. E bukur ėsht Sevilja; le t'luvdohet
Pėr forcėn, pasurinė, lashtėsinė;
Kadizi, veē, qė mbi bregdet naltohet,
Me t'ėmbėl po t'padenjė e ka lavdinė.
Ah, Ves, nė ē'rrugė tė epshta e josh njerzinė!
Dhe kur zjen gjaku i ri, kush mund t'i ikė
Veskut shikimit tėnd qė i shtie magjinė?
Si Ėngjėl-Hydėr na vjen qark, na fshik,
Dhe shijėn e ndezur zjarr me vrer nė fund na e fik.

66. Kur Pafi u shemb prej Kohės-Kohė e mallkuar!
Mbretresha qė i shtron gjith ndjeu grushtin tėnd –
Qefi gjet breg po t'ngroht pėr t'u strehuar;
Venusi, qė besnike s'ėsht me askend
Veē detit ku ka lindur, shkoi nė at kend,
Dhe ndr'ata mure t'bardhė ngriti altarin;
Njė tempull, veē, s'mjaftoka pėr at vend;
Besnik't e shum, pėr t'ia nderuar zjarrin,
Ngritėn njimijė tė tjer, ku japin rresht e marrin.

67. Qėkur gdhin dita e gjersa jehu i natės
Ngre n'kėmbė Agimin dhe ky i skuqur vren
Rrėmetin mes zdėrhalljes e gallatės,
Kėnga s'pushon, hareja e qefi zjen,
Lodrat ndrrojnė njera-jetrėn. Ai qė vjen
Nė ktė qytet s'ka shpres' pėr ėndje eprore:
Zhurma s'i ndahet kurrė e, ndėrsa ndjen
Erėn e kemit tė murgut nė faltore,
Lutje e dashni shtyjn kohėn me rradhė o zėn' pėr dore.

68. E Diela vjen, ditė e uruar pushimi;
Po si e kremton ky vend Kristian, ku venė?
Kėt festė ia kushtojn njė dyluftimi;
Ja!s'e ndjen demin si vėrret nė arenė?
Theu shtizėn, dhe kalorsi e kali u shembnė
Nėn brirėt e tij, dhe gjakrat e tėrbojnė;
Turma brohoret si e ēmendur kėtė skenė;
Shohin zorrėt qė avullojnė e mė kėrkojnė
Tėrt s'u bėn syri grave, as shtiren se vajtojnė.

69. E shtatta ditė, dit' kudo e shėnuar.
Ėsht ditė lutjesh, Londėr, ti e di mirė:
Banorėt e tu, tė larė e zbukuruar,
Dalin jasht qendrave pėr tė thėthirė
Ajrin e javės, me ēdo mjet tė lirė,
Karrocė o kaloshinė, qė t'i ēojė
Nė Hampstid, Brendford, Harrou, gjersa i mpirė
Nga lodhja kali s'mund t'i rrotullojė
Mė rrotat, dhe kėmbsor't smirzes i vėn' nė lojė.

70. Vajzat me fjongo mbi Tamis vozitin,
Tė tjera turren pėr nė baret shpejt;
Ca shkojn nė Uejr, o kodrėn Riēmond ngjitin,
Dhe shum zėn' tė pėrpjetėn pėr Hajgejt.
Ju, hie Beociane, me tė drejt
Pyetni pse? – Ėsht festa e Bririt sot,
Qė e mban Misteri n'dorėn e tij tė shejt' –
N'emėr tė tij bėjn djemt e vajzat vot',
Dhe e gdhijn me pije e valle, e benė asgjė s'e lot.

71. Marrzira bėn ēdo vend; por jo si ti,
Kadiz i bukur buzė detit blu!
Sa bie kambana nėnt' e mjesit, shih!
Tėr me ruzar nė dor' besnik't e tu
I bien mė qaf' VIRGJRESHĖS (dhe kėtu,
Them, virgjireshė tjetėr s'ka) t'u falė
Mėkatet qė u kan' ardhur gjer nė gju;
Fillpas, tėr nė njė qef, vėrshojn valė-valė
Nė cirk, – i lart e i ult, plak qoftė, vajzė o djalė.

72. Arena u hap – e pastėr fusha e gjerė,
Mijra rrijn rrotull ngjeshur krah mė krah;
Shum para se trumpeta e par' tė bjerė,
Pėr kė vjen me vonesė, vend mė s'ka.
Sheh d o n dhe g r a n d e plot, por mė shum gra,
Qė dijn dhe e lozin bukur syn nazik,
Por ky ta ngjall shpejt plagėn qė tė la;
Pėrbuzja e tij, veē, asnjeri nuk fik –
Shigjeta e dashurisė e bardve lunatik.

73. Zukama hesht; mbi kuaj tė bardh krenarė,
Me shpore tė art e nga njė shtiz' tė leht,
Katėr kalorės dalin, guximtarė,
Duke iu prulur gjindjes q'i brohoret;
Shallet u shndrijn tek tunden kuajt e ngreht:
Nė u dalēin me sukses sot rrezikimet,
Ēmimi mė i math jan' britma e turmavet,
Buzqeshja e ėmbl' e zonjave e shikimet –
Krejt ēfar shpėrblen njė mbret o prijės pėr mundimet.

74. Me tesha t'shtrenjta e tė shkėlqyera veshur,
Nė mes tė aren's, i shkathti Matador
Rri n'kėmbė i gatėshėm pėr t'iu pėrveshur
Mbretit tė fiseve pėllitės, por
Jo pa e pėrshkuar terrenin luftimor
Me shum kujdes mos i dal' gjė t'a ndalė:
Ndeshet qė – larg veē me njė kam' nė dor' –
Mė shum s'ka ē'bėn njeriu pa mikun kalė,
Qė aq shpesh, medet, derth gjak pr'atė qė mban mbi shalė.

75. Trumpeta ushton tri her'! sinjali u dha;
Kafazi u hap; Kurreshtja bėn durim
Dhe i mban gojė-hapur turmat e mėdha.
Shtaza e fuqishme hidhet me njė kcim,
Kqyr vrazhdė, shqelmon tokėn me tėrbim,
Por s'turret kundra armikut verbėrisht:
Kthen ballin djathtas-majtas gjith kėrcnim
Pėr sulm tė par, ndėrsa tė gjatin bisht
E tund me inat; syt-kuq i xixin vazhdimisht.

76. Befas ndalon, ngul syt: largou, djalosh!
Bėj gati shtizėn shpejt, mor i falisur!
T'erth ora, o tė marrsh fund, o tė tregosh
Nė i bėn dot ballė vrullit tij tė krisur.
Kuajt kėrcejn kėmb-kup; demi i azdisur
U sulet, por pa plagė nuk shpėton;
Gjaku i shpėrthen nga ijt, dhe ky i kėrdisur
Nga dhėmbjet e mėdha hov lart, qėrthllon;
Kama ndjek kamėn, shtiza shtizėn; – bulėron.

77. Vjen prapė; as kama as shtiza s'e ndalojnė,
As turrja e egr' e kalit tė ropatur;
Ndonse kalorsit me furi e qėllojnė,
S'u vlejnė as armėt as sforcimi i zgjatur.
Njė kalė u plas pėrdhe kufomė e xhvatur;
Njė tjetri i duall zorrėt – pamje e hidhur!
Me at gjak buronjės del duke dihatur
Dhe jeta e tij; po dhe kshtu, duke u dridhur,
Bėn ēmos gjersa e shpėton tė zo'n, me tė beslidhur.

78. Dėrrmuar, gjak-larė, pa frymė, po i xhindosur,
Demi qėndron mu nė mes duke hungruar,
Nga plagė e kama e ushta i rrethosur
Dhe armiq tė raskapitur tuj luftuar:
Tash Matadori i sillet pėr ta gjuar;
Tund xhupn' e kuq dhe pret me thikė ngritur:
Dhe nj'her ai ēan mes gjithve si i tėrbuar –
Mė kot! Heth robėn shpejt dora e stėrvitur,
Dhe ia zė syt – mbaroi – rrėzohet i goditur!

79. Mu ku i bashkohen shpina e qafa e gjerė
Kama iu ngul pėr vdekje. Ky, gjak-larė,
Ndalon, pėrpiqet, nuk denjon tė bjerė;
Rrėzohet ngadal, mes britmash triumfi t'marrė,
Dhe vdes pa qitur zė, pa u hequr zvarrė.
Vjen qerrja e stolisur ku ngarkojnė
Kufomėn – pamje e ngroht pėr sy vulgarė;
Tė katėr kuajt nisen dhe e largojnė
Barrėn e zymtė shpejt, sa syt s'arrijn ta shohin.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:29


80. Ky, pra, ėsht sporti i vrazhdė qė fton shpesh
Vajzat Spanjolle, e turma aq fort e duan;
Mėsuar qysh herėt, zemra u ēohet peshė
Nė hakmarrje, e gzojn kur tjetri vuan.
Sa trima fshati nė hasmėrira u shuan!
Nė vend qė tė bashkohen kundra armikut,
Shumkush, medet, rri nė shtėpi dhe bluan
Me mendt e tij si t'ia bėj' varrin mikut,
Se dhe mė t'voglin sherr e zgjidh maja e ēelikut.

81. Por Fanatizmi u zhduk; shulat, kafazėt,
Rojtarja e tij e fishkur, Duenna e ditur!
Dhe krejt ēfar shpikėn pleqt e rrept kokė-zbrazėt,
Vargonj qė e revoltojn njė shpirt tė ngritur,
Tek terri i shekullit qė shkoi kan' zbritur.
Kush pa si nė Spanjė, vall, vajza aq tė lira
(Kjo luftė vrull-vulkan kėtu pa arritur),
Tė kcejn livadhit me gėrsheta t'shlira,
Ndriēuar nga Hėna – Mbretėresh' mbi dashurira?

82. Oh, shpesh Haroldi kishte dashuruar,
O, meqė Jermi ėsht ėndėrr, ėndėrroi
Se dashuroi; por tash qe i patundur,
Se edhe s'kish pirė uj nga i Lethės prroi;
Dhe s'voni kish filluar tė kuptojė
Qė Dashuria veē kraht ka gjė tė mbarė:
Sado e re dhe e kėndshme tė tregojė,
Burimi i shijshėm i gėzimit parė
Hidhrohet mė von dhe heth helm mbi lulet duke i tharė.

83. Por prap s'qe i verbėr, ky, ndaj Bukurisė,
Por kjo e prekte tash si prek njė tė urtė:
Jo se iu shkrep ndonj'herė Filosfisė
T'ia hedhė syt ksaj mendjes pasigurtė:
Por Epshi e ka gulēimin afat-shkurtė;
Dhe krimbi Ves, qė e mih vet varrin vehtes,
Ia breu pėr vdekje shpresėn e dikurtė:
Viktimė e Ėndjes! vreri jetė-urrejtės
Si Kajnin e dėnoi t'mos gjejė qetsi gjat jetės.

84. I heshtur, pa u pėrzier me gjindjen, shkonte;
Jo nga mizantropia e urrejtja i ēpuar:
Do kish qef tė kėndonte, tė vallzonte;
Po ai qė Fati e shtyp si qeshka i gzuar?
Nė asgjė nga ē'shihte s'gjente tė shėruar:
Veē nj'her iu turr Demonit hak dhe e zboi –
Tek rrinte n'dhom me t'bukurėn, i menduar,
Kėt kėngė, ashtu si i erdhi, ia kėndoi
Po me atė afsh tė nxeht tė asaj qė e lumturoi.

I N E Z I T

1.

Jo, mos buzqesh me hallin tim;
Medet! un nuk buzqesh mė dot:
Por Zoti t'ruatt nga ky mallkim –
Tė qash, e ndoshta tė qash kot.

2.
Mė pyet se ēfar dhembje e fshehtė
Ma bren tė ritė e mė heq gėzimin?
Ē'tė duhet ta dish, o vajzė e shkretė,
Njė ankth qė as ti s'i ep dot shėrimin?

3.

Nuk ėsht urrejtje, as dashuri,
As humbje nderesh, kjo qė m'shtie
Pėr gjendjen time neveri,
Dhe larg nga ē'dua mė fort mė shpie:

4.

Ėsht ngosja nga ēdo gjė qė shoh
E qė digjoj kudo qė heth hapin;
As Bukuria nuk mė ngroh,
Dhe syt e tu pak ėndje m'japin.

5.

Ėshtė ankthi i ngulur dhe i parreshtur
Q'Hebreu shėtitės mbante n'gji;
Qė s'pret lumni pas varrit heshtur,
Por as gjen prehje para tij.

6.

Nga vehtja, vall, kush mund tė shqitet?
Dhe n'fund tė dheut tė m'ēojė shtegtimi,
Kjo smundje e jetės pas mė ngjitet –
S'mė ndahet kurr demon Mendimi.

7.

Tė tjer dėfrejnė e po shikojnė
Qefe q'un i kam lėn' qėkur:
Oh, kshtu vazhdofshin tė ėndėrrojnė,
Dhe mos u zgjofshin, si un, kurr!

8.

Do breth shum vende, nė shoqėri
Me shum kujtime tė mallkuar;
Dhe veē kjo mė ngushllon tani –
Qė, ē'ėsht mė e keqja, e kam kuptuar.

9.

Mė e keqja ē'ėsht? O mėshiro –
Mos pyet; buzqesh, s'ėsht gjė pėr ty:
Zemrėn njeriut mos ia rrėmo.
Tė shohėsh Ferrin qė ėsht aty.

85. Adio, Kadiz i bukur, po tė lė!
Kush mund tė harrojė, rrethuar sa mir qėndrove?
Kur gjith lėkundshin, vetėm ti s'u dhe;
I pari i lirė, i fundit u nėnshtrove;
Dhe n'se, nė at sherr tė rreptė ku u trazove,
Ca gjak spanjoll leu rrugėt e tua, Kadiz,
Ai gjak qe i njė trathtari qė spastrove:
Kėtu gjith qen' fisnik', veē Fisnikėris;
Askush s'e pėrqafoi Pushtuesin, veē Paris!

86. Ēudi me Spanjėn, dhe me bijtė e vetė!
Bien pėr liri pa pasė qėn' kurr tė lirė;
Luftojn pa Mbret tė mbrojn njė shtet pa jetė;
Vasalėt ndeshen, krerėt bėhen firė, –
Polem bestar trathtarve mė tė pshtirė:
Njė dheu qė u dha veē jetė i rrijn besnikė;
Por drejt Liris Krenia ka pėr t'i prirė:
Sulmojnė, sprapsen, prap sulmojn, s'kanė frikė;
Luft', luft', ėsht thirrja e tyre, "Luft', pa dhe me thikė!"

87. Spanjė e Spanjoll', kush don t'i njohė mė mirė,
Le t'marrė e tė lexojė krejt ē'u shkrua
Pėr luftra e gjak e hakmarrje pa mėshirė:
Krejt ē'mund t'punojn kėto, atje u punua;
Gjith ēfarė u erth pėr dore u pėrdorua,
Qė te hanxhari e gjer te thika e fshehtė,
Tė mbrojn me to familje e motr' e grua,
Tė mbytin shtypėsin te gjaku i vetė,
Dhe t'marrė armiku i ndyr dėnimin mė tė rreptė!

88. Ka lot mėshire ktu pr'armiqtė e vrarė?
Shih nė ē'rrėnime e djegje e shfryjtėn epshin;
Shih duart e tyre n'gjak tė grave larė;
Pra, qenve kėrmat e pavarr ua hethshin;
Pra, orrla e korba kto kufoma ushqefshin;
Dhe gjaku i tyre i nxirė dhe i pafamė
Dhe eshtrat zbardhėlues nė fushė mbetshin,
Tė tregojn sa shnjerzore qe kjo dramė:
Kshtu vetėm do kuptojn bijt tan' ēfar skena pamė!

89. Medet, mynxyra edhe s'ka kryer punė;
Legjione tė rinj vėrshojn nga Pirenetė;
Po nxin: sa paska nisur kjo furtunė,
Dhe fundin s'ia di kush sa larg mund tė jetė.
Bota vren Spanjėn: se ēlirohet, humbet
Mė shum nga ē'robėroi Pizarri njė herė:
Shpagim! tash Kolumbia, qetė e qetė,
Merr hak pėr ē'hoqėn bijtė e Kuitos mjerė,
Ndėrsa nė metropol korr Vrasja pa u nėrprerė.

90. As gjaku i derdhur lum nė Talavera,
As mrekullitė e luftės nė Barossė,
As gjithė ata tė vrarė nė Albuera,
S'ia dhanė hakun Spanjės. Kur do sosė
Kjo dėrmė e kuqe, vall, qė e ka pllakosė?
Kur do qrojė vrugun Deg' e Ullirit saj?
Sa ditė ankthi nata do varrosė,
Para se t'shporret Frėngu, kjo murtajė,
Dhe pema e huaj e Liris tė mbijė dhe n'Spanjė?

91. Po ti, o mik,qė vajin e padobishėm
Tė zemrės sime e shfryj mes ksaj poezisė –
Tė tė kish dhėnė shpata fund t'lavdishėm,
Krenia mund t'ia thante lott Miqsisė;
Por t'iksh kshtu kot pa larin e Lavdisė,
Harruar nga gjith, veē gjoksit tim vetmor,
Pa plagė mes kaq flive tė Lirisė,
Kur Fama plot mė tė ultve u vė kuror'!
Ēfar paske bėrė ti, qė pate aq fund paqsor?

92. Oh, njohur qė fmi, dhe ēmuar nė kulm! I dashur
Tek zemra ku s'ka mbetė asnjė si ti!
Me qė vdiq shpresa n'jetė pėr tė t'hasur,
Pa m'dalė nė ėndėrr tė tė shoh mos rri!
Dhe Agimi fshehtas do ta shkrijė pėrsri
Vetdijėn nė lotė, dhėmbjen duke i zgjuar,
Dhe n'varrin tėnd do vij me Fantazi,
Gjersa i brishti im trup tė kthej' nga u muar,
Tė dergjen n'paqe tok vajtues dhe i vajtuar.

93. Po e lėm' pėr pak Haroldin dhe shtegtimin:
Kush don, se ē'bėri ai mė von, tė msojė,
Nė kėngė tjetėr do ta gjejė vazhdimin,
Po e shkarraviti dot ai q'e filloi.
Si? e teprova? Jo, Kritik', gabohi:
Durim! pa do digjoni ē'i pan' sytė
Nė vende tjerė, ku iu desh tė shkojė:
Thesarėt e lashtė, qė nuk kish tė dytė
Para se dor' barbare ata e Greqin' t'i mbytė.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:29


KĖNGA E DYTĖ

1. Eja, sykaltra vajzė! – por, ahime,
Ti s'ke frymzuar kurr njė kėng' njerzore –
Perndesh' e Urtis! yt-tempull kėtu qe,
Dhe ėsht, ani se luftrat, flak't mizore
Dhe shekujt ta shkrumuan fuqin' hyjnore:
Por mė shkatrues se zjarr, e kordhė, e kohė,
Jan' skeptri i rėndė e dhuna sundimore
I njerzve, qė s'arriti kurr t'i ngrohė
Pishtari yt i shenjt qė i ndrit Njerzimit t'shohė.

2. O Athinė! ti madhshtorja e lasht'! ku janė,
Ku i ke ata burra t'fortė? Shpirt-mėdhejt?
Mben' hie ėndrrore gjerash qė iknė e vanė:
Ata qė ngan' dhe arrin' Lavdin' mė shpejt,
Fituan e u shuan – si! kjo qe gjithsejt?
Njė prall' pėr nxėnės! mrekulli e njė ore!
Hark trimi, tog' sofisti – zhdukur krejt;
Dhe rrotull, mbi gėrmadhat shekullore,
Sundimi robėrues shtrin hien e vet mizore.

3. Pa ēou, ti bir i Agimit! eja, afromė!
Dhe at' urnė qė s'tė nget mos e trazo:
Varr i njė kombi ėsht ky vend qė shohmė!
Vatėr Perndish, ku zjarri i altarve u ftoh.
U shembkan dhe Perndit, ndrrojn fet me koh';
Shkoi Zeusi, vjen Muhameti, e tjer mė von,
Gjersa ta shohė njeriu qė tėra kto
Ia djegin kot temianin – nuk shpėton; –
Fėmi i mjer Dyshimi e Vdekje, ēfar shpreson!

4. Lidhur me tokėn, i ngre syt nė qjell –
A s'tė mjafton, o qyq, tė dish qė je?
Qefi i ksaj jete t'paska hyrė aq thell,
Sa, duke e rrojtur, dashke e njė tė re,
Dhe e ndjek mė tym nė vende qė as i njeh,
Veē larg nga dheu, nė khaos tej, ta gjesh?
Gėzime e brenga tė arthme nė ėndėrr sheh?
Shikoe at hi pa u shkundur, vėre n'peshė:
Urna tė thot mė shum se mijra predke n'meshė.

5. Ose hap varrin e Herojt tė hershėm;
Larg ai po fle nė bregun e vetmuar:
Ai ra, dhe ran' nė zi tėr fiset vrershėm;
Por sot as qan as rri njeri i trishtuar
Pr' ata qė, siē thonė shkrimet, qen' nderuar
Si gjysperndi. Nxirr kafkėn jashtė e shihe:
Kjo hedhurinė e shekujve tė shkuar
Tė ngjan si tempull i njė Perėndie?
Jo, jo, as krimbi s'e denjon ktė far qelie!

6. Shihja kubenė e muret, rob tė Prishjes,
Dhomat e zbrazta, dyert si shėmtia:
E kjo ka qėnė njė kohė shtėpi e Ambicjes;
Vatra e Mendimit, Shpirtit, po, selia.
Shih zgavrat ku qen' syt, qė nga Zgjuarsia,
Vetia, o Ndjenja e zjarrtė dikur shėndrinin:
Do mundnin, vall, tėr shkrimet qė la Dija,
Sofistė e tė shėnjtė e tė urtė, ta ringrinin
Kėtė gėrmadh' mė kėmbė, e n'jetė ta rivinin?

7. Ti, bir mė i urti i Athinės, fole paq:
"Njė gjė ne dijm, qė s'dijnė asgjė". Pse honit
Qė s'mund ta shmangim ne t'i trembemi aq?
Gjithkush ka hall, po i ligshti ndaj presionit
Rrėnkon, rri nė ankth, dhe i bėhet fli iluzionit.
Gėzo tė mirat qė t'jep Rasti o Fati;
Paqja na pret nė brigjet e Akeronit:
Ngopur qė-ktu, atje s'gjen sofėr gati,
Por Heshtja tė mirėpret si mik, e tė ēon te shtrati.

8. Veē po tė kish, siē ėsht besimi i Shejtve,
Njė vend me shpirtra larg nga e zeza botė,
Tė binte posht doktrina e Sadduēejve,
T'u dilte ēdo dyshim Sofistve i kotė, –
Si do gėzonim nė lumni tė plotė
Tok me sa deshėm fort por qė na lanė!
T'u ndjenim zėrat prap qė i qam' me lotė!
Tė shihnim nga afėr mendimtarėt viganė,
Baktrianin e Samianin e plot tjer matanė!

9. Dhe ty! – kujt jeta e dashuria kan' shkuar,
e m'lan' tė rroj e tė dua kot ktu posht –
Bėr' zemrat njė, si tė t'mendoj tė shuar,
Kur mendt mi ndrit kujtimi yt rinosh?
Mir – do ėndėrroj pėr ty, dhe n'gjirin bosh
Do pėrkdhel shpresėn se mund t'shihemi prapė:
Ndėrkohė, kshtu qyq si m'le, ti do m'ngushllosh,
Pėr ēfardo grusht qė e Arthmja do mė japė,
Duke ta ditur shpirtin t'lumtur e krah-hapėt!

10. Nė at gur tė math le tė ulem, ku qėndron
Edhe e patundur shtylla e mermertė:
Kėtu, bir i Saturnit, pate at fron
Mė t'preferuarin tėnd, dhe epror mbi tjerėt!
Heth syn tė kap madhshtin' qė pat nė tė herėt;
S'ia mrrij: as syri i Fantazis s'ndreq dot
Ēfar Koha u vu tė prishė n'shekuj tė errėt.
E, pra, kto shtylla askėnd nuk prekin sot;
Greku u shkon pran' me kėngė, turku, i ndėnjur, s'lot.

11. Por, nga plaēkitsit e ksaj kishe tė lashtė,
Kush qe mė i egri, sa Pallada u pre
Kur pa relikn' e mbram t'ia shkulnin vrazhdė –
Ai qė i hoq altar' e shenjt, kush qe?
Skuqu, Kaledoni, pėr at pjell' qė ke!
Angli, gėzohem qė s'e ke ti djalė:
Tėt bij tė lir Liris s'do i binin pre;
Por ja qė i ranė e e ēveshėn si Vandalė,
Dhe e nisėn pren me det, qė ēoi furtun' t'i ndalė.

12. Si shum ky Pikt modern po na u luvdoka
Qė ēqeu ēfar Gotth e Turk e Kohė kursyen:
I ftoht si shkėmbi i bregut ku i ra koka,
Me mendjen shterpe e zemrėn gur qė ushqyen
At plan mizor qė duart e tij e kryen
Dhe Athinės qyqe at pak qė i mbet ia ēveshėn:
Tė bijt nga dhėmbja e s'ėmės u mallėngjyen,
Po s'kishin si e ndihmonin, lotėt reshėn,
Dhe i ndjen' mė fort se kurr zinxhirit shtypės peshėn.

13. Si! ka si e thot njė gojė Britanike
Qė Albiona n'lott e Athinės lumturohet?
Qė n'emrin tend u ndryth njė zemėr antike
Ti mos e thoj, se ėsht turp nė Europ' tė msohet:
Bretanja e lirė, mbretresh' e oqeanve, lshohet
Dhe i vjeth ēfar pat pas shpirti ai vend i mekur:
Ajo, po!, qė pėr shpirtgjersi krenohet,
Hoq me dorė Harpje gurėt e pavdekur,
Qė smiri i Kohės kurseu, dhe i lan' tiranėt paprekur.

14. Ku qe, o Palladė, Egjida qė tmerroi
Sa e ktheu nga rruga tė egrin Alarik?
Po Akili ku? qė Hadesi kot luftoi
Ta ndalė atė ditė tmerri qė mos tė ikė,
Po dolli n'dritė me armė e u kalli frikė!
Si s'e la prap Plutoni at trim si at mot,
Tė zbojė njė hajn tė dyt nga gurėt antikė?
Ai brithte buzė Stigjit tė errėt kot,
Dhe mureve s'u dolli si mė parė zot.

15. E ftohtė ėsht zemra, Athinė, qė t'vė re,
Dhe s'ndjen at mall qė kish kur larg tė ėndrronte;
Dhe i vrenjtur syri, po qė s'qan tek sheh
Shkretuar ēdo mur, rrėmbyer thesarėt qė vlonte,
Nga duar Britanike, qė u takonte
T'i mbronin kta relike qė mė s'ndreqen.
Nėmur ajo orė qė i shkuli prej Albione
Pėr tė ta therrur zemrėn prap, fatkeqen –
T'i ēojn Veriut tė urryer Perndit qė s'njihnin vdekjen!

16. Po ku ėsht Haroldi? Vall do harroj ta nxis
Kėtė endacak tė ngrysur tė marrė detin?
Pak pyeste ky pėr hallet e njerzis;
Dashnore s'kish t'ia mbushė ofshamje ambientin;
As nuk i erdhėn miq ta pėrshėndetin
Kėt mik tė ftoht kur gjetkė e ēoi shtegtimi:
Zemra bėhet gur kur i humb ēdo gjės lezetin;
Por zemr' e Haroldit s'qe mė zog agimi,
Dhe e la pa njė pshertimė at' tokė lufte e krimi.

17. Ai qė ka lundruar nėpėr det
Ka parė shpesh, besoj, plot sende t'bukur:
Kur fresku i but fryn leht, si di ai vet,
Velat e bardha mbushur, barka flutur;
Direkėt, kullat, brigjet duke u zhdukur;
Deti i lavdishėm anemban zgjerohet,
flotilja rreth si rosa tė egra dukur,
Lundra mė e ngathėt nis tani gjallrohet;
Aq me ngazllim pėrdridhet vala e bie mbi projet.

18. Dhe oh, ēfar gjendje lufte brenda lundrės!
Topat e ngrehur, rrjeta mbrojtse n'vend,
Komanda e ngjirur, dhe zukama e turmės;
Tėr, me njė urdhėr, nė kuvertė i gjen:
Sa thrret Nostromi fill njė "urrah" shpėrthen!
Detari shpejt litarėt i tėrheq;
Kadeti, qė rri pranė, u fėrshėllen
Ashtu si e kryejn punėn, mirė a keq –
Sa mir shejtani i vogėl turmėn e udhėheq!

19. I pastėr-xham zbardhon podiumi i ndritur,
Ku Leitenanti rri nė rojė i qet;
Shih nė atė krah – kabina e pėrgatitur
Vetėm pėr Kapitenin: ky baret
Madhrisht, nga tė gjithė i drashtur, dhe rrall flet
Me inferiorėt, se duhet disiplinė,
Dhe po s'e mbajti dot at'herė humbet
Lavdi e prestigj. Por rrall Britanėt dinė
Tė luajn nga ligji, sado i rrept, qė u nxit fuqinė.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:30


20. Fry, erė qė shtyn barkat, fry mė shpejt!
Pa i mshtjellur dielli rrezet nė perndim;
Se flamurtarja at kohė mbleth velat krejt,
Tė presė lundrat qė mben' pas nė udhtim.
Sa i gjatė, oh, sa i mėrzitshėm ky vonim,
T'humbsh erėn mė tė mbarė pėr shkatrrina!
Sa lega do na ikin gjer nė agim,
Duke par' detin si i rri gati shpina:
T'ulsh velat pėr tė pritur kto karakatina!

21. Del Hėna; ē'mbrėmje e bukur! si lodrojnė
Rrezet me valėt! Them se n'breg tani
Djemtė pshertijnė, e vajzat u besojnė –
Ky fat na qoft' dhe neve n'tokė, hajrli!
Ndėrkaq njė Arion me dorė plot gjallėri
Zgjon melodin qė e kan' detarėt dėshirė;
Fill mblidhen plot digjues gazmor rreth tij,
Pra rithmi i shtyn t'ia marrin valles mirė,
Dhe hidhen pa merak si t'ishin nė tok', tė lirė.

22. Ngushtica e Kalpės malet thikė i ndan;
Europė e Afrikė ball pėr ball pėrherė;
Nėn rrezet-zjarr tė Hekatės njilloj ngjan
Toka e Syzezės me tė Morve esmerė:
Sa butė luajn mbi breg Spanjoll nė verė,
Tek hyjn ndėr ēuka e shpate e pyje tė dendur,
Qė shquhen dhe kur Hėna bie tė flerė;
Ndėrsa Mauritanisė hija e vrenjtur
Zbret malin si gjigant drejt zallit duke rendur.

23. Ėsht natė, e Meditimi na kujton
Ndonjė dashni tė vjetėr, por tė shuar;
Zemra, pa shoqe pranė, nė vaj ėndrron
Qė e pat dhe ajo njė shoqe vjett e shkuar.
Kush krruset, vall, nga pesha e kohės kaluar,
Kur ngel i ri dhe pas dashnis qė shkoi?
Medet, po u ndanė dy shpirtra tė dashuruar,
Vdekjes pak gjė i ka mbetur tė shkatrojė!
Ah, t'lumtur vjet! tė kthehet djal kush nuk do dojė?

24. Tek vren, i pshtetur mbi parmak nė anie,
Sferėn e Dianės pasqyruar nė det,
Shpirti lė Shpresė e Krenari nė hie,
Dhe shkon pa dashje e gjen ēdo t'ikur vjet.
Nuk ka njeri aq qyqar sa tė mos ket'
Dikė qė e do o e desh mė fort se vehten,
Dhe ia shkėput makar njė lot tė nxeht;
Njė shfryrje! t'ia lehtsojė zemėr-shkretėn,
Qoft' pėr njė ēast, nga brenga qė i vrerosi jetėn.

25. Tė rrish mbi shkėmb, tė vrejsh rrėpira e prrenj,
T'u ngjitesh vetėm gėrxheve malorė,
Ku asnjė kėmbė nuk ka lėnė shenj,
Mes gjerash ku njeriu s'ka vėnė dorė;
Tė ēash mes shtigjesh tė ngusht e tė errt pyjorė,
Tė zgjatesh mbi gremina dhe ujvara,
Pranė tufash qė s'kanė stan e s'dijn kumborė –
Kjo s'ėsht vetmi, por, me Natyrėn para,
Tė bisedosh me tė, e tė shohėsh ēudi t'papara.

26. Po kur, ndėr halle e grindje njerzish ndodhur,
Ti sheh, digjon, lakmon, gulēon, zotron,
Nget nėpėr botė, qytetar i lodhur,
Ku s'tė bekon askush dhe askėnd s'bekon,
Shėrben shkėlqimin, vėshtirsinė e dron,
Pa asnjė qė, kur tė vdeē, tė mbajė aq zi
Sa t'qeshė mė pak nga gjith sa, deri von,
Tė mburrnin e t'kėrkonin me qiri, –
Kjo do tė thot t'jesh vetėm; po, kjo ėsht vetmi!

27. Mė i lumtur rron njė eremit fetar,
Nga ata qė nė Athosin vetmor mund t'shohsh,
Qė rri nė mbrėmje e vren nga shkėbi lart
Aq qiell tė qetė dhe aq det kaltrosh,
Sa, nė njė orė si kjo, po t'i shikosh,
Kėmbėt s'tė bėjn ta lėsh kėt vend tė uruar;
Pra duke u ndarė mezi, tė zbretsh pėrposh,
Fshan qė s'qe fat tė kishe aty jetuar,
Dhe kthen tė urresh njė botė qė gati e pate harruar.

28. Kalojm monotoninė e rrugės gjatė,
Qė rrihet shpesh po kurr s'lė gjurmė pas;
Kalojm bunacė, suferin', shtrėngatė,
Dhe krejt ēfar era e vala e kanė si havaz;
Kalojm humor detarėsh, vrer e gaz,
Ngujuar nė at kull' krah-shpejt mes detit lirė;
Her mirė, her keq, mbarsi, prapsi, tallaz,
Si tė fryjė era qė sundon nė hapsirė,
Kur, njė mėngjes, ja, tokė! – dhe gjithshka ėsht mirė.

29. Ishujt e Kalipsos na dalin ndesh,
Motrat qė zemrėn e Mesdheut mbajnė;
Njė skelė aty tė lodhurve u buzqesh,
Se dhe Perndesha e bukur e preu vajin
Qyshkur dhe s'ngjit mė atij shkėmbit majėn
Mos shohė at trim qė e la pėr njė bijė dheu:
Qė andej ra nė det dhe djali i tij, pėr fajin
E atij Mentori tė rrept qė e nxiti e kceu –
Humbja e tė dyve zemrėn ksaj dyfish ia theu.

30. Mbretria, lavdia e saj mbaruan qėkuri:
Kujdes, veē, djemuri, mos u gėnje;
Se fronin njė sovrane e vdekshme e zuri,
Dhe aty tė del njė Kalipso e re.
Florencė, nė ka zemėr qė e ringre
Nga balta timen, dhe i ringjall gėzimin,
Ėsht jotja; po, i pavlerė, s'kam si e shpreh
Nė altarin tend mahnitėse adhurimin,
As gjirit tend tė but t'i lyp tė rrahė pėr timin.

31. Kshtu tha me vehte Haroldi kur e kqyri
At' zonjė nė sy dhe i ndeshi rrezen flur,
Pa tė keq, veē me admirim tė thjeshtė syri:
Kupidi u qas, por pak dhe jo me turr,
Se e njohu ithtar'n e vet qė aq shpesh dikur
Dėshtoi dhe u kap, pra i pati ndėnjur ftoht,
Aq sa nė zemėr s'desh t'i hyjė mė kurr:
Kur pa dhe tash qė ngasja i vajti kot,
Voglushi-Zot kuptoi qė mė s'e urdhronte dot.

32. Florenca e bukur pa, disi e habitur,
Se njė qė kish, siē thoshin, qef me gra
S'po prekej nga shikimi i saj i ndritur,
Qė tjert ia ēmonin (mos vėrtet, gjojį)
Si shpresė, ligj, vendim, dėnim pėr ta,
Krejt ē'u jep Bukuria robve tė vetė:
Fort u ēudit qė ky djalosh, jo s'ra,
Por as u shti se ra nė tė famshmen rrjetė,
Qė grat, dhe po s'u eci, rrall kėrcejn pėrpjetė.

33. S'e dinte ajo se e ftohta nė dukje zemėr,
Qė e ndalte krenaria pa s'guxonte,
E njihte artin mir si tė josh' njė femėr,
Dhe pėr tė ngritur kurthe s'ia pėrtonte;
Dhe atė zanat tė ulėt nuk e harronte
Sa herė ia vlente ndonjė gjė t'i afrohej:
Po ktė lloj art Haroldi mė s'e donte;
Dhe pse kta sy tė kaltrė e bėn' tė hutohej,
Kurr me at kopé dashnorėsh qarės s'do bashkohej.

34. Nuk ia njeh mirė zemrėn femrės burri
Qė rreket me pshertima t'ia fitojė;
Ē'ta bėjė ajo njė zemėr qė i ra zhuri?
Luvdoja sytė idolit qė t'shajtoi,
Por jo si sklav, se at'herė do ju pėrēmojė
Ty dhe luvdimin tend, dhe nė e patsh qarė:
Duaje, por mos lėr tė ta kuptojė:
Grat duan burra tė fortė, autoritarė;
Kshtu, her me tė mirė e her me tė keq, tė shkon mė mbarė.

35. Ky ėsht njė mėsim nga Koha i vėrtetuar,
Dhe kush e psoi mė keq e msoi mė mirė;
Kur shtie nė dorė atė qė ke dėshruar,
Ēmimi pėr ēfar flijove ėsht shumė i lirė:
Mendja e rinia shkatruar, nderi i nxirė –
Ja frutat e suksesit tend, Pasion!
Shpresa, po u rrah qė e njomė pa mėshirė,
Nuk rritet, por sėmuret dhe mbaron,
Kur Dashuria vet, qė mund ta ngjallė, e harron.

36. Nejse! mos ta zvarris fort kėngėn; shkojmė,
Se kėmba jon shum shtigje do kaptojė,
Dhe nė plot brigje tė ndryshėm do lundrojmė:
Trishtimi, e jo Trillimi, do na ēojė
Nė vende mė tė pashėm nga ē'sajoi
Mendja e njeriut, si ata qė dijti tė kapė
Pėr Utopi tė reja, qė t'i mėsojė
Njeriut – nė e bind dot gjė kėt mall tė prapė, –
Ē'rrugė nė jetė, pėr tė mirėn e tij, tė hapė.

37. Natyra ėsht nėna jonė pėrherė shpirtmirė,
Nė pamje e but', ndonse ndrron rresht figurė;
Te gjiri i saj i ēveshur s'kam tė ngirė;
Dhe pse s'mė deshi aq fort, s'mė zvordhi kurrė.
Oh, ē'bukuri qė i jep i egri nur,
qė asnjė lustrim t'ia ndyjė nuk guxon!
Shpesh na buzqesh e qetė si pikturė,
Por un, dhe at'her qė askush nuk e admiron,
E dua, madje mė fort, kur moti e zemėron.

38. O tokė e Shqipėris, ku leu Skėnderi,
Fener pėr tė urtė, kėngė pėr tė rij,
Dhe ai, me po kėt emėr, qė u bė tmerri
I armiqve qė iknin para vrullit tij:
O Shqipėri, lejo tė heth sytė e mij
Mbi ty, o nėnė e ashpėr burrash tė rreptė!
Kryqi po zbret, minarja ngrihet pėrbri,
Dhe nė luginė shndrit gjysmhėna e zbehtė
Nėpėr korie selvish tek hyn nė ēdo qytet.

39. Ēajldi lundroi buzė bregut that, ku u meh
Penelopė-qyqja detin duke parė;
Mė tej pa malin qė kujtohet edhe
Si strehė e dashnorit, dhe e Lezbianes varr.
Si s'ta shpėtuan Sapfo, tė pavdekshmin zjarr
Qė pate nė gji, vargjet e tu tė pavdekshėm?
Tė rrish ti, qė fale amshim, nga amshimi ndarė?
Kur lira ende korr lare tė pėrjetshėm –
I vetmi Qiell qė mund tė arrijn Toksorėt e etshėm.

40. Qe mbrėmje vjeshte Greke e but' kur tej
Pa Haroldi tė Leukadės kepin e hijshėm,
Qė e pat dėshruar sa s'desh mė t'ikė andej:
Brigjet ku u bėn' luftimet mė t'furishėm,
Aktium, Lepant, Trafalgar i pėrzishėm,
I pa ai shpesh, por ftohtė, se nuk e joshnin
(Lindur siē ish nėn nj'yll tė palavdishėm)
Gjakderdhjet, sherret, duelet; fort e ngosnin
Kapadainjt, dhe i qeshej me marshall Trimoshin.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:30


41. Po kur pa yll' e mbrėmjes qė kish dalė
Mbi shkėmbin e Leukadės qė bie thikė,
Dhe dashuris pafrut nė varr iu fal,
Zemra nga njė ndjesi e rrallė iu ēik:
Dhe, ndėrsa hies atij mali antik
Po shkiste ania me madhėshti tė qetė,
Pa qė iknin valėt me temp melankolik;
Pra ra nė mendime, pas zakonit tė vetė,
Dhe sikur iu qetuan sytė e balli i zbehtė.

42. Gdhin; tok me agimin brigjet e Shqipėrisė,
Shkėmbejtė e Sulit, maja e Pindit thell,
Me ngjyrė kuq mė tė gėshtenj stolisė,
Lar' me prrenj bore, e mjegull-gjysmėshtjell,
Ngrihen; dhe ndėrsa ret coptohen nė qjell,
Kasollet e malsorve i sheh nėn ciknė:
Kėtu mpreh shqipja sqepin, ujku bredh,
Shpend, bisha, njerėz tė egjėr ngjallin frikėn,
Dhe rreth shtrėngatat grumbull shtyjnė vitin qė ikėn.

43. Haroldi e ndjeu tash vehten krejt vetmuar,
Dhe botės sė Krishtere i la shėndenė;
Po hynte nė vend t'panjohur, nga gjith luvduar,
Por, qė ta shohin, pak guxojn tė venė:
Fatit nuk ia kish frikėn, por as ngenė;
Kurr s'desh rrezik, por kurr s'i ra nė kėmbė:
Megjithse e egėr, ishte e re kjo skenė;
Kjo, rrugėn plot mundim ia bėri tė ėmbėl,
Ia hoqi acarin dimrit dhe i pru verėn n'zėmėr.

44. Kryqi kėtu (se kryq kėtu ka prapė,
Megjithqė e tallin synetlinjtė) e harroi mė
Atė kreni qė i fryn priftrinjt bark-zhapė, –
Kishtar e besimtar pėrēmohen njilloj mė.
Ēfar s'piell ti, Bestytni, qė ne t'gabojmė!
Idhull, shenjtor, virgjresh', profet, kryq, hėn':
Nėn ēdo simbol qė fshihesh mos tė t'shohim,
Ti, Kler, fiton, tėr humbin! Ndryshkun tend
Kush mund ta ndajė nga ari i besės sė njimend?

45. Ja pellgu i Ambracis, ku u humb njė botė
Pėr hir njė femre t'bukur! Nė ktė gji
Shum prijės Romakė e mbretr' Azie s'lan' flotė
Pa prurė nė ndeshjen plot pasiguri
me fund tė sigurt, kasaphanė e zi.
Shiko, Ēezari i dyt trofet ku i la,
Tek thahen, si dora qė i ndėrtoi, tani!
Mbretėr turbllues, bota pėr sherr ju ka!
Globin a e bėre, o Zot, tė lozin ca si kta?

46. Haroldi nga ajo tokė e ashprė, e vrenjtur,
Kaloi e u fut mu nė zemrėn e Iliris;
Pa male plot sublimė, duke u endur
Mes shtigjesh pak tė njohur prej Historis;
Por rrallė sheh nė Attikėn e famshme vis
Me kaq lugina tė bukura, as ka si thot
Se ndonjė hir si ktu e stolis;
Parnasi, ndonse truall klasik, kryezot,
Me vendet qė fsheh ky bregdet s'krahasohet dot.

47. La Pindin dhe liqenin e Akeruzisė,
Pastaj la dhe qytetin mė kryesor,
Dhe u nis tė pėrshėndesė tė fortin prijės
Tė Shqipėris, kujt urdhėri friksor
Ėsht ligj jasht ligjit; se me grusht gjaksor
Sundon njė komb turbllues e guximtar;
Por prap tek-tuk ndoj ēet' kaēaksh malsorė
Duke i pėrbuzur forcėn del hap zjarr
Dhe bėn kėrdi e rrėmujė, e s'bindet veē me ar.

48. Kuvend i Zicės, nga parmaku yt –
Ti truall i vogėl por i shenjt – kudo,
Pėrreth o lart o posht, qė tė hedhim syt,
Ē'ngjyrnajė e ylbertė, ē'nur magjik na i ngroh!
Ēuka, pėrrenj, mal, pyll; dhe gjith kėto
I harmonizon qjelli i stėrkaltėr; tej
Gumzhima e largtė e ujit tregon ku afro
Rruklliset katarakti ndėr shkėmbej
Tė varur nė ajr, qė fusin frikė e ėndje nė dej.

49. Mes pyllit qė kurorėzon kodrinėn,
Qė me tė drejt do quhej mal dhe vetė
Male mė t'lart po mos t'ia zinin shpinėn,
Dhe prapa tyre tjer dhe mė t'pėrpjetė,
Zbardhojnė muret e kuvendit tė qetė:
Kėtu rri kalojeri, i mirė e i pritur;
Udhtari gjen mikpritje tė vėrtetė
Gjithmon kėtu, dhe s'ikėn i mėrzitur
Nėse e kėnaq soditja e Natyrės ndritur.

50. Pusho, o udhtar, nė vapė; i njom tė pret
Bari nėn kėta lisa pleq, ku fryn
Mė i ėmbli flad, qė drejt nga qielli zbret,
Dhe tė freskon, tė ngjall sa e thith dhe e ēfryn.
Oh! rri, shijo sa t'mundsh, dhe knaqe syn;
Fusha ėsht tepėr larg, dhe e kotė trėmbja
Nga dielli qė pėrvlon dhe smur – ktu s'hyn:
Mos ik, pra, andej nga erdhe e ku t'pret dhėmbja,
Por rri e kundro si shkon mėngjesi, dreka, mbrėmja.

51. Alpet e Himarės ndėrsa i vren mė shtrihen
Si amfiteatėr vulkanik Natyre
Qė heth madhėrisht nga e majta djathtas hien:
Lėvrin lugina, e gjallė, rrėzė tyre;
Qėngjat lodrojn, prrenjt rrjedhin, bim' ēdo ngjyre
Valviten nė erė; shih tė errtin Akeron,
Qė Bota Tjetėr e pat dikur si hyrje!
Nė qoftė Ferri kjo qė shoh, o Pluton,
Elizit mbyllja derėn, shpirti nuk ma don.

52. S'e prishin pamjen kullat qytetare;
Janina ėsht afėr, por nuk shihet fare
Njerės, kasolle o fshatra rrotull sheh;
Nė rripa dhit gjurmojn pėr gjethe, dhe
Ēobani i vogėl, hedhur krahve gunėn,
Rri pshtetur te njė gur o shkon gjen strehė
Te shpella, nė hall si do ta ketė punėn
Tufa e shpėrndarė, e pret sa tė pėrciell furtunėn.

53. Oh! ku, o Dodonė, ėsht pylli i lashtė i jot,
Kroi profetik, orakulli hyjnor?
Ē'luginė jehoi nga fjala e Zeusit-Zot?
Nga altari i Gjėmimmadhit ē'ngel kėtė orė?
Mbaroi gjithshka – dhe ti, njeri i gjorė,
Pėr penjt e jetės qė t'u kpun' vajtoke?
Hesht, buf, sa ti kan' dhe Perndit nė dorė!
Mė se mermeri e dushku tė rrosh kėrkoke,
Kur botė, kombe e gjuhė rrėzohen me hu pas koke?

54. Kufiri i Epirit sprapset, ulen malet,
Dhe syri, i lodhur sė vėshtruari la',
Pėr prehje tė kėndshme mbi livadhet ndalet,
Ku shtroi Pranvera barin trufanda.
Dhe fusha bukurit jo tė vogla i ka,
Kur lumi e ēan pėrmes, dhe lisa tė gjatė
Buzė tij valvitin nė erė degėt e mėdha;
Kujt hiet lozin nė ujė e u dridhen krahtė,
O flejn dhe ėndrrojn nėn dritėn e hėnės nė mesnatė.

55. Djelli matan Tomorit kish pernduar,
Dhe Vjosa hovte para me t'gumzhitur;
Hiet e natės qen' duke u dendsuar,
Kur, bregut-thikė posht duke u vėrtitur,
Haroldi pa, si meteor fanitur,
Minaret qė mbi Tepelenė shndrisnin,
Kujt muret vrejn mbi lumė, dhe nė tė avitur
U ndjeu zukatjen trimave qė lvisnin
Dhe u rritnin valve oshtimėn thell nė gryk' ku shkisnin.

56. Kaloi bri kullės sė heshtur tė Haremllėkut,
Dhe pa, nėn hark tė portės gjer', pėrballė
Banesėn e ktij kreu tė Pashallėkut –
E forcės tij sunduese provė e gjallė.
Despoti mban njė salltanet tė rrallė,
Rreth ziejn pėrgatitje tė mėdha;
Ushtarė, eunuk', dervish', miq, presin nė sallė;
Brenda pallat, nga jashtė njė kala:
Kėtu shum njerėz shihen qė po vijn gjithkah.

57. Pajisur me armė e pasurisht shiluar,
Njė sėrė kuaj rrijn rreshtuar nė oborr
Tok me plot municion tė grumbulluar;
Grupe t'ēudiēėm lart nė korridor
Qėndrojn; shpesh ndoj Tartar fes-gjat mbi hamshor
Ik shpejt: Turq, Grek', Shqiptarė e Arap' pėrzihen
Nė njė kompleks tė bukur shumngjyror;
Dhe, ja, tani tamburėt e luftės bien
Tė lajmėrojnė akshamin qė ka nderur hien.

58. Shqiptari i egėr fustanellė-veshur,
Me shall nė kokė e roba nė ar qindisur –
Ke qef ta shohėsh, me armėt e rreza ngjeshur;
Bijt Maqedon mandile-kuq stolisur;
Deliu me atė qylaf pėr t'lebetisur
Dhe kordhn' e kthyer; Greku i shkath, dinak;
Negri sakat; Turku i pabegenisur,
Mjekrėn tė gjatė e fjalėt sa mė pak,
Zot tepėr i fort pėr t'qėnė i butė o nė merak,

59. Pėrzier dallojn: disa, nė grupe tė ulur,
Vrenj me vėmendje rrethin e larmishėm;
Ca pleq fetarė falen n'gjunj pėrkulur;
Ca pijn duhan, ca lozin si tė pijshėm;
Kėtu Shqiptari ec krenarisht dhe hijshėm;
Greku me zė tė ulėt dėrdėllet;
Ndi! nga xhamia po vjen njė zė i fuqishėm,
Minarja u tund: Myezini fton n'shjadet –
"S'ka veē njė Zot, Allahu! Allahu i math!" thėrret.

60. Kėt kohė ėsht Ramazan; ēdo besimtari
I duhet qė tėr ditėn tė agjėrojė;
Po kur nė mbrėmje i ngathėt vjen Iftari,
Nis prap gostia e festa tė sundojė.
Lėvizje e zhurmė, gjellė tė ēdo lloji
Shtrohen ndėr sofra nga sherbtor't pas rradhe;
Tani ēardhaku u zbraz, asnjė s'qėndroi,
Porse nga dhomat vjen zukamė e madhe,
Dhe trima e sklevėr hyjnė e dalin si koshadhe.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:31


61. Kėtu zė gruaje s'digjohet kurrė:
Rri veē, del rrall me roje dhe e mbuluar;
Trupi dhe zemra e saj s'njeh veē njė burrė,
Dhe s'do shėtira, nė kafaz mėsuar:
Po nė dashurin' e tė zot ndjen e gėzuar,
E lumtur qė kujdeset pėr fėmijėn –
Kujdesi i nėnės! ndjenja mė e bekuar! –
E rrit vet foshnjėn duke i dhėnė gjinė,
Qė kshtu i rri pastėr dhe epshet nuk arrijn t'ia nxijnė.

62. Te qoshku mermer-shtruar, ku mes tij
Ujt e njė kroi kėndon me ton gazmor
Dhe tė kėnaq duke shpėrndar' freski,
Rri pshtetur mbi divan tė butė epshtor
Aliu, burr luftrash dhe njeri mizor;
Por tash qė i bie njė ėmbėlsi n'fytyrė
Dhe ndjell nderim pėr kėtė plak madhor,
E ke si zor nė shpirt tė tij pėr tė hyrė,
Ku fshihen krimet qė u vė njollėn turpi i ndyrė.

63. Jo se ksaj mjekre tė bardhė e tė gjat' s'i shkojnė
Pasione qė i takojn rinis paarrirė;
Dashnia e mund Pleqrinė – kshtu kėndojnė
Hafizi dhe Tejani, dhe e kanė mirė –
Por krime qė e pėrbuzin ēdo mėshirė
Dhe s'i kanė hie asnjerit, aq mė pak
Njė plaku, i vunė damkėn – egėrsirė:
Gjaku do gjak, dhe atė qė e nis me gjak
Ka pėr ta ndjekur gjaku gjersa tė marrė hak.

64. Mes gjerash qė s'kish parė nė asnjė anė,
Shtegtari shlothte kėmbėt nga udhėtimi,
Dhe kqyrte rrotull lukset Muslimanė,
Por shpejt iu ngos tėrė ai pallat Dėfrimi
Dhe Pasurie, i zgjedhur vend pushimi
I Madhėshtis sė ngir' me zhurm' qyteti:
Po tė ish mė i thjesht do t'i pėlqente argtimi;
Por Paqja urren ēdo gaz me ngjyr' Pushteti,
Dhe Ėndja e Pompa s'rrijn dot bashk, se u del lezeti.

65. Tė rrept jan' bijt e Shqipėris, po i kan'
Vetit, veē mė tė arrira tė qen'. Ē'armik
Ua pa kurrizin? Luftės kush ia mban
Peshėn mė mirė se ata? Shkėmbejtė antik
Tė tyre s'jan', kur del ndonjė rrezik
T'i vėrė nė provė, mė se ata tė patundur:
Ē'armiq pėr vdekje, por sa miq besnik!
Kur Besa o Nderi e do, bėjn ē'ėsht e mundur,
Dhe ku t'u prij' kryetrimi turren pa u lėkundur.

66. Haroldi i pa te kulla e kreut epror,
Tek shkonin n'luftė pėr tė thyer armikun;
Mė von i pa kur vet u ra nė dorė,
Ndėrsa gjatė udhės pat mbi krye rrezikun, –
Kur rasti e bėn dhe mė tė lig tė ligun;
Po ata e pritėn nė shtėpi si vlla:
Kombe mė pak barbar mė pak mbrojn mikun;
Patriott e tij do i rrinin larg – kur ka
Njeriu nevojė gjen zemra pak t'i dalin krah.

67. Kjo ngjau njė her' kur erėrat barkėn e vetė
Drejt bregut Sulit tėr shkėmbej po e shpinin,
Dhe gjithshka rrotull qe njė errsirė e shkretė;
Rrezik tė zbrisnin, mė rrezik tė rrinin;
Detar't ngurronin, trembur se mos binin
Nė kurth hajdutsh: dikur mėdyshja u shkri
Dhe zbritėn, por me ankth nė shpirt mos vinin
Ata qė urrejn njisoj Frėngji e Turqi,
Dhe zi' in nga kasapllėku i moēėm pėrsėri.

68. Sa u trembėn kot: Suliott u shtrinė dorėn,
Mė me njerzi se sklevrit laraganė,
Pa ojna shumė, e nėpėr skėrka i morėn,
Dhe u ndezėn zjarr, dhe robat ua thanė,
Gatitėn lampėn dhe u vunė tė hanė,
U mbushėn ploskėn, shkundėn gjith shtėpinė:
Kjo ėsht ta duash tė huajin si vllanė –
Tė shlothsh udhtarin, t'i heqsh fatziut mėrzinė,
Fatbardhve kjo u hap syt, dhe e turpėron shpirtzinė.

69. Kohėn qė Haroldi matej pėr ta lėnė
At vend malor, ēeta me plaēkatarė
U prisnin rrugėn njerzve, u merrnin gjėnė,
Dhe mbillnin tmerr kudo me pallė e zjarr;
Ndaj mori ky ca djem besnik, luftarė,
Tė ēante pyll' e math tė Akarnanis;
Dhe i sigurt me ata trima tė pandarė
Sosi buzė Akelout shkumzues, njė vis
Nga pa matanė lumit fushat e Etolis.

70. Utraki aty formon si rreth njė gji,
Ku vala e lodhur shkon tė ndrijė e qetė;
Si nxin korie e kodrės blert' tani
Qė i nden drejt ujit mes natės krendet lehtė,
Tek fryn puhia e pėshpėrit ndėr fletė,
Dhe i puth, pa e rrudhur, detit kaltėr faqen: –
Kėtu Haroldi u prit si mik vėrtetė,
Dhe s'mbeti i ftoht nga pamjet qė iu shfaqėn,
Se shum gėzime tė asaj nate t'butė e knaqėn.

71. Zjarret e natės shkrepin n'zall, tė ndritur;
Pas darke vera e kuqe rrotull vjen;
Dhe kush qe aty dhe rrinte si i mėrzitur
Pa mend nė kok' tani me habi po vren;
Se aty nga mezi i natės tėr sa qen
Ia nisėn qefit vėnēe me tė madhe;
Ēdo Palikar heth shpatėn tej e kcen;
Zėn' dor' pėr dor' kėndojn pėr gaze e halle,
Dhe hidhen me ato fustanella tė bardha n'valle.

72. Haroldi rrinte pak mėnjanė e vrente,
Jo i pakėnaqur nga ky kcim krenar;
Argtimet e padėmshėm nuk i urrente;
Dėfrimi i tyre, ndonse pak barbar,
Nuk ish as i pahijėshėm as vulgar,
Dhe, ndėrsa flakėt e zjarrit u ndriēonin
Fytyrat, hedhjet, sytė e zes tėr zjarr,
Flokėt e gjat qė supet ua mbulonin,
Tėr tok me zė tė lart kėt kėngė ata kėndonin: –

1

Tamburxhi! Tamburxhi! thirrja jote ushton,
U ngjall trimave shpresėn dhe luftė u premton;
Gjithė djemtė e malsisė i ngre vrundulli jot,
Himariotėt, Ilirėt, zeshkanėt Suliot.

2

Eh, ku gjen dot mė trim se zeshkani Suliot,
Me fustanen e bardhė dhe tė ashprėn kapot'?
Ia lė ujkut e orrlit kopenė e zbret shpejt
Posht nė fushė si prroi qė shpėrthen nga shkėmbejt.

3.

Himarioti qė as mikut gabimin s'ia fal,
Vall si mundet armikun ta lėrė tė gjall?
Pushka e tij qė s'gabon do lėr' shpagėn t'i ik'?
Ka nishan mė tė bukur se gjoksi armik?

4.

Maqedoni dėrgon bijtė e tij tė pathyeshėm;
Lėnė shpellėn e gjahun e vijn tė rrėmbyeshėm:
Kto mandile tė kuqe do skuqen mė shumė,
Lar' me gjakun qė armiku i mundur do humbė.

5.

Dhe piratėt e Pargės, qė nė vala jetojnė,
Ē'do tė thot tė jesh sklav tani Frėngut ia msojnė;
Poshtė anies e zbresin, e ēojnė tė lidhur,
Ta marrė vesh verdhacuku qė burgu ėsht i hidhur.

6.

As i lyp as i ble ato qė unė kam nevojė,
S'jam i dobėt ta bėj, po me shpatė i fitoj,
E marr nusen e re mė tė bukur ku t'jetė,
Ia rrėmbej s'ėmės ēupėn me flokėt gėrshetė.

7.

Mė pėlqen bukuria e ēupės sė re,
Mė pėrkund me ato ledha, me kėngė mė deh;
Pa ia sillni lahutėn nga dhoma e saj,
Pėr tė jatin e vrarė t'ia marrė me vaj.

8.

Pa kujtoni Prevezėn nė dor' kur na ra,
Si vajtuan armiqtė, me ē'gaz britmė na:
Sa shtėpira qė dogjėm, sa plaēkė qė ndamė,
Pasanikėt i therrėm, tė bukurat s'i ngamė.

9.

Ne s'e dijmė ē'ėsht frika, ne s'njohim mėshirė;
Kėto gjera s'i njeh kush lufton pėr Vezirė:
Qėnga koha e Profetit Gjysmhėna s'ka par'
Kapedan mė me nam se Ali Pasha krenar.

10

Ja! i biri, Myftari, Danubit iu turr,
Le tė dridhen nga frika leshverdhėt Gjaur;
Kur Delinjt t'i pėrlajnė me valėn e hovit,
Shumė pak do t'i kthehen tė gjallė Moskovit!

11.

Silihtar, ēvishe pallėn e prijėsit ton:
Tamburxhi, thirrja jote nė luftė na fton;
Dhe ju male qė vreni tek zbresim, ta dini,
O do kthejm fitimtarė, o kurr mė s'na shihni!

73. Greqi, ti hie e zbehtė e famės parė!
Pa mort, po n'varr; e madhe, ndonse e rėnė!
Tash, kush do u prijė tėt bijve tė shpėrndarė,
T'ua vras' nė shpirt robrin' nga shekujt lėnė?
Ndryshe qėmoti bijtė e tu kan' qėnė,
Qė u nisėn pėr nė luftė pa njė shpresė,
Grykėn e Thermopilės-varr ta zėnė –
Oh! kush at shpirt trimror do ta thėrresė
Tė sulet prej Eurotės dhe tė t'jap' gjallesė?

74. Shpirt i Liris! atė kohė kur ti qėndrove
Nė Fyl' me Thrasibulin e tė tijtė,
Kėt katandi tė sotme a e mendove
Qė po t'ia nxin Attikės bukuritė?
Tridhjet Tiranėt i hoqe qafe at' ditė,
Por sot ēdo horr tė vė nėn zgjedhė tė hidhur;
As ngrihet njeri, veē kot di t'llomotitė,
Nėnė kėrbaē tė Turkut duke u dridhur,
Qė n'djep e nė dhe raja, gojėqepur e duarlidhur.

75. Sa, nė ēdo gjė veē pamjes, kan' ndryshuar!
Dhe ai qė syt ua vren me ē'flakė u ndrijnė
S'ua ndjen vall zemrat se sa u jan' pėrvluar
Nga malli pėr tė rifituar lirinė?
Madje shum sish ėndrrojn qė shpejt do arrijnė
Ta gzojn prap trashgiminė e lėn' prej t'Vjetėrve:
Pėr armė e ndihm' nga jasht me fash pshertijnė,
Se vetėm nuk kanė shpres' t'ua dalin qenėrve,
Dhe tė heqin emr' e vet nga lista e zezė e Skleverve.

76. O sklevėr trashgimtarė! a nuk e dini
Se ata qė duan liri duhet tė luftojnė?
Se vetėm me krahėt tuaj do ta arrini?
Frėngu a Moskovi prisni t'jua dhurojnė?
Ata sunduesin tuaj mund ta dėbojnė,
Por nuk do ndrisė me aq pėr ju Liria:
Hie tė Helotve, ėndrrat ju gabojnė;
Greqi, se ndrron robrues, qėndron Robria;
Lavdia jote shkoi, por mbetet turpi e zia.

77. Gjauri mund ta kapė prap qytetin
Qė Osmant pėr hir tė Allahut ia patėn marrė;
Dhe ata Saraje qė kan' brenda mbretin
Ta presin Frėngun zot si njė her' mė parė;
O fisi i Vahabitve guximtarė,
Qė varrit shenjt t'Profetit i ranė pre,
Tė ēajn shteg gjaku drejt Perndimit mbarė;
Por ty liria s'tė vjen, o i mjeri dhe,
Dhe djemtė brez pas brezi rob nėn zgjedhė i sheh.

78. Ē'qef bėkan se! – pa nisur kreshma e gjatė,
Qė sipas ritit tyre i pėrgatit
Besnikėt qė tė lajnė ēdo mėkatė,
Pėrnat me lutje, e nė agjėrim pėrdit; –
Pa zėnė fill Pendesa, pėr ca dit'
Lejohen besimtarėt tė dėfrejnė;
Tė gjith ia shkelin, – rasti ua volit:
Me maska e roba lara-lara kcejnė,
Dhe nė alegrinė e Karnavalit turmat shfrejnė.

79. Ku ka, o Stamboll, qė t'patėn dikur mbret,
Tjetr' aq gazmor sa Karnavali yt?
Ndonse tash Shėn Sofin' turbani e shklet,
Dhe kot Greqia ia kthen me dhėmbje syt;
(Ah! halli i saj mė mbeti lėmsh nė fyt!)
Dikur tė gjith kremtonin lirė, pa fre;
Sot shtiren, meqė e ndjejn robrin' qė i mbyt;
Por prap rrall kisha parė qef si atje,
Sa u tund Bosfori mbarė me kėngė e me hare.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:31


80. Jehonte bregu i detit nga ajo bujė,
Muzika ndrronte shpesh po kurr s'pushonte;
Rremat pėrplasshin rithmikisht mbi ujė
Qė, i rrahur butė, me ėmbėlsi rrėnkonte:
Mbretresha e rrymave qėlart ndriēonte
Dhe, kur ndoj flad pėrkundte valėt, ngjante
Sikur, nga froni e sulur posht, lakmonte
Mė e shndritshme nė pasqyrėn e ujit tė ndante,
Sa u duk se deti i ndriti brigjet qė ai lante.

81. Shihnje kaike plot tė shkisnin n'shkumė,
Ēupat e vendit hithnin valle nė breg,
Tė rinjtė s'kishin mend pėr vatr' e gjumė,
Kur syri i ndezur tjetrin pranė e djeg,
Dhe duart e shtrėnguara lėnė shteg
Qė zemrat shoqja-shoqezėn ta avisin:
O Dashuri1 ti trandafil nė degė,
Tė urtėt dhe cinikėt le t'prallisin,
Kto orė, e vetėm kto, Jetėn fatzezė e ndrisin!

82. Por, mes ksaj turmės me surret qė argtohet,
A s'ndodhen zemra qė i ndryth brenga e fshehtė
Qė dhe nėn maskat gati u tradhėtohet;
Kėtyre shushurima e detit qetė
U ngjan si jehu i kohės qė e qajn pėrjetė;
Kėtyre zhurma dhe alegria pa anė
U ngjall pėrbuzje dhe zemrim tė rreptė:
Ē'maraz kto qeshje tė larta e tė kota i kanė,
Sa u vjen t'i ndrrojn kto roba qefi me savanė.

83. Kshtu duhet tė jet' ēdo Grek vėrtet patriot,
Nė ka Greqia sot ndonjė nga ata;
Jo si shumkush qė grin pėr luftė kot
Dhe i krruset zgjedhės, qė vajton papra
Lavdinė e humbur dhe u bėn temena
Tiranve, e nė vend tė shpatės shatėn luan:
Pak fort tė do, o Greqi, kush tė ka hua
Jetėn e gjakun, famėn qė i besuan
Heronjtė e moēėm, qė stėrnipat ua turpruan!

84. Kur Sparta ta ringjall' sėrish burrninė,
Kur Theba Epaminondėr prap tė rrisė,
Kur t'marrė zemėr brezi i ri nė Athinė,
Kur t'piellin trima nėnat e Greqisė,
At'herė, e jo mė parė, mbarsia do nisė.
Njėmijė vjet njė shtet mezi e mėkėmbin;
Njė orė atė e bėn hi; si mund tė ndrisė
Dhe njė her' lavdia mbi tė, – kush e ndreq dėmin,
Nėmos vetit qė Kohėn e Fatin do ta shėmbin?

85. Por prap sa i bukur je dhe sot, i vuar,
O Truall ku humbėn hyj dhe njerz hyjnorė!
Fushat me bar dhe malet borė-mbuluar
Tė ngrejn mbi gjithė hiret natyrorė;
Tempujt, rrafshuar mbi ty, pėrzihen prorė
Me dherin heroik, dhe orė pas ore
Coptohen nga ēdo plug qė i shtyn me plor;
(Kshtu humb ēdo monument qė u bė prej dore,
Kshtu humb me rradh' gjithshka, veē Vlerave madhore);

86. S'kanė mbetur veē njė shtyllė qė vajton
Pėr motrat e mademit, posht rrėzuar,
Dhe altari i Tritonis qė zbukuron
Kepin e Sunit, valėt tue ndriēuar,
Dhe varri i njė luftari, gjysm-i harruar,
Qė, gurė-nxir' tėr myshk, me zor ua qet
Shekujve, le Harresės, pėr t'qėndruar;
Dhe aty veē ndonjė i huaj, tek baret,
Ndalet, si un, ta kqyrė, e tė pshertijė "Medet!"

87. Por qjejt po t'kaltrė i ke, tė rrept shkėmbinjtė,
Tė bukur pyjet, fushat mbushur bar;
Si n'kohė t'Minervės piqen prapė ullinjtė,
Dhe Hymetti nxjerr gjithmon nga ai mjalt-nektar;
Bleta atje lart ngre pirgje qelibar,
Dhe gzon tek breth ndėr lule, e lir' t'i mjeli;
Febi prap verėn e gjat' ta ngjyen nė ar,
Vazhdon shkėlqen mermeri nė Pendeli;
Art, Fam', Liri, kaluan – Natyra e bukur ngeli.

88. Kudo qė vėmė kėmbė ėsht truall i shenjtė;
Kjo tokė s'ėsht njė dhe qė e shkel dhe shkon,
Por njė mbretri ēudish e shtrir' nėn qjejt,
Dhe krejt ē'tha Muza si e vėrtet' gjason,
Sa syri tė ngre peshė tek shikon
Skenat ku ėndrrat tona t'para harbonin:
Ēdo kodrė e lug, ēdo pllajė e luadh sfidon
Fuqin' qė prishi tempujt qė t'hieshonin:
Koha tund Parthenonin, por jo Marathonin.

89. Dielli, toka s'ndrruan, por u shndrruan
Njerzit nė sklevėr tė ēdo zgjedhe armike –
Dhe e vdekur, famėn e pavdekshme e ruan
Fushlufta ku sė pari hordhia Persike
U krrus nėn tehun e shpatės Helenike
Atė mėngjes tė shtrenjtė pėr Lavdinė,
Kur Marathoni u bė njė fjal' magjike,
Qė sa e digjon tė sjell ndėrsy Historinė –
Mejdanin, trupat, luftėn, sulmin Grek, kėrdinė,

90. Medin q'heth armėt tej dhe nė ikje nget,
Grekun qė e ndjek me shtiz' tėr gjak, ta ēpojė;
Male pėrsipėr, poshtė Tokė e Det;
Vdekja nė ball, Shkatrimi praparojė!
Kjo ishte skena – tash nga ajo ē'qėndroi?
Ē'trofe i shenjt kujtimin do ia ruajė
Gazit Liria, dhe zis qė Azia pėsoi? –
Hiri i pėrdhosur, robėria e huaj,
Dhe pluhuri qė shpėrndajn barbarėt e rinj me kuaj.

91. Po ajo qė ngel nga nami yt i shkuar
Turma adhurues shtegtar' tek ti do avisė;
Era e Jonit rresht ka pėr t'i afruar,
T'i falen dheut tė Luftės dhe Poezisė;
Kjo gjuhė e kjo histori e pavdeksisė
Kudo Rinis do i fusė mall tė zjarrtė;
Mburrje e pleqris! mėsim i djalėrisė!
Qė tė nderojnė tė urtė, e t'falen bardė
Kur u zbulojn Pallada e Muza dijėn e lartė.

92. Njė tė mėrguar pėr atdhe e merr malli,
Po pat kend ta mirpresė nė shtėpi;
Po ai qė ėsht vetėm le tė vijė nga halli,
tė ēmallet me ktė dhe qė e ka gjini.
Greqia s'ėsht vend qefi, por atij
Qė e ēloth Trishtimi i rrihet nė kto anė,
Dhe s'i vjen keq qė ėsht larg vendlindjes tij,
Kur endet Delfit tė shenjtėruar pranė,
O fushat vren ku vdiqėn Grekėr e Persianė.

93. Nė qofsh i till, ktij vendi tė shenjt iu afro,
Dhe brith i qetė kėsaj shkretie magjike;
Kursei gėrmadhat, veē – mos ia shkatro
Pamjen qė ia shkatroi boll Koha armike!
S'u ngritėn me ktė niet kto kisha antike;
Ndero ēfar ngel nga altar't qė u bėnė nderė
Popujt dikur; kshtu s'ndyn me njollė cinike
Emrin e atdheut tend, ku u kthefsh dhe njė herė
Shėndosh e mirė, e qofsh me hajr e nder pėrherė!

94. Po ti, qė u zgjate me ktė kėngė aq shumė,
Dhe e shkove kohėn me vargje tė palavdishėm,
Shpejt zėri yt i dobėt do tė humbė
Mes kaq kėngtarėsh gollakė tė tanishėm:
Le t'hahen ata pėr nam tė parėndsishėm;
S'tė josh njė garė ku i ndajn me ansi
Si lavdet dhe qortimet e furishėm;
Zemrat qė mund tė preknje u bėnė hi,
Kur s'ke kend qė tė do s'ke tė kėnaq as ti.

95. Ike dhe ti, o e mira, e bukura gjė!
Shoqja e rinisė, e dashur, qė pėr mua
Ke bėrė atė qė s'e ka bėrė asnjė –
S'mė shmange si t'padenj cilsivet tua.
Ē'ėsht jeta ime, tash qė e jotja u shua?
S'prite shtegtarin tend pėr ta mirseardhur,
Qė qan pėr kohėn tonė qė u avullua –
Ah, t'mos kish qėnė kurrė, o t'kish pėr tė ardhur!
O ky t'mos kthehej, tė gjej' shkak prap pėr t'ia mbathur!

96. O e dashura dashuruese e dashuruar!
Si i cytka plagėt e vjetra Brenga epshtore,
Dhembje qė duam t'harrojm duke na i zgjuar!
Por ti nė fund do m'shqitesh prej memorje.
Krejt ē'mund tė merrnje timen, Mortje, e more –
Nėnėn, njė shok, dhe tash njė aq tė shtrejtė;
Kurr s'ke qėlluar aq shpesh njeri, o mizore,
Dhe, vrer mbi vrer, shigjetė mbi shigjetė,
Mu vra dhe ai pak gėzim qė mund t'shijonja n'jetė.

97. U dashka, pra, tė zhytem prap nė turmė,
Tė ndjek ato qė tė urtėt s'i denjojnė?
Ku Qefi e Hoka me tė kotėn zhurmė
E ngosin zemrėn, ftyrėn e shtrembrojnė,
Shpirtin e smurė dyfish e dobsojnė!
Dhe mbi tiparet, ku pėrpiqen kot
Tė ngjallin shend, o ankthin ta mbulojnė,
Buzqeshjet ēajnė hullin' pėr tė arthmin lot,
O e dredhin buzėn aq sa gjajn ngėrdheshje e ftohtė.

98. Kush ėsht mė i madhi hall i pleqėrisė?
Ēfar ta rrudhos fytyrėn, vall, mė zi? –
Tė shohėsh tek vdes tėrė rrethi i dashurisė,
E tė ngelsh fill mbi dhe, si un tashti.
I bie mė gjunj Ndėshkuesit me prulsi,
Qė ndau aq zemra e shpresat ua shkatroi:
Rrithni, o dit' tė kota, me furi;
Krejt ē'ma gėzonte shpirtin Koha e shoi –
Lulja e rinis ndėr ferrat e pleqris mbaroi.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:32


KĖNGA E TRETĖ

1. A ngjan, o Adė, e vetme bijė qė lashė,
Me nėnėn tėnde n'mise e bukuri?
Tė qeshnin sytė e kaltėr kur t'i pashė
Tė fundit herė, e u ndam', jo si tani,
Por me njė shpresė. –
Zgjohem si n'kllapi;
Ujrat pėrreth po m'tundin, lart ulrijnė
Er'rat; Po nisem, po pėr ku nuk di;
Brigjet e Albionės, mbetur larg, s'arrijnė
Tė m'japin, duke i kqyrur, gazin o mėrzinė.

2. Prap pėrmbi det! po, prap, o det tu fala!
Dhe ujt posht meje hidhet si ai kali
Qė e njeh tė zo'n. Le tė mė ēojė, pra, vala
Ku tė dojė vet, veē vrullin mos ta ndali!
Ndonse direku lot si kallm kanali,
Dhe velat era e fort' si rrecka i ēan,
Un duhet tė shkoj; se jam si njė gjeth mali
Qė u shkul nga shkėmbi e sillet nė Oqean
Nga ta shtyjė dallga, e ku ta hedhė ēdo tufan.

3. Nė lule t'jetės kam kėnduar pėr Njė,
Qė mendja e shkretė e ēoi e u bė shtegtar;
Kėngėn, qė at'her sa e nisa, prap po e zė
Dhe, si merr era ren', me vehte e marr;
N'at prall' gjej gjurm mendimi e lot tė tharė,
Qė pasi rodhėn lanė pas shterpsinė,
Dhe n'shtratin-trok tė tyre, si udhėtarė
Tė lodhur, vjett e mi tė fundit vijnė
Dhe shkelin rėndė zallin, ku njė lule s'mbin.

4. Mundet qė, ēprej rinis pasione-plotė,
Ndoj tel tek zemra e harpa t'jetė harxhuar,
Dhe, me qė do xhingrisnin, ngjan si e kotė
Qė matem tė kėndoj siē kam kėnduar.
Por, sado keq t'ia dal, s'rri pa provuar,
Veē t'i shpėtoj rutinės ku jam strukur,
Nga vrere e gzime vehtiak' rrethuar –
Veē tė mė bėj' tė harroj – ka pėr t'm'u dukur
Mua, mos tjetėrkujt, njė temė jo e pabukur.

5. Ai qė u mplak me vepra e jo me moshė,
Dhe u hyri halleve tė jetės thellė,
Sa s'e ēudit asgjė, dhe s'mund ta joshė
Dashnia, ambicja o fama aq sa t'i sjellė
Prap ankthe e rrahje nė zemėr, dhe t'i mbjellė
Shpresėn luhatse n'tru, – ai mund tė thotė
Pse shkon Mendimi e rri i vetmuar nė shpellė,
Dhe n'krahėt e Shpirtit ngrihet pėrmbi botė
Me ide qė, ndonse t'lashta, Koha s'mund t'i ndotė.

6. Qė tė krijojmė, e si krijues tė rrojmė
Mė gjallėrisht, ne ngrejm me fantazi
Modelin e asaj jetės qė dėshrojmė
Dhe ėndėrrojmė, siē bėj un tani.
Ē'jam unė? Asgjė: por s'je asgjė dhe ti,
Shpirt i mendimit tim! dhe tok me ty
Pėrshkoj, pa u dukur, dheun, tek marr fuqi
Prej teje qė mė ndrit nė tru e nė sy,
Dhe m'ngjall prap ndjenjat, ndėrsa rrijm pėrzier tė dy.

7. Po le ta marr mė qet: mendimi i gjatė
Ndėr fantazira tė errta vorbulloi,
Sa nga stėrlodhja mu bė truri i ngratė
Si njė kazan values: dhe ksisoj,
Pa ditur zemrėn nė rini ta shtroj,
M'u ndot burimi i jetės. Tash ėsht von!
Por prapė u ndreqa, kaq sa di e duroj
Pendesa qė e kaluara mė ngarkon,
Dhe e pi, pa sharė Fatin, helmin qė m'takon.

8. Mjaft me ktė temė: iku kjo tani,
I vėmė vulė e le tė rrijė nė pluhur.
Haroldi, kohė pa u parė, u duk pėrsri,
Por zemra e tij s'do ndjenja mė, e sėmurė
Nga plag' qė s'vrasin po qė s'mbyllen kurrė;
Por Koha, si kujdo, dhe ktij i la shej,
E ndrroi nė shpirt, nė moshė, nė figurė:
Vjetet zbrujn zemrėn, ngathin gjakun n'dej –
Veē kupa e jetės, xhixh, na e bėn me sy qė-tej.

9. Ai tė tijėn e rrėkėlleu shum shpejt,
Por ia la gojėn farmak; e mbushi prapė
Te njė burim mė i dlirė e vend mė i shpejt,
Dhe tha se lumturin' kjo do ia japė –
Por kot! Ish njė zinxhir qė e mbante zap,
Qė i fshehur thell nė gji pėrher rėndonte
Dhe, pse s'kėrciste, e vriste nė ēdo hap,
Dhe, ashtu si i fjetur, vazhdimisht e ēponte,
Duke ia brehur zemrėn, nė ēdo vis qė shkonte.

10. Vendosi tė pėrzihet prap me gjindjen,
I sigurt nė ftohtsinė e vet prudente;
Ia shtonte mendja e tij e paprekshme bindjen,
Dhe aq mir tė mbrojtur zemrėn tash e ndjente,
Sa, nėmos gazi, as dhembja aty vend s'gjente;
Mes njerėzve, pa u vėnė re prej tyre,
Zuri i studionte me kujdes dhe u vrente
Fjalėt, e sjelljet, e ēdo ndrrim fytyre,
Siē qe thelluar dikur nė ēdo ēudi Natyre.

11. Po kush e sheh njė trandafil me vesė
Dhe nuk i sillet rrotull ta kėputė?
Ēfar zemėr druan pleqri, kur tėr shkėlqesė
Ndrit nuri i bukurisė faqe-butė?
Kujt shpirtin ylli i Famės s'do ta ngutė
Tė ēajė mes reve andej q'ėsht duke e grishur?
Dhe nj'herė Haroldit, pra, iu ndezėn trutė,
Dhe u kroth nė vrbull t'jetės, por i nisur
Nga njė qėllim mė i lart se nė rininė e krisur.

12. Por shpejt e pa qė prej natyre ish
Mė i papėrshtatshmi qė tė shoqėrohej
Me njerzit rrotull, me tė cilėt kish
Pak gjė t'pėrbashkėt; mendja e tij s'nėnshtrohej
Te askush, ndonse kjo mendje e msoi t'u shtrohej,
Kur ishte i ri, marrive; shpirti i tij
S'iu bind idesh qė e bėnin t'revoltohej;
Krenar dhe nė vetmi, kėrkoi tani
Njė jet' mė vehte, tė mos merrej me njeri.

13. Ku ngriheshin male, aty i kish miqt e dashur;
Ku ushtonte oqeani, aty e kish shtėpinė;
Ku hapej qielli i kaltrė e ajri i pastėr,
Kish qef tė brithte, aty e kish fuqinė;
Val't, shkumėn, pyllin, shpellėn, shkretėtinė,
I kishte shokė, e ata i flisnin qartė
Nė gjuhė mė tė kuptueshme se tė tijnė,
Qė shpesh e harronte krejt kur dielli i zjarrtė
Ndritte mbi flett e librit tė Natyrės sė artė.

14. Si astrolog Khaldeas vrente yjtė,
Sa i populloi me qėnie shndritse, njejt
Si rrez't e tyre; Dheut s'ia kthente sytė, –
Grindjet, dobsit njerzore u harruan krejt.
T'i endej shpirti dot po kshtu ndėr qjejt
Do t'ish fatlum; por balta e tij i vė frerė
Shkėndis pa mort tė saj, nga smiri i keq
Pėr dritėn lart qė arrin, si pėr tė prerė
Ē'lidhje na mbajn larg Qiellit qė na fton pėrherė.

15. Por midis darės sė njerzis mbėrthyer,
Pa prehje e paqe, lodhur e drobitur,
Lėngoi si njė skifter me krahė tė thyer
Qė s'rri dot veē nė hapsirė ku ėsht rritur.
Pra i hipėn prap tė tijat dhe, i mėrzitur,
Si zogu qė pėrpiqet nė kafaz
Ndaj telave, me sqep duke i ēokitur,
Sa i bėhen pėndėt gjak, ky u fry maraz,
Dhe shpirti i ndrydhur iu mbloth lėmsh mu nė gurmaz.

16. Haroldi i vetmėrguar prap ia mbathi,
Pa pikė shprese, por mė pak brengosur;
Vetdija qė jetonte. Kot, qė fati
S'i la ktej varrit gjė pa e handakosur,
I dha nė agor Dėshprimit tė vrerosur
Njė tė buzqeshur qė – si ndoth nė anien
Qė u ēa nė det dhe pret pėr t'u fundosur,
Kur pėr tė marrė kurajė detarėt pihen –
I ēoi nė shpirt njė gaz qė ky s'ia ndali shijen.

17. Ndal! shkele n'pluhėr tė njė Perandorie!
Kėtu ėsht varrosur plaēka e njė Tėrmeti!
As bust vigan, as hark triumfi s'ngrihet
Nė kėtė fushluftė? Njė kujtim s'i mbeti?
Jo; kshtu morali flet mė thjesht: si e gjeti
Fushėn mėria njerzore, ashtu le t'rrijė; –
Sa u rrit nga shiu i kuq, pra, bereqeti!
Veē kėt fitim i fale botės ti,
Fitore, qė i pjell vetėm mbretėr e mbretri?

18. Te ky shesh kafkash rri Haroldi e vren
Varrin e Francės, Vaterlon mortare!
Si brenda njė ore Fati ua kėmben
Famėn tė fortėve pa i pyetur fare!
Kėtu sė fundi shqipja u ngrit krenare,
Pra grreu me kthetra fushėn dhe e pėrgjaku,
E ēpuar nga shtiz' e ushtrive kundėrshtare;
Kot u pėrpoq Ambicja, ky qe haku;
Tani i mban vet vargonjt qė bota i pat e i flaku.

19. Dhe ja, u lanė hesapet! Franca mė
U vu nė zinxhir; – po Dheu a e shtoi lirinė?
Kombet luftuan sa tė bėjn zap at Njė,
Apo t'u msojn tėr mbretėrve drejtsinė?
Ēfar! do ta mbajė prapė sklavėrinė
Si idol me lecka n'trup kjo kohė mė e zgjuar?
Mos ne, qė e shtymė Luanin nė greminė,
Do i falemi Ujkut? do nderojm gjunjzuar
Me lajka fronet? Jo; pa e parė s'do besuar!

20. Ndryshe, kot mburrja se ra njė despot!
Kot faqet u gėrryen nga lott e nxehtė
Pėr lule-djemt e Europės, qė ai zot
I theu e i thau nėn thundėr; kot kaq vjetė
Duroi ēfarosje e pranga e tmerr kjo jetė,
Gjersa u ngritėn grusht dhe ndalėn zinė
Miliona njerėz: vetėm shpata e mprehtė
Ia fal Lavdis mė t'bukurėn dafinė,
Si ajo e Harmodit qė i ra shtypsit kres nė Athinė!

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:32


21. Qe natė feste e ndihej zhurma e shendit
Nė kryeqytet t'Belgjikės, ku qenė mbledhur
Tėr Bukuria e Kalorsia e vendit,
Dhe lampat ndrisnin gra e burra tė zgjedhur;
Njėmijė zemra nė lumni qenė kredhur;
Dhe kur muzika u derth si afsh dashnie,
Vėshtrimet nisėn ėmbėl duke u hedhur,
Dhe ēdo gjė si nė dasmė shkonte n'fije; –
Por hesht! digjo! seē krisi larg si gjėmė zie!

22. S'digjuat gjė? – Jo; era, duket, qe,
O ndonjė qerre mbi kalldrėm kėrciti!
Vazhdoni vallen! ngopuni me haré;
Gdhieni! kjo rini mezi i arriti
Kta ēaste t'lumtur qė kaq kohė i priti –
Digjoni! – krisma e rėndė prap po ushton,
Thua nga ret jehona i pėrsėriti;
Mė e qartė tash, mė e tmerrshme po afron!
Alarm! Alarm! Po, topi i luftės po gjėmon!

23. Nė sallė, te njė e futur, pran' dritares,
Po rrinte orėziu Princ Brunsvik;
Ky ndjeu i pari krismėn e batares
Dhe e njohu me at vesh tė Vdekjes, profetik;
Kur qeshėn rreth pse parandjeu rrezik,
Ky u bind mė fort qė e shtėna qe si ajo
Qė i shtriu tė jatin n'shesh tėr gjak, dhe vrik
U ngrit tė hakmerret – gjaku gjakun do! –
U turr nė ball tė luftės drejt dhe ra si hero.

24. Oh! ēfar rrėmujė nė sallė, ēfar tė ngara!
Sa zemra u drodhėn, sa nė lotė u shkrinė;
Sa faqe u zverdhėn dyll, qė pak pėrpara
Skuqeshin qė u luvdonin bukurinė:
Pra nisėn ndarjet shpejt, qė e lėn' rininė
Me helm nė shpirt, pshertimat me tė dridhur,
Qė ndofta mė s'takohen; ku ta dinė
Kta sy qė ndahen a kan' pėr t'u rilidhur,
Kur pas njė nate aq t'ėmbėl gdhin aq ditė e hidhur!

25. Pastaj kėrcejn mbi kuaj me shpejtsi;
Skuadronet ngjeshur, qerret me krikllim,
Shkojn nė drejtim tė frontit me furi,
Dhe fill rreshtohen gati pėr luftim;
Topat gjėmojn sė largu pa pushim,
Ndėrsa tamburi zgjon me alarm ushtrinė
Dhe e ngre mė kėmbė qė pa gdhirė agim;
Dhe njerzit mbledhur grumbull pėshpėrijnė
Me tmerr nė sy: – "Po vijnė armiqt! po vijn! po vijnė!"

26. E fortė ushton "Po mblidhen Kameronėt"!
Kėngė-thirrja e Lókjelit, qė e ndjenė malsit
E Albinės, po dhe armiqtė e saj, Saksonėt: –
Sa i egėr shfren n'mesnatė, e si ta ngjit
Drithmėn ky marsh qė i bien gajdexhit!
Por fryma e tyre mbush dhe ushtarėt malsorė
Me trimėrinė Skoceze, qė ua nxit
Vargu njimivjeēar herojsh burrnorė –
Evan, Donald, u tingullojn nė vesh kumborė!

27. Dhe Ardena tund mbi ta, tek po kalojnė,
Degėt me lot prej vese e i pėrshėndet,
Sikur dhe sendet qė s'kanė shpirt vajtojnė
Pėr trimat qė s'do kthehen – ah, medet!
Pa u errur do tė shkelen dhe kta vetė
Si bari qė po shkelin, dhe qė mot
Do mbijė mbi ta, kur tėr kta djem plot jetė,
Qė sulen kundra armiqve e s'mbahen dot
Dhe shpresa u vlon nė gji, tė hyjn nė varr tė ftoht.

28. Dje ishin plot dėshirė e jetė, mbrėmė
Tėr krenari me Bukurin' u argtuan,
Mesnata e thellė i ēoi me alarm nė kėmbė,
Nė agim marshuan, ditėn u rreshtuan
Dhe, gati pėr betejė, madhrisht qėndruan!
Kur retė e luftės sipėr tyre shfryjtėn,
Baltėn e dheut e shtuan dhe e shndėrruan
Nė njė pellg gjaku tej e tej, ku zhytėn
Kalors e kal e mik e armik, tėr tok, e u mbytėn!

29. Pėr ta hymnuan poet' nga un mė t'mirė,
Por un ndėr gjith kta trima do zgjeth nji,
Pak sepse e pata fis, pak pėr tė fshirė
Njė njoll' qė i vura t'et, dhe pak se e di
Qė emrat e lartė e ndrisin njė poezi;
Dhe i tij qe i mė kreshnikve, e nė at tufan,
Kur predhat breshėr binin mbi ushtri
Dhe i korrnin rradhėt, s'gjetėn dot nishan
Gjoks mė fisnik se i yti, o Houard djal-luan!

30. Pėr ty u thyen zemra, u derdhėn lotė,
Sa s'vlejnė as t'i pėrmend tė mijt qė treta;
Por kur qėndrova nėn at' pem' hieplotė
Qė luan tėr jetė aty ku tu pre jeta,
Dhe pashė fushat rreth nėn rrez't e nxehta
Tė diellit pranveror qė prap gjelbronin
Me fruta e bimė e gjith hieshitė e veta,
Dhe zoqtė pa pushim tek fluturonin,
I hoqa syt, t'i kthej te ata qė s'mund t'i gzonin.

31. T'i ktheva ty, dhe mijrave tė tjerė,
Qė tek tė dashurit e n'farefis
Mbetėt aq peng sa, them, pėr kta tė mjerė
Do t'ish mėshirė harrimi i ksaj zis.
Trumpeta e Krye-Ėngjllit, jo e Lavdis,
Do i zgjojė tė ndjerėt; Fama na ngushllon
Vetėm pėr pak, por ankthit tė mėrzis
S'ia shkul dot rrėnjėn, dhe emri qė nderon
Tė vdekurin hidhrimin dhe mė fort na e shton.

32. Vajtuesi qan, ngushllohet, qesh, prap qan:
Lisi qėndron nė kėmbė dhe kur thahet;
Ania, detin, dhe pa vela e ēan;
Pullazi humbon, po dhe i piskuar mbahet
Shum kohė i pshetur anash; muri ēahet
Kur ndonjė trandje e tund, por s'e rrėzon;
Unaza s'prishet dhe pse gishti i ndahet;
Ec dita dhe pa diell gjersa perndon;
Kshtu, pra, dhe zemra thyhet, po dhe e thyer rron:

33. Mu si pasqyra e plasur qė shumzohet
Copash tė vogla, e pamja aty e parė,
Nga njė qė ish, e njėjtė shumfishohet
Nė aq kopje sa ka thrrime xhami i ēarė,
Kshtu zemra e thyer e ruan nė ēdo tė ndarė
Fytyrėn e paharruar, dhe heshtaz brehet,
Pa gjum, pa gjak, nga dhėmbja e gjatė e ngarė;
Jeton, veē, duke u vyshkur gjersa shkrehet,
Pa qitur zė tė shprehė njė gjė qė s'mund tė shprehet.

34. Dėshprimi i yn rron jetė tė vėrtetė, –
Njė gjallėri plot helm, njė rrėnjė tė hidhur
Qė ushqen degė pa vlagė: Vdekja vetė
Nuk ėsht asgjė; por Jeta na mban lidhur
Pas Dhembjes, qė lė shijėn sikur ke thithur
Mollė buz' Detit Vdekur mbir', qė i kall
Neveri gojės. Jeta jonė e ndrydhur
Sa kohė gėzimi gjithėsej na fal?
A jep aq or' sa vjet – jep gjashtdhjet orė vall?

35. Psalmisti i numuroi vjett e njeriut;
Ata mjaftojn; madje, po qe e vėrtetė
Ēfar fole, o Vaterlo, qė ktij fatziut
Ia pate smir dhe ktė cop' jet' tė shkretė,
Edhe teprojn: jan' me miliona vetė
Qė tė kujtojn, dhe t'bijt dhe ata do thonė –
"Kėtu, ku kombet-grusht nxuar shpat'n e mprehtė,
Luftuan dhe bashkatdhetarėt tonė!"
Dhe kjo ėsht shum, s'harrohet kurr, do rrojė gjithmonė.

36. Ktu u shemb mė i madhi, jo mė i keqi i njerzve,
Kujt shpirti antitetik sintetizoi
Madhshtin' me vogėlsinė e kreneēve,
I tepėruar nė ēdo gjė njisoj!
Tė mbanje masė, burr s'kish tė t'shfronsojė,
O s'kishe hipur kur nė at fron triumfal;
Guximi i math tė ngriti e tė rrėzoi:
Ti ende ėndėrron sundimin imperial, –
Ta tundsh dhe njė herė dheun, o Gjėmimtar gjenial!

37. Pushtuesi dhe robi i dheut je ti!
Qė edhe i fut tmerrin; emri yt asnjėherė
S'i trembi njerzit si po i tremb tani
Qė t'i s'je asgjė, veēse njė kukllė e mjerė
E Famės, qė dikur tė mbajti n'prehėr
Dhe t'pėrkėdheli, aq sa ti e dite
Vehten perndi; jo ti veē po dhe tjerė,
Mbretritė, qė me vrullin tėnd i habite,
Sa tė kujtuan ca kohė ashtu si u paraqite.

38. O mbi-dhe-nėn-njeri, gjithmon nė andrallė!
Her' sulmo kombe, her' lėr fushėn vrap;
Tash bėrė qafat e monarkve shkallė,
Tash, si mė i ulti ushtar i yt, bėr' zap:
Ti njė perandori e humb dhe e kap,
Por tekat dot s'i shtypke, dhe s'ke ditur,
Ti, i shpirtit njerėzor, zhbirues i prap,
Tendin ta kqyrsh, t'ulsh epshin luft-babzitur –
Qė Fati, po u gėrga, fik yllin mė tė ndritur.

39. Por rėnien e durove me burrni,
Me atė filosofi tė lindur vetė,
Qė, qoftė urti, ftohtsi o krenari.
Ia ēpon armikut zemrėn si shigjetė.
Kur t'erdhėn hasmėt pranė hundės-pėrpjetė,
Tė tallen me qė u munde, ti i buzqeshur
I vrejte plot durim me sy tė qetė;
Kur Fati klyshn' e vet e la tė ēveshur,
Ai mbeti i papėrkulur nėn stuhinė e rreshur.

40. Mė i urt se kur fitonje, je; se at'herė
Ambicja atė pėrēmim qė ti ushqeje,
Si superior, pėr njerėzit e tjerė,
Tė nxiti sa t'ua shfaqsh; mė urtsi prej teje
Do t'ish ta ndjeje, por jo dhe ta shprehje
Me sy e me gojė, e kshtu tėrė at njeri,
Nga miq, nė armiq tė fronit tėnd t'i ktheje:
Ky glob s'e vlen t'jesh zot o rob i tij,
Kjo u provua me ty dhe gjith sa shkuan si ti.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:34


41. Nė qe i brumosur tė qėndrosh e t'shembesh
Vetėm, si pirg i ngritur buz' njė honi,
tė ndihu pėrbuzja qė humbjes mos t'i trembesh;
Por njerzit qenė ata qė t'vun' te froni,
Nderimi i tyre u bė pėr ty bastioni;
Rolin e Lekės Math tė interpretoje,
Sa pa ta hequr purpurin cikloni,
Jo, si Diogjeni, njerzit t'i pėrēmonje;
Mbretrit cinik kėt dhe e kan' tepėr si shesh loje.

42. Por paqja ėsht ferr pėr shpirtrat e shfrenuar,
Dhe kjo i pru fundin; nė kta shpirtra vlon
Njė zjarr, njė rrymė qė s'rri dot shtrėnguar
Te ēerdhja e saj e ngushtė, por kėrkon
Tė dal' jasht rrethit shtrirjes qė i takon;
Dhe, fill sa ndizet, e pafikshme, e ngutur,
Shpėrthen nė andralla, e lodhje kurr s'ankon,
Veē kur pushon; njė ethe nė palcė e futur,
Qė atė qė e zė e kėput, si pati shum kėputur.

43. Kjo i ēmend ata, dhe ēmendurinė e vetė
Ua ngjitin tjerve, – Mbretėr, Pushtimtarė,
Krijues sektesh dhe sistemesh, Poetė,
Sofistė, Burra shteti, tėr tė ngarė
Nga trille qė u thajn shpirtrat ėndrrimtarė,
Dhe rrehen nga ata qė mundėn tė mashtronin;
Bota i ka smir, po s'janė veē qyqarė!
Ēfar hall! T'u ēilej zemra, aty do msonin
Njerzia qė famė dhe pushtet mos tė lakmonin.

44. Gulēojn si nė ethe, rrojn si nė stuhi,
Qė i merr me vehte e n'fund diku i pėrplas;
Por prap, tė msuar me zallamahi,
Kur plaken nė qetsi, si lėnė pas
Njė jetė plot rreziqe dhe tallas,
I mbyt mėrzia e ngathjes, dhe kshtu shkojnė,
Si flaka e dridhur kur ska lampa gas,
Ose si shpata e vjetėr qė e mbulojnė
Ndryshku dhe pluhuri krejt, dhe aty tė gjith e harrojnė.

45. Ai qė arrin nė majė tė malit sheh
Thepat e lart mbuluar me re e dėborė;
Ai qė kalon mbi njerz o i vė nėn fre
Vren posht ta urrejnė ata qė i ka nė dorė.
Ndonse l a r t ndrin lavdia si diell rrėzor,
Dhe p o s h t ė toka e oqeani shtrihen,
R r e t h tij ka gėrxhe tė akullt, dhe fryjn prorė
Duhi mbi kokėn e zbuluar, t'i bien:
Ja si shpėrblehen mundimet qė nė kulm tė shpien.

46. Mjaft mė me ta! Urtsia e botės gjendet
Nė ato ē'krijon ajo, dhe dora amnore
E vet Natyrės! Kush i vesh dot vendet,
Si bregu i Renit, nė aq hieshi madhshtore?
Aty Haroldi vren njė punė hyjnore,
Njė thurrje bukurish, – pėrrenj ujplot,
Pem', vreshta, shkėmb, lugina, pyll, misrore,
Dhe kulla s'shkreta qė e pėrshndetin ftoht
Nga mure tė hirt ndėr gjethe, ku Rrėnimi ėsht zot.

47. Dhe ato qėndrojn, mu si njė shpirt epror,
Tė vjetra, por kryelarta nė tipare,
Tė shkreta, e s'hyn veē era vizitor,
O u mbajn shoqri tė zymtė retė udhtare.
Dikur ishin tė reja dhe krenare,
Me flamuj lart dhe luftra posht pėr to;
Po ata qė u ndeshėn ikėn nėpėr varre,
Dhe tėr bajrakėt u bėnė hi me kohė;
Bedenat s'do i sulmojė mė kush, se s'ka ē'i do.

48. Nėn kta bedena, nė ata mure brenda,
Fuqia sundoi pa fre; me arm' e ushtri,
Ēdo zot hajdut kėrditi si i pat enda,
Nė pompė e bujė, gati njejt dhe ai
Si shumė heroj mė me emėr para tij.
Ē'patėn kta cuba mangut pėr t'pėrlarė
Titullin e "tė madhit" nė Histori? –
Terren mė tė haptė e varre legjendarė,
Se, sa pėr trimėri, s'kanė qėnė mė pak tė marrė.

49. Nė sherre feudale e dyluftime,
Sa trimėrira u bėnė e Koha i shoi!
Dhe Dashuria, e pasur nė premtime,
Shqytat me emblema t'saj ua zbukuroi,
Dhe zemrat pas parzmoreve ua ēpoi:
Por qe pasion i egėr, dhe pat hedhur
Shum ēifte e shokė nė grindje me sho-shoj;
Dhe, pėr pak ēaste dashurie tė vjedhur,
Kullat pan' Renin shpesh gjak-turbull duke rrjedhur.

50. Po ti,o lum bujar qė rrjeth i gzuar,
Si njė bekim mes brigjeve prallorė,
Qė bukuria kurr s'do u qe paksuar
Po t'i kish lėn' njeriu pa u vėnė dorė,
Dhe drapri i luftės mos ta kishte korrė
Gjelbrinė e tyre, – oh, at'her vėrtetė
Ky vend kish qėnė Eliz pėr syt njerzorė;
Por, qė ta shoh un tash, ē'mjet mund tė ketė –
Ēfar mund tė bėsh, o Ren? – Veē nė u bėfsh Letha vetė.

51. Njimijė beteja t'i sulmuan brigjet,
Po ato me gjith lavdi tashmė u harruan,
Dhe Therrja me kufoma ngriti pirgje,
Por varret mė s'u gjendėn, si mbaruan?
Gjakun e djeshėm valėt e pastruan,
Dhe, pa njė njollė, rryma jote e kthiell
Me rrez't e diellit tėr gėzim sot luan;
Por hiet e zeza qė kujtimi siell
S'i merr dot vala jote qė ēdo gjė pėrciell.

52. Kshtu thosh me vehte Haroldi gjat shtegtimit,
Por jo pa u prekur nga ēdo gjė rreth tija,
Qė zgjonte zoqt t'i thurrnin kėngė Agimit,
Lugjesh ku dhe mėrgimit i ik mėrzia.
Megjithse brenga i hapte ballit vija,
Dhe ndjenjave tė zjarrta, po jo aq serte,
Ua kishte zėnė vendin zymtėsia,
Fytyra e tij ndėr aso skenash merrte
Njė pamje tė gėzuar, larg nga halle e derte.

53. As ndjenja e dashurisė i ndahej dot,
Ndonse pasionet e mėdha i qen' shuar.
Ėsht gjė e kot tė kqyrsh me sy tė ftoht
Kė tė buzqesh; zemra ėsht e detyruar
Mirsis t'i kthejė mirsi, sado larguar
Tė rrijė nga bota prej mėrzis: kjo e ēonte
Nė shum kujtime intim tė paharruar
Nga njė krahror besnik qė ky adhuronte,
Dhe n'ēastet mė tė mallshėm mendja andej i shkonte.

54. Ai kėnaqej tepėr (nuk di pse,
Se sikur nuk i shkonte tipit tij)
Tė kqyrte sytė e njė fėmie tė re,
Madje tė kohės qumshtit; pak rėndsi
Do kish tė dihej se si ky njeri,
Qė s'merrej me njeri, kėtu ndryshoi;
Po ja qė u bė; dhe, ndonse nė vetmi
Zemra s'ka forcė ndjenjat t'i zhvillojė,
Ktij, kur iu fikėn gjith tė tjerat, kjo i flakroi.

55. Siē thamė, ish njė krahror i but, qė e lithte
Me t'tijn bashkim mė i fort se ai kishror;
Dhe, ndonse s'ish njė dashuri qė rrithte
Nga riti ose betimi martesor,
Qe e pastėr, dhe i qėndroi smirit njerzor
Qė u rrek t'i ndajė me shpifjen plot urrejtje,
E cila tremb mė shum njė sy femror;
Po ajo s'u tund; dhe ai me shpirt plot etje
Sė largu asaj zemre i ēon ktė pėrshėndetje!

1

Shkėmb-Drahenfelsi plot kėshtjella
Kqyr vrenjtur Renin gjarpėronjės
Tek rrjeth i plot me ujra tė kthjella
Ndėr brigje tė hijshėm lulėzonjės,
Ndėr kodra e fusha qė premtojnė
Misėr e grurė e rrush e verė,
Dhe ndėr qytete qė zbardhojnė
Shpėrndarė gjatė lumit gjerė:
Do i shihja tėr kto bukuri
Gėzuar dyfish me ty pėrbri.


2

Vajzat fshatare sy-kaltroshe
Na vijn me lule plot nė duar,
Duke buzqeshur, bukuroshe,
Nė ktė parajsė tė bekuar;
Lart, mes gjelbrimės, ngrihen muret
E kullave feudale tė shpeshta;
Tė prerė thikė krrusen curret
Dhe vrejn luginėn posht me vreshta:
Njė gjė, veē, pamja e Renit donte –
Tė m'bante dorėn dora jote!

3.

Po tė ēoj liljet qė mė dhanė,
Megjithse e di qė shum mė parė
Se ato tė arrijn tek ti matanė,
Nga rruga e gjat' do jenė tharė;
Ti mos i hith, veē, mbaji pranė teje,
Pėr mua vlejn qė t'i shikosh,
Dhe shpirtin tė ta afrojn drejt meje,
Nė dhe tė huaj tė mė kujtosh:
Jan' lule Reni kto, me emėr,
Dhe t'i dėrgoj nga zemra, o zemėr!

4.

Lumi fisnik valzon tėr shkumė,
Nuri i ksaj toke tė magjishme,
Dhe nė ēdo kthesė e rrit mė shumė
Larminė e bukurive tė hijshme:
Kėtu me qef do kish qėndruar
Pėrjetė dhe njeriu mė i ftoht;
As do kish vend tė shtrenjt pėr mua
Si ky mbi dhe, nė bėhej dot
Tė ndiqnin sytė e tu tė mitė,
T'ia shtonin renit bukuritė!

56. Afėr Koblencit, mbi njė stom blerosh,
Njė piramidė e thjeshtė e e vogėl nė anė
Shquan te maja e tij, dhe fsheh pėrposh
Varre me hi herojsh, tė armiqve tanė;
Por kjo s'na e ndal nderimin pėr sa ranė
Si trim Marso-i! kujt humbjen nė tė ri
E qanė ushtarėt, e me ē'lotė e qanė!
Dhe duke e qarė e patėn dhe zili
Se ra qė Franca tė fitojė drejtsi e liri!

57. E shkurtėr, trime, e plot lavdi i qe jeta, –
E qanė dy armata, miqt e armiqtė;
Udhtari le t'i ndalė hapat e veta,
tė lus' qė shpirti t'i pushojė nė dritė:
Ai qe kampion Lirie, njė ndėr bijtė
e saj tė pakėt qė nuk shpėrdoruan
Ē'fuqi iu dha; hakmarrjet dhe egėrsitė
Shpirtin e bardh tė tij nuk e njolluan,
Prandaj dhe njerzit e nderuan dhe e vajtuan.

58. Ehrenbrestshtejn, me muret e rrėnuar,
Nxirė nga minat, mbi atė shkėmb hierėndė,
Tregon edhe sa e fortė pat qėndruar
Kur bomba e gjyle e dendėn duke i rėnė, –
Fortes' fitoreje1 – gjersa i pa pėrzėnė
Armiqtė e saj tė marrin vrap livadhė:
Por Paqja e prishi ē'Lufta kishte lėnė;
I hoq ēatin', t'hyjė shiu nė atė gėrmadhė
Ku breshri i hekurt s'hyri dot kaq vjet me rradhė.

59. Mbetsh me shėndet, o i bukri Ren! Ē'gėzim
Ndjen njė i huaj qė vjen mik te ti!
Pamjet e tua mbushin me mallngjim
Shpirtin, si vet tė dytė e nė vetmi;
Dhe, nė ka vend qė u heq dot vrere e zi
Zemrave qė vetvehten e ronitin,
Veē ky ėsht, qė Natyra me urtsi
E mbajti larg nga ekstremet qė mėrzitin,
Dhe e ngop kėt dhe me begati, si Vjeshta vitin.

60. Mbetsh me shėndet dhe 'i her! Pėrshndetje e kotė –
Si mund t'i lėsh shėndet kėsaj hareje!
Mendjen ma ngjeu larmia jote hirplotė,
Dhe, nė i heq syt pa dashje, o Ren, prej teje,
Me admirim dhe falnderim nė shprehje
Nga ti po shqiten: gjetkė mund tė ketė
Vise mė me shkėlqim, po askund s'do gjeje,
Si nė ktė truall, tė thurrura gėrshetė,
Ndriēimin, bukurin', butsin', – lavdinė e vjetėr,

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:35


61. Madhshtinė e lshuar, pjellorinė e stinės
Plot lule e bim', qytetet qė zbardhojnė,
Pėrrenjt valzues, errsirėn e greminės,
Muret Gotthik mes pyllit tek pleqrojnė,
Shkėmbenjt si sharapolle qė e pėrēmojnė
Artin njerzor; dhe aty fytyrat shihen
Tė lumtura si skenat qė i rrethojnė,
Dhe gzojn tėr bashkė tujet qė pėrtrihen
Buz' teje, o Ren, ani se pran' Mbretritė bien.

62. Po kto i kaluam. – Ja Alpet madhėshtore,
Pallatet e Natyrės nė seri;
Mur-gjerė ēojn mbi re ēatin' prej bore;
Amshimi aty, mbi fron tė akullt, rri
Nė ftohtėsi sublime, dhe prej tij
Lėshohen, si rrufe prej bore, orteqe!
Gjith kjo jep krah, por fut dhe frik' nė gji,
Qė me kto maja Toka jon' shpirtkeqe
Arrin nė Qiell, dhe e lė njerzinė posht, fatkeqe.

63. Por, pa zėn' fill me kto lartsi pa anė,
S'po e lė pa e par' njė vend, prej mė krenarve, –
Morat! mejdan patriotėsh Sviceranė!
Ku sheh njeriu me tmerr trofeun prej t'vrarve,
Pa u skuqur pėr hesap tė fitimtarve;
Ktu u shuan ushtrit Burgunde, e u lan' t'ua mblithnin
Kockat kapic, pėr shekuj t'rrijn jasht varreve,
Vet monument pėr vehte; – ēveshur brithnin
Ktej Stigjit pa varrosur, si fantazma, e klithnin.

64. Nė Vaterloja e Kana, hahen si vrasėse,
Morati e Maratona jan' binjakė;
Kto qenė fitore t'pastra, liridashėse,
Qė i korrrėn shpirtra tė bardhė si zambakė
Ushtarėsh vllazėrues e zemėr-flakė;
Deshėn liri, e jo t'u bėhen kurban
Princave tė zvetnuar e burracakė;
S'luftuan tė mbetet ligji Drakonian
Qė mban mbi fron me hir hyjnor ēdo mbret tiran.

65. Pėrbri njė muri tė vetėm, mė e vetmuar,
Qėndron njė shtyllė e nxirė lashtėsisė;
Veē kjo shtėpi nga Koha pa u shkatruar,
Dhe ngjan si njė e shituar prej stihisė,
Qė u kthye nė gur dhe vren me syt e habisė
Por prap vetdijėn e ka; kshtu rri mė kėmbė
Dhe ngjall ēudi si i bėri ball stuhisė,
Kur mburrja e dorės njeriut, fammadhja bėmė –
Vėrsniku Aventik, po dergjet rrafsh nė lėmė.

66. Kėtu Julia – emri i qoft' bekuar! –
Si vajzė e Fes tė rit ia dedikoi
Qjellit, por zemra e saj, po aq kushtuar
Tokės si bijė, mbi varr tė t'et mbaroi.
Drejtsia s'pyet pėr lot; me t'sajt kėrkoi
T'i falet jeta atij qė i fali t'sajėn;
Por gjyqi ėsht gjyq, dhe s'mundi ta shpėtojė;
Pra vdiq mbi tė ndėrsa po shfrynte vajin:
Tė dy, tė tretur tok, njė varr tė thjeshtė mbajnė.

67. Kėto jan' ngjarje, veē, qė s'bėn tė harrohen,
Dhe emra qė nuk duhen lėn' tė thahen;
Perandorit' nė botė ani se qrohen
Me gjith sklavrues dhe sklevrit qė s'u ndahen,
Vlerat e ralla e madhėshtore duhet tė mbahen,
T'i mbijetojn ēdo vesi e vogėlsine,
Dhe majat e pavdekėshme t'u rrahen
Nga rrez't e diellit, si dėbora Alpine,
Pėrher tė pastra, larg ndyrsis sė ksaj rutine.

68. Mė josh Lemani me atė ball kristal,
Pasqyra e kthiell ku male e yje shoh'n
Qetsinė e pamjes tyre nė ujt pa valė,
Kujt thellėsia e dlirė i riprodhon.
Aq shumė gjera syri aty shikon,
Sa e kam vėshtirė t'i shijoj mė nge;
Por fill Vetmia thell nė shpirt mė zgjon
Kujtime tė rinis, pa hyrė edhe
Nė vathėn ku mė ēoi pėrzierja me kope.

69. Tė rrish larg njerzve s'do tė thot t'i urresh:
Nuk ėsht e thėn' gjithkush me ta t'pajtohet,
As je kryeneē se mendjen don ta ushqesh
Thell nė burim tė saj, semos valohet
Tek turma e nxehtė, ku kushdo infektohet
Nga smundja e saj, dhe von i bie ndėrmend
Pėr jetėn qė i shkoi shtrembėr tė pendohet,
I kredhur nė njė botė ku s'ka vend
Veē grushti e kundėrgrushti, me fitues askend.

70. Ne, nė njė ēast, mund t'zhytim jetėn kot
Nė njė pendes' fatale, e n'zjarrin vlues
Tė shpirtit ton ta kthejm tėr gjakun lot,
Dhe tė arthmen ton ta ngjyejm me af errsues;
Tėr hovi i jetės bėhet vrap dėshprues
Pėr ata qė ecin nė terr; nė det, mė trimi
S'do veē tė arrijė nė port; por ka lundures
Kujt barka nget e nget, me syn nga Amshimi,
Dhe kurr s'e heth spirancėn, as di ē'ėsht pushimi.

71. A s'ėsht mirė, pra, tė rrosh mė vehte,
Dhe Dheun ta duash veē pėr hir tė tijė?
Pranė valve blu tė Ronit vrull shigjete,
O gjirit kthiell tė gjolit q'i ep tė pijė,
Si nėna e rėnė nė hall me njė fėmijė
Tė bukur po mistrec, dhe e lan e e lyen
Dhe e puth tė heshtė sa nis tė ulėrijė; –
Pra, jeta jonė mė tepėr kshtu nuk vyen,
Se sa e pėrzier me turmėn tok, ku shtyjnė e shtyhen?

72. S'rroj nė vetvehte, por jam bėrė pjesė
E asaj qė mė rrethon; dhe e ndjej si shqisė
Malsinė e lartė, ndėrsa e kam shtrėngesė
Nėpėr qytete zhurmėn e njerzisė:
Natyra s'ka kurrgjė tė mė mėrzisė,
Veē at zinxhir prej mishi qė mė mban
Pas njerzve, kurse shpirti mund tė lvisė,
Tė ēajė ndėr qiej, mbi maja, mbi oqean,
Tė bėhet shok me yjt nė hapsirėn e paan.

73. Ndjehem i thithur krejt, dhe kjo ėsht jetė:
Shkrettira e populluar qė lashė pas
Mė ngjan vend vojtjesh dhe agonie tė mprehtė,
Ku, pėr ndonjė mėkat, mė vun' tė zbras
Kupa plot vrer, nga munda n'fund t'rrėshqas
Me flatra t'reja, por aq tė fuqishme
Sa tė pėrballin ēdo stuhi e tallas,
Dhe n'krahėt e lumturis sė pakufishme
Flak tutje prangat e rutinės sė pėrditshme.

74. Dhe kur me kohė mendimi tė ēlirohet
Nga ēdo lloj degradimi qė e urren, –
Larg epshit mishit, veē nė at rast kur shndrrohet
Krimbi nė flutur, dhe elementi gjen
Njė tjetėr element qė atij i pėlqen,
Dhe balta ėsht vetėm baltė dhe jo zot, –
S'do ma ngrohė syn mė shum ēdo gjė qė vren?
S'do m'dliren mendja e shpirti, qė un gazplot
Nė pavdeksinė e tyre shpesh marr pjes' dhe sot?

75. A nuk bėjn pjesė malet, valėt, qjejt
Nė shpirtin tim, siē bėj un pjes' nė ta?
A s'm'i kan thithur zemrėn, trurin, dejt?
S'do m'ndyhej, nė krahasim me ta, gjithshka?
S'do mė ish mė i leht ēdo hall e vrer, se sa
Tė heq dorė nga kto ndjenja qė i kam shokė,
E t'bėhem flegmatik e i ftoht si ata
Qė asgjė s'i prek, dhe i mbajnė syt pėrtokė,
Pa ndoj mendim tė lartė t'u bėj' drit' nė kokė?

76. Por kjo s'ėsht tema ime; pra kaloj
Nė diē mė tė afėrt, pėr tė par' njė varr –
Dhe kjo ka njerz qė mund t'u interesojė,
Tė shohin Njė qė i gjallė qe tėr zjarr,
Bir i ksaj toke, (qė un si kalimtar
Ajrin e pastėr po ia thith tani,)
I cili pati si dėshir' tė parė
Tė bėhet i famshėm; – kjo qe njė marri,
Se, pėr t'ia mrrijtur, tėr qetsinė e bėri fli.

77. Kėt Rusoi, sofisti i vetmundimit,
Apostulli i mėrzis, ai qė pajisi
Pasionin me magji, dhe i dha mjerimit
Njė gojtari gjithshka-pėrmbytse, e nisi
Jetėn-tortur'; veē dijti dhe e stolisi
Jermin me bukuri, dhe idet kryengritse
I veshi me njė nur prej paradisi,
Me fjalė qė, si rreze djelli shndritse,
Verbojnė syt dhe lott u shkojn rrėke zhuritse.

78. Qe esenc' pasioni dashuria e tij –
Si lis qė e ndez rrufeja; atė e pėrvloi
Dhe e dogji zjarri i etherit: dashuri
Dhe marrje-flakė qen' pėr tė njilloj.
Po objekt tė dashuris s'ka pasė njė zojė
O njė tė vdekur qė del nė ėndėrrime,
Po t'bukurėn ideale, qė e shajtoi
Dhe iu bė jetė, dhe e shpėrndau nė shkrime
Qė, ndonse ngjajn si jerm, jan' plot me drit' sublime.

79. K j o i fali jet' Julis, k j o i pat dhuruar
Asaj krejt ē'ėsht e ėmbėl dhe flakrore;
K j o e bekoi dhe at' puthje tė paharruar
Qė i ēonte ēdo mėngjes me buz' dėshrore,
Qė ajo e shkėmbente, veē, me t'sajn miqsore;
Por ky shkėmbim fisnik i ndezi n'gji
Zjarrin pėrpijės tė dashuris shpirtrore;
Nė ato pshertima ndjeu mė lumturi
Nga ē'ndjen njė shpirt vulgar kur knaqet epshi i tij.

80. Tėr jeta e tij qe luft' me kundėrshtarė
Qė vet i ndillte, dhe me miq qė i zbonte;
Se n'mend tė tij Dyshimi ngriti altar
Ku zgjodhi ē'kish mė tė afėrt ta flijonte,
Qė verbėrisht e urrente dhe e luftonte.
Po ai qe i ēmendur, – psen kush mund ta dijė?
Ka shkaqe qė as mjeksia s'do i diktonte –
Sėmundje a brengė? Veē marria e tijė
Nė at kulm ku arriti ngjante si urtsi dhe dijė.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:35


81. Por qe i frymzuar, dhe prej tija erdhėn,
Si prej Pitis nga shpella e fsheht qėmoti,
Ata orakuj qė mbi botė derdhėn
Zjarrin qė dogji mbretėritė e i shojti:
S'e bėri ai me Francėn, vall, qė vojti
E krrusur shekuj rresht, pa shpresė, e mjerė,
Nėn zgjedhėn tiranike, gjersa e zgjojti
Zėri i kėtij dhe i shokėve tė tjerė,
Dhe u ngrit me inat, at duf tė mbledhur lėmsh ta nxjerrė?

82. Kshtu Franca u bė njė monument i tmerrshėm!
Varri i besimeve dhe ideve tė kota,
Tė vjetra sa vet Koha: turpit tė hershėm
Ia ēorri velin qė ta shohė bota.
Por bashkė me t'keqen rrzoi dhe t'mirėn shqota,
Dhe me gėrmadhat, gjith sa psuan trendjen
Ringrejn mbi po ato themeli tė ndohta
Frone dhe burgje, e e kthejn siē ishte gjendjen;
Se ambiciozėt veē pėr vehte e vrasin mendjen.

83. Por kjo s'durohet, dhe nuk do durojė;
Bota ndjeu forc'n e vetė, dhe ia ndjenė!
Ajo ka pasė mundsi mė mir' ta ushtrojė,
Por nga fuqia e re njerzia u dehnė,
Dhe u turrėn ndaj sho-shojt e u vranė e u prenė
Pa pikėn e mėshirės. Meqė u rritėn
Nė errsirėn e bimsės sė robris, nuk qenė
Shqiponja, ata, tė ushqyera me dritėn;
Ėsht, pra, ēudi qė nė dallim tė pres lajthitėn?

84. Ēfar plagė e thellė u mbyll pa lėnė dregė?
Zemra e gjakosur dhe kur tė shėrohet
Vė cipė porse prap vazhdon tė djegė;
Ai qė lufton plot shpresė dhe dėrrmohet
Rri heshtur nė mėrzi por nuk nėnshtrohet;
E shtyp marazin gjersa t'vijė mundsia
Tė marrė hak; askush mos tė dėshprohet:
Erdhi, vjen prap, dhe prap do vijė fuqia
Qė fal ose ndėshkon, – veē duhet pjekuria.

85. Leman i kthiell, i qet! liqeni jot,
Krejt ndryshe botės sė egėr ku m'shkoi jeta,
Mė nxit t'u hiqem ujrave llum-plot
Tė Dheut, pėr rrjedha mė tė pastra e t'qeta.
Kto vela t'bardha ngjajn si flatra tė ndehta
Qė m'ngrejn mbi ankthet; dikur deti ushtonjės
Mė joshte fort, po kto pėshprima t'lehta
Tė tua tingllojn si zėri i but qortonjės
I Motrės, qė e tepronja me dėfrime harbonjės.

86. Ra heshtja e natės, dhe mes bregut tend
Dhe maleve nden muzgu i butė krahtė,
Ku, nė pėrzjerje tė ėmbėl, ndan ēdo send,
Veē Jurės sė errt qė nė at lartsi t'pamatė
Rri zymtė e prerė thikė; ktej, pėrgjatė
Bregut tė qet, njė flad vjen i ngarkuar
Me aroma lulesh, – pezull njė lopatė
Digjohet qė nga larg duke pikuar,
Dhe bulkthi uron "natėn e mir'" duke kėnduar: –

87. Ky ėsht qefliu i mbrėmjes, qė ngahera
Kėndon mė nge tėr shend, si pun' fėmie; –
Tek-tuk ndoj zog cicron pėr pak ndėr ferra,
Pastaj qetsi. Mė ngjan se n'kodrė u ndie
Njė si pshertim', po ėsht pjellė fantazie,
Ėsht vesa e yjve qė kullon mbi dhe
Tė qarėt e tyre nė lot dashurie,
Gjersa, tė zgajtur, shuhen krejt, dhe i fsheh
Natyra n'gji tė saj, t'u mbryjė fuqi tė re.

88. O yj, ju poezia e Qiellit vet!
Na falni qė te libri i juaj i ndritur
Mundohemi tė gjejmė ē'fat na pret,
Dhe kshtu, nga etja e madhe pėr t'u ngritur,
Kėrkojm fisni me ju, pa logaritur
Qė vdekshmėrisė son' s'i bie kjo nyjė:
Kaq dashuri e respekt tek ne ka arritur
Misteri e bukuria juaj tė mbyje,
Sa fati, fama, forca, jeta, quhen yj.

89. Mbarė Gjithėsia pushon – por jo nė gjumė;
Rri heshtur, si ne kur mendohemi thell;
Mban frymėn, porsi ne kur ndjejmė shumė: –
Mbarė Gjithėsia pushon. Nga yjt nė qjell
E gjer te mali e te liqeni i kthjell,
Njė jetė e gjallė e lith gjithshka anembanė,
Ku s'ngel njė qenie, o rreze drite, o gjeth,
Pa marrė pjesė, dhe pa ndjerė pranė
Atė qė e kan' Krijues, dhe i mbron kudo ku janė.

90. At'her na kap njė ndjenjė e fort', pa fund,
Qė i shkul vetmisė son' ēdo gjėmb mėrzitės;
Njė e vėrtet', qė qenien krejt na e shkund
Dhe na e pastron: kjo gjė ėsht njė ton mahnitės,
Shpirt dhe burim muzike, paraqitės
I Harmonis sė amshuar, tek derth magjinė,
Si brezi legjendar i Afėrditės,
Qė e lith ēdo send nė botė me bukurinė,
Dhe ankthit Vdekjes ia shkallmon tė gjith fuqinė.

91. S'i bėnin kot altar', Persianėt e lashtė,
Majat e larta e thepat prerė thikė
Tė maleve, dhe kshtu e kėrkonin jashtė,
Ndėr tempuj mė t'pėrshtatshėm, mė fisnikė,
Perndin' qė sot kopetė me besnikė
E lusin n'vatha t'zėna krejt me mur.
Krahaso-i kta tempuj, Grekė ose Gotthikė,
me mrekujt ku Natyra derdhi aq nur,
Dhe mos u lut i mbyllur nė kafaz me pluhr.

92. Qjelli ndryshoi! – dhe ēfar ndryshim! O natė,
Dhe ju, stuhi dhe errsir', sa t'forta jini!
Dhe t'bukra, veē, nė at' forcė, si te gratė
Shkėlqimi i syrit zi! – Larg, po shkreptini
Prej maje nė majė, ndėr shkėmbej, dhe shtini
Me zjarr tė rreptė, ju o rrufe1 jan' ēmendur
Tani dhe malet, qė ndėr ta oshtini;
Ja, Jura u kthen, mes mjergullės sė dendur,
Pėrgjigjen Alpeve, qė e thirrėn duke u kėndur!

93. Dhe kjo ndoth natėn: – O e lavdishmja natė!
Ti s'paske qėn' pėr gjumė! pra dhe vetė
Po tė shoqroj, o e krisur, nė gallatė,
Tė shkrihem me shtrėngatėn nėpėr retė!
Si fosforit liqeni nga rrufetė!
Dhe shiu i dendur zbraz pėrdhe rrebeshin!
Tash prap po nxin, – dhe tash vettin pėrpjetė
Nga shendi i math i maleve qė qeshin
Si n'gaz qė u lindi njė tėrmet i ri, qė e deshin.

94. Aty ku Roni i shpejt ēan rrugėn e tia
Mes shpatesh qė ngjajn si dashnor' tė ndarė
Me inat, por zemėrthyer nga dashuria,
Dhe s'piqen dot mė, thell nė rrėz' pėrēarė,
Ndonse nė shpirtrat, keq mes tyre vrarė,
Nga dashuria u erdhi ajo mėri
Qė u thau rinin', qė shkoi pėr t'mos u parė –
Dhe vet u shojt, po u la njė pleqėri
Me vjet gjith dimre, e gjithmon nė hasmėri: –

95. Pra atje ku Roni i shkath ēau rrugėn e vetė,
Shpėrtheu mė e fuqishėmja shtrėngatė:
Se aty s'ėsht njė, por shum, qė i lshojn rrufetė,
Tek gjuajnė njėra-tjetrėn nėpėr natė.
Nė at ferr flakrues rrufeja mė dorėgjatė
pėlcet, si pėr hakmarrje, m'u mbi at shteg
Qė ndau pėrjetė dy dashnorėt e ngratė,
Dhe me furi tė zjarrtė, e ndar' deg'-deg',
Nė tėrė atė zonė ē'gjen pėrpara i bie e djeg.

96. Ju, qiell, male, lum, liqen e erė,
Ju, natė, re, shkreptima dhe rrufe,
Tok me ktė shpirt tė gatshėm pėr t'ju ndjerė –
Ja simfonia qė s'mė lė tė fle:
Krisma e gjėmime tek shkojn tutjé
Ngjan ēfryrje e asaj qė n'shpirt po m'zien prorė;
Po ku, o shtrėngata, ngani ashtu pa fre?
A silli kot, si tonat nė krahror,
Apo, si shqipja, e gjeni n'fund ndoj cak epror?

97. Ta nxirrnja dot nga zemra e ta shtjellonja
Atė ē'kam brenda meje, – t'u epnja dot
Mendimeve njė shprehje, e tė zbulonja
Shpirt, zemr' e ide, pasione t'fort e tė dobt,
Krejt ēfar kėrkova e ē'po kėrkoj dhe sot,
Dhe ē'di, e ē'ndjej, e ē'vuaj, me njė fjalė,
Dhe t'ish kjo fjal' vettimė – e shpallnja n'botė;
Por, kshtu siē ėsht, mi la mendimet palė,
Tė rrijn si shpata qė nga milli kurr s'ka dalė.

98. Agimi u zgjua pėrsėri tėr vesė,
Me frym' tė aromtė e faqe tė lulzuar,
Dhe tall i qeshur ret qė i zbon prej kresė,
Plot gjallėri mbi dhe duke ndriēuar,
A thua aty s'ka varre. Jeta, e zgjuar,
Vijon marshimin; pra dhe un buz' teje
Vazhdoj e gjej ushqim, Leman i uruar,
Pėr meditim; – shum gjera shoh rreth meje,
Qė, po tė dish t'i ēmosh, tė japin ėndje e prehje.

99. Klarens! vendlindje e Dashuris sė thellė!
Ajri yt ėsht fryma e re e mendimit zjarrtė;
Pemėt vet Dashuria t'i ka mbjellė, –
E bardh' si bora mbi akullnajėn e lartė,
Qė ai diell perndues ia vesh bardhsinė e qartė
Ngjyr' trandafil: shkėmbejt e tu shėmbllejnė
Me Dashurin', dhe e mbrojn qė mos ta ēartė
Rrėmuja e jetės me dredhit, qė e ushqejnė
Shpirtin me shpresa e lajka dhe nė fund e rrejnė.

100. Klarens! t'i shkelėn shtigjet kėmb't hyjnore
Tė Dashuris qė s'vdes, dhe zu njė fron
Qė shkall' ka malet, dhe perndi eprore
Njė jetė e drit' pėrshkuese, qė flakron
Jo vetėm mbi kto maja, e as ndriēon
Veē pyje e shpella; ajo me sy e me frymė
E ngroh ēdo lule rrotull dhe e gjallron;
Dhe nė at' butsi fsheh aq fuqi e rrymė,
Sa ua kalon nė hov rrebesheve mė tė zymėt.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:35


101. Kėtu ēdo gjė ėsht e Saj, qė nga borigat
Qė i bėjnė hie lart, te prrenjt qė kndojnė
T'i knaqin vesht, – vreshtat qė u ndrijn verigat
Dhe nėpėr shtigje tė gjelbėr E shoqrojnė,
Gjer nė liqen ku valėt e adhurojnė
Dhe I puthin kėmbėt me ėmbėlsi pshertitse,
Dhe pylli plak i thinjur, por qė e gzojnė
Plot gjeth tė njom, rri me fytyr' mikpritse
Ndaj Dashuris, t'i ofrojė vetminė e tij gumzhitse –

102. Vetmin' gumzhitse, ku plot zoq e bletė,
Dhe qenie tjera tė bukra e ngjyra-plotė
E urojn me zė mė t'ngroht se fjala vetė,
Dhe ndejn me hare t'pafajme krahėt nė botė,
Pa frikė e tėr gjallri: pėrrenjt e ftohtė,
Ujvarat qė shkumzojn, rrėnqethja e ndijshme
E degve, gonxhja e fryr' qė fill ta thotė
Ē'ėsht bukuria, – gjith kto shprehje tė hijshme
Tė Dashuris jan' shkrir' nė njė tablo t'fuqishme.

103. Kush nuk ka dashur kurr, kėtu mėson,
Dhe zemra i ēohet peshė; ai qė e njeh
Atė mister, mė shumė dashuron;
Se ktu ėsht streha e Dashuris, ku u fsheh,
Dėbuar nga zemra e njerzve, qė i ran' pre
Grindjet e kota, e smiret e inatet;
Se Dashuria s'rri nė vend, s'ka fre,
Bekimi i saj, o shuhet krejt o zgjatet
Aq sa me dritat e pavdekshme mund tė matet!

104. S'i zgjodhi kėta vise kot Ruso-i,
Qė i mbushi me ndjesi; po i njohu nga shija
Si truallin qė pasioni e destinoi
Pėr shpirtra t'pastėr; lindi a t y mundsia
Qė i zgjidhi brezin Psykhės Dashuria
Dhe e zbukuroi dhe mė. Ky vend dallon –
Njė mrekulli mahnitse, ku ėmbėlsia
Ka hyrė nė ēdo send qė sheh e digjon;
Ktu Roni hapi shtrat, ktu Alpet ngritėn fron.

105. Lozanė dhe Fernej, tek ju banuan
Emra nga muart emėr dhe ju vetė;
Njerės qė me rrezik tė math kaluan
Shtegun drejt famės qė duron pėrjetė, –
mendje vigane qė guxuan nė jetė,
Porsi Titan't, tė shprehin tė tilla ide,
Qė Qielli do lėshonte posht rrufetė,
Po t'i denjonte ata qė rrojn mbi dhe
Mė shumė se me njė tė buzqeshur, tė kish nge.

106. Njeri qe zjarr lėvizės, si njė fmi
Shum tekanjoz qė fill sa qesh zė qan;
Njė mendje e urt' dhe e krisur, njė zheni,
Poet, dhe filosof, dhe historian.
Ai shumfishoi vetvehten aq sa ngjan
Proté talentesh; por mė fort dallon
Nė satirikė, ku si era ēan
Dhe ē'gjen tė kalbur para tij e rrėzon, –
Tashti pėrmbys njė trunk, tashti lėkund njė fron.

107. Tjetri, thellues dhe i matur nė mendime,
E mblodhi diturinė vjet pėr vjet,
I zhytur nė studime e meditime,
Ku farkėtoi njė shtizė majė-mpreht,
Dhe ēpoi njė fe solemne e plot pushtet
Me njė ironi solemne qė tė therr:
Kjo i tėrboi dhe i trembi armiqtė e vet,
Qė i dhanė fill mallkimin pėr njė ferr,
Me gojtari qė ēdo dyshim ta zhduk menjher.

108. Por paqja u qoft' mbi varr, sepse ndėshkimin,
Nė e patėn hak, e vojtėn; nuk na bie
T'ua ndajm ne gjyqin, aq mė pak dėnimin;
Ora do vijė kur para asaj drejtsie
Tė msojm dhe ne ē'na pret, – kur, shtrir' nė atė hie
Ku, dihet mirė, trupi yn mbaron,
Tė rrijm, me shpresė e frikė tok pėrzier,
Gjer nė ringjallje, siē ėsht bindja jonė,
Dhe at'her tė falemi o t'vuajm ē'na takon.

109. Por le t'i lė pun't e njeriut, qė u dhash
Aq shum pas tyre si nėpėr kllapi
Sa u duk se s'kishin fund, e t'kthehem tash
Tė shoh pėrreth ē'ka bėrė Krijuesi i tij.
Ret lart jan' pshtetė mbi Alpe, e sytė e mi
Duhet t'i ēpojn qė t'u shijojė tė parit
Aq sa lejohet nga ajo mrekulli,
Qė i mpin nga hutimi hapat e udhėtarit, –
Ku Dheu me krahė tė nderė kap mbretrinė e Ajrit.

110. O Itali, Itali! tek tė shikoj
Verbohem nga drita e shekujve tė shkuar,
Qėkur heroi Kartagas desh tė shtroi
E gjer te prijsit e dietarėt e shquar
Qė me lavdi historinė ta kan' mbuluar;
Sot varr perandorish, dikur, veē, fron!
Kroi, ku me gulē rend mendja pėr tė shuar
Etjen e dijės, dhe e ngop, vazhdon buron
Nga kodra Imperiale e Romės, si gjithmon.

111. Temėn, ku u zgjata shum dhe e pata lėnė,
E ngas prap jo me ogur tė mir: – tė ndjejmė
Qė s'jemi mė ashtu si kemi qėnė,
Dhe as jemi ē'duhet tė ishim, dhe ta kthejmė
Zemrėn kundra vetvehtes; dhe ta fshehim
Pas krenaris dėshirėn e qėllimin –
Vrer, dashuri o pasion, o ēfar ushqejmė,
Qė si tiran na torturon mendimin, –
E ka tė rėndė shpirti – nejse, e nxura msimin.

112. Sa pėr kto fjalė qė nė kėngė u thurrėn,
Mė tepėr janė njė dredhi pa sherr, –
Ngjyrat me t'cilat po kopjoj pikturėn
Qė shoh tek breth, dhe kshtu pėr njė cop'her
Tė mbaj me pralla vehten, o dhe tjer.
Nam do rinia, – un s'jam aq i ri,
tė prekem kur mė shajnė o mė bėjn nder,
Si humbės o i shpėrblyer nė lavdi;
Kujtuar o harruar, ndėnja e rri n'vetmi.

113. S'e desha botėn, as ajo mė desh;
S'i bėra lajka frymės saj harbute;
S'e rrudha faqen time t'i buzqesh,
As u pėrkula qė tė ofroj tribute
Idolatrive t'saj, o shijės makute;
Mes turmės, por jo i turmės, s'thirra urrah
Kot pas berihajt; dhe, po tė mos mė ngutte
Pasioni o rasti tė lith pun' me ta,
Shpirti im do t'ish mė i dlir, s'do binte atje ku ra.

114. S'e desha botėn as mė deshi ajo, –
Por le tė ndahemi armiq tė denjė;
Besoj tė ketė, ndonse un s'i njoh,
Fjalė qė s'luajn, shpresa qė s'gėnjejnė,
Dhe shprehje mėshiruese qė s'i ngrejnė
Kurthe dėshtuesit: gjithashtu mė ngjan
Se gjenden njerz qė sinqerisht i brejnė
Brengat e tjerve, – qė, si shfaqen, janė,
Dhe qė mirsi e lumni njė farė mbėshtetje e kanė.

115. O bijė! kjo kėngė nisi me emrin tend –
O bijė1 po me emrin tend le tė mbarojė –
Un nuk tė shoh, nuk tė digjoj, po askend
Mė pran' se mua s'ke; ti je si kroi
Qė malli i vjetve tė mi buztharė ėndrroi:
Ndonse fytyrėn kurr s'ke pėr t'ma parė,
Zėri im vizionet do t't'i shoqėrojė,
Do t'tė hyjė nė zemėr, – kur t'jetė imja tharė, –
Ta kesh kujtim nga yt at, kur vdekja ta ket' marrė.

116. Tė ta ndihmoj zhvillimin, tė ndjej shijėn
E shendit tend lojcak, tė rri e tė shoh
Si do tė rritshe, si do kapnje dijėn
E gjeravet, e mrekulluar me to!
Tė tė mbaj leht mbi gjunjė, e kohė mė kohė
Tė t'puth faqen e njom', si prind qė jam –
Kto, me sa shoh, s'qe fat pėr mua t'i njoh;
Po n'zemėr kto kam patur:- sot, ēfar kam
Nė tė, nuk di, por diē qė ngjan me ato qė thamė.

117. Ndonse ta vunė Urrejtjen si detyrė,
Sa as emrin tim nuk po ta zėnė n'gojė,
Sikur t'ish njė ogur qė ndjell mynxyrė,
E di qė do mė duash, nuk dyshoj;
Dhe varri tė na ndajė, prap njisoj –
E di qė do mė duash; qofshin t'zotė
Tė shtrydhin gjakun tim nga dejt e hoj
Tė trupthit tėnd, – dhe ajo do t'ishte e kotė;
Ti prap do m'donje si mė t'shtrenjtėn gjė nė botė.

118. Fėmijė e dashuris, mes vrerit lindur
Dhe e rritur mes trazirės; kshtu si ti
Lindi dhe yt at nė njė atmosfer' tė grindur.
Kjo klim' vazhdon, po ai zjarr qė ke nė gji
Do jet' mė i but, mė e lartė shpresa. Fli,
Bėfsh gjum tė ėmbėl, bijė, nė djep! Nga deti
Edhe nga malet, ku marr frym' tani,
Tė uroj me aq afsh tė t'ecė mbroth shėndeti,
Sa, tek pshertij, mė ngjan se i erdhe pran' tyt eti!

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:36


KĖNGA E KATĖRT

1. Prej Urės Pshertimave, nė Venetik,
Qė tė heth nga njė pallat nė burg matanė,
Ia vrej shtėpit qė, si nga shkop magjik,
Ngrihen mbi ujė: tė shtrirė shoh anembanė
Hien e njimijė vjetve qė iknė e vanė,
Dhe njė lavdi, nė muzg tė jetės s'vetė,
Buzqesh pėr kohėn qė aq vende nė ēdo anė
I bindshin Luanit tė mermert me fletė,
Dhe n'fron mbi njiqind ishuj Venetiku ish mbret.

2. Sė largu ngjan Sibelė deti, e dalė
E freskėt nga oqeani, me kurorė
Prej pirgjesh, dhe shėndrit mbi valė
Si sundimtar i tyre madhėshtor.
Dhe i tillė qe; – me ē'plaēkė shtinte n'dorė
Pajiste t'bijat, Lindja e pashterruar
I derthte n'prehr si shi thesarė prallorė:
Vishej nė purpur, dhe monarkt e ftuar
Nė festat qė ai bėnte ndjeheshin tė nderuar.

3. Tasso s'digjohet mė nė Venetik,
Dhe gondolieri tek vozit s'kėndon;
Thėrrmuar bien nė ujė pallate antik,
Dhe veshi tash muzikė rrallė digjon;
Iku ajo kohė, por Bukuria qėndron;
Bien shtete e arte, por Natyra s'vdes, –
Sa i dashur qe ky Venetik gjer von!
Shendi i Italis, argtim gjer nė mėngjes,
Gallata e Botės, Karnavali – kulm i hares!

4. Ne na shajton, veē, njė magji mė e mprehtė
Se emri i tij historik dhe ai varg me heroj,
Kujt hiet vrejn me vrer qytetn' e vetė
Pa dogė e pa pushtet, lavdin' qė shkoi:
I joni ėsht njė trofé qė do qėndrojė
Me Rialton tok; Shajllok e Otello e Pjerr
S'ka forcė tė na i fshijė o t'na i shkatrojė –
Gur't e qemerit tė urės! – Dhe po u shterr
Krejt jeta ktu, me ata ne e ndjejm tė gjall pėrher.

5. Pjellat e mendjes s'jan' prej balte ngritur,
Por, tė pavdekshme n'thelb, ato krijojnė
tek ne, e shumzojn njė rreze mė tė ndritur,
Gjallesė mė tė dashur. Ē'na e mohojnė
Fati e Prapsit, qė jetėn na e robrojnė
Me pranga mishi, na e plotsojnė ato:
Zbojn ēfarė urrejmė e na e zėvendėsojnė
Duke i vaditur zemrės son' qė u ftoh
Lulet e thara, e i ēojn shkretis freski kudo.

6. Kjo ėsht streh' e rinis, kjo dhe e pleqris, pėr ne;
Aty gjejm shpresė, e mbrohemi nga zbrazsia;
Shum faqe u mbushėn me kto ndjenja e ide,
Ndofta dhe kjo, ku rendin radhėt e mia.
Por ka nė jetė gjera, kujt fuqia
Ia shkon imagjinatės son', dhe eprore
Nė bukuri nga ē'piell dot fantazia,
Dhe nga shėndritjet e ēuditshme yjore
Qė Muza di e shpėrndan nė hapsirėn krijimore.

7. Pashė e ėndrrova asosh, – po i lėm, s'duhen gjė, –
M'erdhėn si tė vėrteta, e van' si ėndrrime;
Qenė ēfar qenė – ėndrra jan' tashmė.
Tė donja gjenja tjera; mendja ime
Ka plot figura tė ngjashme dhe shtjellime
Si ata qė lypnja, e qė tek-tuk dhe i gjeta:
Po i lėm dhe kto, se Arsya kta flutrime
Mi quan tė kotė dhe kllapi kokėshkreta, –
Zėra tė tjerė e pamje tjera m'vijn nga jeta.

8. Mėsova gjuhė tė tjera, e nė sy tė huaj
Nuk jam i huaj mė – s'mė ngjall ēudi
Asnjė ndryshim, ndonse nga e imja un s'luaj;
Dhe nuk ėsht zor tė bėsh, o t'gjesh gatķ
Njė atdhe, daē me – daē, po, dhe pa njerzi:
E kam njė atdhe, ku njerzit jan' krenarė,
Dhe jo pa shkak; dhe nė jetoj tani
Prej ishullit tė lirė e tė urtė i ndarė,
Duke kėrkuar shtėpi larg brigjeve amtarė,

9. Mendoj se e desha fort; dhe nė mė mbettė
Hiri nė dhe tė huaj, prap nė Albionė
Do vejė im shpirt – nė mundemi ne vetė
T'ia zgjedhim sanktuarin shpirtit tonė.
Shpresoj tė mė kujtojn pėr mir mė vonė
Nė gjuhėn e vendit tim: po pėrfundoi
Njė ėndėrr kjo aspiratė e s'gjen jehonė –
Po m'shkoi dhe fama ashtu si fati m'shkoi,
Qė shpejt u rrit e u dogj, dhe Harresa ma ndaloi

10. Emrin tė hyjė nė at tempull ku nderojnė
Kombet tė vdekurit e tyre – ani,
Kokė mė tė larta laret le t'rrethojnė!
Dhe u shkroftė kjo nė varrin tim pėrmbi,
"Sparta ka mė tė zot se ky plot bij."
Ndėrkaq s'lyp simpati pėr ē'mė ka ngjarė;
Ferrat qė korra jan' nga druri i ri
Qė mbolla vet – mė ēorrėn – n'gjak jam larė:
Duhej ta dinja ē'frut do jepte e tillė farė.

11. Adria e ve vajton tė zo'n mė zi,
Dhe s'bėn mė pėr ēdo vjet rit martesor;
Pandrequr Bucentauri i vdirur rri,
Veshje e vejris qė ajo mė s'e pėrdor!
Shėn Marku ende po e sheh luanė e gjorė,
Ku qe ėsht prap, po s'tremb kėrrkend si herėt,
Nė at Shesh krenar ku u prul njė Perandor,
Dhe e kishin smir monarkėt dhe gjith tjerėt
Kur Venetiku ish mbret me pasuri t'pashterrėt.

12. Suabi u pėrkul, mbretron tash Austriaku –
Ku u prunj njė Perandor, sundon njė tjetėr;
Mbretritė u bėn' krahina, iu vu laku
Qyteteve qė dikur mbanin skeptėr;
Nga kulmi i forcės ranė kombe e mbretėr,
Dhe u rrokullisėn si ortek me borė,
Duke pėrmbysur tėr lavdinė e vjetėr; –
Ah, i verbri Dandolo, ku je veē njė orė,
O prijės tetdhjetvjeēar q'hodhe Bizantin n'dorė!

13. Para Shėn Markut ndrijn tė bronxtit kuaj,
Pajisjet u shkėlqejn nė diell praruar;
S'dolli i vėrtet kėrcnimi i Dorias? – thuaj! –
A s ' u f r e n u a n ? – Venetiku i shtruar,
Me gjith liri trembėdhjet shekujsh shuar,
Dergjet si leshterik nė at det ku mbiu!
Mė mir' nėn valė thell tė rrijė mbuluar,
Tė mos ia shohė turpin sy njeriu,
Se sa nėn zgjedhė armike me zinxhira ariu.

14. I ri qe plot lavdi, nė Tyrė e re;
Vet nofka prej fitorevet i mbet,
"Mbjellsi i Luanit", qė pat vėn' nėn fre
Me gjak e zjarr e hekur tokė e det;
Sundues i tjerve, por i lirė vet,
Mburojė e Europės kundėr Otomanit; –
Dėshmo, o Kandi, rivale e Trojės nė Kretė,
Ju val' qė patė luftėn e Lepantit! –
Emra qė s'fiki dot prej kohės as prej Tiranit.

15. Si buste t'thyer qelqi, vargu i gjat
I Dogėve tė vdekur jan' bėr' pluhr;
Por zyra e tyre, i ndrituri pallat,
Tregon nė ē'luks kan' pasė jetuar dikur;
Skeptri dhe shpata, zėnė ndryshk qėkur,
Iu dhan' tė huajt: zbrazėsi' e portikut,
Rrugicat plot fytyra armiqsh, sikur
E shtojn robrinė e frikėn e kamzhikut,
Dhe i hedhin re tė zymta pamjes Venetikut.

16. Kur humbi Athina luftėn n'Sirakuzė,
Dhe iu zun' rob nga armiku mijra ushtarė,
Si ndihmė u erdhi Muza Attike n'buzė,
Veē zėri i saj u dolli shpėrblimtar:
Aq u mallngjye prijsi fitimtar
Kur ndjeu at hymn tragjik qė ata kėndonin,
Sa i ran' nga dora frenat – qerrja u zvarr –
Dhe u ul e u preu me shpat' litar't, tė shkonin,
Dhe u tha qė bardin pėr lirin' tė falnderonin.

17. Kshtu, Venetik, dhe ty – nėmos tė daltė
Zot njė mė i fort – dhe po ta harruan lavdinė,
Kujtimi i ndritur qė t'la Bardi i naltė,
Dashnia pėr Tasson, ta kish kthyer lirinė
Prej tiranis; ky ėsht turp pėr gjith njerzinė, –
Mė shum pėr ty, Alblon: nė Oqean mbretreshė,
Oqeanit s'duhej t'ia braktisje fminė;
Ra Venetiku, po dhe ti mund t'bjesh
Si ai, sado e mbrojtur rreth me ujė tė jesh.

18. E desha qysh i vogėl; qe qyteti
I zemrės sime, i mbushur me magji,
Qė ngrihej si kollona uji nga deti, –
Njė strehė e kėndshme, treg plot pasuri:
Ma patėn ngulė nė tru pikturėn e tij
Otuej, Radkliffi, Shilleri e Shekspiri;
Dhe, ndonse e gjeta nė mjerim tani,
Ma ndjen kshtu ndofta dhe mė tė afėrt gjiri
Se kur qe mburrja e Kohės dhe i Botės panairi.

19. Un mund ta rishtjelloj nga e kaluara –
Dhe e tashmja ka pėr syrin dhe mendimin
Mjaft gjera tė shpresuara e tė kėrkuara
Prej meje duke shtrydhur meditimin;
Dhe shum nga ēastet qė i dhuruan gėzimin
Gjat jetės qenies sime, e kanė marrė
Nga ti, o i bukur Venetik, shkėlqimin:
Jan' ca ndjesi qė as Koha as shpirti i vrarė
Nuk mund t'i mpijn, ndryshe tė miat do tė ishin tharė.

20. Bredhi nga vet natyra e tij zhvillohet
Lart, mbi shkėmbej tė ēveshur, ku i veēuar,
Mbir' nė vend shterp, s'ka pikė dheu tė mbrohet
Nga dufe Alpin ciklonesh tė tėrbuar;
Megjithatė heth shtat dhe, pa i peshuar
Shtrėngatat qė fėrshllejn, arrin tė ngjitet
Aq lart sa bėhet shok i merituar
I maleve ku lindi dhe, me vitet,
U kthye nė lis gjigant; – dhe shpirti kshtu mund t'rritet.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:36


21. Durohet jeta, ani se vojtja hedh
Rrėnjėn e hidhur thell nė shpirtrat tanė
Dhe i mbush dėshprim: e stėrngarkuar bredh
Deveja, pa bėr' zė, shkretis pa anė,
Dhe ujku vdes pa u ndjerė, – kot s'u dhanė
Tė tilla shėmblla; kur durojn prapsitė,
Pa u bėrė bisht, kto qenie qė – ēfar janė! –
Ne, mė fisnik' nga lindja e cilsitė,
Mund ta durojm mė leht kėt jet', – s'mban shum, njė ditė.

22. Vojtjet shkatrojnė vojtsin, o shkatrohen
Nga vojtsi vet; por, nė ēdo rast, mbarojnė:
Disa, ēfardo t'u ndodhė, nuk dėshprohen,
Kthehen ku u nisėn dhe ia rifillojnė,
Qė prapė atė qė humbėn ta fitojnė;
Ca mplaken herėt, krrusen, dhe i merr lumi
Me gjith bastun ku u mshtetėn; ca kėrkojnė
Kuvend, mund, luftė, krim, – si t'jetė brumi
Shpirtror qė e nxit njeriun tė ngjitet lart o tė humbi.

23. Por ndonjė plagė hidhrimesh tė kaluar
Si thumb akrepi e ndjejm shpesh tė na therrė,
Dhe fshehtas na pėrtrin njė helm tė harruar;
Njė gjė e vockėl na e ngacmon dhe njė herė
Dhembjen qė zemra vuan qė ta nxjerrė
E ta pėrplasė tej: njė zė mjafton –
Njė melodi, njė mbrėmje nė pranverė,
Njė lule, fladi, – deti, – na lėndon,
Kur prek at tel korrenti ku u lith jeta jonė;

24. Dhe si e pse s'e dijm – s'mund ta gjurmojmė
Nė mendje ren' qė e lshoi kėtė rrufe;
I ndjejm veē trendjen, dhe s'mund tė qėrojmė
Hirin dhe shkrumin qė kjo lė tek ne,
Kur nėpėr tym papritmas vėmė re
Hie tė njohurish qė vijn papra,
Dhe s'i largojmė dot me be e pėrbe, –
Tė dashur, ndarė me kohė o vdekur – ja!
Sa shumė janė! e prap sa pak! sa ka si kta!

25. Breth shpirti im; e thrras tė meditojė
Nėpėr rrėnoja, njė rrėnoj' dhe ai vet;
Mbretri e madhshti tė rėna tė gjurmojė
Mbi tokėn qė i s h mė e forta si pushtet,
Qė ė s h t mė e hijshmja, e qė gjithmon do jet'
Kryevepra qė Natyra ka skalitur,
Dhe ku, tė shkrira, ajo na paraqet
Trimrin; Lirinė e Bukurinė e ndritur –
Ky ėsht dheu qė sundimtar't mbi tokė e det pat rritur,

26. Burrat e Romės! – shtet me shtetas mbretėr!
Sot, si gjithmon, o e bukura Itali,
Je kopshti i Botės, vatra e re dhe e vjetėr
Q'arti e Natyra i falėn ēdo stoli;
Se je e rrėnuar, prap, kush ėsht si ti?
Ty tė kan' hie dhe ferrat; djerri jot
Mė i pasur ėsht se gjetkė ēdo kopshti;
Rėnien ta ndrit lavdia, dhe, hirplot,
Tė bie gėrmadhave njė nur qė s'hiqet dot.

27. Pa rėnė nata, ka dalė hėna, e ndan
Hapsirėn dysh me diellin nė mbarim;
Njė det lavdie – malet blu Friulan!
Qielli s'ka re, po, i ndezur nė Perndim,
Ka shkrir' tėr ngjyrat nė njė Ylber sublim,
Ku Dita Amshimin e kaluar takon;
Ndėrsa, nė an' tjetėr, ajrit nė kaltrim
Krifja e sė ėmblės Dianė, tek noton,
Si njė ishull ku jetojn tė lumturit vegon!

28. Vetėm njė yll ka pranė, e tok me tė
Mbretron mbi gjysmėn e hapsirės sė hijshme;
Por dallga e flaktė e diellit ndrit dhe mė
Mbi malet e Retis njė majė t'madhrishme,
Thua Dita e Nata grinden tė lakmishme
Kush tė sundojė, gjersa Natyra qetė
Vė rregullat e saj: ngjyra t'larmishme
I shtohen Brentės blu tek rrjeth tatpjetė;
Deri dhe ngjyra e trandafilit kuq me fletė,

29. E pasqyruar nga qielli i ndezur lart,
Skuq ujrat posht; tėr kėto ngjyra shihen –
Nga e zbehta e yllit te qiellorja e zjarrtė –
Nė njė larmi magjike tek pėrzihen.
Tani ndryshojn: si njė mantel shohmė hien
t'ia fshehė malsis konturet; dita u shterr,
Vdes si delfini qė me rradhė i bien
Afet nė ēdo gulēim qė mezi e nxjerr –
I fundmi af mė i bukri – e ja! mbaroi – u err.

30. Njė varr ėsht nė Arkua; – pezull nė ajr pushojnė,
Nė sarkofag mbi shtyllė tė mbėshtetur,
Dashnorit Laurės eshtrat: ata afrojnė
Shtegtarė plot tė atij gjeniu tė tretur,
Kujt kėnga e trishtuar zemrėn u ka gjetur.
Ai bard u ngrit tė ngrejė njė gjuhė, e t'shembė
Zgjedhėn barbare Atdheut nė qafė mbetur;
Me lot duke e vaditur atė pemė
Qė quhet si dhe ajo qė desh, ai mori emėr.

31. Ia ruajn hirin nė Arkua, nė atė fshat
Malor ku ditt e fundit la t'i shkojnė
Derisa vdiq; dhe e kanė pėr luvdatė –
Luvdat' me vend, dhe u lumtė – t'u tregojnė
Tė huajve kalimtar' qė vijn t'ia shohin
Shtėpinė e varrin; qė tė dyja goditur
Dhe veneruar thjesht, sa tė frymzojnė
Njė ndjenjė mė pėrshtat poezis sė ndritur
Tė tij, se sa njė piramidė t'i qe ngritur.

32. Dhe n'pamje fshati i qet ku ai banoi
Ngjan si i krijuar pėr ata tė mjerėt
Qė, duke ndjerė se fundi i tyre afroi,
Pėr t'u strehuar nga dėshprimi i errėt,
Kėrkojnė hien e njė kodre t'blerėt,
Nga shohin larg qytete plot gjallri,
Por qė mė kot u tunden prap si herėt,
Se s'i tėrheqin mė; pėr sa tani
Njė rreze dielli ėsht mjaft si festė e kėnaqsi,

33. Se u vė pėrpara male, lule, e gjeth,
Dhe vezullon ku gurgullojn rrėketė;
Dhe aty, tė dlira, porsi ujt qė rrjeth,
Orėt kalojn plot shijė e ėndje tė qetė,
Qė ngjan plogshti, po e ka moralin e vetė:
Nėse, se si tė rrojm, na e mson shoqria,
Vetmia na mson se si tė vdesim; vetėm,
S'ke punė me lakenj, s'tė duhet kotsia,
S'ke me kė merresh e lufton – veē ti e Perndia:

34. O, ndoshta, hyjn demonėt nė atė mes,
Qė dobėsojn mendimet mė tė mirė,
Dhe e zgjedhin pren ndėr shpirtėrat fatzes,
Tė ndrojtur prej sė vogli dhe tė mpirė,
Qė u pėlqen tė rrijnė nė errėsirė,
Duke e ndjer' vehten tė sajuar pėr vrer,
Dhe rrojn me at ankth qė u qepet pa mėshirė,
Ku djelli ėsht gjak, dheu – varr, dhe varri – ferr,
Dhe ferri vet-i mshtjellur me mė t'zymtin terr.

35. Ferrara! rrugė-gjerė e me bar shtruar,
Kujt simetria s'i pėlqen vetmis,
Ngjan sikur njė mallkim e ka rėnduar
Fronin e princve, dhe tė vjetrin fis
Tė Estes, qė pr' aq kohė i pate prijs,
Dhe qenė mbrojtės o tiran' mizorė –
Pas hėnės tė ēdo gjeli majė fuqis –
Tė njerzve qė u nderuan me atė kurorė
Qė vetėm Dantja e kishte mbajtur gjer nė atė orė.

36. Dhe Tasso ėsht lavdi dhe turp pėr ta:
Digjo-ia kėngėn, pra shiko-i qelinė!
Sa shtrenjt e bleu Torkuati famėn, ja!
Se ku Alfonsi e shtiu poet-fatzinė.
Despoti i ndyr s'e zbuti dot mėrinė
E shpirtit tij tė fyer, gjersa e ēoi
Nė at ferr sė gjalli – e mbylli nė ēmendinė!
Lavdi pa fund mbi at emėr do qėndrojė,
Dhe me luvdata e lot ēdo kohė do ta kujtojė;

37. Kurse emri yt nė harresė krejt do kridhej –
Nė stjollin e lėngtyrave ku u zhyt
Fisi yt fodull dhe humbi – po t'mos lidhej
Me vojtjet qė atij burri i panė syt,
Dhe qė kujtimi i tyre ne na shtyt
Tė tė pėrmendim me pėrēmim e urreje.
Alfons! sa i ēveshur del dukllėku yt!
T'ishe i njė rangu tjetėr, nuk do vleje
As sklav tė t'kish ai qė derdhi aq lot prej teje: –

38. T i ! i lindur tė hash, tė urrehesh, e tė vdeē,
Si ngordhin shtazėt – tharkun dhe koritėn
Mė luks e mė tė gjerė i pate, veē;
A i ! me atė lavdi nė ball, qė e rritėn
Shekujt dhe mė, dhe rrzoi tė gjith sa u ngritėn
T'i hedhin baltė, Akademin' Kruskane,
Dhe Bualon, qė i pati smir meritėn
Se i ulte lirėn vendit tij – qemane
Me zė tė ēierr e me monotoni kambane.

39. Paqe mbi hien e Tassos! qė iu vunė
Sė gjalli dhe sė vdekuri ta qėllojnė
Shigjetat-helm tė s'Keqes, po s'e zunė.
O fitimtar, tė rinjt s'mund t'ta kalojnė!
Ēdo vit miliona njerėz vijnė e shkojnė;
Sa breza, veē, i duhet Kohės tė siell,
Qė, nga ato turma qė do na pasojnė,
Njė mendje si kjo jotja ajo tė piell?
T'ua mblethsh tė gjithve rrezet, prap s'bėjn dot njė diell.

40. I math dhe ti, si ata dy paraprijs,
Patriott e tu, qė ndritnė at shteg qė more,
Poett e Ferrit e tė Kalorsis:
Prindi Toskan i Komedis Hyjnore;
Pas tij, por jo mė posht, njė pen' mjeshtrore,
Skotti jugor, krijues i njė gjinie
Tė re, ku thurri kėng't e tia eprore,
Si Ariostoja Verior, me shije magjie,
Pėr dashuri, pėr luftė, e bėma kalorsie.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:37


41. Nė bust tė Ariostos ra rrśfé dhe i hoqi
Tė hekurtėn kurorė me gjeth lari;
Dhe s'bėri keq si element nė e dogji,
Sepse Lavdia kurorat pėr sė mbari
I thurr prej pemės qė s'e djeg dot zjarri,
Dhe qe shėmti pėr tė ky imitacion;
Pa nė i shkoft' mendja keq ndoj besimtari,
Ta dijė qė ē'prek rrufeja e shėnjtėron,
Prandaj mbi ball tė tij lavdi e dyfisht' qėndron.

42. Ah, Itali, Itali! qė kjo dhunti
E bukuris tu bė stoli varrimi,
Dhe t'solli hidhrime t'rrept, tė vjetrė e tė rij,
Nga ngjarje e luftra qė me zjarr shkatrimi
Tė vunė ballit tė hijshėm vul' turprimi.
T'ishe mė pak e bukur, por mė e fortė,
Aq sa tė mbroheshe dot prej ēdo sulmimi,
Do tė ta kishin frikėn agresor't,
Qė vijn tė t'mbytin n'gjak e lot, nė turp e mort;

43. Do t'ishe at'her mė e drashtur; vatrėn tende,
Mė pak lakmuar, do ta kishe tė qetė;
S'do shihje mė hordhi nga lloj-lloj vende
Si prrenj tė turren Alpeve tatpjetė;
As t'hedhin Ponė plaēkatarė tė rreptė
Duke ia skuqur valėt; as si mprojtės
S'do kishe shpatėn e huaj; – sot s'je vetė
Por tjetėrkush pėr ty e mbi ty dalzotės:
Si humbe si fitove, mbetesh sklave e botės.

44. Kur brithnja i ri, ngava nė shteg tė atij
Mikut Romak t'romakut mė gojshkathėt,
Tul Ciceronit. Duke hyr' nė at gji
Ujrash tė kaltra ania jonė e shkathėt,
Pash' Megaran pėrpara, nė tė djathėt
Pireun, nė t'majt Korinthin, ndėrsa Egjina
Kish mbetur prapa: i mbėshtetur ngathėt
Mbi pror, i pashė gjith kto mbeturina
Qytetesh, njėjt siē i kish parė ai – shkatrina;

45. Se Koha s'i ringreu, po aty ka ngritur
Shtėpi barbare qė ua bėjn mė tė hijshme
Rrezet e mbrame tė dritės s'pėrshkėnditur
Dhe mbeturinat e fuqis lavdishme
Qė dergjen rrafsh pėrdhe tė palėvizshme.
Kėta varre qytetesh nė shkatrim –
Pamje qė zgjojn njė habitje tė pėrzishme –
Romaku i pa nė kohėn e tij, dhe ai shkrim
Na mson moralin nga njė i till shtegtim.

46. At shkrim e kam pėrpara, dhe nė timin
Shtova rrėnimn' e vendit tij nė at numur
Shtetesh tė zhdukur q'ai u qau mbarimin,
Dhe un mjerimin. Krejt ēfar i s h t e e lumur
Sot ė s h t gėrmadhė; e tash, medet! shohim tė humbur
Romėn – Roma imperiale u krrus nėn shqotė;
I shkojmė pranė dhe ia vrejm tė shkrumur
Skeletin Titanik – njė tjetėr botė,
E djegur dhe e bėr' zhur, kujt hiri edhe ėsht i ngrohtė.

47. Por padrejtsit qė psove, o Itali!
Duhet, dhe do jehojn kudo mbi Dhe;
Nėnė Artesh, si dikur e armve! Ti
Ke qėnė mprojtsja jonė, e gjithmon je
Drejtuesja jonė; o ti qė na dhe Fe,
Dhe tė pėrgjunjen popuj plot me shpresė
T'u falsh Parajsėn! Kjo Europė e re,
Qė vrau t'ėmėn – ty, do bėjė pendesė,
Do i kthejė hordhitė mbrapsh, dhe do t'tė lypė ndjesė.

48. Po na josh Arnoja ndėr mure tė bardh,
Ku Athina Etruske derth nė arkitekturė
Ndjenjat mė tė holla. Midis kodrash-garth
Sheh Begatin' tė kceje ndėr bimė e drurė,
Dhe vjel e qeshur rrush e ullinj, korr grurė,
Dhe kėnga e briri ushtojn. Buzė Arnos lindi
Tregtia e madhe, e gjallė si jo kurrė;
Ktu shkrepi Agimi i Ri qė botėn bindi,
Kur Dituria u ngrit nga varri dhe Rilindi!

49. Perndesha ktu dhe e gurtė dashuron,
Dhe ajrin rreth e mbush me bukuri.
Ne i thithim pamjen, dhe kjo na dhuron,
Si nder qė e vrejm, njė pjesė pavdeksi;
Veli hyjnor iu hoq pėrgjys tani,
Dhe ne shikojm nė at' formė e nė at agor
Ē'bėn Mendja kur Natyra s'ka mundsi,
Dhe idolatėrve tė lasht mjeshtrorė
Ua kemi smir qė i dhan' dot trup ksi shpirti epror.

50. Vėshtrojm dhe i heqim syt, po ku, nuk dijmė,
Tė dehur e tė verbuar nga bukuria,
Sa zemra, e velur, nuk zė vend; ne rrijmė
Aty se aty, si t'lidhur nga magjia
Pas qerres sė Artit, rob triumfit tija.
Por mjaft! – s'pi ujė kėtu pėrshkrimi i sakt,
S'jemi nė treg, ku bėn reklam Dredhia –
Ne i kemi syt; krahror e puls e zgjak,
Pėr at ēmim qė dha Bariu Dardan, i japin hak.

51. S'iu shfaqe, vall, Paridit nė ktė pah?
O Ankisit shum mė t'lumtur? o, e qanitur
Me hir hyjnor perndeshe, kur tė ra
Mė gjunjė Zoti i Luftės, i mahnitur?
Dhe ai, si t'ishe yll, duke t'soditur,
I ushqente syt, nė prehrin tėnd i shtrirė,
Tek faqja jote e but'; dhe ti, e zhuritur,
Me gojėn si urnė plot me lav' tė shkrirė,
I puthnje ballin, sytė, e buzėt, duke e ngirė!

52. Dhėnė me afsh pas dashuris, pa gojė
Tė shprehin ē'ėsht kjo ndjenjė o ta lartsojnė,
Pernditė ngjajn si njerėzit njisoj;
Dhe njerzit nga ana tjetėr shpesh jetojnė
Ēaste hyjnor' qė pran' perndive i ēojnė,
Por pesha e baltės i kthen poshtė; – ani!
Mund t'i kujtojn kta ēaste, e tė krijojnė,
Nga ē'ngjau o ē'mund tė ngjasė, ato hirsi
Qė ēfaq statuja jote, e t'duken si perndi.

53. Ua lė artistve e save i imitojnė,
Tė shkath nė duar e nė gishtrinj sa s'thuhet,
Tė thon', si njohės tė thellė, ēfar tregojnė
Pėrkulja e hijshme, joshja e saj tek ndruhet:
Le ta pėrshkruajn ata ēfar s'mund t'pėrshkruhet;
Po s'dua ta rrudhė fryma e tyre epshtore
Ujin linas ku kjo figurė ruhet,
Pasqyrėn e kthiell tė ėndrrės hyjnore
Qė u ul nga qjejt ndonjėher tė ndris' thellsit shpirtrore.

54. Nė kishėn Santa Kroēe dergjet hi
Qė e bėn at tempull dhe mė s'shenjtė, pluhr
Qė nė vetvehte ėsht njė pavdekėsi,
Se ktu,nė tė kaluarėn qė u ēthurr,
Lavdia me kto katėr mendje u mburr,
Qė u terėn nė khaos, kėtu kan' shtritur
Alfierin Mikelanxhelon, dhe at burr –
Martir tė yjve – Galileon e ndritur;
Ktu Makiaveli u kthye nė tokėn qė e pat qitur.

55. Si elementet, kėta katėr shpirtra
Mund tė krijonin botėn. Itali!
Koha, qė ta ka bėrė dhjetmijė ēikra
Mantelin imperial, do t'i bėjė hi,
Siē i ka bėr' dhe gjetkė, ato stihi
Qė ngrihen nga gėrmadhat: – trualli jot
Me far' hyjnore ėsht mbarsur pėrsėri;
Ringjallja po t'praron me rreze plot:
I math, si ata tė moēmit, ėsht Kanova sot.

56. Po ku pushojn tė tre Etruskėt, vallė, –
Dantja, Petrarka e, jo mė posht nga ata,
Poeti i Prozės, qė me art tė rrallė
Njėqind Tregime dashurie na dha?
Ku u ranė kockat? mos atdheu i la
Larg tij si gjall dhe vdekur? U bėn'hi,
Dhe asgjė mermeri i vendit tyre s'tha?
S'e nxorri dot njė bust gurorja e tij?
S'e paskan pasur hak qė atdheu t'i fshehė nė gji?

57. Florencė mosmirėnjohėse! Dantja fle
Larg, si Skipioni, i mbuluar buz' detit
Qė tė qorton; tarafe e gurgule
Ta dbuan, dhe stėrnipat e qytetit
Emrin do ia adhurojn mė kot poetit,
Me at peng tė lasht. Kurora e pregatitur
Pėr ballin e Petrarkės qe prej gjethit
Qė mbiu larg teje; jetėn, famėn e ndritur,
S'i gzoi te ti – as varrin, qoft' dhe tė plaēkitur.

58. Hirin e vet Bokaēio atdheut ia la;
Dhe s'dergjet mes Gjenive titanike?
Asnjė rekvjem solemn atij qė i dha
Gjuhės Toskane ėmbėlsi muzike,
Kujt tingujt janė e folur poetike?
Jo, jo, as nėpėr mend; – madje edhe varri
Iu shkatėrua nga hyena fanatike,
Qė as varr tė thjesht s'i la, mos kalimtari
Me lott e tij kallzonte se k u s h ishte i qari!

59. Mungon nė Santa Kroēe i tyre pluhri;
Por kjo mungesė i nxierr mė shum nė dritė,
Si dikur heqja e bustit Brutit vuri
Birin mė t'mir romak mė n'pah atė ditė
Qė u bė varrimi i s'motrės. – Shpirti i ndrittė
Atij t'pavdekshmit, bregut tėnd mėrguar,
Ravenė e lume! Arkua me meritė
Mburret dhe ajo me bardin qė mban vluar,
Ndėrsa Florenca qan tė vdekurit e dbuar.

60. Po ē'ėsht kjo piramidė gur'sh me vlerė –
Porfir, agat, jaspir, dhe me gjithfarė
Stolirash tė ēdo ngjyre, dhe mermerė?
Mos ruan eshtra dukėsh-tregėtarė? –
Vesa qė, duke u ndritur pėrmbi varr,
Njom barin qė mbulon ata krijues,
Kujt emrat jan' mauzoleum dhe altar
I Muzės, shkelet mė me hap nderues
Se pllaka mbi njė varr princor nė luks xixllues.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:37


61. Shum gjėra nė ktė vatėrmadhėshtore
Artesh tė knaqin syt, – ku konkurojnė
Skulptura me tė motrėn ylberore;
Ka mrekuj plot, por mua s'mė mrekullojnė;
Mendimet mė jan' msuar tė thellojnė
Mė fort nė skena dhe tablo Natyre
Se Arti n'galeri: ndonse ma ftojnė
Shpirtin kryevepra t'rralla forme e ngjyre,
Prap i ofrojn mė pak nga ē'ndjen, se arma e tyre.

62. Ndryshon n'cilsi, dhe un, si nė shpi time,
Anės liqenit Trazimenės breth –
Shtigjet fatal pėr ushtrit romake trime:
Sikur i kam pėrpara tek ua heth
Strategu Kartagjenas dhe i pėrdreth
Mes maleve e liqenit, ku Guximi
U fut nė lakun qė iu ndeh pėrreth;
Pėrrenjtė u frynė e u bėn' lumenj shkarkimi
Tė gjakut avullues, dhe ushtrinė e griu tėrbimi

63. I armikut, si njė pyll qė e shkul shtrėngata
E malit; kaq e rreptė ish lufta at' ditė,
Dhe i till qe mllefi nė ato dy armata,
Qė s'kishin mend veē pėr tė vrarė armiqtė,
Sa s'vunė re as tėrmetin t'i tronditė!
Askush s'e ndjeu t'i dridhet dheu nėn kėmbė,
Qė u hap si gojė tė groposė flitė,
Me shqytet pėr tabute nė atė gjėmė;
Ja,kombet, kur luftojn,si e grijn shoshojn me dhėmbė!

64. Si barkė e shpejtė ish Dheu pėr ta, qė i shpinte
Drejt e nė Amshim; por s'patėn mend as nge
tė shohin se ē'dallgė u ngrit qė t'i pėrpinte;
Ligji i Natyrės shfreu pa u vėnė re, –
Qė s'lė pa trembur shpirt tė gjall mbi dhe
Kur dridhen malet, dhe zoqt lėnė ēerdhet
Nė shembje e sipėr, tė gjejn strehė nė re,
Dhe gjėja e gjallė duke pallur derdhet
Fushave, dhe njerzia tėr ankth rri vuve e zverdhet.

65. Tash Trazimena ka krejt tjetrė agor;
Liqeni i saj ėsht njė ēarēaf i argjėndt,
Dhe s'ia shkel fushėn kush veē bujku n'plor;
Prap lisat ngrihen si dikur nė at vend
Ku Mortja korri aq djem; por sot ndėrmend
Na e sjell njė prrua i vogėl me emėr gjaku
Shiun e kuq qė ktu atė ditė u dend;
Pra Sanguinetto ju kallzon ku e lagu
Tokėn gjakderdhja qė dhe atė me zor pėrgjaku.

66. Po ti Klitumn valė-kristal, ku lante
Dhe kqyrte Zana e lumit ėndje-plot
Trupin nė at uj qė asgjė tė fsheht s'i mbante!
Prej teje gjallėrohet bregu jot
Dhe mbushet lule e bar, ku vjen kullot
Kau balash me pamjen qė shpreh paqe, –
Buzė ujit tė kthiell, ky, mė i ēiltri Zot! –
Me siguri nga luftrat s'u pėrgjake,
Ti banjė dhe pasqyrė e t'bukrave njomcake!

67. Dhe kisha e vogėl sipėr bregut tėnd,
Brinjės njė kodre tė gjelbruar, bart
Emrin qė kini ti dhe i gjith ky vend;
Nėn tė rrjeth qetė rryma jote e zvarrtė;
Shpesh herė del prej tyre e hidhet lart
Trofta e shkath' me luspat qė i shndrisin,
Bija lojcake e fundit tend tė qartė,
Ndėrsa ndonjė zambak tė rėnė e nisin
Valėt e tua teposht dhe rrugės e prallisin.

68. Gjeniu i kėtij vendi qoftė uruar!
Nė ta freskoftė ballin njė zefir,
E ke prej tij; nė pafsh duke tė ftuar
Me bukuritė e tij ndonjė ēahir,
Dhe zemra tė kėnaqet me sehir,
Dhe me baptizmin e Natyrės nxjerr
Pluhrin nga rruga e jetės qė t'u pshtir –
Pėrdit njisoj – atij t'ia dish pėr nder
Qė t'hoqi neverin', makar pėr njė copėherė.

69. Gumzhimė ujrash! – lart qė nga shkėmbejtė
Velino thyhet fill tatpjet nė humnerė;
Teposhtje ujrash! – mu si drita, e shpejtė,
Masa shkumzuese tund abisin-sterrė;
Skėterrė ujrash! – posht, ku duke u ējerrė
Pėrdridhen nė at' torturė qė s'ka fund,
Sa djersa nga agonia e pandėrprerė,
Qė kall ky Flegjeton, shpėrthen ku mund
Pėrreth shkėmbejve t'pellgut tė trazuar gjithkund;

70. Pra hov pėrpjet, dhe andej prap bie si shi
I imtė dhe i parreshtur nga njė re
Qė vet e mbush dhe e zbraz, sa thua ti
Se ktu ėsht njė Prill i amshuar pėrmbi dhe,
Qė e bėn tė ngjajė smerald: – ē'lahtar' kur sheh
Pellgun pėrposh! dhe ky element vigan
Si kcen prej shkėmbi n'shkėmb me vrull pa fre,
Tek shkul e thyen gurėt dhe i pėrlan,
Dhe si i ndėrkryer ēan tė frikshmin shteg qė e ndan.

71. Nga honi i thell ku derdhet, dhe mė fort
Kshtu ngjan sikur buron njė det-fėmi
Qė e pollėn malet me shum dhembje e zort
Si bot' tė re, se sa tė ushqejė dhe ai
Lumenj-gjarpinj, si prindi fmitė e tij,
Dhe t'i lėshojė nė fushė: – hith syt prap!
Shikoe tek vjen si njė pėrjetėsi
Qė sikur don tė fshijė ēdo gjė nė at vrap!
Ujvarė e rall', njė frikė e kėndshme syn na e kap

72. Tek t'sheh tmerrisht tė bukur! – por nė majė,
Nėn rrezet e mėngjesit, tejendanė
Njė Ylber qėndron mes katraullės sajė,
Si Shpresa qė i rri shtratit vdekjes pranė,
Dhe, ndėrsa rryma e ujit tund dynjanė,
Hap ngjyra e rreze nė hark qė s'ia ndėrpret
Rrėmuja rrotull, dhe kshtu i ėmbėl ngjan
Si Dashuria qė vėshtron e qetė
Se ē'po punon Marria nė ēorrodinė e vetė.

73. Dhe nj'herė mbi pyll-veshurin Apennin,
Fėminė e Alpeve, qė – po mos tė isha
Njohur mė par' me t'an madhshtor, ku mbin
Nė gėrxhe e maja mė tė larta pisha,
Dhe ushtojnė orteqet – mė admirim do i kisha;
Por pata parė Jungfraun sipėr reve
Me borėn virgjėr, tė hershmet akullishta
Mbi sup Mont Blankut, mikut plak tė qiejve,
Dhe ndjer' nė Himar' jehonėn e Maleve t'Rrufeve,

74. Qė i quanin Akroqeraun qėmoti;
Dhe mbi Parnas aq lart pash' tuj flutruar
Shqipet, sa syri t'i dalloj' s'qe i zoti,
Si t'ishin shpirtrat e lavdis pernduar;
Idėn me sy Trojani e kam kundruar;
Po Olimpi, Athos, Etna, Atlanti, stimėn
Ua zbehin atyre, duke pėrjashtuar
Soraktin e vetmuar, qė i lyp ndihmėn
Bardit Romak qė trurit ton t'ia shkundė bimėn

75. Qė ta kujtojm; – dhe ngjan si dallgė e gjerė
Qė u ngrit nga fusha e mu nė kulm qėndroi
Tė bėjė pushim. Kush ka qef le tė nxjerrė
Prej librit tė memorjes, tė shqiptojė
Citate nga klasikėt, dhe tė zgjojė
Kodrat me jehun latin; se un qė djalė
Maraz e pata ktė poet ta msoj
Me ushtrimet e mėrzitshme fjal' pėr fjalė,
Kshtuqė dėshira t'i kujtoj ato m'ka dalė, –

76. Drogėn qė dit' pėr dit' ma pat helmuar
Trurin e njom; dhe ndonse Koha ma nxiti
Mendjen tė meditojė mbi ē'pat mėsuar,
E tillė ėsht neveria qė ia ngjiti
Tortura nė tė ri, qė ia plaēkiti
Freskinė para se t'shijojė ēdo gjė
Qė mund ta zgjithte vetė, e qė s'e arriti,
Sa s'mundem tė vė rregull prap nė tė;
Dhe, ē'pata zėt at'her, vazhdoj e urrej tashmė.

77. Pra, lamtumirė, Horat; qė, nė mu rende,
S'qe pėr fajin tėnd, por timin; jam mallkuar
qė ta kuptoj, jo ta ndjej, lirėn tėnde;
Ta mbaj nė tru, por kurr te zemra afruar,
Ndonse s'ka Moralist t'i jet' thelluar
Jetės si ti, as Bard pėrshkrues tė sakt
t'artit poetik, as Satirist tė zgjuar
Qė, pa tė vrarė, tė thumbon me takt; –
Por, lamtumirė – ndahemi kėtu n'Sorakt.

78. O Romė, vendi im! qytet shpirtror!
Bonjakt e Dheut sytė i kthejn nga ti,
Perandorish qė vdiqėn nėnė e gjorė,
T'u zbutsh mjerimin qė u rri fshehur nė gji.
E ē'janė vojtjet tona? Pa ec shih
Selvin', digjo kukvajkėn, dhe vėr re
Nė ē'gjendje frone e tempuj jan' tani:
Ti, q'hallet tė mundojn njė ditė, e ke
Nė kėmb't e tua njė bot' tė brishtė ashtu si ne.

79. Ja Nioba e kombeve tek rri e piklluar,
Pa fmi e kuror', pa zė nė at hall-farmak!
Me urnėn zbrazur nė tė shkretat duar,
Kujt pluhri i shenjt prej kohėsh tutje u flak:
Nė varr Skipionit s'i gjen hi aspak;
Heronjtė e vdekur, burra fame e nderi,
Tashmė i kan' varret bosh; – o Tiber plak,
Pse po rrjeth kot nė ktė shkreti mermeri?
Ēoi val't e verdha, e hidhja si mbules' ktij vreri!

80. Qytetin e shtat kodrave e nėnshtruan
Gjith, – Gotth, Kristian, Kohė, Luftė, Ujė e Zjarr;
Yjt e lavdisė njė nga njė iu shuan,
Dhe tash kalėrojn monark't armiq krenarė
Ku ngjitej qerrja n'Kapitol mė parė;
Tempuj e kulla u shembėn barbarisht; –
Khaos gėrmadhash! cili kėrkimtar
Do ndajė coprat t'na i tregojė me gisht
E t'thot "ja se ku qe", kur nxin natė e dyfisht?

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:41


81. Nata e dyfishtė e Kohės dhe e Padijės,
Qė ėsht bija e Natės, fsheh ēdo gjė qė hasim
Rreth nesh; ne ndjejm veē qė ecim kot, jasht vijės
Sė saktė: nė oqean atė e pikasim
Me hartė e busull, qė i jep Dija tė masim;
Por Roma ėsht si njė yrt, ku ne pėrēart
Ēajm rrugėn me an' kujtimesh, dhe pėrplasim
Duart me thirrje "Eureka! kjo flet qart" –
Kur nga gėrmadha kcen ndoj xix' e hamendjes lart.

82. Medet pėr ktė qytet epror! Medet
Pėr tė treqind triumfet! dhe pėr ditėn
Kur Bruti e nxiti majėn e thikės s'vet
T'ia shkojė shpatės pushtimtare dritėn!
Medet pėr zėn' e Tulit, pėr meritėn
E hyut Virgjil, dhe t'Livit shkrim-pikturė! –
Por kto do ta ringjallin, kto qė e ngritėn;
Tjetėr gjė s'rron. Medet pėr Dheun, qė kurrė
S'do i ndrisin syt nė at' flak' qė Roma e lir' pat prurė!

83. O ti, kujt qerrja ngau mbi rrota Fati,
Sulla triumfator! ti qė nėnshtrove
Armiqtė e vendit tėnd para se inati
Pėr fa'et e tu tė t'binte kres, dhe shkove
Nė krye tė shqipeve nė Azi dhe e shtrove; –
ti, qė me sy pėrēmues – Romak dhe vet,
Me vese plot, – senate asgjėsove,
Por hodhe posht,duke buzqeshur qet,
Si pėr pajtim, kurorėn qė tė ofroi pushtet

84. Diktatorial – a e patė shkuar nė mend
Qė ajo qė t'bėri ty pothua perndi,
Njė dit' do binte aq posht? dhe se ky vend,
Roma, prej jo romaksh do kridhej n'hi?
Ajo qė u qojt e Amshuar, dhe qė mbante ushtri
Veē tė pushtojė – qė an' pėr an' ksaj bote
Ndeu hien e vet krenare, gjersa u mpi
Nga rrahja e krahve t'shkabės saj kryezote
Dhe qielli – Ah, ajo qė e thrrisnin Fuqiplote!

85. Sulla qe i pari i fitimtarve; por
Mė i urti Kromvlli i jon nga uzurpator't:
Senate rrzoi dhe ai, dhe at fron mbretror
Mbretit ia ktheu kėrcu-rebel pa mort!
Shih ē'krime u dashkan qė tė t'bien nė short
Njė ēast liri dhe fama shekullore!
Por fati i tij qe i ēuditshėm fort:
E njėjta datė i fali dy fitore
Qė vlenin dy mbretri, dhe vdekjen mė paqsore.

86. Mė tre Shtator, datė qė i priu mė parė
Aq mbar' sa gati i vu kuror' nė kokė,
Uli me t'but nga froni autoritar
Mbretin dhe e shtiu nė dhe tė rrijė me shokė.
S'tregoi kshtu Fati qė ē'lakmojm mbi tokė,
Famė, pushtet, dėfrime e krejt ē'na grish,
Dhe shpirti ynė e ndjek me afsh ta rrokė,
Na gzojn mė pak se varri? Po ta kish
Tė qart njeriu kėtė, sa mir' pėr tė do t'ish!

87. O bust i tmerrshėm, qė qėndron edhe
I rreptė e i madhrishėm siē ke qėnė!
Ti qė, mes vrasėsve qė e therrnin, pe
Ēezarin n'gjak rrėz' teje duke rėnė,
Mshtjellur me togėn si savan, tė lėnė
Si fli nė altarin tėnd nga ajo Kryezojė
Perndish e njerzish, Nemesa hierėndė!
Si ky, si ti, Pompe, si humb't ksisoj?
A qet' pushtues mbretrish, o kuklla skene n'lojė?

88.Por ti, mėndeshė rrufe-vrarė e Romės!
Ujkonjė, qė ende jep me t'bronxtat sisė
Qumėsht pushtimesh tek qėndron mes dhomės
Pallatit si vepėr arti e lashtėsisė;
Nėnė qė i dhe tė pijė fėmisė –
Tė madhit themelues – nga i egri gji,
Djegur dhe nxir' nga zjarri i Kryeperndisė,
Zeusit romak, – a i ke kujdes gjithnji
Kėlysht e tu t'pavdekshėm, a vazhdon prap ti?

89. Vazhdon; por gjith fėmijt qė ushqeve u shojtėn –
Burrat e hekurt; popujt rreth krijuan
Shtete nga hiri i atyre qė ata drojtėn
Sa kohė qen' gjallė: zunė e i imituan,
Luftuan, fituan, dhe majmunisht i afruan;
Por u mungoi kėtyre madhėshtia,
Veē njė njeriu, qė ende rron e vuan,
Qė i prishi punė mendjemadhėsia,
Dhe u mund nga vehtja, i zėnė rob nga rob't e tia –

90. Lojė e fuqis sė ēastit; – ngjante t'ish
Ēezar bastard, pas t'hershmit duke shkuar
Me hap tė ērregullt; se Romaku kish
Mendje me mė pak baltė tė gatuar,
Ndjenja mė t'zjarrta, por gjykim tė shtruar,
Dhe instinktin e pavdekshėm t'i vėr' frerė
Zemrės sė but', por trime, nė t'harbuar,
Dhe dukej her' si Alēidi, duke tjerrė
Te kėmbėt e Kleopatrės, her' luan, si at' herė

91. Kur erdhi, pa e fitoi! Po ai – njeriu
Qė zbuti shqipen, ultas tė flutrojė,
Si qift gjuetar tė sulmit Frėng, qė i priu,
Ē'ėsht e vėrteta, shpesh tė triumfojė,
Me at' zemėr, thua, shurdhe qė s'digjoi
As vehten, – qe ēudi; atė e sundonte
Dobsia mė e dobt' – kotsia; ambicja e ēoi
Si tekanjoz gjithmonė tė sulmonte –
Pėr ēfarė? a mund ta thotė – a dinte vet ē'kėrkonte? –

92. Desh t'ish gjithshka o asgjė – nuk priti dot
Ta zbriste vdekja fronit, dhe tė qe
Si gjith Ēezar't nėn dhe, ku shkelim sot:
Pėr k t ė pushtuesi hark triumfi ngre!
Pėr ktė njerzimi derdhi e derth rrėke
Lotėt dhe gjakun nė ēdo kohė e vend –
Pėrmbytje universale, ku nuk sheh
Arkė shpėtimi rrotull pėr kėrrkend,
Veē valė e asgjė! – Zot, hape prapė ylberin tėnd!

93. Ē'korrim ne vallė te kjo e shterpta jetė?
Ndjenja tė ngushta, ide tė pasqaruara,
Rrojtje tė rreme, e vdekje tė vėrtetė,
Tėra n'peshore t'prishur tė peshuara,
Dhe nga opinioni fuqiplot tė errsuara,
Sa nxihet dheu, e s'kanė mė dallim
E drejta e faji, dhe mendjet e ndriēuara
S'guxojn tė shprehen semos quhet krim
Tė flaē lirisht, e t'shohė pak dritė ky njerzim.

94. Kshtu njerzit, pra, nga brez nė brez baresin
Po nė mjerim, dhe krenarin' e harrojnė
Me shtypjen e pėrjetshme, dhe ashtu vdesin,
Mbasi marrėzinė e tyre ua trashgojnė
Njė turme tjetėr sklevrish, qė luftojnė
Tė ruajn prangat, jo pėr hir t'liris;
Si gladiatorėt, turren tė coptojnė
Shokėt e tyre tė fatkeqėsis,
Dhe i shohin tė bien pėrdhe si gjeth nga i njėjti lis.

95. S'po flas pėr fetė – ato mbesin nė mes
Njeriut dhe Zotit – po pėr njė rutinė
Qė e dijmė, e shohim, dhe na pret ēdo mėngjes –
Pėr zgjedhėn qė na u bė samar nė shpinė,
Vėnė nga ata qė e shpallin tiraninė
Si ligj, – monark't majmun' qė, pa qėn' gjė,
Sillen si ai qė u shkeli krenarinė,
Dhe i shkundi n'fron ku flinin; veē me ktė
Tė qe mjaftuar ai, ēdo lavd qe pak pėr tė.

96. E shembkan dot sho-shoqen Tiranitė,
Dhe s'gjen njė trim Liria pėr t'i prirė,
Si Kolumbia kur u ngrit at' ditė
Me armė ngjeshur, si Palladė e dlirė?
Apo kta shpirtra u rritkan nė shkretirė,
Nė pyje tė thell, ku ushtojnė ujvara e prrenj,
Dhe ku i buzqeshi ngroht Natyra e lirė
Voglushit Vashington? S'i mbeti shenj
Ksaj fare n'Dhe, o Europa s'ka njė vend si andej?

97. Por Franca u deh nga gjaku e volli krime,
Dhe Saturnali i saj u bė gangrenė
Te kauza e Liris, se ata shėmtime
Qė pamė atje, dhe Ambicja e ndyr', qė ngrehnė
Mur mes njeriut e shpresave e ia prenė
Kudo nė botė dhe pėr kohė pa afat,
Dhe shfaqja e ult qė dha nė fund nė skenė,
Dhan' ēik tė pėrjetsohet zgjedha e gjatė,
Qė e ndryth gjallrin', dhe e kthen njerzin' te i vjetri fat.

98. Por prap, Liri, flamuri yt, dhe i ēqyer,
Valvitet k u n d ė r erės si stuhi;
Zėri i bories sate, sado i thyer,
Mė se shtrėngata e egėr ka fuqi;
Lisin e ke pa sytha, e trungu i tij
Ngjan gjė pa vlerė me lėvozhgėn ngrėnė,
Por vlagu i rron, dhe fara u mboll tani
Thell, sa dhe n'zemrėn e Veriut ka zėnė;
Pranvera e re frut mė pak t'hidhur ka pėr t'dhėnė.

99. Aty ėsht njė pirg i rreptė i kohės qė iku,
I fortė si kėshtjell, me mur rrethuar,
Nė gjendje t'i ndalė hovin ēdo armiku;
Me gjysmėn e bedenave rrėzuar,
Nga myshk dymijėvjeēar i kurorzuar, –
Stoli e amshmit, qė gjelbrimi i vėnka
Gėrmadhave qė Koha i ka shėmtuar; –
Ē'tė jet' ky pirg i fort? ē'thesar u gjėndka
Nė tė, qė e mbajnė aq fsheht? Varri i njė gruaje qėnka.

100. Po kush qe kjo, qė aq varr madhshtor pat hak?
A qe besnike, e bukur? a qe grua
E denj' pėr mbret, madje pėr mbret Romak?
Me ē'fis heronjsh e princash u trashgua?
La ndonjė bijė si vet tė bukur, thua?
Si rrojti, a dashuroi, si vdiq? – S'ėsht ngritur
Ky varr, qė shoqi i tij kurr s'u ndėrtua
Pėr eshtra tė zakonshėm, pėr tė ndritur
Kujtimin e dikujt me fat shum lart tė arritur?

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:50


101. A e desh tė shoqin, vallė, apo ka dashtė
Tė shoqn' e shoqes? – nga ē'thot Historia,
Roma ka pasė nga ato dhe n'kohėn e lashtė.
Qe grua e nėnė e mir' si Kornelia,
Kundra ēdo vesi, e prirur nga vetia,
Apo lojcake si mbretresha e nurtė
E Egjyptit? E pat syn' nga dashuria,
O i ndėnji larg, se s'desh, si grua e urtė,
T'i shtojė mėrzitė me ktė brengė tė sigurtė?

102. Mundet qė vdiq e re, o e shtinė nė dhe
Hidhrime mė tė rėndė se kjo pllakė
Qė ia shtyp hinė e butė, e i ra njė re
Mbi bukuri e i erri atė flakė
Nė sytė e zes – sinjalet paraprakė
Kur Qjelli i merr tė dashurit e vetė –
Dhe n'faqe tė ethta-kuq si gjeth vjeshtakė
Nur si nga djell perndues dhe dritė e zbehtė
Nga ylli i mbrėmjes – Hesperi i tė vdekurét.

103. Ndofta vdiq plakė – duke mbijetuar
Miq, bukuri, fėmi – flokbardhė, e mpirė,
Duke kujtuar kohėn e kaluar,
Kur krihej bukur dhe kish trup tė mirė,
Dhe e kqyrnin me admirim, lakmi dhe smirė
Gjith Roma. – Ku mė ēon kjo Fantazi?
Ne dijm veē kaqė – aty Metella ėsht shtrirė,
Shoqja e romakut mė tė pasur. Shih,
Sa e desh dhe sa krenar pėr gruan qe ai!

104. S'di pse, o varr, por tek po rri pran' teje,
Mė ngjan se e njihja atė qė ti mbulon!
Dhe plot kujtime tė hershėm vijn rreth meje
Si njė muzikė e vjetėr, por me ton
Tė ndryshėm dhe solemn, sikur digjon,
Tek shuhet larg, jehonėn e gjėmimit;
Tė rrinja pran' ktij guri, qė e pushton
Myshku, gjersa t'i jepnja dot mendimit
Formė pėrshtat ksaj mbeturine tė Rrėnimit;

105. Dhe nga thėrrmiat e saja tė ndėrtonja
Njė barkė t'vogėl shprese, qė dhe njė herė
Me rrymėn e oqeanit tė luftonja,
Dhe dallgėt qė pėrplasen pandėrprerė
Me hov nė at breg vetmor plot zhurmė e erė,
Ku u mbyt ēdo gjė qė desha e m'la kėrcu.
Po edhe t'i mblithnja dot ksaj barke t'mjerė
Ē'pajisje duhen pėr lundrim – pėr ku?
S'kam vatėr, shpresė o jetė gjetkė, veē kėtu.

106. Pra sa tė munden er'rat le tė ushtojnė!
Tashmė muzika ime kjo do jetė;
Klithma kukvajkash natėn do i shoqrojnė,
Siē po i digjoj tani qė u zu foletė
Pėlhura e muzgut, ndėrsa rrahin flettė
Dhe me syn kokėrr ēirren fort pas rradhe,
Dhe derdhin vaj maj' Palatinit shkretė.
E ē'mund tė jenė krahas ksaj gėrmadhe
Mėrzitė tona – le tė miat, punė e madhe.

107. Selvi e myshk, pėrēlam e ferra ngrihen,
Pėrzier tok nė grumbuj tė pėrdredhur,
Ku – dikur dhoma – shtylla t'thyera shihen,
Dhe afreskot nėpėr bimsa t'lagta hedhur,
Ku kapsit syt kukvajka duke bredhur,
Se i ngjan mesnatė: – Tempuj, banja a shpia?
Kush di le t'thot; se, me gjith ēfar ka mbledhur
Pas kaq kėrkimesh, mure i quan Dija –
Shih Malin Imperial! Kshtu u shembka, pra, Fuqia.

108. Rruga e njerzimit ktė moral na mson, –
E njėjta kėngė e thėn' qė nga Krijimi, –
Liri, mė pas lavdi, – kur kjo mbaron
Vijn kamja, vesi, shthturrja, shqytetrimi.
Dhe Historia, e fryrė vėllim pas vėllimi,
N j ė faqe vetėm ka, qė u shkrojt mė mirė
Kėtu ku Tirania, nga pasurimi
I math qė arriti, s'la lakmi e dėshirė
Pa e ngopur paq. – Po ē'i do fjalėt, ja ku ėsht shtrirė;

109. Kqyr, admiro, pėrēmo, qesh, qaj – se ka
Brum pėr ēdo ndjenjė aty; – O ti, Njeri,
Pezull mes qeshjes dhe tė qarit, ja!
Te ky cop' vend rrijn shekuj e mbretri
Grumbull si mal, kujt maja e bėrė hi
Qe fron perandorirash, kulm i artė
Njė piramdė, i mbushur me stoli
Lavdie qė i shtonin dritėn djellit zjarrtė!
Ku i ka ēatit tani? po mjeshtrat duarartė?

110. S'qe aq i shprehur Ciceron gojtari
Sa ti, kollonė pa emėr gjysm-mbuluar!
Mbi ballin e Ēezarit ē'vlen sot lari?
Myshku i shtėpis sė tia ėsht mė i ēmuar,
I kujt, i Titit a i Trajanit, thua,
Ėsht harku qė po shoh? Jo, ėsht i Koh's:
Kjo shkel triumf e hark duke i pėrēmuar,
Dhe merr statuja apostujsh dhe i vendos
Mbi hirin imperial, qė n'ajėr u varros,

111. Mes qiellit blu tė Romės, dhe ku natėn
Sodiste yjt. Kta eshtra merituan
Banim qiellor pėr atė shpirt qė patėn, –
I fundmi i atyre qė tėr dheun sunduan,
Globin romak, se asnjė nga sa e trashguan
S'e mbajti ē'fitoi ky: ka pasė mė vlerė
Se njė Aleksandėr, dhe nuk e njolluan
Gjaku i njė shoku me orgjit me verė;
Ndaj emrin e Trajanit ne e nderojm pėrherė.

112. Ku ėsht ai shkėmb Triumfi, altari i lartė
Ku Roma heronjt e saja pėrqafonte?
Ku ėsht gremina e Tarpjes pėr trathtarėt,
Prej nga Kėrcimi ambicjet ua shėronte?
Ja ku Ngadhnyesi plaēkėn grumbullonte;
Mė posht, njėmijė vjet grindjesh vėn' nėn fre
Po flejn – Forumi, ku dikur jehonte
Oratori e pavdekshme; ajri endé
Dridhet i nxehtė aty ku Ciceroni u shpreh!

113. Mejdan lirie, sherri, fame e gjaku:
Ktu shfreu pasionet njė popull krenar,
Qė te lulzimi i imperit gjer te caku
Ku bota u sos e s'pat mė ēfar t'i marrė;
Por kish marrė fund Liria shum kohė mė parė,
Dhe punėt i kish Anarshia nė dorė;
Sa ēdo rebel qė i vinte mė pėr mbarė
I bėnte zap servilėt senatorė,
Dhe ngrinte zė prej horri e shpallej perandor.

114. Por le t'veēojm ndėr mijėrat sundonjės
Tribunin mė tė fundmin tė Lirisė, –
Ty, shpėtimtar nga shekujt errt turpronjės –
Mik i Petrarkės – shpresė e Italisė –
Rienci! Romak i fundit! Sa tė rrisė
Liria njė gjeth nga trungu i saj tharė krejt,
Mbi varrin tėnd le t'vihet, ta stolisė –
Yll i Forumit, prijės kombtar i drejt –
Numa i rilindur ti – medet, qė ike aq shpejt!

115. Egjeria, ti qė tė krijoi njė zemėr
Qė s'gjet mbi dhe vend-prehje aq tė kendur
Si gjiri yt ideal, o gjė e pashembėr!
Kushdo qofsh ti, – Aurorė e re ajr-endur,
Nimfolepsia e njė zilie tė ēmendur,
O, ndofta, e bukura e dheut, qė aty pat hasur
Njė adhurimtar tė rralė pėr t'u gjendur,
Dhe e desh dhe ajo, – ēfardo origjin' t'kesh pasur,
Ke qėn' mė e bukura ide qė u shpreh me aq trup tė dashur.

116. Myshku i burimit tėnd pėrherė vaditet,
Nga uji i Parajsės sate tek piklohet;
Te pellgu i kroit, qė nuk e rrudhin vitet,
Gjeniu sy-butė i vendit pasqyrohet,
Dhe rreth, gjelbrimi i egėr nuk ngushtohet
Nga vepra e artit; as nė at burg mermeri
Rri uji nė gjum; por me njė kcim lėshohet
Qė-rrėz' statujės dhe, i shliruar nga freri,
Pėrzihet me lule e gjethe e bar sė gjati e s'gjeri,

117. Fantastikisht ndėrthurrur. Gjelbėrojnė
Kodrat me gonxhe t'njoma; nėpėr bar
Rrėshqet sy-shpejta hardhucė; zoqt tė urojnė
Mirseardhjen, tek kalon, me zė kėngtar;
Lulet e shuma me stoli gjithfar
Luten tė ndalesh dhe, pėr t'tė dėfryer,
Vallzojn pas fladit t'but qė fryn i mbar;
Syt blu tė thell tė vjollcės, tė ngazllyer
Qė i puthi fryma e qiellit, ngjajn prej tij tė ngjyer.

118. Banove ktu, te ky i magjishmi kėnd,
Egjéria! dhe tė rrahu zemra hyjnore
Sa i ndjenje hapin larg dashnorit tėnd.
E fshehu Mesnata me pėlhurė yjore
Atė takim mistik; zėn' dor' pėr dore,
Ti me adhuruesin tėnd, ēfar ju pat ngjarė?
Kjo shpellė u ngrit me kaull pėr njė dashnore
Nga rang hyjnor, dhe u mbush qelia mbarė
Me dashuri tė shenjtė – orakulli mė i parė!

119. S'u lidhėn zemrat tuaja, gjokset ngjitur,
Qiellorja jote dhe toksorja e tij?
Dhe Dashuria, qė vdes duke pshertitur,
Ashtu si lind, s'ka pjes' nė pavdeksi?
S'i dha dot fryma jote pėrjetsi,
T'u falte gzimeve toksor' dlirsinė
E Qiellit, dhe t'ua zhdukte at helm tė zi –
Veljen qė ndyn ēdo shijė me neverinė, –
Ta shkulte at gjėmb nga shpirti,qė i vret lumturinė?

120. Medet, qė malli yn rinor rrjeth kot,
Veē sa vadit shkretin', ku vetėm bar i ndyt
Dhe egjėr mbin, qė deh e tė lė behot,
Kokrra thelb-kalbta, por qė i joshin syt,
Lule, kujt era nė agoni tė zhyt,
Dhe pemė me lėng helm: – Pasion, Pasion!
Ja ē'bar' ra mbijn te ne mbasi na cyt,
Dhe shkon breth botės shkretė, e kot lakmon
Frutin qiellor qė ėsht i ndaluar pėr baltėn tonė.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:50


121. Ah, Dashuri! ti s'je e ktij dheu banore –
Njė ėngjėll i padukshėm qė i besojmė,
Njė fe, qė zemrėn-zhur e ka dėshmore;
Ty nuk tė pamė kurrė, as do t'tė shohim
Me sy, ē'fytyrė ke, dhe nuk tė njohim;
Ty tė krijoi Mendimi, ashtu si Qiellin,
I etur pėr diēka qė ta adhurojmė,
E t'dha veti t'atilla qė na e ndiellin
Shpirtin e lodhur – ndrydhur – djegur – flakė-mbėshtiellin.

122. Mendja nga bukuria e vet sėmuret,
Dhe e ethur zė e trillon: – tek po krijon,
Ku i gjen skulptori format e konturet? –
Te vehtja veē; Natyra jasht mjafton?
Hiret, vetit qė, nė rini e mė von,
Na ndritin rrugėn si pishtar, ku janė –
Parajsa qė s'e arriti shpresa jon –
Qė nxitin penė e brush' tė nxjerrin mbanė
Vepra qė bindin se ato rrojn, se nuk u thanė?

123. Kush dashuron, ėndrron – ky ėsht jerm rinie;
Por tė hidhron mė keq shėrimi i tij.
Kur ēvishen idhujt tan' prej ēdo hieshie,
Shohim qartė se ēdo vlerė e bukuri
Ua fali mendja jon; por kjo magji
Fatale na mban lidhur, dhe na ēon,
Ku mbollėm erė, tė korrim shi e stuhi;
Zemra kokfort nis me alkemi, dhe ėndrron
Thesare e pasuri mu kur falimenton.

124. Ne vyshkemi qysh nė rini, gulēojmė –
S'na u gjet e mira, etjen nuk e shuam;
Dikur vjen e na josh, tek po mbarojmė,
Ndonjė si ato fantazma qė kėrkuam –
Por tepėr von, mė keq na bren. Ē'lakmuam –
Nam, dashuri, ambicje – asgjė nuk duhen,
Jan' meteore tė gjitha, e kot i duam –
Smundje tė njėjta qė veē ndryshe quhen,
Dhe Vdekja tymi i zi ku ėndrrat tona shuhen.

125. Pakkush – askush – ēfar deshi o don s'e arrin;
Ndonse rrethana, afrimi, e prirja e gjakut
Pėr dashuri, e zbon antipatinė,
Kjo kthehet shpejt, e nxitur prej farmakut
Tė padrejtsis, qė gjithmon na vjen hakut;
Dhe Rasti, kjo perndi e pashpirt, fill del
Pėrkrahės tinzar, nė rolin e jatakut,
Pėr ēdo prapsi qė na ndjek pas si exhel,
Dhe na i bėn shpresat pluhr, si ky qė kėmba e shkel.

126. Ėsht njė natyrė false jeta jonė,
Nė mospajtim me ambientin; – kjo bela,
Kjo njoll'mėkati qė s'ka ē'e pastron,
Ky upas pa skaj, ky lis qė helmon gjithshka,
Kujt rrėnjė ėsht toka, e degė e fletė ka
Qiejt qė u hedhin njerzve posht si shi
Sėmundje, vdekje, pranga – ēdo hata
Qė e shohim me sytė tanė o, dhe mė zi,
Qė nuk e shohim, po e ndjejmė qė na therr nė gji.

127. Po le ta marrim me guxim; do qe
Dorzim i ult tė heqsh dor' nga e drejta eprore
Pėr tė menduar lirisht – e fundmja strehė,
Dhe e vetmja jon – kjo s'paku s'mė hiqet dore.
Ndonse ēprej lindjes ēdo aftėsi hyjnore
Na u lith, na u ndryth, na u shtyp, nė terr na u kall,
Semos ndriēohej mendja e thjesht njerzore
Nga drita e sė vėrtetės tepėr vall,
Hyjn rrezet prap, se pjekja e kohės dhe t'verbrin ngjall.

128. Harqe mbi harqe – sikur Roma donte,
Nga gjith trofet qė i ndritėn historinė,
Vetėm njė altar triumfesh tė ndėrtonte –
Rri Koloseu nė kėmbė! Hėna ndrin
Mbi tė, si ta kish ky pishtar tė tijnė;
Se drit' hyjnore duhet si lampadė
Mbi ktė madem kundrimi pėr njerzinė,
Qė nuk shterr kurr, ndonse i shfrytzuar gjatė;
Ndėrsa nga qielli Italian e kaltra natė,

129. Me afe qė kanė frymė e tė pėshpėrijnė
Fjalė pėr Parajsėn, te ky mrekull zbret –
Ky monument vigan – dhe i vesh lavdinė.
Kėtu ēdo send qė Koha e shtroi ka jetė;
Dhe ku ndeu dorėn, por theu kos'n e vetė,
Kaq forc' magjike i dha gėrmadhės saj,
Sa, njė pallat i sotėm, qė ta ketė,
Shpresėn te salltaneti mos ta mbajė,
Por le tė presė sa t'i bėhen shekujt pajė.

130. O Kohė! ti, e Vdekjes zbukuruese,
Stolisėse e rrėnojės, – qė ngushllon
Dhe e vetmja qė i ngjall zemrat gjak-pikuese;
Ti qė, kur ne gabojm, na korrigjon, –
Prov' vėrtetsie e dashurie gjithmon, –
Ti, i vetmi filosof ndėr gjith kta tjerė
Sofistė, – o Kohė, qė, dhe pse vonon,
Kurr nuk harron, por hakun n'fund e merr!
Nga ti ngre duar e zemr' e sy, e tė lyp njė nder:

131. Nė ktė shkreti gėrmadhash, ku ti ngrite
Si tempull tend kėt mė hyjnish rrėnuar,
Ndėr kaq blatime eprorė, merr dhe kta vite
Tė jetės sime – pak, por fat-dėnuar: –
nė mė pe kurrė tepėr tė krenuar,
Mos mė digjo; por nė jam siell me botė
Drejt, dhe veē sa mė urryen kam pėrēmuar,
Pa u mposhtur kurr, mos lėr t'kem mbajtur kot
Kėtė maraz nė shpirt – a t a s'do derdhin lot?

132. Dhe ti, qė kurr s'le faj njerzor pa e vėnė
Nė peshėn tėnde, o Nemesis e vyer!
Kėtu, ku t'moēmit kaq homazhe t'bėnė –
Qė thirre nė hon furit' pėr t'ia ndėrsyer
Orestit, qė e ndėrkryen me tė fėrshllyer
Pr' hakmarrjen jasht natyrės – qė do ēmohesh
Me vend, po t'ish nga dor' mė e largėt kryer –
Te ky ish-froni yt, tė thrras tė ēohesh!
S'po ma ndjen zemrėn? – Zgjou! ti s'ke si fle, do zgjohesh.

133. Ndofta 'sht pėr faj tė gjyshve t'mi o timin
Qė un vuaj nga kjo plagė qė rrjeth gjak;
T'ish arma e ndershme, qė ma dha dėnimin,
S'do kisha ankim; por kot, kshtu, pa njė shkak –
Mos ma mbuloftė varri ktė merak:
Po ta lė gjakun ty pėr ta kėrkuar;
Gjeje fajtorin t i , e mė merr hak,
Qė e kisha marrė dhe u n , por qesh penguar –
Po e lėmė atė – un fle, por ti tė rrish e zgjuar.

134. Dhe nėqoftse e ngrita zėrin, s'ėsht pse hallin
Qė mė ka zėnė s'e duroj mė; le tė flasė
Kush mė diktoi tė ul ndonjėhrė ballin,
O pa ligshtimin shpirtin tė ma vrasė;
Po s'dua ankimi im i drejt tė humbasė;
Qė fjal't mos t'i marrė era, i lė me shkrim;
Un do tė vdes, por, sado von tė zgjasė,
Do i dalė profecia ktij vargut tim,
Dhe si shkėmb kres do u bjerė atyre ky mallkim.

135. Dhe ky mallkim ėsht Ndjesa: vall nuk pata –
Digjomė, o Tokė mėmė1 Qiell, dėshmo! –
S'pata me fatin luftė sa u ropata?
S'vojta pėr faje tė falshėm un kaq kohė?
S'm'i dogjėn shpresat, zemrėn, emrin? – Oh!
Po jetėn e Jetės a s'ma ndan' pėrjetė?
Dhe nėqoftėse s'u pėrkula nga gjith kjo,
Qe vetėm pse e kam baltėn mė tė lehtė
Se llumi i tyre, qė u rėndon nė shpirt e nė jetė.

136. S'ua pashė sherrin, qė te mė brutali
Gjer te i pabesi ngatrestar qė e dreth?
Shpifjen plot zhurmė e shkumė si dhe mali,
Pėshpėritjen vesh mė vesh tek hap nė rreth
Helmin e holl qė ēdo nepėrkė heth,
Djallzin' qė me shikimin Janusian
Nė heshtje u s h q e n gėnjeshtrėn qė po breth,
Dhe s'flet, veē sa ngre supet ose fshan,
Dhe i bind kshtu gjith tutkun't e lumtur qė ka pranė.

137. Por ja qė un rrojta, dhe nuk rrojta kot.
Mendja mund t'humbė forcėn, gjaku zjarrin,
Dhe trupi i brisht tė shkrijė nė dhėmbje e lot;
Por thellė un kam atė qė s'mund t'ma marrin
As Vojtja as Koha, e qė s'ka pun' me varrin:
Diēka jo e ktij dheu, qė ata s'e njohin,
Do u shtjerė, si njė kėngė e vjetėr, barin
Nė zemrat, sot prej guri, sa t'u ngrohin
Pendimi e dashuria – tė hapin syt tė shohin.

138. Po i vė kapak. – Tash po tė falem ty.
Fuqi e paemėr! dhe me veneratė
Tė thell' ndaj teje, por pa frik' nė sy,
Tė shoh tek endesh hieve nė mesnatė
Rreth mureve tė vdekur, gjerė e gjatė
Mbuluar me myshk; dhe pamja e tėr' ka marrė
Prej teje njė qartsi, njė hir t'pamatė,
Sa bėhemi pjes' e asaj qė qe mė parė,
Gjallojmė aty si shpirtra, e shohim gjithshka pa u parė.

139. Kėtu zukatėn turmat e pafré
Nė murmurim mėshire o brohorira,
Kur njerzit therreshin mes tyre – e pse?
Si pse? I donte Cirku kto zbavira,
Gjaku tėrheq; pastaj, kjo qe dėshira
E lartė imperiale. – Dhe pse jo?
Se i ngopim krimbat duke bėr' trimrira
Nė luftė a n'pistė, ēfar ndryshim ka kjo? –
Dy skena pėr aktorė qė tė kalben n'to.

140. Shoh para meje Gladiatorin rėnė;
Pshtetur mbi bruq, por syri i tij s'tregon
Se i trembet vdekjes, forcat, veē, po e lėnė,
Dhe dalngadal var kokėn qė i rėndon,
Dhe gjaku i mbram qė pikė-pikė i shkon
Nga plaga e thellė nė ijė ngjan njisoj
Si ato stėrkalat kur stuhia fillon;
Dhe tash arena i vjen vėrdallė – shkoi
Pa u shuar britmat pėr fatkeqin qė fitoi.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:51 - Modifikuar nga: Linda


141. Ky i digjoi, po s'vuri re – shikimin
E kish te zemra, e zemrėn larg, flutrake;
S'mendoi qė humbi jetėn, le mė ēmimin,
Veē pėr atė kasolle fshatarake
Bregut Danubit, k u la gruan Dake,
K u la voglush't qė losnin, ndėrsa i ati
Therrej kurban i festave Romake –
Dhe vdiq me atė ėndėrr. – Si! tė vdes' ky i ngrati
Pa shpagė? – Ēouni, Gotthė, e ēfryni at duf inati!

142. Kėtu ku Vrasja e fryr' me gjak gulēoi,
Dhe njerzit zinin rrugėt duke britur
O duke murmuritur, mu si prroi
Qė gjarpėron nga mali duke zbritur, –
Ky vend, ku i mjeri rrinte duke pritur
Vdekjen o Jetėn, n'dor' tė turmės lėnė,
Si hesht tani, nga yjt kuriozė i ndritur, –
Arena zbrazur, shkallėt, muret rėnė,
Dhe galerit' si ushtojn kur ec o kur ngre zėnė.

143. Gėrmadhė – po ē'gėrmadhė! Nga kjo masė
Pallate dhe qyteza do qenė ēuar;
Shpesh ky skelet gjigant nga larg s't'jep gjasė
Se i ranė pre, dhe mbetesh si i hutuar –
Vėrtet plaēkitur ėsht, o veē pastruar?
Po kur i afrohesh formės madhėshtore
Kupton – medet – sa keq qėnka rrėnuar:
Nuk mund t'u fshihet rrezeve diellore,
Qė shfaqin ē'prishėn shekujt dhe egėrsit njerzore.

144. Por, kur nis hėna qjellit duke u ngjitur
Drejt kulmit tė harkut saj, dhe aty pushon,
Kur ndėr dritare yjt ndrijn sy-kapsitur,
Dhe fladi i lehtė i natės gjallėron
Pyllin qė muret lakuriq mbulon,
Si kryet e shogėt tė Ēezarit laret,
Kur drita bie e qetė e nuk flakron,
Ndjen nė ktė rreth magjik praninė e t'vrar'et:
Shkelėn heroj kėtu, ku ju po u shkelni varret.

145. "Sa tė mbajė Koloseu, dhe Roma mban;
Kur t'bjerė Koloseu, dhe Roma bie:
Kur t'bjerė Roma – Bota krejt." Kshtu thanė
Shtegtarėt tanė rreth ksaj mrekullie
Nė kohėn Saksone – kohė, pėr ne, lashtsie;
Dhe kto tri thėnie mund t'i vėrtetoni:
Ja Koloseu, gėrmadhė madhėshtie,
Ja Roma, e rėnė, e rrėzuar nga froni,
Dhe Bota, e bėrė strofkull – hajnash, o ē'tė doni.

146. I thjeshtė, i drejt-qiri, hierėndė, i vyer,
I gjith shenjtorve dhe perndive altar,
Nga Jovi te Jezui, prej Kohėsh kursyer,
I qet, ndėrsa perandori e gjithēfar
Rreth teje shemben, dhe njeriu qyqar
Ec ferrave nė at shteg qė n'varr e ēon –
Si s'po qėndroke ti, pallat krenar?!
Dridhet tirani o vdirja kur tė afron,
Tempull i Artit! – mburrje e Romės1 – Pantheon!

147. Relik epokash e artesh mė fisnikė!
Sado i plaēkitur, prap je i plot; ti i kthen
Me at rreth tė shenjt gjith zemrat nė besnikė –
Model pėr artin; kurse atė qė vjen
Tė njohė Romėn ē'qe, Lavdia e vren
Nėpėr ēdo plasė tende; besimtari
Gjen plot altarė aty; dhe atij qė ushqen
Kundrejt Gjeniut ndjenja adhurimtari
Syt mund t'i ēlodhin buste me kurora lari.

148. Ja dhe njė burg; por ēfar po shoh aty,
Nė gjysmerrsirė? Asgjė: Dhe njė her' shiko!
Dy trupa sikur po mė bien nė sy –
Dy hie qė ngjajnė si fantazma: Jo,
Nuk qėnka ashtu; njerz tė vėrtet po shoh –
Njė plak, pranė tij njė femr' e mirė, e re,
E freskėt si njė nėn' mėndesh', nga ato
Qė kanė gjak nektar; – po ē'bėn kjo atje,
Me qafė e gjinjtė e bardhė jasht, tek rri pėrdhe?

149. I plotė e i pastėr i jetės rrjeth burimi,
Nga zemra ku njeriu i pshtetur pi
Tė parin dhe mė tė ėmblin lėng ushqimi,
Kur femra,e bėrė nėnė, ndjen nė gji –
Nga pamja e foshnjės saj plot pafajsi,
Qoft' dhe kur qan pa i dhembur gjė, dhe e sheh
tek ēel si gonxhja n'djep – njė lumturi
Qė burri nuk e njeh; – por fara e re
Ēfar frut do japė? – S'dihet – Kajni, i Evės qe.

150. Por ktu rinia ushqen pleqrin', dhe i kthen
Borxhin jetsor: ėsht bija qė i jep t'et
Tė pijė sisė dhe kshtu ia shpėrblen
Gjakun e dhėnė. Jo, ky s'vdes sa t'ketė
Kėtė burim tė ngrohtė e plot shėndet
Tė s'bijės sė devotshme, qė po i siell
Nilit t'Natyrės madhe rrymė e jetė,
Mė nga ē'ka lumi i Egjyptit: – ku ke piell,
Pi, o plak, dhe rro! tė till burim nuk ka as nė Qiell.

151. Legjenda e Kashtės Kumtrit nuk e ka
Dlirsinė e rastit tėnd; ka mė ėmbėlsirė
Rrezja te yjtė e tu nga ē'ka te ata;
Natyra e shenjtė ktu triumfon mė mirė,
Ku rendi i saj ec mprapsht, se sa nė hapsirė,
Ndėr bott' e largta. O ti, mė e shenjta tajė!
Ēdo pikė e rrjedhur nga ky lėng i dlirė
Ia mbush tyt eti zemrėn, gjall ta mbajė,
Si mbushin shpirtrat tanė ktė univers pa skajė.

152. Ia kthejm syt Molos qė Hadriani ngriti –
Kopje e shėmtuar imperiale, avitur
Kolosve antik qė pat ndėrtuar Egjypti, –
Ku fantazia, larg nė Nil shėtitur,
Zgjodhi at model vigan pėr t'i goditur
Mjeshtrat e shkretė varrin – gjith kjo strehė
Pėr njė grusht hi tė kot. Duke e soditur,
Ti me buzqeshje filosofi sheh
Ē'punim tė math ka piell njė kaq e vogl' ide!

153. Por, shih ktė tempull, ktė madhshti pa skaj,
Ndaj kujt ēudia e Dianės ēelė ngjan, –
Kishėn qė u ngrit mbi varr t'martirit saj!
Un e kam parė at mrekull Efezian –
Shtyllat shpėrndarė nė shkreti anembanė,
Ēakenj dhe hyena hies tyre rrijnė; –
Kam parė Shėn Sofin', Bosforit pranė,
Me tėr kubet nga dielli t'i shėndrijnė,
Dhe uzurpatorin Turk tė lusė aty perndinė;

154. Por ti dallon ndėr tempuj t'rij e tė vjetėr;
Pranė teje asnjė s'qėndron – mė e shenjta ti,
Seli e denj' pėr Zotin, se ēdo tjetėr.
Qėkur Sioni u prish, dhe e la Ai
Qytet'n e vet tė par', pėr nder tė Tij,
Cila mund t'ish, nga ēfar mbi dhe u ndėrtua,
Faltorja mė sublime? Bukuri,
Fuqi, Lavdi, Madhshti e ēdo hir iu shtua
Ktij harku qė Adhurimi e ngriti e u pėrjetsua!

155. Hyn: madhėshtia e saj nuk tė nėnshtron;
Pse vall? Ajo s'u tkurr; por shpirtin tėnd,
Sa hyn, Gjeniu i vendit e zgjeron
Aq shumė, sa ky shtrihet anekend
Ksaj mrekullie, i lumtur qė iu gjend
Vendrujtja e shpresave tė pavdeksisė;
Dhe ti, siē vren tani mė t'shenjtin vend
Pa frik', njė dit' do dalsh pėrball Perndisė,
Nė qofsh i denj, dhe kqyrja e Tij s'do t'tė trondisė.

156. Ti ec, dhe nė ēdo hap ndjen se po rritesh;
Por, si kur ngjit ndonjė Alp, dhe ktu s'gjen anė,
Se nga eleganca gjiganteske habitesh;
Gjersi qė shton, por qė harmoninė e mban –
Si njė muzikė e pakufishme ngjan;
Mermer, piktura, altarė qė flakrojnė
Nga lampa tė arta, e kulmi, qiellit pranė,
Ani se nė tok' themelet nuk e lshojnė,
Ngjan sikur ēan nė hapsirė, drejt reve qė e kėrkojnė.

157. Ti s'ke si e sheh tė gjith; pra, do coptuar,
T'i vejė pjesė-pjesė sė tėrės admirimi;
Se, ashtu si n'det shum gjire tė krijuar
Na joshin syn, do pėrqėndruar shikimi
Nė ēdo gjė tė veēantė, qė mendimi
T'i tresė njė nga njė kto bukuri
Qė flasin vet, t'i lehtėsohet shijimi
Zemrės sė hutuar nga tėr kjo lavdi
Qė s'gjeti rrugėn pėr tė hyrė fill tek ti.

158. Jo pėr faj t'saj – por tendin. Shqisa jonė
Kap mbresat gradualisht: sa mė e fuqishme
Ėsht pamja e jashtme, aq mė shum e huton
Pėrshtypjen ton'; kshtu dhe kjo kishė e hijshme,
Me qėnė se ėsht tepėr e madhrishme,
Na e shtang vėshtrimin nė fillim, dhe e vė
Nė lojė qenien ton' tė parėndėsishme,
Gjersa, duke u rritur njė me tė,
Lartsohet shpirti dhe admiron pa u drojtur mė.

159. Pra ndalu, dhe ndriēou; kėtu kundrimi
Tė vlen mė fort se sa tė ndjesh knaqsinė
Qė pe ēudi, o tė shtangesh nga adhurimi,
Si kishė qė ėsht, ose tė shprehėsh habinė
Se si ata mjeshtrat e mėdhej arrinė
Tė ngrejn ēfar s'mundi Lashtėsia e tėrė;
Burimi i sublimsis ktu shfaq thellsinė
E saj, dhe aty ti gjen, pėrzier me rėrė,
Arin qė fsheh, dhe mson ēfar s'lė Gjeniu pa bėrė.

160. O ktheu nė Vatikan, dhe shih ē'tipare
Fisnik' merr Dhembja te Laokoonti i gjorė –
Meraku i prindit dhe agonia mortare
Pėrzier me durimin mbinjerzor.
Kot rreket plaku dhe e shtrėngon me dorė,
Ta mbysė gjarprin qė po i mshtillet shpejt
Rreth trupit, – kot lufton; dragoi mizor
Si zorrė e gjallė helmi i mpin tėr dejt,
Ia shton gulēimin, gjersa ia merr frymėn krejt.

161. Ose kqyr Zotin e harkut qė s'gabon,
Perndinė e jetės, poezis dhe dritės, –
Diellin me trup njeriu tek triumfon,
Nga rrezet e fitores ball-shėndritės;
Shigjetėn sa e ka hedhur – sy-shkreptitės
Me atė zemrim hakmarrės prej hyjnie;
Pėrbuzja e tij ka njė shkėlqim mahnitės
Fuqie, bukurie e madhėshtie;
Vet ai vėshtrim tė vė pėrpara njė perndie.

162. Por te kjo formė delikate e tij –
Trill dashurie i ndonjė nimfe tė re
Pėr njė dashnor pa vdekje e pleqėri,
Qė i mbetėn syt nė atė vizion – u shpreh
Tėrė ajo bukuri qė mendja e njeh
Si mė idealen, mė sublimen nė botė,
Pjes't e sė cilės zbritėn mike n'dhe
Nga qielli dhe, si yje dritė-plot,
U mblodhėn nė njė rreth gjersa krijuan njė Zot!

163. Dhe nė ia vodhi Qiellit Prometheu
Zjarrin pėr ne, me ktė mermer poetik
Ku dhe lavdi tė amshuar, ia shpėrbleu
Prap Qiellit mjeshtri i rallė at zjarr magjik;
Se, nė u punua ky mrekull fantastik
Nga dor' njeriu, iden s'e dha njeriu;
Dhe e ka bekuar vet Koha – nuk iu ēik
Asnjė krel floku, as Vdirja nuk ia nxiu
Ngjyrat, ku edhe ndrin flaka e ndezur nga Gjeniu.

164. Po ai, Shtegtari jonė, vall ē'u bė,
Qė kėngėn time nė fillim shoqroi?
Shum von po vjen, mė duket. Ai s'ėsht mė –
Kėto pregatitje i ka tė fundmet, shkoi;
I kreu shėtitjet, ėndrrat i mbaroi,
Dhe ai vet s'ėsht gjė: – Nėqoftse ai s'ka qėnė
Fantazmė, – por, si ēdo njeri, jetoi
Dhe vojti – lėre – hia e tij ka zėnė
Shtegun qė ēon nė Harresė, ku kan' pėr tė rėnė

165. Kujtimet, jeta e trupi dhe gjithshka,
Pėr tė na i mbledhur te savani i saj,
Qė e hap tė na mbulojė me tė gjithkah,
Dhe e bėn ēdo gjė fantazmave t'u ngjajė,
Dhe nga krejt ēfar shkėlqeu tė na ndajė,
Sa vet Lavdia bėhet muzg, dhe lshon
Pak drit' tė trishtuar qė s'arrin ta ēajė
Perden e errsirės, – dritė qė na hidhron
Mė se mė e hidhta natė, se syn tonė e huton,

166. Dhe na ēon tė vėzhgojm buzė honit thellė,
Tė msojm ē'do jemi vall kur tė mbarojmė
Dhe trupit ton' tė zjarrtė mos t'i ngelė
Veē hiri; dhe pėr famė tė ėndėrrojmė,
Dhe t'i fshijm pluhrin emrit, ta pastrojmė –
Qė kurr s'do ta digjojmė – oh, ēfar ngushllim!
Mos t'jemi mė ēfar ishim, tė shpėtojmė:
Mjaft e duruam n j ė h e r ė at stėrmundim
Tė zemrės, qė e kish djersėn gjak nė ēdo shtrėngim.

167. Digjo! prej honit vjen njė zė i brengosur,
Njė murmurimė e gjatė e gjith ngashrim,
Siē ngrihet kur njė komb ėsht i gjakosur
Nga ndonjė plagė e thellė e pa shėrim;
Mes shiut e territ dheu u shkreh n'vajtim;
Plot hie ka posht, por njera ngjan mbretrore,
Megjithqė pa kurorė e pa shkėlqim;
E zbeht', po e bukur, plot me dhembje amnore
Pushton njė foshnjė qė s'pi dot prej asaj tė gjore.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:52


168. Filiz herojsh e mbretrish, ku je ti?
O shpresė e kaqė kombesh, paske vdekur?
S't'harroi dot Morti, s'gjeti drapri i tij
Ndonjė mė pak tė dashur pėr ta ndjekur?
Mesnatės, ndėrsa zemra jote e mekur,
Nėnė e njė ēasti, qante pėr tėt bir,
Ta shojti Vdekja at ankth pėrjet: Jan' djegur,
Tash qė ike ti, tėr shpresat pėr mė mir
Qė mbushėn ishujt tan', sa u duk se jeta u dlir –

169. Fshatar't than' se shpėtuan. – Ē'kob qe ky!
Ti, e adhuruar nga tė gjith, dhe e lumtur!
Dhe ata qė s'qajn pėr mbretėr qajn pėr ty;
Zemra e Liris, nga dhembja e madhe zbutur,
Harroi ēdo vrer pėr NJĖ; se ajo qe lutur
Sa her' pėr ty, dhe e pa Ylber' e vet
Mbi kryet tend. – Dhe ti, o zot shpirt-kėputur,
Bashkshort pafat, martuar veē njė vjet!
O prind i ngratė i foshnjės vdekur – vaj medet!

170. Petk zie ėsht ky i dhėndėrris qė vesh;
Martesa tu bė hi, nė varr e ēuam
Bijėn flokartė t'Ishujve, qė u desh
Nga kaq miliona! atė qė ne i besuam
Tė arthmen tonė, e me gjith shpirt dėshruam
Qė bijtė tan' t'i bindshin t'birt mbretror!
Ikėn dhe ajo dhe ai, dhe, ēfar shpresuam,
Shkėlqeu, si n'sy t'barinjve yjt verorė,
Por mbajti pak dhe u shojt – s'qe veē njė meteor.

171. Tė mjerėt ne, jo ajo; se ajo fle e qetė:
Luhatje turmash qė rrijn duke pritur,
Kėshilla, intriga, orakuj qėllim-fshehtė,
Qė qyshse u ngritėn fronet jan' pėshpritur
Nė vesh tė mbretve, gjersa tė mėrzitur
Popujt zėnė armėt, i ēudiēmi fat
Qė shemb sovranė fuqiplot papritur,
Dhe u kthen balancėn mprapsht, tė lajnė huatė
Qė shtypja e tyre e verbėr ia ka botės ngratė –

172. I till mund t'ish dhe fati i saj gjat jetės;
Por zemra, jo, s'na e thot: e pashme, e re,
E mir' pa u shtirė, e madhe pa njė urrejtės:
Sa ka qė ish nuse e nėnė – e tash a t j e !
Sa lidhje kputi ai ēast i zi! Nė atdhe
Nuk ngeli zemėr, qė nga ajo e tyt Eti
Te e shtetasit mė t'ulėt, qė s'u shkreh
Nga ky dėshprim qė u hap si val' tėrmeti, –
Tė desh tėr Vendi aq fort sa lot pa u derdhur s'mbeti.

173. Ja Nemi! si kėrthizė ndėr kodrina,
Futur aq thell mes pyjeve i strehuar,
Sa kur fryn dhe shkul lisat suferina
Dhe detin e tėrbon duke ia ēuar
Shkumėn nė qiell, kalon pa ta trazuar
Pasqyrėn ovale tė liqenit kthiell; –
Si urrejtje e zbutur, faqja e tij e shtruar
Qėndron e ftohtė, e ujrat rreth i siell
Dhe ngjan si gjarpri i fjetur nė vetvehte i mshtiell.

174. Nga njė luginė pranė val't e Albanit
Shkėlqejn; tej Tiberi po rrjeth gjarpror
Nė at breg Latin, tė larė prej oqeanit,
Ku u thurr nė vargje eposi madhor
"Armėt dhe Burrin", qė si yll rrėzor
I ngriti njė perandorie mbarė.
Ja, djathtas, ku pushoi Tuli orator
Larg Romės; dhe pas malit qe njė arė –
Mylku Sabin qė Horati ēlodhej duke ngarė.

175. Po harrova krejt: – Shtegtari im s'ka pun' mė;
S'na mbetet veē tė ndahemi – si ay
Si un e bėm' detyrėn, qė vet vumė;
Por le t'i hedhim detit dhe njė sy;
Shkuma e Mesdheut po na stėrpik tė dy,
Dhe ja, nga Mali Alban kundrojm tani
Detin, kėtu shok rinie, qėkur ky
Na shtroi nėn shkėmb tė Kalpės val't e tij,
Dhe neve e ndoqėm deri atje ku Euksini i zi

176. Tė kaltrat Simplegada i pėrqafon.
Qė at'here shkuan vjet; ca vojtje e lot
Na lanė atje ku nisėm udhėn tonė;
Megjithqė ecėm, para s'bėmė dot:
Por prap mundimi i rrugės s'na shkoi kot;
E patėm njė shpėrblim, dhe ėsht – qė ne
Vazhdon tė na kėnaqė dielli i ngroht,
Dhe tė na falin toka e deti haré
Mu si kur s'ka njeri tė na e nxijė si re.

177. Ah, tė kem dot Shkretirėn vendbanim,
Dhe pran' njė Shpirt tė bukur ta adhuroj,
T'harroj se ka gjėkundi njerėzim,
Pa urryer kend, veē pėr atė tė rroj!
O Elemente, qė tek ju provoj
Gėzimin mė fisnik, s'mė falni dot
Njė aso krijese? Vall gabim kujtoj
Qė mund tė ketė dhe nga ato nė botė,
Ndonse tė rrish me tė ngjan si njė ėndrrė e kotė?

178. Ka njė knaqsi nė pyjet ku s'ka gjurmė,
Ka shoqėri ku s'tė trazon asnjė,
Ka njė muzikė ku bėn Deti zhurmė,
Dhe ka njė ekstazė nė vetmi me tė:
E dua Njeriun, Natyrėn, veē, dhe mė,
Se te ajo dal krejt, pa e vėnė re,
Nga vehtja dhe pėrzihem, bėhem njė
Me Universin mbarė, e ndjej atje
Atė qė s'mund ta shpreh, por qė s'mund as ta fsheh.

179. Valo, valo, Oqean i kaltr' e i thell!
Mbi ty me mijra flet mburren kot;
Njeriu tokėn me gėrmadha e mbjell,
Sundimi i tij mbaron nė breg; n'uj zot
Je vetėm ti, dhe ai tek ti s'lė dot
Gjurmė shkatrimi, veē tė vehtes tij,
Kur zhytet pėr njė ēast te fundi i jot,
Dhe humb ndėr gurgullime si pik' shi,
Pa nam e pa nishan, nė at varr qė askush s'ia di.

180. S'tė shkel ty kėmba e tij; livadhin tėnd
S'mund ta plaēkitė ai, – ti fill e zbon
Dhe e heth si leckė; dhunėn q'ai s'lė vend
Nė tokė pa e bėr' ligj, ti ia pėrēmon,
Dhe n'qiell prej gjiri tėnd atė e lėshon,
Sa nga dėshprimi i math nis tė ulėrijė,
Duke iu lutur Zotit, ku shpreson
Tė gjejė trap shpėtimi pranė tij,
Por ti e vėrvit dhe njė her' nė tokė: – atje tė rrijė!

181. Topat dhe predhat qė u shkatrojn qyteteve
Muret rrethues, dhe njerzit tmerrojnė,
Sa u fusin drithmat nė pallate mbretėrve,
Kolos't e drunjtė, me tė cil't kujtojnė,
Ata qė i bėjnė dhe mbi ty i lėshojnė,
Se t'u bėn' zot me tagrin e pronarit,
Pėr ty jan' lojra fmijsh qė pak durojnė
Dhe shpejt humbojn drejt fundit tėnd, drejt varrit,
Si Armada kryelartė e plaēka e Trafalgarit.

182. Brigjevet tu perandorira u ngrenė;
Ti u dhe fuqi dhe nam sa qen' tė lira –
Egjypt, Athinė,Romė, Kartagjenė,
Ē'u bėnė? Erdhėn luftra e tiranira,
Barbarė e t'huaj, gjersa i bėn' shkretira;
Kurse ti je njilloj, nė asgjė s'ndryshove,
Veē valve lozonjare e plot dredhira;
I kaltr' e ballin xham nė Kohė qėndrove,
Dhe i ri gjithmon valon si ditėn qė u krijove.

183. Pasqyrė, ti, e lavdishme, ku n'ēdo kohė
I Tėrfuqishmi kqyr madhshtinė e vetė,
Si n'mot tė qetė e nė furtunė e llohė,
Nė pol tė ngrirė e nė tropik tė nxehtė; –
I pa kufi, i pa fund, sublim pėrjetė –
Shėmbllesė Amshimi – i sė Padukshmes fron;
Nė llumin tėnd kuēedrat marrin jetė;
Ēdo breg i tokės tė ulet, tė nderon,
Ndėrsa ti, i tmerrshėm, i pamatshėm, vetėm, shkon.

184. Dhe tė kam dashur, Oqean! Qė djalė
Gazi im ka qėnė tė endem para kot
Si fluskė mbi krahrorin tėnd tėr valė,
Harbonja pas tallazit tėnd zhurmplot,
Dhe kur t'i frynte dallgėt shkulmi i ftoht,
Unė nė atė frikė ndjenja kėnaqsi,
Se m'dukej sikur isha djalthi jot,
Dhe tė besonja ku tė m'ēonje ti,
I zėn' pas kreshtės tėnde – si kėtu tani.

185. Me kaqė i dhashė fund detyrės sime –
Kėnga m'u shkri nė njė jehon', e u shua
Tok me magjin' qė i nxiti kta ėndėrrime.
Pisha qė m'ndriti natėn u mbarua
Dhe fiket pak nga pak – ē'u shkrua, u shkrua, –
Do donja tė ish mė e vyer! por tashmė
Fuqia e fantazisė m'u dobsua –
Nuk jam ai qė kam qėnė, – ndrroi ēdo gjė,
Dhe flaka e parė e shpirtit dalngadal po m'lė.

186. Pra, lamtumirė! – do thėn' kjo fjalė urimi
Qė na trishton dhe e shprehim me ngurrim –
Por – lamtumirė! Ju, qė gjat ktij udhtimi
E ndoqėt pas Shtegtarin gje' n'mbarim,
Nėse ju mbeti n'tru ndonjė mendim
Dikur i tij, kot s'i pat hyr' ksaj valle;
Dhe njė herė lamtumirė! ēdo mundim,
Nė hoq mundim qė qau derte e halle,
E pastė a i – j u veē moralin e ksaj pralle!

FUND

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:52


SHĖNIME E SHPJEGIME

JANTHES
Janthe ėshtė emri poetik i vėnė nga autori bijės sė dytė tė Kontit Oksford, emri i vėrtetė i sė cilės ishte Charlotte Harley.
Strofa 1. N'ato anė: viset qė vizitoi nė dy Kėngėt e para.
S.3. Dy herė moshėn tėnde: poeti n'atė kohė ishte 23 vjeē dhe Iantha 11.

KĖNGA E PARĖ
Stanza 1. Atij kroi: Kroit tė Kastalisė pranė Delfit.
S.2. Albiona: Anglia.
S.5. Njė, veē, dashuroi: miss Chaworth, me tė cilėn s'mund tė lidhej sepse njė i fisit saj u vra nė duel nga njė i fisit tė Bajronit.
S.7. Vajza Pafiane: prostituta; Pafos, qytet qipriot ku nė kohėt pagane banorėt i kishin ngritur tempull Afėrditės (lat.Venus), hyjneshės sė Dashurisė.
S.9. Mamoni: lakmia pėr para.
Pas strofės 13, nė vjershėn e "Lamtumirės" (strofa 3). Pazhi im i vogėl: shoqėruesi i poetit, qė quhej Robert Rushton, tė cilin e mori deri nė Gjibraltar e pastaj e ktheu nė shtėpi.
S.14. Gjiri i Biskajės: mes Spanjės veriore dhe Francės perėndimore. // Cintra: mal i bukur nė Portugali. // Tago (spanjisht), Tezhu (portugalisht: lumė qė vjen nga Spanja, ēan pėrmes Portugalinė dhe derdhet nė gjirin e Lisbonės nė Atlantik; thuhej se shtrati i tij barte grimca ari. // Luzitanė: emri i lashtė i Portugezėve.
S.15. Frėngu shtypės: Ėshtė koha e luftrave napoleoniane kur ndėrve tė tjerė, Francezėt kishin pushtuar Spanjėn dhe Portugalinė.
S.16. Mbreti Gal nopran: Napoleoni; Gali: emri i vjetėr i Francės.
S.17. Sėmundja e Egjyptit: morrat.
S.18. Bardi i shquar: Luis Camoens (1524-1580), poeti mė i madh i Portugalisė.
S.20. Honori: njė asket qė vuajti si nė ferr mbi dhe me shpresė qė do fitonte qiellin (parajsėn): vdiq mė 1596.
S.22. Vathek: pasaniku i madh anglez Viliam Bekford qė rrojti ca vjet me salltanet nė Ēintra.
Strofat 24, 25 dhe 26 Tregojnė se si Anglezėt, mbasi fituan luftėn ndaj Francezėve nė Portugali, u rrejtėn nga diplomacia frėnge dhe humbėn shumė nga frutet e fitores.
S.29. Mafra: Kuvendi ku, pėr 16 vjet, jetoi e ēmendur mbretresha e Portugalisė gjatė pushtimit francez. // Kurva e Babilonisė: sipas shprehjes sė poetit, Kisha e Romės. // Ē'gjakderdhje ajo shkaktoi: Kryqzatat e luftrat e tjera fetare nė tė kaluarėn.
S.32. Luzitania me tė motrėn: Portugalia me Spanjėn. // jo si ata qė ndajnė Spanjėn me Francėn: Pirenejtė.
S.34. Guadiuna, lumė nė Spanjė. // Morėt: Arabėt.
S.35. Pelagio: trim spanjoll, i pari qė iu kundėrvu mėsymjes arabe nė Spanjė, mė 718, dhe fitoi. // i ati i Kavés: Konti Julian, i cili pėr hakmarrje ndaj mbretit tė Gotthėve Rodrigo, qė i ēnderoi tė bijėn Florinda, e quajtur nga Arabėt Kava, thirri Arabėt tė pushtojnė Spanjėn mė 711. (I pari arab qė shkeli Spanjėn qe Tariku, nga emri i tė cilit mori emrin Gjibraltari, arabisht Xhebel al Tarik. Shkėmbi i Tarikut. Spanja e Portugalia qysh atė kohė e deri nė kohėn e mbretėrve Ferdinand e Izabella nė shekullin e 16-tė qėndruan nėn pushtimin arab (7 shekuj).
S.39. Tre kombe tė fuqishėm: Franca, Spanja dhe Anglia.
S.41. Talavera: beteja e saj e pėrgjakshme mė 1809.
S.42. Po, etj.: ėshtė thėnė me ironi.
S.43. Albuera: Tjetėr betejė e pėrgjakshme mė 1811.
S.55. Saragoza: qytet dhe njė nga fushbetejat e asaj lufte. // Gorgonė: figurė mitologjike shumė e shėmtuar.
S.59. O vise: poeti tani ndodhet nė Greqi.
S.66. Mbretresha: hyjnesha e Dashurisė Afėrdita. // Ndjeu grushtin tėnd: tė vesit seksual. // Veē detit ku ka lindur: Kėtu Bajroni bie nė gabimin tradicional rreth etymologjisė sė emrit Afroditė, sipas sė cilės ky emėr pėrbėhet nga afro = shkumė dhe ditė = zhytet; por ditė nė greqisht shkruhet me i dhejo me y, dhe afro nė kėtė rast nuk ėshtė shkumė. Interpretimi i saktė ėshtė afron dita, nga ylli i mėngjesit qė prej bukurisė sė tij mori emrin nė lashtėsi hyjnesha Afroditė (Nuk ėshtė i vetmi rast ky qė emrat e perėndive mitologjike e kanė etymologjinė e tyre te shqipja (ilirishtja). // Njė tempull, veē,: nė Pafos tė Qipros Venusi kishte njė tempull, kurse nė Cadiz tė Spanjės kishte (figurativisht) njėmijė tė tillė, dmth kishte shthurrje tė madhe.
S.70. Hie Beociane: ish banore tė Beocisė antike nė Greqi. // Festa e Bririt, pėr tė pirė sa mė shumė.
S.74. Mbreti i fiseve pėllitės: demi.
S.81. Duenna: spanjisht, dado, guvernante.
S.82. Tė pish nga prroi i Lethės: tė harrosh; prej saj, lethargji = gjumė i thellė. (Letha, lumė nė Hades)
S.85. Tradhėtari: Markezi Solano, Komandant i Kadizit qė s'pranoi ta luftonte kundėr Francezėve dhe populli e vrau. // Veē Fisnikėrisė: poeti akuzon aristokracinė dhe parinė e vendit pėr kompromis me pushtuesit.
S.89. Shpagim: nė shek. 16 spanjolli Pizarro pushtoi Kolumbinė, Perunė dhe Ekuadorin (me kryqytet Kuito), por u tregua shumė i pamėshirtė me vendasit, tė cilėt, tani qė Spanja lufton kundėr pushtuesit Bonapart, po marrin hak kundėr kolonizatorėve spanjollė dhe fitojnė lirinė nga Spanja qė po mbytet nė gjak.
S.91. Po ti, o mik,: John Wingfield, mik dhe shok shkolle me Bajronin, qė vdiq nga ethet nė Coimbra tė Portugalisė mė 1811, ku shėrbente nė ushtrinė angleze.

Linda
Anëtar
# Postuar më: 18 Shkurt 2010 03:53


KĖNGA E DYTĖ
Strofa 1. Sykaltra vajzė: Athenį (lat. Minerva). // Perėndesha e Urtis: por jo muzė frymzuese (prandaj – ahime etj.); prej saj mori emrin nė lashtėsi qyteti i Athinės. // Yt tempull: Parthenon (nga parthénos = virgjireshė) mbi Kodrėn e Akropolit nė mes tė Athinės.
S.3. Bir i Agimit: njė vendas.
S.4. At' hi: hiri i njė tė vdekuri, i mbajtur brenda njė urne.
S.7. Bir mė i urti i Athinės: Sokrati (469-399 para kr.) // Akeroni: lumi qė ēonte nė Hades (Botėn Tjetėr).
S.8. Sadducejtė: sekt hebraik qė nuk besonte nė ringjalljen e njeriut, mohonte ekzistencėn e ėngjėjve dhe predikonte lirinė e vullnetit. // Baktrianin: Zoroastėr (ose Zarathustra) prej Baktrianės sė Persisė, qė jetoi rreth 1000 para Krishtit; ishte themelues i fesė sė Persėve deri kur kjo u zėvendėsua nga Islami. // Samianin: Pitagora, prej ishullit t'Egjeut Samos (582-507 para Kr.), filosof (i metempsykozės) dhe matematicien (teorema).
S.9. Dhe ty!: poeti i drejtohet njė miku nė Cambridge tė quajtur Edelstone, qė vdiq pak kohė pasi u khtye Bajroni nė Angli mė 1811.
S.10. Bir i Saturnit: (gr. Kronos), Zeusi (lat. Jupiter).
S.11. Pallada: Athenaja. // Kaledoni: Skoci. // Por ja qė i ranė (pre): se flota angleze i ēoi nė Angli (British Museum) statujat e shkulura nga Parthenoni. (Skocezi lord Elgin bashkėkohės i Bajronit, ishte ambasadori anglez nė Truqi, qė i mori leje sulltanit dhe ia hoqi Parthnosit statujat).
S.12. Pikt modern: Piktėt ishin banorėt e lashtė barbarė e piratė tė Skocisė.
S.13. Me dorė Harpje: Nė Mitologjinė Greke Harpyes ishin krijesa grabitqare, gjysėm grua e gjysėm zog, qė u shkulnin shpirtin tė vdekurve ose u vidhnin dhe u hanin ushqimin viktimave tė tyre (Vjen nga folja harpazein, gr. rrėmbej – krahaso Harpagon i Molierit.)
S.14. Palladė: Pallas-dos, njė epitet i Athenasė. // Egjide: fuqia hyjnore mbrojtėse qė kish Athenaja mbi Athinėn, qytetin e saj. // Alarik: mbreti i Gottėve, qė sulmoi Athinėn mė 395 pas Kr. pėr ta plaēkitur por, sipas legjendės, u spraps nga Athenaja dhe Akili, qė dollėn mbi bedena tė Akropolit dhe iku i trembur. // Plutoni: perėndia e Hadesit (Bota tjetėr mitike). // buzė Stigjit: Styx (gr.), Stygius (lat.) lumė i Hadesit, (si Akeroni dhe Letha).
S.16. La atė tokė lufte e krimi: Spanjėn (dhe shkoi nė Maltė).
S.17. Deti i lavdishėm: Mesdheu, i mbushur me ngjarje historike // Zgjerohet: duke dalė nga ngushtica e Gjibraltarit.
S.21. Arion: Ky, sipas mitologjisė, kur e hodhėn detarėt nė det, i ra kitarės aq bukur sa delfinėt tė magjepsur, iu mblodhėn rotull dhe njeri prej tyre e mori mbi kurriz dhe e nxori nė breg.
S.22. Kalpe: emri i vjetėr i Gjibraltarit. // Hekatė: perėndesha mitologjike e Hėnės, Tokės dhe Nėntokės; mė vonė perėndeshė e magjisė. // Toka e Syzezės: e Spanjės. Sa bukur luajnė: rrezet e Hekatės. // Mauritania: emri i vjetėr i Marokut, Toka e Morėve, pėrballė Spanjės. Sot Mauritania ėshtė njė shtet i pavarur nė jug tė Marokut.
S.24. Sferėn e Dianės: Hėnėn.
S.27. Athos: ose Hagjon Oros (Mal i Shenjtė), njė gadishull i ngushtė nė jug tė Maqedonisė Greke, i veēuar nga shteti grek se banohet vetėm nga murgj.
S.28. Qė s'lė gjurmė pas: deti.
S. 29. Ishujt e Kalipsos: Malta dhe Gozzo. // Gozzo, sipas Homerit, banohej nga perėndesha Kalipso. // At trim: Uliksin (gr Odysse). // njė bijė dheu: Penelopėn, e shoqja e Uliksit, qė e priste nė Itakė tė kthehej nga Troja. // Djali i tij: Telemaku. // Mentori: Kujdestari i Telemakut, qė e nxiti tė kėcente nė det pėr tė mos rėnė nė rrjetėn e Kalipsos, e cila e kishte mbajtur Uliksin shtatė vjet nė atė ishull.
S.30. Florencė: zonja Spenser Smith, qė poeti e njohu nė Maltė dhe i thurri dhe disa poezi.
S.31. Kupidi, (gr. Eros): perėndia e Dashurisė, bir i Afėrditės (lat. Venus).
S.36. Vendet: Greqi, Shqipėri, Stamboll, qė poeti vizitoi, i quan mė tėrheqės si natyrė se ata imagjinarė tė krijuar nga utopistėt Thomas More, Campanella etj.
S.38. O tokė e Shqipėrisė! Ku leu Skenderi, (Iskander, deformimi turk i emrit Aleksandėr): pra Aleksandri i Madh i Maqedonisė (356-323 para Krishtit). pse? Ka dy shpjegime, njė tė pėrgjithshėm pėr Maqedonėt, dhe njė tė veēantė pėr Lekėn e Madh; i pari, sepse, sipas Herodotit Maqedonėt e lashtė, veē karakteristikave tė tjera, flisnin gjuhė tė pėrafėrt me tė Illyrėve ("omilun dhe glossan paraplisian tis ton Illyrion") dhe i dyti, sepse Aleksandri e kishte nėnėn Olympi nga Epiri dhe ishte fis me Pirron e mėvonshėm. // Dhe ai, po me kėtė emėr: Gjergj Kastrioti i mbiquajtur nga Truqit Skanderbeg (Kont Aleksandėr), pėr ta krahasuar me Aleksandrin e Maqedonisė.
S.39. Buz' bregut that: tė Itakės. // detin duke parė: semos kthehej Uliksi, i shoqi i Penelopės, nga Troja. // pa malin: nė ishullin e Leukadės pėrballė Akarnanisė, nė jug tė Prevezės, nė hyrje tė gjirit tė Ambrakisė. // dhe i Lesbianes varr: poetesha greke Sapfo (shek. i 7 tė para Krishtit) e lindur nė ishullin Lesbos nė Egjeun lindor. Ajo u hodh prej malit nė det nga dėshpėrimi i dashurisė pėr Faon (?). // Si s'ta shpėtuam, Sapfo, etj.: Kėtu poeti, mė tepėr se pėr vdekjen fizike tė Sapfos sė vetvrarė, duket se shpreh keqardhjen e tij tė thellė pėr shkak se nga vepra poetike e saj shpėtuan vetėm fare pak vargje, tė pamjaftueshėm pėr t'a bėrė tė pavdekshme aq sa do meritonte po tė kishte shpėtuar e gjithė vepra e saj, o njė pjesė e mirė e saj.
S.40. Aktium: detbeteja nė Actium (31 para Kr.) nė hyrje tė gjirit tė Ambrakisė midis Mark Antonit, Kleopatrės sė Egjyptit dhe mbretve aleatė tė saj nga njėra anė dhe Oktavianit nga ana tjetėr, ku fitoi ky i fundit. // Lepant: detbeteja e Lepantos nė gjirin e Korinthit (1571) midis Turqisė dhe koalicion Kristian tė udhėhequr nga Don Zhuan i Austrisė, e fituar nga ky i fundit. // Trafalgar: detbeteja e Trafalgarit afėr bregut tė Cadiz, Spanjė (1805) midis flotave frankospanjolle dhe flotės angleze tė komanduar nga admirali Horace Nelson, ku fitoi ky i dyti po dhe u vra aty (i pėrzishėm).
S.41. Dashuris pa frut: tė Sapfosė.
S.45. Pėr hir tė njė femre: Kleopatrės. // Cezari i dyt: Oktaviani, i mbiquajtur August, ē'prej 31 para Kr. sundimtar dhe ē'prej 27 para deri 14 pas Kr. perandori i parė i Romės. // trofet: qyteti Nikopolis (dmth qytet i fitores) qė ndėrtoi Augusti afėr Prevezės sotme, pėr tė kujtuar fitoren e vet.
S.47. Qytetin kryesor: Janinėn. // dhe u nis: pėr Tepelenė; // tė fortin prijės: Ali Pashėn.
S.48. Kuvendi i Zicės: 20 km nė veriperėndim tė Janinės.
S.51. Shih t'errtin Akeron: sot lumi Kalama i Ēamėrisė (o njė tjetėr mė nė jug.)
S.63. Hafiz: poet i madh persian i mesjetės; // Tejan (?).
S.69. Akelou: lumė nė Greqinė perėndimore.
S.70. Utrįki: fshat nė fund tė gjirit Ambrakisė, afėr Artės.
S.71. Vera e kuqe: qė tregon liberalizmin e muslimanve shqiptarė qė e pinin megjithse ua ndalonte feja. // Palikar: trim (n'atė kohė edhe luftėtar).
Vjersha pas strofės 72. Himariotėt: n'atė kohė Himariotė quheshin edhe Labėrit.
S.73. Eurota: lumi i Spartės; (nė Termopyle luftuan Spartanėt nėn Leonidhėn (480 para Kr.)
S.74. Nė Fylė: afėr Athinės, ku spartani Trasybul u pregatit ushtarakisht pėr tė dėbuar nga Athina 30 Tiranėt.
S.76. Helotve: Sklevėrve nė Spartė.
S.77. Qytetin: Stambollin. // Fisi i Vahabitve: njė sekt fanatik musliman, i themeluar nga Vahab (vdekur mė 1787); pasuesit e tij pushtuan dhe plaēkitėn Mekėn (1803) dhe Medinėn (1804).
S.80. Mbretresha e rrymave: Hėna.
S.84. Pėr motrat e mademit, posht rrėzuar: pėr shtyllat e tjera pranė tė rrėzuara, // Altari i Tritonis: i Athenįsė. // Kepin e Sunit: (ose Kepin Kolonna, prej shtyllės sė vetme tė mbetur); Kepi i Sunit ėsht nė juglindje tė Athinės, buzė Egjeut.
S.87. Hymetti: mali fare afėr Athinės nė verilindje tė saj (sot thirret Imitós). // Febi; Apolloni; // ta ngjyen me ar: Apolloni, si perėndi i Arteve, pra dhe i pikturoj. // Pendeli, mal afėr Athinės, i pasur me mermer.
S.95. Ike dhe ti: s'dihet se kujt i drejtohet poeti.
S.96. Nėnėn: i vdiq pak kohė mbasi poeti u kthye nė Angli nga udhėtimi i parė, mė 1811; // njė shok, shoku i tij i shkollės, Edelstone, qė dhe ai vdiq pak kohė pas kthimit tė Bajronit.

. 1 . 2 . >>
Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.