Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / LULEBORET E MIA - tregim Elisabetta Bagli
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 11 Gusht 2017 12:33


Si ēdo mėngjes u zgjua herėt pėr ta pėrgatitur kafen, por njė shkėlqim i ēuditshėm qė vinte nga dritarja e tėrhoqi pėrnjėherė. Iu afrua xhamit: njė shi i ftohtė, i bardhė binte nė oborr me flokė tė dendur. Nuk ia ndau vėshtrimin. Pak nga pak gjithēka u bė e re, e bardhė, e pastėr, por edhe vetė ajo. E dėgjoi fare mirė dhe zhurmėn qė vinte nga dhoma tjetėr. Vetėm se nuk deshi tė lėvizte dhe tė shkonte andej. Ndihet e rilindur dhe e kėnaqur qė veproi ashtu.
E hapi dritaren, nxori duart jashtė. Dėshironte tė kishte njė kontakt tė menjėherėshėm me borėn. Dėshironte ta ndjente tek tretej nė trupin e saj tė ngrohtė, tė vendoste me tė atė lidhje kinoestetike, ashtu siē bėn me tė gjitha gjėrat qė t'i ndjejė, qė tė mėsojė me perceptimin e prekjes, kjo i pėlqen shumė, se ato ekzistojnė dhe janė reale. Dėshironte ta ndjente erėn e sė bardhės, atė aromė tipike tė ajrit tė pastėr, tė rralluar. Dėshironte ta thithte brenda flegėzave tė hundės sė saj, ta rrėshqiste brenda shpirtit tė saj pėr ta pastruar, qė tė bėhej mė nė fund e re.
Nė kėtė ēast ka dėshirė tė zbresė, tė luajė, tė shtrihet dhe rrotullohet nė borė, tė rikthehet fėmijė. E ndjen nevojėn qė ta vrojtojė atė mrekulli me sytė e pafajshėm tė fėmijėve. E di se nuk ėshtė e mundur t'i pėrjetojė ato ēaste tė jetės, veē nė kujtime. E di se asgjė nuk ėshtė mė si mė parė. Tash ėshtė ajo qė duket ndryshe. Vendet dhe rrethanat janė tė ndryshme. Por kujtimi pėr habinė qė kishte provuar, kur e kishte parė pėr herė tė parė borėn nė Romė, nė qytetin e saj, po e ndihmon ta kuptojė se vendimi i marrė ėshtė ai i duhuri.
Nga kati i katėrmbėdhjetė i hyrjes sė saj nė Madrid, Sandra po vėrshtron njė spektakėl unikal. Qyteti duket se ende po fle. Gjithēka ėshtė e qetė, ndėrsa bora vazhdon tė bjerė e heshtur. Ēatitė e shtėpive, tė makinave, stolave, marrin njė dritė tė re. Pemėt, shkurret qė gjithnjė i ka parė tė drejta, dalėngadalė fillojnė tė pėrkulen nga pesha e vellos sė bardhė. Duket se qajnė.
Njė pamje qė e ēon sėrisht nė tė shkuarėn. Kujton luleboret e kopshtit tė pallatit poshtė shtėpisė sė saj nė Romė. Ishte njė spektakėl t'i vėshtroje nga lart ballkonit nė katin e katėrt. Nė pranverė ngjyroseshin me ngjyrė vjollcė dhe lulevathi. Pamja e tyre i bėnte tė gėzuara nė mėnyrė tė pavetėdijshme ditėt e saja. Nė atė janarin e shumė viteve tė shkuara, kur u kapėn nė befasi nga bora, ato po pėrgatiteshin me drojtje tė lulėzonin. Kishin boēe tė vogla jeshile, ndėrsa prisnin tė ēelnin dhe ta ndryshonin ngjyrėn. Edhe ato pemė tė gjalla, iu desh t'i pėruleshin borės. Tani, pas shumė kohėsh, po reflekton pėr luleboret, pėr sa e shoqėruan jetėn e saj, sesi u bėnė dėshmimtare tė heshtura transformimeve tė saja gjatė ciklit tė jetės. Deri nė hopin e madh, deri atėherė kur, gjithmonė tė veshura me heshtjen e tyre, e kishin parė ta kapėrcente portėn qė t'i dilte ballė jetės sė saj tė re si grua.
Tani Sandra ka dėshirė tė zbresė, tė shkojė tek parku pranė shtėpisė sė saj, Retrio, ta prekė borėn, bimėt, pemėt. Tė jetė pjesė e saj. Ka dėshirė tė qeshė, tė jetė e lumtur, tė ketė njė mundėsi tjetėr. Njė dėshirė tė fortė tė ndryshojė, tė bėhet e re.
"Nėnė, Nėnė! Po bie borė! Do dalim, apo jo? Eja tė shkojmė nė Retiro!" – thotė me ton kėmbėngulės e bija, ndėrsa Luisi pėrpiqet tė rregullohet, pasi uragani Kristina e tėrhoqi poshtė nga shtrati. Ja ku e gjeti shpjegimin poterja. Sandra nuk kishte fije dyshimi, prandaj nuk ishte alarmuar. Prandaj vazhdon me qetėsi tė rrinte e ngjitur tek dritarja e kuzhinės, duke vrojtuar flokėnajėn e borės qė s'pushonte qė tashmė po bėhej furtunė.
Po reflekton. Mendon pėr furtunat tepėr tė mrekullueshme qė e ēmojnė atė ndjenjė sigurie, kur vėshtrohen nga njė vend i ngrohtė dhe i mbrojtur. I duam mė shumė ato qė kemi. Tė ndihmojė tė matesh me veten. Nėse ndodhesh nė qendėr tė furtunės e urren dhe nė tė njėjtėn kohė e do, sepse ke shpresėn se do tė sjellė diēka pozitive, pasi tė mbarojė.
Sandra donte tė ndryshonte.
Luisi i eksituar nga ideja se do tė luajė me topa bore bashkė me Mateon, ia pėrsėrit tė njėjtėn ninullė sė motrės, si njė disk vinili me vija qė ngecet me majėn. Sandra vazhdonte ta vėshtronte Madridin. Ėshtė i bukur, por nuk ėshtė Roma. Nuk do tė mundet kurrė tė jetė nėna e saj, edhe pse e priti si njė bijė. Kėtu gjendet e tashmja dhe e ardhmja e saj. E sheh, ndėrsa vrojtonte sytė e lumtur tė fėmijėve tė vet.
I pėrqafoi tė dy binjakėt e saj. Njė hov dashurie e pėrjetshme dhe ndonjė lot qė rrėshqiti poshtė i la vija nė fytyrė. " Po, mora vendimin e duhur"- mendoi me veten. Me njė buzėqeshje tė madhe bashkė me Kristinėn dhe Luisin filloi t'i nxirte jashtė, rrobat, jorganėt, kapelet, shallat dhe dorashkat. E oburra, pėpara, nė aventurėn nėpėr borėn e Madridit.
"Nėnė, aparatin fotografik!" – thirri Kristina, ndėrsa Sandra po e mbyllte portėn. " Forca, nuk ėshtė e rėndėsishme! Ikim!" – pėrsėriti nėna. Por, duke e parė fytyrėn e trishtė tė bijve tė saj, hyri nė shtėpi qė ta kėrkonte aparatin, mbylli derėn dhe shtypi butonin e ashensorit.
Si mund t'ia shpjegoj Kristinės se pėr disa gjėra fotografitė nuk hyjnė fare nė punė? Disa mund tė fotografohen. I ndejmė. Mbeten tė mbyllura nė njė sirtar, aty, nė njė cep tė zemrės. Ndoshta nuk tė bie mė nė mend pėr to. Ndoshta nuk ke menduar kurrė, vetėm i ke ndjerė dhe nuk e di sesa janė pjesa jote, derikur njė ndjesi tjetėr e re, e papritur, t'i risjell nė kujtesė dhe e kupton se tashmė i njihje. Ndoshta e kupton se ishte pikėrisht ajo pėr tė cilėn kishe nevojė qė ta kuptoje vetveten. E pastaj sigurisht nuk mund ta pėrjetėsosh lumturinė e vėrtetė qė fėmijėt dinė ta shohin nė gjėrat e vogla. Ata janė tė kėnaqur, ndėrsa vėshtrojnė njė lule, njė kafshė qė luan, apo kur marrin njė lopatkė dhe njė kovė nė det qė tė ndėrtojnė kėshtjella prej rėre qė, menjėherė pas njė ēasti, rrėzohen prej dallgėve. Pėrkundrazi, ne tė rriturit shumė shpesh e konsiderojmė tė gjithė kėtė humbje kohe dhe harrojmė, sesa mund tė jetė e mrekullueshme ta shijosh atė qė e kemi tė pastėr. Kristina dhe Luisi ende jetojnė me pafajėsinė. Dinė tė qeshin, tė duan dhe tė duhen pa e vrarė shumė mendjen.
Sandra po vėshtron me dashuri fėmijėt e vet, ndėrsa po drejtohen tė gjithė nga parku. Marrin borė nė tokė, e bėjnė topa dhe fillojnė luftėn. Gjuajnė me topa bore atė dhe ndonjė kalimtar. Sandra pėrgjigjet e zbavitur. "Na duhej bora" – mendoi. " Nuk e dija se e dėshiroja kaq shumė..."
Njė kontraktim i lehtė nė stomak. Filloi prapė udhėtimi i saj i hidhur nė tė shkuarėn.
Adoleshenca ime, ajo nevojė pėr t'u kėnaqur me ēdo kusht, pėr tė patur njė tė dashur, ta dėshironin, tė ishte e bukur, e pėrsosur, shumė e re. Ajo dėshirė qė t'i ndiqte modelet e imponuara nga shoqėria. Ai trup qė nuk mė kėnaqte fare, i ngathtė, i shėndoshė qė nuk e pėlqeja dhe qė edhe tė tjerėt nuk e pėlqenin. Simptomat e para tė sapoidentifikuara tė sėmundjes. Ishte zbavitėse ta flakje ushqimin e pasdites nė kosha, si njė lavjerrės tė mosprekjes fare tė ushqimit dhe ta kapėrdije pa masė ēdo gjė qė mė binte nė dorė e mė pas ta villja. Ta provokoja tė vjellėn, mė bėnte tė ndihesha mirė. Ndihesha e pastėr, e rilindur. Kisha frikė se e humbja kontrollin e vetvetes, llahtarin qė tė mos shtoja nė peshė. Merrja zjarr shpejt, isha tejet aktive. E ndjeja presionin e familjes sime, tė miqve tė mi qė donin tė mė shpjegonin atė qė nuk desha ta kuptoja.
Mesa ma hante syri po dobėsohesha. Shenja depresioni, por edhe frika e nėnės sime. Provat e forcės qė babai mė detyronte tė bėja, qė tė shkoja tek mjekėt dhe psikologėt. Nuk mund tė ndodhte ndryshe. Unė vazhdoja tė ndihesha gjithnjė e mė shumė e shėndoshė. Vuaja nga shtrembėrimi tipik i pamjes sė trupit nė mėngjes dhe thosha se nuk e kisha. Jam e sigurtė se edhe luleboret e mia e vinin re se ndihesha keq, se vuanin bashkė me tė gjithė ata qė mė deshin shumė. Por nuk mund tė mė ndihmonin. Nuk mundeshe askush. Vetėm unė mundesha. Papritur Sonia, kushėrira e njė mikes sime, vdiq nga e njėjta sėmundje si imja. M'u hapėn sytė. Qė nga ai moment rruga ishte nė ngjitje: analizat, spitalet, ilaēet, shėrimi im i ngadaltė, dashuria e Manuelit, jeta ime e re nė Madrid, por edhe kėnaqėsia qė kisha dy fėmijė tė mrekullueshėm tė cilėve u pėrkushtohesha tėrėsisht. Dėnimi im ishte vetmia nga mungesa e pėrhershme e burrit tim pėr arsye pune.
U bėnė dy ditė qė Manueli ėshtė nisur. Duhet tė jetė larg meje pėr dy javė kėtė herė. Shumė. Nga dashuria e pranova kėtė situatė. Mendoja se isha e fortė, se do t'ia dilja mbanė. Dje ishte njė natė qė nuk mbaronte kurrė, unė isha vetėm. Dėshiroja ta rifilloja prapė atė rrugė. Para pasqyrės dallova kanalet e rrudhave tė mia, lėkurėn time, dikur plot jetė dhe pa njolla, tash e thatė, pajetė, me njolla qė pas lindjes nuk dukej se po iknin. Pėrse tė blesh kreme, tė shkosh nė Pilates, tė bėsh njė jetė tė shėndetshme, duke u ushqyer me korrektėsi, nėse rezultati ishte i njėjtė? Dhjetė kilogramė mė tepėr qė nga martesa. Ende nuk jam Sandra qė dua.
Dje nė darkė, nė njė ēast, e ndjeva se po vdisja, dėgjova se e vetmja zgjidhje e problemeve tė mia ishte tė mbyllesha nė banjė, ta hapja kapakun e banjės, ta pėrkulja kokėn, t'i futja gishtin tregues dhe tė mesit tė dorės sė djathtė nė grykė dhe ta prekja pipthin. Tundimi qė t'i provokoja tė vjellat ishte i fortė. Por nuk e provokova. Sot mė shumė se kurrė e kuptova shkakun.
Unė kam njė burrė qė mė do, qė u kujdes me durim pėr shpirtin tim tė sėmurė, qė mė qėndroi pranė me forcė dhe pėrkushtim. Janė njerėzit e mi tė largėt dhe tė afėrt qė mė duan, qė vazhdojnė tė kujdesen bashkė me kujtimet dhe luleboret e mia dhe tė borės sė Romės. E tashmja mė shikon tek rrotullohem e ēlirėt si njė fėmijė nė borėn e Madridit bashkė me fėmijėt e mi. E shoh borėn pėrmes syve tė tyre. Jam nė jetė, krejtėsisht e zhytur nė atė vapė tė akullt qė mė bėri tė rilindja.

Pėrktheu Arjan Th. Kallēo

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.