Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / Prof. Maggioli : Tė rinjtė duhet tė pėrqafojnė gjithmonė ide tė reja
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 13 Maj 2017 13:22


(Intervistė me njė profesor italian tė apasionuar me shkencėn)

Qė nga viti 2000 nė shkollėn e Gjuhėve tė huaja dhe mė pas nė gjimnazin "Th. Gėrmenji" nė Korēė, mbėrrijnė nė kuadrin e marrėvėshjes mes dy vendeve dhe qeverive, mėsues italianė qė japin lėndė tė ndryshme nė gjuhėn italiane. Kohėt e fundit mbėrriti njė emėrim i ri, prof. Maggioli dhe pėrshtypjet janė gjithmonė tė shkėlqyera. Vendi ynė fqinj me njė histori tė jashtėzakonshme vazhdon tė dėrgojė nė Shqipėri profesionistė seriozė qė japin njė kontribut tė rėndėsishėm nė shkollat ku japin mėsim, por edhe jashtė mureve tė shkollave, si dhe bashkėpunime interesante. Pėr ne ėshtė njė kėnaqėsi e qė i kemi mes nesh dhe tė ndajmė me ta pėrvoja si shkollore, ashtu dhe humane me qėllimin e saktė qė tė ndėrtojmė ura mes dy kulturave tona. Prof. Maggioli tė mrekullon me kulturėn e tij tė madhe, jo vetėm shkencore, por edhe nė art, muzikė, gjuhė etj. Nga ana tjetėr siē thotė vetė ai, nė jetė vlen pėrulėsia dhe tek ai ka shumė tė tillė. Njė njeri i tillė mė kujton thėnien se njerėzit vėrtet tė mėdhenj janė tė thjeshtė dhe tė pėrulur dhe ai ėshtė dhe e vė re, sapo fillon bisedėn dhe tė shkėmbesh mendime, ide dhe pasione. Nė vazhdim mund ta lexoni intervistėn e tij kėto ditė, edhe pse i kisha thėnė kohė mė parė.

Ju prof. Paolo jeni prej pak kohėsh nė Shqipėri, cilat janė pėrshtypjet e para qė keni krijuar pėr vendin tonė?

Sapo mbėrrita, konstatova se pejsazhi ngjan me atė tė Italisė sė jugut. Kolegėt mė rezervuan njė pritje shumė tė mirė, mė ndihmuan qė t'i zgjidhja problemet praktike tė fillimit, mbi tė gjitha pėr tė gjetur strehim. Gjithashtu mė shoqėruan pak edhe nė shtėtitjet pėr ta njohur qytetin dhe rrethinat.

Cili ėshtė prof. Paolo Maggioli?

Jam diplomuar nė Bolonja nė Astrofizikė nė vitin 1983 dhe mė pas punova si studiues sė pari nė Bolonjė, mė pas nė Angli, nė Suthampton, ku u specializova pranė grupit tė Astronomisė. Nė vitin 1986 fillova tė jepja mėsim pas konkurimit pėr vend pune deri nė nėntorin e vitit tė kaluar. Mė pas mora emėrimin e MPJ pas konkurimit nė vitin 2011.

Pėrse zgjodhėt Shqipėrinė?

Mė ofruan dy alternativa: Korēėn dhe Stambollin, ndėrsa unė preferova Korēėn.

Cili qytet ju pėlqen mė shumė?

Nė Shqipėri ende nuk kam vizituar shumė qytete, kryesisht njoh Korēėn dhe Tiranėn. Mė pėlqen Tirana, sepse ėshtė njė qytet shumė i gjallėruar dhe tė ofron edhe shumė mundėsi kulturore, por pėr mua ėshtė njė qytet shumė kaotik dhe i ndotur pėr tė jetuar. Preferoj tė jetoj nė Korēė, se ėshtė njė qytet i kėndshėm, me rrugė tė bukura, i qetė dhe ku jetohet mirė. Gjithashtu ka lokale tė bukura, tė krijon mundėsinė tė bėsh shėtitje shumė ēlodhėse pėrreth tij. Mungesa mė e madhe e komoditetit ėshtė largėsia nga aeroportet. Sa herė qė kthehem nė Itali duhet tė udhėtosh 3-4 orė qė tė mbėrrish nė aeroport.

Mėsova se ju nė Itali pėrveē mėsimdhėnies merreni dhe me kėrkime me nxėnėsit, ku konsiston kjo gjė?

Formimi im pėr punė i drejtohet gjithmonė kėrkimit shkencor dhe qysh kur jap mėsim nė shkollat e mesme, kam bėrė projekte nė bashkėpunim me shumė Universitete bashkė me nxėnėsit. Kur isha nė Itali bashkėpunova me universitetet e Pavias, Bolonjės, Kaljarit, me Politeknikun e Milanos. Zhvilluam shumė projekte dhe morėm pjesė nė shumė konkurse, duke fituar ēmime nė Itali dhe Europė.

Nismat tuaja shkojnė mė larg, nė Korēė ku punon, ēfarė projekte po pėrgatitni?

Nė Korcė po vazhdoj me projektet qė fillova nė Itali, veēanėrisht projektin EEE (Extreme Energy Events), nė bashkėpunim me Qendrėn Fermi tė Romės, me I.K-nė e Fizikės bėrthamore dhe me CERN-in e Gjenevės. Projekti parashikon studimin e rrezeve kozmike dhe nė korrik dy nxėnės do tė shkojnė nė CERN, pėr tė ndėrtuar matės, ndėrsa nė nė maj dy tė tjerė do tė marrin pjesė nė njė konferencė kombėtare qė do tė zhvillohet nė Q.K. Shkencore "E. Majorana" tė Eriēes, njė prej qendrave shkencore mė tė kualifikuara tė Europės. Kjo u bė e mundur nė sajė tė ndihmės sė Drejtores pėr shkollat dhe Ambasadorit italian nė Tiranė tė cilėt u treguan tė ndjeshėm dhe mė ndihmuan shumė, duke e bėrė tė mundur realizimin e kėtyre projekteve. Dėshiroj t'i falenderoj nga zemra, edhe nė emėr tė nxėnėsve qė po ndjekin projektet.

Kohėt e fundit bėtė dy takime nė shkollat ku ėshtė seksioni i italiashtes, pėrse folėt?

Shkova i shoqėruar nga disa nxėnės pėr t'i ilustruar projektet qė ne po realizojmė. Pas njė hyrjes, ku fola pėr pėrvojėn time, u tregova projektin nė tė gjitha fazat. Fola pėr CERN-in dhe kėrkesat qė ka qendra. Folėn dhe nxėnėsit qė do tė marrin pjesė, duke e pėrforcuar rėndėsinė e punės sonė dhe interesin qė ngjall te ta.

Cilat janė disa prej pyetjeve qė ju drejtuan nxėnėsit nė takimet tuaja?


Pyetjet qė mė drejtuan i pėrkisnin astronomisė, si p.sh, nėse teoria e Big bang-ut ėshtė vėrtetuar; apo nėse ka forma tė jetės pėrtej universit tonė.

Debati i pėrjetėshėm mbi "shkencėn dhe besimin"; a shohin tė dyja nė tė njėjtin drejtim?

Pėr mua shkenca dhe besimi janė dy fusha qė duhen dalluar. Po i referohem faqeve aktuale tė Njutonit, "Scholium Generale" dhe "Principia". Shkenca shpjegon fenomenet, i klasifikon, studion ligjet e matematikės qė i rregullon ato. Por shkenca nuk e shpjegon pėrse ndodhin fenomenet, d.m.th vetitė e para.

Ku po shkon shkenca nė ditėt tona?

Shkenca e sotme ėshtė rrėnjėsuar nė shumė fusha tė ndryshme. Ideja e shkencės si njė e gjitha perėndoi pas Rilindjes. Nė ditė e sotme gjerėsia e mendjes njerėzore imponon njė specializim tė lartė. Kjo nuk do tė thotė se duhet tė veprojmė nė mėnyrė sektare, e rėndėsishme ėshtė tė kesh vetėdijen e qėllimit pėr tė cilin punojmė. Gjithashtu formimi ynė duhet tė jetė i gjerė. Mė kujtohet kur isha nė lice, i kushtova mė shumė kohė studimit tė greqishtes dhe latinishtes, sesa matematikės dhe fizikės. Pėr kėtė jam krenar, jam shumė i kėnaqur pėr formimin qė mora.

Ēfarė duhet tė bėjnė tė rinjtė e sotėm qė ta pėrqafojnė shkencėn?

Sė pari tė studiojnė, sepse asnjė ide origjinale lind vetėm, por ėshtė fryt i pėrpunimeve. Mė pas tė mos kenė frikė tė futet nė lojė. Nė fund ėshtė themelore tė ballafaqohesh me tė tjerėt. Nė ditėt e sotme asnjė zbulim shkencor nuk bėhet vetė, pasi puna duhet tė bėhet nė grup.

Cilat mesazhe janė gjithmonė tė vlefshme pėr ata qė duan tė ndėrmarrin studime dhe kėrkime?


Porosia e parė ėshtė ajo qė tė udhėhiqet nga kėrshėria. T'i pėrqafojnė idetė e reja dhe kurrė tė mos i mundė dogmatizmi. Tė nisen nga gjėrat e vogla, pasi projektet e mėdha ndėrtohen, duke ecur para ngadalė, me pėrulėsi dhe duke synuar lart. Kjo ėshtė pak a shumė motoja ime: tė synosh lart me pėrulėsi.

Si e ndjeni veten nė qytetin tonė?


Mirė, ėshtė njė qytet i qetė dhe i rregullt, i kėndshėm dhe me rrethina tė bukura.

Ēfarė ju tėrheq mė shumė?


Mė pėlqen shumė mali. Kur ngrihem nė mėngjes dhe i shoh malet, ėshtė vėrtet diēka e bukur, dita fillon mbarė.

Ju falenderoj shumė prof. Maggioli pėr kėtė intervistė dhe qėndrim tė kėndshėm nė Shqipėri dhe qytetin tonė.

Bisedoi Arjan Th. Kallēo

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.