Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / AKTIVISTI GJENIAL I FILOZOFISĖ – XHERARDO MAROTA
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 31 Janar 2017 15:01


Disa ditė mė parė ndėrroi jetė avokati dhe filozofi ekzemplar, luftėtari i vetėm pėr filozofinė, Xherardo Marota. Pasioni i tij pėr filozofinė u mishėrua nė kohė pranė Institutit pėr Studime Filozofike tė Napolit, njė krijesė krejtėsisht e veta. Njė jetė tė cilėn ia pėrkushtoi tėrėsisht dijes dhe njohjes. Aty zhvilloheshin tė gjitha takimet, seminarėt, konferencat qė lidheshin me studimet filozofike. Po t'i hedhim njė sy tė ftuarve gjatė gjithė kėtyre viteve, mbetesh i befasuar nga emrat tė tillė si Gadameri, Poperi, Derrida, Garini e Firpo. Nė institut u zhvilluan seminare tė ndryshėm, pėr fizikėn dhe bilogjinė, ku morėn pjesė edhe Nobelistėt si Rita Montalcini, Rubbia, Steven Weinberg dhe Sheldon Glashow qė e fitoi ēmimin pėr Fizikėn nė vitin 1979. Mė pas vijuan Marx Perutz, Nobelist nė vitin 1962 nė Kimi, Ilya Prigogine nė vitin 1977 po nė Kimi. Lista e gjatė vazhdon me emra tė tjerė tė njohur si Ernst Gombrich, Francis Haskell, Ferdinando Bologna, Jean Starobinski. Seminare tė shumtė u zhvilluan edhe pėr kulturėn dhe letėrsinė dhe nė to morėn pjesė Salvatore Kuasimodo, Nobelist nė Letėrsi nė vitin 1959, Renato Gutuzoo dhe Pablo Neruda. Numri i profesorėve nga e gjithė bota qė dhanė leksione nė institut i kalon 25 mijė vetė qė sipas Unesco-s asnjė tjetėr nuk mund tė barazohet me tė pėr prodhimin kulturor qė solli. Marota pėr tė gjithė impenjimin e vet ėshtė nderuar me medaljen e artė "Gėte" dhe nga Shiraku me Legione d'Onore tė Akademisė sė Francės.
Pėr tė qėnė korrekt kėta emra nuk ishin vetėm tė ftuar, por ishin miq tė institutit dhe bashkėpunėtorė tė avokatit nė atė sipėrmarrje tė guximshme dhe tunduese qė konsistonte tek fakti se e kthente filozofinė nė botė dhe botėn nė filozofi. Duhen pėrmendur edhe bashkėpunimet me universitete dhe qendra tė kėrkimit si Warburg Institute tė Londrės, me École Pratique des Études tė Parisit, me universitetet e Kembrixhit, Ėarėickit, Rotterdamit, Austinit, Mynihut, Frankfurtit, Hamburgout, Tubingės, Erlangenit.
Veprimtaria e tij ishte intensive e studiuesit dhe pėrhapėsit tė mendimit filozofik- thotė i biri i tij, por askush prej kėtyre mendimtarėve tė kohės sonė nuk e kishte dėshirėn e Marotės, gjallėrinė e tij tė pashtershme metafizike. Shkrirja mes realitetit dhe ėndrrės filozofike tė kėsaj metafizike buruese ishte fryti i pjekur dhe rrjedhoja logjike. Nėse duhet ta kuptojmė vizionin e botės dhe pėrkatėsinė kulturore tė tij, duhet filluar nga tema e tij e diplomės, qė flet pėr filozofinė gjermane dhe tė majtėn hegeliane. Marota ishte gjatė gjithė jetės anėtar hegelian sui generis. Prej sė majtės hegeliane kishte trashėguar bindjen se teoria filozofike pas Hegelit ishte shterur dhe duhej tė kalohej nė praktikėn koherente me vetė teorinė e Hegelit. Pėr filozofin, siē ėshtė nė natyrėn e sė majtės hegeliane, duhej tė ndihmohej realisht, aty ku nuk pėrdoret fjala racionale, sipas ekonomistėve pėr tė treguar ndonjė formė efikase, por nė mėnyrėn koszmike-historike, aq tė dashur pėr mjeshtėrin e Shtutgartit. Nė kėtė pikė ai ndiqte gjurmėt e shquara tė njė tjetėr filozofi tė shquar, Karl Marksit. Kėtu qėndron natyra e tij sui generis, sepse ishte i lidhur me klubin napoletan tė sė majtės hegeliane. Hegelo-marksizmi i tij ishte filtruar nga mėsimet e Spaventės dhe tė Kroēes, nga vizioni politik i Bordigės dhe nga ndikimi i matematikanit Kaēopoli. Marota ishte aktivist gjenial i filozofisė dhe jo njė artizan i koncepteve. Aftėsitė e tij ishin kryesisht realizuese, si vetė realiteti qė dėshmojnė dy institucionet qė ai krijoi dhe pasuroi, Instituti dhe Biblioteka. Kur vdes dikush nuk priresh tė bėsh bilancin e mendimit dhe veprimtarisė, por tė shprehėsh kuptimin e njė humbjeje. Humbja e kėtij zotėrie tė ēuditshėm qė vinte tė tė takonte me kėmishėn dhe kapelen nė meskorrik, qė tė tė ftonte nė njė konferencė, apo qė tė tė informonte pėr situatėn e dėshpėruar, ku ndodhej biblioteka e pafund. Nė kėto raste nuk mund tė themi se kishte gjithmonė tė drejtė dhe as se duhej t'i ndaje idetė e tij. Por ishte e sigurtė qė ai besonte se ti e dije se ai besonte. Kjo ishte njė forcė impresionuese dhe qė e lejoi ta shpenzonte jetėn e tij pėr filozofinė, prandaj nuk do tė pushojmė sė pėrsėrituri emrin dhe kontributin e tij. Nė kėtė sipėrmarrje gjigande nuk ishte i vetėm, por pėrfshiu shumė mendimtarė dhe njerėz tė tjerė. Humbja e tij nuk do tė jetė vetėm pėr ata qė takoheshin me tė, por edhe pėr tė gjithė tė apasionuarit e filozofisė dhe pėr njė qytet si Napoli, gjithnjė e mė i varfėr me njerėz tė nivelit ndėrkombėtar si Marota. Shpresojmė qė misioni i tij tė vazhdojė mė tej, fat qė do tė varet nga ata qė do ta zėvendėsojnė dhe nga aftėsitė qė tė bashkojnė pasionin e themeluesit dhe forcėn e tij gjeneruese. Filozofi Italian Masimo Kaēari kujton : "E frekuentova pėr vite Institutin dhe avokati ishte njė njeri entuziast, shumė bujar dhe qė zhvilloi njė rol me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr kulturėn jugore dhe italiane nė vitet '80 dhe '90, njė periudhė me shpresa tė mėdha pėr Napolin. Ishin vite me veprimtari kulturore tė ethshme, institute organizonte vazhdimisht konferenca, mbėrrinin tė rinj studiues nga e gjithė bota. Mbi 300 mijė volume janė njė bibliotekė shumė e rėndėsishme dhe ishte biblioteka private mė e rėndėsishme e filozofisė nė botė. Kjo ėshtė njė pasuri publike dhe duhet tė bėhet funksionale". Presidenti i Republikės italiane Matarela e quajti njė njeri qė mishėronte pasionni jugor dhe impenjimin bujar pėr pėrhapjen e dijes dhe ruajtjen e trashėgimisė kulturore tė vendit. Kryeministri italian Xhentiloni theksoi se humbja e tij ėshtė njė dhimbje e madhe pėr Napolin dhe Italinė, duke kujtuar bujarinė dhe pasionin qytetar tė njė intelektuali europian, tė dashuruar me mendimin. Ministri i Kulturės Franceskini e quajti protagonist tė kulturės napoletane qė punoi gjithmonė me zgjuarsi tė mprehtė dhe shpirt kritik qė ta ushqente shkėndijėn pėr kuriozitetin, kėrkimin dhe studimin nė jetėn e qytetit tė tij dhe tė gjithė Italisė. Me humbjen e tij vendi ynė humbi njė intelektual tė hollė, njė organizator tė palodhur kulturor, njė jugor tė aftė qė tė ta bėnte Napolin dhe natyrėn napolitane sheqerin e njė pasioni tė fortė qytetar me rėndėsi kombėtare. Qyteti humbi njė njeri tė madh – thotė kryebashkiaku De Maxhistris – i vlerėsuar nė tė gjithė botėn, mbi tė gjitha pėr drejtimin e palodhshėm tė Institutit italian tė Studimeve Filozofike. Unė humba njė mik. Ai ishte njė mendimtar i thellė, i lirė, njė filozof i mprehtė dhe i ndjeshėm, njė mjeshtėr historik me kulturė tė gjerė.

Pėrgatiti pėr botim Arjan Th. Kallēo

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.