Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / Mbrėmja qendrore - TREGIM
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 21 Dhjetor 2016 15:20


Dy vjet mė parė, ndoshta ka kaluar shumė kohė nga koha e rezervuar pėr tė shkruar njė tregim, njė shoqja ime e shkollės fillore, qė tash jeton nė Amerikė, mė shkruan njė mesazh nė tė cilin lexohej qartė urimi dhe tė falat prej andej. Kemi qėnė bashkėnxėnės nė fillore, nė njė prej shkollave 8-vjeēare tė qytetit tonė, por mė parė komshinj e ndoshta kushėrinj disi tė largėt nga babai. Kėtė e mora vesh shumė kohė mė vonė, pasi nė bisedė e sipėr me babain tim tė ndjerė pėr njė veprimtari artistike me rastin e Festės sė Mėsuesit, ku do tė kėndonim bashkė, ai me pak mėdyshje m'u drejtua:
- Si, nuk e di qė kemi tė njėjtėn origjinė? Qė jemi dhe tanėt me xhaxhain tim nė Polenė? - Nuk e di – iu pėrgjigja si i zėnė nė faj. Nuk ka rėnė ndonjėherė biseda qė unė ta mėsoja kėtė fakt.
- Duhet tė interesohesh pėr rrėnjėt dhe tė afėrmit, se ndryshe nuk ke pėr t'i njohur kurrė ata – m'u drejtua me ton kritik.
- Kushėrinjtė qė nuk i njoh, do tė ishte mirė qė tė na flisni ju, duke iu drejtuar dhe nėnės, se ndryshe nga ta dimė ne se cilėt janė dhe cilėt jo. Duket se kjo fjalė bėri qė edhe ai tė mendohej pak, e mė pas tė fillonim njė bisedė tė gjatė qė synonte ta zgjeronte njohjen e tė afėrmve. Diku nė njė dasmė nė fshat, takova njė ish kursante qė mėsonte gjuhėn italiane dhe pėrsėri u gjendėm tė befasuar tė dy, sepse dolėm qė ishim tanėt.
- Duhen njohur tė afėrmit se ka rrezik tė martohesh me kushėrinj – ia preu ajo si me shaka – dhe e merr vesh kur ėshtė tepėr vonė.
Qeshėm disa minuta edhe nė praninė e prindėrve tė saj, pasi ata e dinin, por nuk kishim rastisur nė ndonjė festė.
- Dreq o punė si ėshtė kjo botė – mendova. Duhen festat qė t'i njohėsh tė afėrmit! Kohė mė parė ishim mė tė afėrt me njerėzit tanė, se ishim gati nė tė gjitha sebepet e tyre dhe ata nė tonat. Jeta ėshtė themeli qė i ndryshon njerėzit, qė i bėn ata tė afrohen, apo largohen, tė miqėsohen apo armiqėsohen. Koha mė pas qė jeta na cakton, pėr secilin prej nesh, tė krijon rastin qė ta kuptosh se miqėsitė nuk janė tė pavdekshme, se edhe armiqėsitė mund tė shndėrrohen nė tė kundėrtėn e tyre. Jepi kohė kohės qė ta tregojė dhe vėrtetojė kėtė pohim. Ndonjėherė na duket se kohėn e kemi me bollėk dhe pa e ditur i shtyjmė punėt tona nga dita nė ditė, se e nesėrmja pret. Ndonjėherė tjetėr na duket se nuk na tepron dhe rendim qė ta fitojmė atė, por pėrsėri ėshtė ajo qė fiton gjithmonė. Kohė kemi dhe kohė kėrkojmė dhe kur e kemi e shpėrdorojmė. Pas shumė vitesh, kur mosha ngadalė bėn tė vetėn, pėrsėri koha na tregon se ėshtė vendimtare dhe duket se nuk kemi mė shumė kohė si dikur tė rinj, prandaj me ngut pėrpiqemi qė ta vlerėsojmė nė maksimum, duke u bėrė edhe tamaqarė. Nė kėtė duel tė lashtė sa vetė jeta, koha qė na jepet nė dispozicion pėr ta mbajtur njė premtim, bėn edhe shaka me ne. Nuk e di pse mė pėlqen shumė ky moment, natyrisht e ka njė shpjegim filozofik, kur koha e premtimit vjen edhe pa trokitur, qė nė dukje nuk mbart asnjė emocion, por qė nė tė vėrtetė ėshtė diēka mė shumė, ėshtė thelbi i qėnies sonė. Koha iku dhe premtimi im po largohej gjithnjė e mė shumė. Por nė mendje mė rrihnin fjalėt e shoqes sime:
- Si je shoku im i klasės? – ku mė drejtohej ajo me njė lloj mirėsjellje qė kuptohej lehtė nga mėnyra sesi shkruante.
Kujtimet filluan ta ngacmonin nė vite, por nuk ėshtė e lehtė tė risjellėsh nė mendje vitet kur ishe ende fėmijė, nė klasat e para tė shkollės fillore. Ndonjė qė i kishte kaluar pa ndonjė mbresė nga shkolla, nga bankat e klasave ku bėnim mėsim, nuk do tė pėrpiqej fare qė ta kujtonte atė kohė pafajėsie, bile do tė pėrpiqej ta fshinte nga kujtesa si njė kohė e kotė, por tė gjithė tė destinuar qė ta kalojmė atė. Fėmija ėshtė qėnia qė nuk e kupton dot botėn e madhe dhe tė pafund, prandaj dhe pafajėsia e tij mbetet e padjallėzuar, e ēlirtė deri nė naivitet.
- Pse nuk e fillon ti e para me kujtimet e tua – i them duke e shtyrė drejt asaj morie kujtimesh qė duhet qėmtuar e mbledhur me kujdes pa i ngatėrruar ditėt, vitet, kohėn.
- E kam tė vėshtirė, shumė tė vėshtirė – u pėrgjigj ajo. Jam nė Amerikė prej shumė vitesh dhe duam s'duam shumė kujtime janė zėvendėsuar. Ndoshta ėshtė mė mirė kėshtu.
- Po gabon - desha t'i thosha, por nuk e vazhdova nė tej bisedėn i bindur nė zgjedhjen time.
Epo mirė, po e filloj unė – tha dhe kujtimet morėn rrugėn e tyre drejt asaj kohe qė nė mjegullėn e kohės herė davaritej, herė ngrysej.
- Ishim nė klasėn e tretė ose tė katėrt...mėsuesja jonė quhej Meri ose Lirika, nuk e di sa jam e saktė – filloi kujtimet e saj Eva.
Kujtimet kanė filluar t'i nėnshtrohen gjykatėsit tonė dhe shpesh, qė tė mos jemi debitorė me tė shkuarėn, themi ndoshta, ose nuk mė kujtohet mirė – mendova pėr njė ēast. A mund tė ndodhte kjo me tė, edhe pse ndodhet nė vend tė huaj? Kjo pyetje sikur ma rrėnqethi trupin. Nė trup dhe nė kokė mė zhurmonte fjala harresė qė, edhe pse ėshtė e natyrshme, sikur nuk po mė tingėllonte bukur. Njeriu mund tė harrojė shumė gjėra tė tjera tė panevojshme, por jo disa detaje tė cilat na bėjnė skllav me njė kohė, kur jeta pėr ne nuk ishte e pamėshirshme. Muaji dhjetor ishte muaji qė na ofronte shumė gjėra, aktivitete, por mezi prisnim edhe pushimet. Nė mendjen e ēdo fėmije vlonte ideja e disa ditėve pushim, prandaj edhe ne i gėzoheshim fundvitit. Festa kishte kėnaqėsinė e saj, por edhe tonėn. Ishte muaji kur pėrzgjidheshin nxėnėsit mė tė mirė, qė kishin rezultate tė shkėlqyera dhe qė bashkė me tė gjithė nxėnėsit e qytetit festonin mbrėmjen qendrore. Nė shtator kur fillonte shkolla, ditėt ngjanin me njė garė e vėrtetė mes shokėsh qė kush e kush tė mėsonte sa mė shumė dhe tė merrte vetėm notėn maksimale. Shpesh dėshirat nuk pėrputhen me rezultatet dhe atėherė i pėrvisheshim punės edhe mė me vrull. Tė shkoje nė atė festė, ishte krenari e ligjshme pėr rezultatet, por edhe njė lloj shpėrblimi pėr mundin. Ēdo vit pėrzgjidheshin dy ose edhe mė shumė nxėnės, sigurisht mė tė mirėt e, secili dėshironte qė ta kishte emrin nė atė listė. Kishte edhe ndonjė kriter tjetėr, kur ishin dy tė barabartė.
Kishte rregulla tė forta, por nuk mund tė shkonte ēdo vit i njėjti nxėnės. Kjo e rriste vullnetin qė edhe ata qė nuk i kishin rezultatet tė shkėlqyera, tė mund tė ishin njė ditė nė festėn qė konsiderohej njė ėndėrr e bukur. Fėmijėt rriten me ėndrrat, prandaj kanė tė drejtė tė ėndėrrojnė. E kur njė ėndėrr arrihet, atėherė nuk heq dorė lehtė prej tyre. Bėhen buka e pėrditėshme, edhe pse i bindur se jo gjithmonė do tė realizoheshin. Biseda jonė dukej se po hynte thellė nė kohėn e shkuar, sesi na rrihte zemra nė momentin, kur mėsuesja lexonte emrin. Tė gjithė me frymėn qė pėrpėlitej nga emocionet ose mbyllnin sytė, ose me disa shenja tė pakuputeshme, ndoshta bėnin ndonjė lutje qė nė mos fati, dikush i padukshėm tė bėnte ndonjė mrekulli, sepse Babagjyshi nuk mund ta bėnte dy herė tė njėjtin gabim. Deshėm s'deshėm, edhe pse makina e kohės mund tė na dukej si njė opsion, u kthyem nė vitet tona tė fėmijėrisė.
- Pse Marija tė shkojė pėrsėri – mė pyeste Eva? Apo se e ka babain oficer?
- Nuk ėshtė kjo arsyeja! – po pėrpiqesha t'ia shpjegoja me atė mėnyrėn fėminore. Edhe rezultatet i ka tė mira. Babi i saj ėshtė oficer dhe shumė kohė e kalon larg shtėpisė, larg familjes dhe fėmijėve tė tyre. M'u kujtuan disa fjalė qė lidheshin me stimulin dhe aty pėr aty ia prita: - Epo duhen stimuluar disa fėmijė qė tė mos ndihen tė braktisur, por edhe prindi tė mendojė se shkolla ėshtė pranė tyre. Sot do tė ishte njė bisedė e kotė mes nesh, sepse kohėt kanė ndryshuar aq shumė, sa do t'i vinim nė dyshim vetė rezultatet e ēėshtjen e punės sė prindit. Tė tjera rregulla ka shoqėria, shpesh edhe tė pėrmbysura, sa tė vjen keq qė nxėnės shumė tė mirė, tė mos arrijnė tė studiojnė aty ku dėshirojnė, por, peng i fateve dhe i konjukturave, tė mbeten me gisht nė gojė. Ec e shpjegoja njė nxėnėsi qė nuk i ka prindėrit dikushi qė tė besojė tek kjo shoqėria jonė "e re".
Tash kujtimet tona fluturuan nė klasėn e tretė, kur mėsuesja e muzikės, hyri nė klasė dhe ne tė ulur nėpėr bankat tona, po prisnim tė dėgjonim emrat e atyre qė do tė kishin fatin e mirė tė shkonin nė festėn e vitit tė ri. Tek katedra u ndal dhe diē bisedoi me mėsuesen kujdestare. Pasoi njė sekondė pauze dhe buzėt e saj shqiptuan emrin e Evės. E pashė dhe me njė shenjė koke i thashė se ja ku tė doli fati edhe ty. Mėsueset dolėn jashtė dhe u ndalėn nė korridor nė pritje qė tė dilte nga klasa shoqja jonė. Me njė qėndrim disi drojtės, mė pa nė sy dhe me hapa tė shpejtė doli nga klasa. Para se tė dilte ngriti shpatullat, sikur donte tė fliste pa fjalė se pėrse e thirrėn qė tė dilte. Njė lloj frike e imagjinueshme pėr nxėnėsit e pushtoi tė gjithėn dhe me hapa tė ngadaltė dhe zemra qė po i dilte vendit, u ndal para tyre. E mori fjalėn e para mėsuesja e muzikės. -Dėgjo Eva, kėtė vit je ti ajo qė do tė shkosh nė mbrėmjen qendrore. Urime dhe gėzuar! Edhe mėsuesja kujdestare e uroi dhe i dha dorėn.
- Nxėnėse si ty e nderojnė klasėn dhe shkollėn – vazhdoi ajo. Tė lumtė! Kur tė shkosh nė shtėpi bisedoje edhe me prindėrit. Drojtja ia la vendin njė lloj gėzimi qė tė kap papritur dhe qė tė ēon lart nė qiell tek fluturon prej tij.
Nuk mė nxinte mė vendi, korridori mė dukej tepėr i vogėl pėr gėzimin tim tė madh. E cila hapėsirė do tė mund ta nxinte atė? Sa do gėzoheshin tė gjithė nė shtėpi, edhe gjyshja ime e mirė. Lista e nxėnėsve tė shkėlqyer qė kishin shkuar ishte plotėsuar, edhe e atyre qė kishin avantazhe tė tjera po ashtu. Tani listės do i shtohej edhe njė emėr qė ishte jashtė atyre favoreve plus pėr tė qėnė nė festė.
- Po unė nuk kam asnjė prej prindėrve nė parti? – dukej se po fliste me veten. Si ka mundėsi qė nuk ēuan mė tė mirin e klasės? Nuk mė besohet qė pas disa ditėsh do tė jem unė pėrfaqėsuesja e klasės sonė nė mbrėmjen e fundvitit, mes mė tė mirėve. Ishte tjetėr Evė kur hyri nė klasė. Sytė i qeshnin, faqet i qenė skuqur nga njė lloj turpi qė ėshtė i kuptueshėm. U pamė sėrisht nė sy, por kėtė herė lexova tė tjera mendime nė fytyrėn e saj tė bardhė, me flokėt biondė, sytė e kaltėr. Gjithė qėnia e saj gėzonte. Njė lloj gėzimi mė kapi edhe mua dhe mezi prisja qė tė bisedonim nga afėr, edhe pse e kuptoja qė mė parė do ta ndante me shoqet atė gėzim. Ra zilja dhe shoqet mė tė ngushta shpejtuan drejt saj. Sapo e morėn vesh u pėrqafuan tė gjitha dhe po e uronin. Mė pas kujdestari i klasės ua bėri tė ditur edhe nxėnėsve tė tjerė se kush do tė na pėrfaqėsonte nė festė. Njė duartrokitje e zjarrtė e mbushi klasėn dhe i kėrkuam

Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 21 Dhjetor 2016 15:21


qė tė na kėndonte njė kėngė, meqė kishte kėnduar shpesh nė festat e shkollės dhe nė koncertet qė organizonte atėherė Shtėpia e Pionierit. Kur shkoi nė shtėpi po priste qė prindėrit tė ktheheshin nga puna dhe ta ndante gėzimin me ta. Gjithkush e kupton atmosferėn e asaj pasditeje nė shtėpinė e Evės, krenarinė e prindėrve dhe tė gjyshes pėr vajzėn e tyre. E ndėrsa nė kohėn e sotme duket se modestia e emocioneve nuk ėshtė mė e tillė, pasi tė gjithė janė tė mbarė, tė shkėlqyer, bile dhe artistė tė lindur. Krenarė fėmijėt, por edhe prindėrit nuk mbeten pas, ndonjėherė me dėshirėn e tepruar tė nxjerrin nė pah vlerat e fėmijėve tė tyre. Kohė tė tjera, avaze tė reja.
Atė ditė nuk kam pėr ta harruar kurrė – vazhdoi ajo. Isha veshur me rrobat mė tė mira qė kisha nė shtėpi, por nuk mė kujtohet mirė, nėse prindėrit mė blenė diēka tė re. Tė gjithė fėmijėt atė ditė ishin veshur bukur dhe dukėshin vėrtet si ato lulet shumėngjyrėshe qė ishin nė fazėn e plotė tė lulėzimit. Fėmijėt janė lule dhe ēdo gjė nė trupin e tyre lulėzon. Para pallatti tė kulturės u mblodhėn tė gjithė fėmijėt dhe mėsuesja pėrgjegjėse e shkollės i futi tė gjithė nė rresht, por nė mendjen e tyre ishte dhurata qė do tė merrnin. Nga bisedat e tyre tė ēiltra dhe nga zėrat e tyre si cicėrima zogjsh, tingujt dilnin si njė melodi e ėmbėl qė ngrihej dhe po e pushtonte gjithė qytetin. Pasi hymė tė gjithė nė sallė, zumė vend qė tė dėgjonim kėngėt dhe humorin qė vetė fėmijėt mė mėsuesit e tyre kishin pėrgatitur me atė rast. Mė pas vijuan karamelet dhe grupe-grupe u drejtuam tek dhomat ku shpėrndaheshin lodrat. Gruaja qė i shpėrndante, mė pa nė sy dhe nė grumbullin e madhe tė lodrave zgjodhi njė kulull qė, edhe pse ndoshta ishte pėr njė moshė disi mė tė vogėl, pėrsėri ma shtoi gėzimin tim qė tashmė kishte arritur kulmin. Prindėrit tė entuzismuar, edhe ata aty jashtė pallatit, prisnin qė tė dilnin fėmijėt e tyre. Sapo dilnin i kapnin pėrdore dhe sė bashku pėrshkonin gjithė bulevardin deri tek kryqėzimi, prapa Ushtarit tė panjohur dhe secili drejtohej pėr nė shtėpi, ku do tė festonin kėtė eveniment tė fėmijėve tė tyre. Rrugės pėrveē urimeve tė shumta, ndonjė palė sysh dhe zemrash vuanin nga zilia se pėrse ata nuk kishin qėnė nė atė festė. E pėrsėritnin me vete mijėra herė, si njė premtim solemn, se vitin tjetėr do tė ishin patjetėr aty, ose do ta jetonin njė vit me iluzionet e bukura tė moshės.

Arjan Kallēo, dhjetor 2016


Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.