Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / TINGUJT E RRUGICAVE ose ruajtja e traditave
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 20 Dhjetor 2016 13:53


Njė dhuratė e disa tė rinjve tė njė zyre krijuese tė qytetit, njė broshurė dhe Cd, do tė mjaftonte qė tė shkoja larg nė kohė, nė vitin 1986, kur ishim studentė dhe njė nga proceset e mėsimit atėherė na conte nė qytete tė tjera afėr kryeqytetit pėr t'i kryer ditėt e pėrgatitjes, qė ndryshe quhej stėrvitje ushtarake. Nė pauzat, nė kohėn e lirė, njė kitarė bashkė me mikun tim Leka Topalli, njė korēar dhe njė pogradecar dhe i gjithė grupi, na mblidhte bashkė qė t'i kėndonim kėngėt e shumta respektive tė traditave tona shqiptare. Natyrisht mes tyre kishte kėngė tė ndryshme, por vėmendja ndalej tek ato kėngė tė mėsuara gjatė viteve dhe qė ne i quanim kėngėt me "dhemkė", ose serenatat. Por vazhduam t'i kėndonim edhe mė tej gjatė katėr viteve tė shkollės, kudo qė kishte njė festė, apo ndonjė rast qė t'i kėndonim.
Qė kur njeriu lindi nė tokė e deri mė sot, kėnga ka qėnė bashkėudhėtarja e tij, edhe atėherė kur nuk kishte instrumente muzikorė, ishin shenjat, figurat, gjestet qė, ndonėse nuk ishin shoqėruar me melodi, ishin vetė melodia, sepse i dedikohej vajzės sė ėndrrės, reale, apo pėr atė qė e zhyste nė mendime. Kėnga duhet parė dhe konceptuar, sipas shkallės sė zhvillimit tė vetė shoqėrisė qė, krahas nevojave pėr ushqim, mendoi dhe pėr ushqimin shpirtėror, tė pandashėm dhe tė domosdoshėm. Por serenata nė kuptimin e saj tė vėrtetė lindi me Rilindjen e madhe europiane, kur njeriu u ēlirua nga shumė zgjedha dhe ai zuri vendin kryesor nė mendjen dhe filozofinė e kohės. E kjo serenatė kėndohej njėlloj, me tė njėjtin dedikim si nė Itali, Napoli, nė Spanjė, Sevilje, ashtu dhe tek ne nė Korēė e nė shumė qytete tė tjera. Muzika ėshtė shpirti i njė populli qė i kėndon jetės nė kompleksitetin e saj dhe nuk mund tė lihet pasdore, apo mė keq tė harrohet.
Ndaj tė hulumtosh nėpėr historinė e traditave tė njė populli, apo tė njė qyteti, do tė thotė tė pėrpiqesh tė gjesh dhe t'i sjellėsh mundėsisht nė versionin origjinal ato tradita dhe elemente tė saj qė memoria tė jetė gjithmonė e gjallė. Kėtė synim kishte dhe njė projekt i Qėndrės krijuese tė Bashkisė Korēė, me seli tek ish biblioteka e qytetit (shpresojmė qė njė ditė tė mund tė ketė projekte dhe pėr ringjalljen e vetė bibliotekės), kur i dhanė jetė idesė qė kėngėt e serenatės, natyrisht jo tė gjitha, t'i mblidhnin dhe t'i sillnin nė njė CD, tė shoqėruar me njė broshurė me tekstet e kėngėve tė kėnduara nė vite. Njėsia krijuese ėshtė munduar qė nė njė periudhė gati njė vjeēare tė jetės sė saj tė sjellė krijime, ide, projekte tė ndryshme qė lidhen ekskluzivisht me traditat e qytetit – shprehen tė rinjtė e saj. Serenata ėshtė njė traditė qė i pėrket qytetit dhe kėto janė vlera qė duhen nxjerrė nė pah, prandaj ky projekt synon qė traditėn e bukur tė kėngės t'ia servirin brezit tė ri dhe atyre qė do vijnė – vazhdojnė ata – pasi vihet re njė lloj largimi dhe ftohje ndaj traditės, ose mė keq largim tė plotė nga traditat. Sigurisht kohėt moderne e kanė ndryshuar pak skenėn e serenatės, ku djali shkon poshtė dritares dhe i kėndon vajzės sė dashur, por ka plot mundėsi qė kėto kėngė edhe sot tė kėndohen nė festa tė ndryshme gjatė gjithė vitit, qoftė familjare apo shoqėrore. Tek hyrja e broshurės theksohet se origjinaliteti i serenatės korēare ėshtė i padiskutueshėm dhe ka tė bėjė me rolin qė ajo luajti nė botėn shpirtėrore tė kėtij qyteti dhe nė jetėn e saj 150 – vjeēare numėron shtatė breza serenatistėsh. Do tė zhduket vallė kjo traditė? Brezi do tė krijojė kėngėt e veta, apo do tė ndėrthurrė traditėn me risinė? Koha ėshtė vėrtetėsia mė e paanshme dhe e pashmangshme.
Ndėr titujt e kėngėve qė gjenden nė kėtė broshurė mund tė pėrmendim "Bjere pra kitarėn", "Desha tė rroja nė vetmi", "Jorgjica", "Parodi korēare", "Lulja nė saksi", "O Korēa ime sa je zbukuruar", "Se vitet ikin tutje", "Kitara ime vajton" etj.
Ky projekt ynė synonte qė tė gjendeshin kėngėt bashkė me tekstet dhe muzikėn origjinale tė kėnduara nė vitet e krijimit tė tyre, pse jo dhe tė kėngėtarėve qė i kėnduan ato plot pasion dhe dėshirė – thonė ata. Njė sipėrmarrje e tillė nuk mund tė realizohej vetė, pa ndihmėn dhe bashkėpunimin me disa faktorė kryesorė tė traditės dhe tė ruajtjes sė saj, qė nga shkrimi i projektit e deri tek publikimi i broshurės dhe dalja e CD, ku mund tė pėrmendim financimin e Bashkisė me rastin e 100 vjetorit tė shpalljes sė Krahinės autonome tė Korēės, nėn siglėn 100 vjet muzikė. Kontribut tė ēmuar nė kėtė projekt dha Pallati i Kulturės, Radio Tv Korēa, kėngėtarė dhe kompozitorė tė njohur tė qytetit dhe tė serenatės, si dhe disa kėngėtarėt qė sot e mbajnė lart traditėn, nė koncertet e shumta brenda dhe jashtė vendit. Por projekti nuk pėrfundon kėtu, pasi nė optikėn e Njėsiė janė dhe disa volume tė tjerė me kėtė lloj muzike. Repertori i gjerė i serenatės ka plot kėngė qė janė tė dėgjuara dhe tė kėnduara nė gėzime e festa, por qė tekstet e tyre nuk njihen plotėsisht. Njė ide tjetėr e tė rinjve tė qendrės ėshtė qė tė mblidhen edhe kėngėt e grupeve amatore tė periudhės deri nė vitin 1990 dhe tė publikohen nė njė vėllim mė vete.
Tė gjitha kėto ide flasin pėr njė punė tė kujdesshme tė tė rinjve nė mbledhjen dhe pėrhapjen e traditės, prandaj e meritojnė falenderimin dhe urimin pėr kėtė dhuratė tė bukur qė u shpėrndahet tė gjithė dashamirėsve tė serenatės, korēarė dhe shqiptarė. Nė kėto ditė festash tė fundvitit do tė kemi rastin qė t'i rikujtojmė dhe kėndojmė nė shumė mjedise. Kultura ėshtė magjia mė e madhe e njė kombi, prandaj meriton respektin e gjithė shoqėrisė.

Arjan Kallēo

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.