Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / Foucault : Filozofėt janė diagnostikuesit e sė tashmes sė njė kulture
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 4 Nëntor 2016 18:26


Michel Foucault, filozof francez i shekullit tė 20-tė

Cili ėshtė roli i filozofit nė shoqėri?
Filozofi nuk ka rol nė shoqėri. Mendimi i tij nuk mund tė vendoset nė lidhje me lėvizjen aktuale tė grupit. Sokrati ėshtė njė shembull i shkėlqyer: shoqėria athinase nuk diti t'i njohė veē njė rol subversiv, shtrimi pėr trajtim i ēėshtjeve nuk mund tė pranohej nga rendi i krijuar. Nė fakt, pas disa vitesh ndėrgjegjėsimi pėr vendin e njė filozofi, i jepet, kėshtu, njė rol retrospektiv.

Atėherė, ju si integroheni nė shoqėri?

Tė integrohem...Ju e dini se deri nė shekullin e 19-tė, filozofėt nuk njiheshin. Kartezi ishte matematikan, Kanti nuk jepte leksione filozofie, por antropologji dhe gjeografi, mėsohej retorika dhe jo filozofia, nuk ekzistonte pėr filozofin problem i integrimit. Nė shekullin e 19-tė kemi katedrat e para tė filozofisė: Hegeli ishte profesor filozofie, por jemi tė gjithė nė tė njėjtin mendim se nė atė epokė filozofia po i drejtohej fundit.

Diēka qė pėrputhet me vdekjen e Zotit?
Nė njė farė mėnyre, por nuk duhet nagtėrruar, nocioni i vdekjes sė Zotit nuk ka tė njėjtin kuptim me atė qė gjejmė tek Hegeli, Fojerbahu, Niēja. Pėr Hegelin arsyeja ia zė vendin Zotit, ėshtė shpirti njerėzor qė realizohet pak nga pak; pėr Fojerbahun zoti ishte iluzion qė e bėnte tė huaj njeriun, pasi u hoq ky iluzion, ėshtė njeriu qė ndėrgjegjėsohet pėr lirinė e tij; pėr Niēen vdekja e zotit nėnkupton fundin e metafizikės, por vendi mbetet bosh dhe nuk ėshtė absolutisht njeriu ai qė ia zė vendin zotit.

Po, ėshtė njeriu i fundit dhe pėrtejnjeriu.

Nė fakt ne jemi njerėzit e fundit nė kuptimin niējan tė fjalės, pėrtejnjeriu do tė jetė ai qė do ta ketė kapėrcyer mungesėn e zotit dhe tė njeriut nė njė lėvizje tė vetme pėrtejkaluese. Meqė ra fjala pėr Niēen, i kthehemi pyetjes: pėr tė filozofi ishte ai qė diagnostikon gjendjen e mendimit? Nga ana tjetėr mund tė pėrcaktohen dy tipe filozofėsh: ai qė i hap rrugė tė reja mendimit, si Haidegeri dhe ai qė, nė njė farė mėnyre, luan rolin e arkeologut qė e studion hapėsirėn nė tė cilėn pėrhapet mendimi, pra kushtet e kėtij mendimi, mėnyra e vetė e krijimit.

Vijmė tek njė temė qė e keni pėrzemėr, ajo e zhdukjes sė subjektit-njeri dhe e ēdo forme tė humanizmit...Ju keni folur pėr humanizėm tė dobėt qė t'i pėrcaktoni ata humanistė qė ju duken tepėr tė neveritshėm: duke deduktuar, pėr ju, a ekziston njė humanizėm qė meriton respekt?[/b]
Nė fakt e adoptova shprehjen humanizėm i dobėt dhe kjo tė bėn ta kuptosh se pėr arsye tė dukshme gjuhėsore unė mund tė mendoj pėr ekzistencėn e humanizmit tė dobėt, apo tė fortė qė kanė njė vlerė nė lidhje me atė tė dobėt? Duke menduar mirė, do tė thosha se humanizėmi i dobėt ėshtė njė formulė krejt e tepėrt dhe se humanizmi kėrkon gjithėsesi dobėsi.

Ju e dini se pohime tė tilla kanė pėr tė gjithė, apo gati tė gjithė, njė karakter shumė provokues. Mund ta shpjegonit mė mirė?

Ju pėrgjigjem me saktėsi se pėrdorimi i humanizit pėrbėn njė provokim. Nė fakt i referohem njė panorame qė sigurisht ju e njihni shumė mirė, pasi ka mundėsi qė ta kemi kapėrcyer bashkė. Ju e dini se ėshtė ky humanizėm qė na shėrbeu qė ta justifikonim nė vitin 1948 stalinizmin dhe hegjemoninė e demokracisė kristiane dhe kėtė humanizėm e gjejmė te Kamyja, apo tek ekzistencializmi i Sartrit. Nė fund tė fundit, ky humanizėm krijoi prostitutėn e vogėl tė tė gjithė mendimit, tė kulturės, tė moralit, tė politikės sė 20 viteve tė fundit. Besoj se tė duash ta propozosh sot si shembull i virtytit ėshtė provokim i vėrtetė.

Ju u kufizuat me dėnimin e njė humanizmi qė i kundėrshton premtimet, keqkuptuese, apo tė kapėrcyera: si ėshtė e mundur qė sot tė mos ketė fare humanizėm?

Besoj se shkencat humane nuk tė ēojnė aspak nė zbulimin e asaj qė do tė ishte Humani- E vėrteta e njeriut, natyra e tij, lindja, fati. Ajo me tė cilėn merren shkencat e ndryshme, ėshtė diēka shumė ndryshe nga njeriu, janė sistemet, strukturat, kombinimet, format etj. Si rrjedhim, nėse duam tė merremi seriozisht me shkencat humane, do tė jetė e nevojshme tė shkatėrrohen, para sė gjithash, floknajat errėsuese qė e pėrbėjnė idenė, sipas sė cilės duhet kėrkuar njeriu.

Kjo nė nivelin shkencor, njohės, po nė nivel moral...

Le tė themi nė nivel politik: unė besoj se morali i nėnshtrohesh tėrėsisht politikės dhe vetė seksualiteti, i nėnshtrohet politikės: prandaj morali ėshtė politikė. Pėrvoja e 50 viteve tė fundit provon, sesi kjo temė humaniste, jo vetėm qė nuk ka asnjė pjellori, por ėshtė e dėmshme, e mbrapshtė, pasi premtoi veprime politike tė ndryshme dhe mė tė dėmshme. Nė fakt problemet qė u shtrohen atyre qė bėjnė politikė janė probleme, si ato qė nėse ėshtė e nevojshme, e rritin treguesin e rritjes demografike...tė konsumit, tė industrisė etj. Kėto janė probleme politike dhe nė kėtė aspekt nuk takojmė kurrė "njerėz".

Nuk po propozoni njė humanizėm? Pėrse tė mbėshtetet njė orientim politik, sesa njė tjetėr? Pėrse tė rregullohet treguesi i rritjes demografike? Pėrmes gjithė kėtyre veprimeve politike, a nuk duket nė fund mirėqėnia e njerėzve? Ēfarė ka nė bazėn e ekonomisė, veē njeriut, jo vetėm si forcė, por edhe si qėllim? Unė besoj se ju i jepni njė vlerė absolute kėtyre pohimeve, ose nuk i konsideroni vetėm si njė slogan pėr tė ēmistifikim.
Ėshtė e vėrtetė, tashmė ėshtė bėrė disi njė slogan, por kundėr vullnetit tim. Bėhet fjalė pėr njė bindjen time tė thellė qė u detyrohet tė gjitha shėrbimeve tė kėqia qė kjo ide e njeriut solli pėr shumė vite.

Shėrbime tė kėqia...njeriut. Pra edhe nevoja juaj ėshtė humane. Deri nė ēfarė pike mendoni se mund ta mohoni humanizmin, meqė konkretisht kufizoheni ta denonconi humanizmin qė i kundėrshton premtimet e veta, apo tė kapėrcyerat, apo tepėr tė kufizuara?
Nuk dua tė dukem si njė pararendės i humanizmit teknokratik, apo i njė lloji humanizmi qė nuk guxon tė deklarohet i tillė. Ėshtė e vėrtetė se askush nuk ėshtė mė humanist se teknokratėt. Nga ana tjetėr, duhet tė jetė e mundur tė bėsh njė politikė tė djathtė qė tė mos pėrfitojė nga tė gjitha kėto mite konfuze humaniste. Besoj se ėshtė e mundur tė pėrcaktohet optimumi i njė funksionimi shoqėror, duke e arritur nė sajė tė njė raporti midis rritjes demografike, konsumit, lirisė individuale, mundėsiė sė kėnaqėsisė pėr secilin. Teknokratėt janė humanistė, teknokracia ėshtė njė formė humanizmi. Ata bėsojnė se janė tė vetmit qė i kanė letrat nė dorė qė tė lejonė ta pėrcaktojnė se ku konsiston e mira e njerėzve dhe ta realizojnė atė.

Po ju, a nuk e shtroni tė njėjtin problem?
Jo, pėrse? Unė nė tė kundėrt e drejtoj teknokracinė tek humanizmi dhe i refuzoj tė dyja.

E bėni, sepse shikon nė kėtė humanizėm teknokratik njė humanizėm tė keq tė cilit ju i kundėrvini njė mėnyrė tjetėr, mė tė vlefshme, tė qėnit humanist.

Po pėrse tė jesh humanist? Unė them vetėm se mund tė pėrpiqemi ta pėrcaktojmė politikisht optimumin e funksionimit shqoėror qė sot ėshtė e mundur.

Por, funksionimi shoqėror ėshtė funksionimi i njerėzve qė e pėrbėjnė njė shoqėri tė dhėnė.

Ėshtė e dukshme qė duke thėnė se njeriu pushoi sė ekzistuari, nuk desha absolutisht tė thosha se njeriu, si i gjallė apo shoqėror, u zhduk nė planet. Funksionimi shoqėror do tė jetė sigurisht funksionimi i individėve nė lidhje reciproke.

Pra, ju mendoni se nuk ėshtė aspak e nevojshme t'i lidhėsh kėto mite humaniste me problemin e funksionimit tė njerėzve nė lidhje mes tyre.

Po diskutojmė pėr problemin e humanizmit, por po pyes, nėse realisht nuk po i referohemi njė problemi mė tė thjeshtė, ai i lumturisė. Besoj se humanizmi, tė paktėn nė planin politik, mund tė pėrcaktohet, si do qėndrim qė e konsideron se qėllimi i politikės ėshtė tė prodhojė lumturi. Tani besoj se nocioni i lumturisė vėrtet nuk mund tė mendohet. Lumturia nuk ekziston dhe mė pak lumturia e njerėzve.

Ēfarė i kundėrvini nocionit tė lumturisė?

Asgjė nuk mund t'i kundėrvihet nocionit tė lumturisė: mund t'i kundėrvihet B-ja A-sė, por vetėm kur A-ja ekziston.

Atėherė mendoni se nė vend qė tė propozoni probleme nė terma lumturie, nevojitet t'i vendosim nė terma funksionimi?

Po, sigurisht. Roli qė ka filozofi i cili na tregon se ēfarė ndodh, konsiston sot nė faktin se na tregon se njerėzimi po fillon ta zbulojė se ai funksionon edhe pa mite. Zhdukja e filozofive dhe feve korrespondon padyshim me diēka si kjo.

Nėse filozofi ka kėtė rol, pėrse flisni pėr zhdukjen e filozofive? Nėse filozofi e ka njė rol, pėrse duhet tė zhduket?

Unė ju fola pėr zhdukjen e filozofive dhe jo tė filozofit. Besoj se ekzistojnė tipe veprimtarish filozofike nė fusha tė caktuara qė konsiston nė pėrgjithėsi nė diagnostikimin e sė tashmes sė njė kulture: ky ėshtė funksioni i vėrtetė qė sot mund tė kryejnė individėt qė i quajmė filozofė.

Pėrgatiti pėr botim Arjan Th. Kallēo


Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.