Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / Brunela Xhovanini Nė njė dimension tjetėr (nga libri Fluturim fluturash)
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 18 Shtator 2016 14:58


Ngjarjet tragjike tė Sirisė nuk mund tė mos preknin ndjenjat dhe shpirtin e njė populli dashamirės dhe paqedashės, por edhe tė atyre qė shpirtin e kanė muzėn dhe gjithėsinė. Shkrimtarja Xhovanini shkroi njė libėr pėr kėtė tragjedi nė kohėt moderne dhe sot nė ditėn e saj mė tė bukur tė jetės, po ia dhuroj kėto faqe pėrkthim.

Njė dritė e fortė e mbulonte lėndinėn e madhe. Mes fijeve tė barit me ngjyrė jeshile tė ndezur, zinte fill njė fushė e vogėl me lule me shumėngjyrėshe. Nė qendėr, njė pemė madhėshtore, nga njė degė e madhe e sė cilės vareshin dy shilarėse. Cicėrima e zogjve ishte njė melodi qė i shoqėronte lėvizjet e dy vogėlusheve qė po koloviteshin.
Sa mirė qė ėshtė kėtu! Do tė doja tė qėndroja pėrgjithmonė.
Njė puhizė e lehtė ia pėrkdhelte flokėt Ana Paolės.
Ėshtė mė mirė se nga anėt tona...Kėtu marr frymė lehtėsisht dhe mund tė lėviz lirisht pa pengesat e telave tė lidhura me aparatet. Po...koka jote, e gjitha e lidhur me fasho, si ėshtė? Sytė e tu janė tė zinj pis!
Pėrkundrazi tė tutė janė tė kaltėr si deti. Mė pėlqejnė flokėt e tu, janė tė gjetė dhe janė ngjyrė mjalti.
Poshtė atyre fashove, nuk kam mė flokė, i qethėn, para se tė mė futnin nė sallėn e operimit. Ishin tė zinj, do tė thoshe ti, tė zeza pis. Nė vendin tim, gati tė gjithė i kanė flokėt e zinj, siē i kisha unė.
Ahishe, ti nga vjen? Atdheu yt ėshtė larg?
Jetoja nė Siri me familjen time, por aty ka luftė dhe u larguam. U pėrballėm me njė udhėtim tė gjatė, para se tė mbėrrinim nė njė port detar e tė hipnim nė barkė dhe tė vinim nė Europė. Mua nuk mė pėlqente qė tė
rrinim nė atė anije: tė gjithė ngjitur dhe nuk mund tė bėnim as njė hap. Aty ishin dhe dy njerėz tė ligj qė bėrtisnin qė tė qėndronim tė palėvizur dhe nė heshtje. Njėri prej tyre nxehej shumė, kur ndonjė fėmijė i vogėl zinte tė qante.
Edhe vėllai im herė pas here qante dhe babai pėrpiqej ta qetėsonte, duke e marrė nė krahė.
Tani jam e lodhur, ulemi pak mbi lėndinė tė pushojmė. Zemra ime po hidhet pėrpjetė...herė rreh fort dhe mė pas duket se don tė ndalet.
Edhe unė jam pak e lodhur. Ndoshta nga fashoja, mė duket se e kam kokėn shumė tė rėndė...
Ishin gati tė flinin, kur Ana Paola thirri: Shiko atje poshtė! Po arrin dikush...por kush mund tė jetė?
Mė duket...po...ėshtė babai im dhe ka nė krahė vėllain tim tė vogėl.
Instiktivisht, duke i lėvizur krahėt, vogėlushja zuri tė thėrriste: Babi, babi...jam kėtu, pranė pemės!
Po afrohej njė njeri i gjatė me lėkurė ngjyrė ulliri tė zbehtė, flokėt dhe sytė e zinj, tama si tė Aishes.
E uli vogėlushin qė e mbante nė dorė mbi lėndinė dhe e shtrėngoi shumė fort vogėlushen e tij.
Shpirti im...si je?
Nė fytyrėn e Aishes lindi njė buzėqeshje diellore: babi, mė nė fund arrite! Ishim nė barkė dhe mė pas...
Nuk tė pashė mė! Tani je kėtu me vėllaēkon tim dhe do tė jemi bashkė. Kėtu jemi mirė, s'ka luftė, as zhurma e armėve nuk dėgjohet.
Aishe..nuk mund tė qėndroj kėtu, unė dhe Nadiri erdhėm qė t'ju themi mirupafshim. Kur barka u ēa nė mes dhe ramė nė det, i kisha duart e zėna qė ta mbaja shtrėnguar tėt vėlla. Ēanta e shpinės qė kisha nė kurriz
u kap tek njė dėrrasė qė kishte dalė dhe nuk arrita tė shkėputesha. U fundosėm poshtė, bashkė me relikėn qė po fundosej.
Menjėherė pas atyre fjalėve, lotėt e pandėrprerė filluan tė rridhnin mbi faqet e vogėlushes qė nga lemza, arriti tė pėrgjigjej me vėshtirėsi: nuk e di ku po shkoni, por unė do tė vij me ju!nuk dua tė rri vetėm!
Babi, tė lutem...merrmė me vete!
Aishe, ...e vogla Aishe...nuk mund tė vish me ne...nėna po tė pret! Pastaj, nuk je vetėm, njohe njė shoqe tė re.
Por ju tė dy, tani duhet tė premtoni : nuk ėshtė e lehtė, por duhet tė pėrpiqeni sa mė shumė tė jetė e mundur tė ktheheni aty...dhe tė shėroheni!
Ana Paola dėgjonte dhe nxihej, edhe nėna e vet sigurisht po e priste. Burri, e mori nė krahė Nadirin, e vuri me ngadalė nė shilarėse dhe e shtyu. Duart e tij tė vogla e shtrėngonin fort litarėt dhe buzėqeshte, duke i mbyllur disi, ndėrsa lėkundej.
Shtymė mė fort babi, dua ta kap qiellin! Omari e shtyu edhe pak, pastaj iu afrua sė bijės.
Aishe, kur tė kthehesh aty...duhet t'i thuash nėnės se nuk duhet tė ndihet fajtore qė mė bindi ta bėnim kėtė udhėtim. Askush nuk mund ta parashikonte atė qė do tė ndodhte, por ishte e pamundur tė jetonim nė atdheun tonė mes dhunės dhe mizorive. Njė ditė kur tė trokasė paqja, duhet tė ktheheni vetė, edhe pse pėrkohėsisht, nė Siri.

Pėrktheu Arjan Kallēo


Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.