Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / Fati i njė vendi ėshtė fati i njė qytetėrimi - Pierfranco Bruni (II)
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 5 Shtator 2016 11:54


Fronti i tėrthortė, ai nė konflikt me Venecien. Por ajo qė e ngriti ishte sigurisht aleanca me Alonsin e Aragonasė, mbreti i Napolit, ndihma qė i dha mbretit Ferrante nė Itali. Heroi shqiptar arriti shumė fitore, por qė u paguan shtrenjtė, me gjak. Populli i vet, kur ai vdiq, ishte i shkatėrruar, i ēorientuar, tashmė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės popull nė arrati. Pasojat nuk u vonuan. Skėnderbeu vdiq mė 17 janar 1468, tė birin e porositi qė ta braktiste Shqipėrinė dhe tė shkonte nė Pulja, aty zotėronin kėshtjella, ku mund tė gjenin njė strehė tė qetė. Njė hero-simbol! Muhameti e quajti njė luan dhe tha se nuk do tė lindte kurrė mbi tokė njė luan i tillė. Por ajo qė e ligėshtoi mė shumė Skėnderbeun ishte tradhtia e Xhovani Strezios, i cili ishte i biri i motrės Anxhela. E burgosi, e troturoi dhe mė pas e dorėzoi si tė burgosur te Alfonso d'Aragona. Kjo tradhti ishte njė ngjarje shumė e rėndė, por nuk e kushtėzoi procesin e bashkimit politik, tek i cili synonte me tė gjitha energjitė e tija. Pėrkundrazi njė fakt qė e revolucionoi jetėn e tij ishte kthimi tek kristianizmi. Nė njė letėr drejtuar Muratit, princi i turqve, shkruante: ...nėse unė e braktisa besimin e rremė tė Muhamentit dhe iu ktheva besimit tė vėrtetė tė Jezu Krishtit, jam i sigurtė se zgjodha pjesėn mė tė mirė. Sepse, duke parė porositė e shenjta tė tij, jam i sigurtė se shpirti im do tė shpėtojė dhe nuk do tė pėrhumbė, ashtu si thua ti. Tė lutem ta dėgjosh, pėr tė mirėn e shpirtit tėnd, njė kėshillėn time tė mirė. Denjo ta lexosh kuranin: pra pėrmbledhjen e parimeve hyjnore, ku do tė mund tė shohėsh lehtėsisht se cili ėshtė prej nesh po gabon. Kėshtu shpresoj, nėse ti do ta marrėsh nė kosideratė, pasi i mundur prej arsyes, do t'i nėnshtrohesh besimit tė shenjtė kristian, vetėm tek i cili, tė gjithė njerėzit qė pėrpiqen tė shpėtojnė, pasi jashtė tij ēdo shpirt tjetėr prishet". Ishte 14 korriku i vitit 1444. Nė kėtė pikė Skėnderbeu ėshtė njė personazh kompleks. Sigurisht lufta e tij, siē e thamė, ishte njė luftė pėr paravėsinė e njė populli, por jo vetėm kjo. Ishte njė luftė pėr mbrojtjen e atyre rrėnjėve tė lashta qė ende sot populli shqiptar i rivendikon, por nuk ishte vetėm kjo. Ishte veēanėrisht njė luftė e njė bote kundėr tjetrės dhe ishte njė pėrplasje midis dy kulturave, dy qytetėrimeve, dy feve. Nuk ishte shprehimisht njė konflikt fetar, por natyra fetare, ose mė mirė mbrojtja e njė tipi hyn drejtpėrdrejt nė pėrplasjen midis dy vendeve. Nga ana tjetėr, ku ka njė konflikt pėr mbrojtjen e pėrkatėsisė, ky shndėrrohet nė njė konflikt pėr ruajtjen e vlerave themelore dhe mes tyre qėndron mbrojtja e njė identiteti shpirtėror. Pra, Skėnderbeu ishte njė prej kryqtarėve qė luftoi pėr ta shpėtuar njė model qytetėrimi qė futet nė kuadrin, ku etika dhe tradita janė njė kėshtjellė, njė parim thellėsisht fetar. Nėse Skėnderbeu ėshtė simboli i kėtij procesi kulturor, nuk mund tė jetė veē njė referim me tė cilin qytetėrimi modern duhet t'i bėjė llogaritė. Nėse ėshtė e tillė, nuk mund tė mos futet nė atė kulturor qė sheh tek nacionalizmi, tek uniteti, tradita, vlera e atdheut, ruajtja e heroit, shtyllėn kryesore pėr njė projekt qė vė nė qendėr njeriun me nevojat e tij tė nostalgjisė dhe me nevojėn pėr njė mit. Skėnderbeu luftoi nė emėr tė Krishtit, pėr mbrojtjen e traditave dhe qytetėrimi modern nuk mund ta akreditojė si hero, apo si simbol. Vetėm tek vlerat dhe kuptimet e njė qytetėrimi qė e mund krizėn e botės modern, njė personazh si Skėnderbeu mund tė gjejė vend. Dhe personazhi i djeshėm mbetet nė histori dhe do tė mbeten dhe shenjat dhe shembulli i tij. Por na takon neve qė tė pėrpiqemi t'i deshifrojmė mesazhet dhe dėshminė e e tij, pasi mund tė jetė si ndihmė nė njė shoqėri sasiore. Por le t'i lėmė mėnjanė skematizmat, injorimet e shumta dhe interpretimet e pafund qė shkojnė pėrtej justifikimeve historike. Skėnderbeu mbetet njė nacionalist qė shihte tek atdheu simbolin e pėrkatėsisė dhe tek kristianizmi shpėtimin e popullit. Kadareja nė romanet e tij na tregon ende njė popull nė arrati, por na bėn tė kuptojmė, sesi njė kulturė e tėrė pėrshkohet nga rreziku i arratisė. " Ata qė do tė jetojnė mė vonė nė kėtė tokė, do ta kuptojnė se nuk ishte e lehtė tė ngrihesh, nė kėtė luftė gjigande, ndaj pėrbindėshit mė tė frikshėm tė epokės sonė. Atyre s'do u lėmė trashėgim as statuja, as kolona madheshtore. Nuk patėm kohė t'i ndėrtonim dhe me shumė gjasa, nuk do tė kemi kohė as nė ēastet e qetėsisė, midis furtunave qė na presin. Nė vend tė tyre do lėmė kėta gurė tė rėndė tė mureve tona, qė shiu i betejave po i lag, nė kėtė mengjes gri. Duket se stina e parė e luftės po i drejtohet fundit. Tė tjera na presin. Retė po grumbullohen mbi qiellin tonė, nė qiellin tonė tė madh".(Daullet e shiut). Pra nė kėtė horizont koha e betejave ndjek pikė pėr pikė fatin e Shqipėrisė, dje si dhe sot. Njė vend qė e kėrkoi lirinė tek ndjenja e fortė e pėrkatėsisė, por edhe tek arratija, pėr tė mos dashur tė vdesin si tė huaj nė njė tokė, qė shpesh e braktis ndjenjėn e origjinės. Ndoshta kjo ėshtė njė thirrje pėr njė dinjitet tė harruar. Cila trashėgimi i nderon shqiptarėt? Emri i Skėnderbeut ėshtė njė gjurmė qė nė kohė ērrėnjosjesh duhet pėrshkruar. Historia e gjuhės, e pejsazheve e popujve, njė popull qė e kėrkon veten nė realitetin dhe traditėn e vet, edhe pse duke mbetur gjithmonė njė popull nė arrati. Italia e jugut u ndėrthurr me historinė e shqiptarėve nė arrati. Komunitetet e ndryshme qė ende jetojnė nė krahinat e jugut janė dėshmi emblematike e njė qytetėrimi qė tashmė la shenja tė pashlyeshme. Shumė komunitete lindėn si shqiptare, por mė vonė u italianizuan. Njė lidhje midis kultit dhe historisė, trashėgimisė dhe kulturės sė traditės sot bėhet themelore. Miti i ruajtes nuk mjafton. Qytetėrimet i mbrojnė traditat, duke e bėrė tė njohur historinė dhe duke e transmetuar. Ėshtė ēėshtje rrėnjėsh dhe pėrkatėsie; simbolet flasin, por me simbole qė pėrfaqėsojnė kėto komunitete, edhe duhet folur. Fjala ėshtė gjuha dhe kjo ėshtė brenda historisė dhe traditės. Njė mit qė i kapėrceu shekujt dhe kulturat. Ernest Koliqi shkruan: Europa ēuditej me bėmat kokėkrisura tė Prijėsit shqiptar. Emri i tij, i rrethuar nga njė aureolė mitke, kaloi nga njė vend nė tjetėr...". Iu kėnduan kėngė, u treguan bėmat, u recituan vargjet, nga Shqipėria deri nė vendet italo-shqiptare. Njė simbol i lirisė nė respektimin e njė tradite qė ėshtė mbrojtja e identitetit tė njė populli. Mjafton tė citojmė, pėr tė gjithė ata qė e pėrshkruan, kėngėn e pėrkthyer dhe kujdesuar nga Jeronim De Rada. Pėrgjėruese vargjet qė flasin pėr Vdekjen e Skėnderbeut: Lindi e ngadaltė dhe e trishtė dita/ plot mjegull dhe re tė mėdha/...me agun e ri/ doli njė piskamė qė pushtoi/si njė stuhi ngrice/tokėn dhe detin, zemrat dhe shtėpitė. Ose njė faqe e tėrė ngushėllimi melankonik: Hapja, o qiell, pragun e lartė/ heroit tė pafat/ qė vetėm aty lart merr/ shpėrblimin e duhur. Ėshtė e vėrtetė qė letėrsia e interpretoi jetėn dhe vdekjen e Skėnderbeut, sigurisht pėrmes modeleve historike, por edhe thellėsisht lirike. Ka njė fakt qė nė letėrsi Skėnderbeu mbetet metafora e prijėsit qė luftoi pėr t'i shporrur turqit nga Shqipėria dhe t'ia jepte lirinė popullit tė tij. Kėto bėma qė ngrihen nga metafora, sepse janė tė dhėna reale qė mbeten nė histori, kanė njė parim themelor, dhėnien e kuptimit tė identitetit njė kombi qė gėrryhej nė mėnyrė tė qėndrueshme nė histori dhe nė vlerat e tij. Historia dhe vlerat qė tė ēojnė drejtpėrdrejt nė njė impenjim, ai i vėnies sė kulturės kristiane si kėshtjellė nė marshimin e turqve. Kjo mė duket njė nga temat prekėse tė fatit tė njė populli dhe qytetėrimi. Ėshtė i pakuptueshėm edhe sot roli i Skėnderbeut, nėse nuk hyjmė nė brendėsi tė kėtij vizioni. Letėrsia sigurisht e lirizoi, por nė proceset historike nuk mund tė pėrcaktohet si njė referim nė qartėsinė e vlerave kristiane. Nė njė rrjetė tė tillė ėshtė i qartė koncepti i Mesdheut, si metaforė e njė bashkimi mes brigjeve, ėshtė njė ēelės leximi nė njė perspektivė moderne, nė tė cilėn vetė fati i njė populli e gjen njė formė empatike me fatin e qytetėrimit mesdhetar. Skėnderbeu, nga kjo pikėpamje, mbetet njė protagonist i vėrtetė, Perėndimi si fat, por njė perėndim i kristianizuar. Format antropologjike mund tė kenė kėtu njė kuptim, nėse brenda historisė qė seleksionohet, kemi aftėsinė, kurajon, forcėn qė ta lexojmė me ato parametra qė na mėsoi njė gjeni i historiografisė bashkėkohore, Renco de Felice. Edhe tek Skėnderbeu dhe tek kalimi i tij mes islamit dhe krishtėrimit nuk ka paranteza. Historia duhet lexuar dhe interpretuar nė kompleksitetin e vet. Pikėrisht nga kjo pikėpamje Skėnderbeu mbetet personazh qė vazhdon tė jetojė nė bashkėkohėsinė tonė dhe nė njė kohė ku Europa, Perėndimi dhe Mesdheu dhe brigjet e Lindjes janė njė gėrshetim procesesh qė duhen kuptuar, thelluar, por gjithmonė jashtė logjikave ideologjike (apo justifikuese) dhe prej fondamentalizmave qė nuk i pėrkasin tashmė historisė sė sotme dhe kulturės kristiane.

Pėrgatiti pėr botim Arjan Th. Kallēo

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.