Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / Fati i njė vendi ėshtė fati i njė qytetėrimi - Pierfranco Bruni (I)
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 2 Shtator 2016 11:51


Njė frazė lapidare pėr kohėn tonė :"Unė e braktisa besimin e gėnjeshtėr tė Muhametit dhe iu riktheva besimit tė vėrtetė tė Jezu Krishtit" – shkruan Gjergj Kastrioti nė njė shėnim qė i bėn princit tė turqve, Muratit (siē edhe shkruhet nė disa tekste). Njė thėnie e rėndėsishme qė hap perspektiva tė reja pėr njė rilexim tė figurės dhe veprės sė Skėnderbeut. Sigurisht njė lexim qė e vendos nė njė interpretim tradicionalist dhe nacionalist, pėrveē dhe nė njė vision kristian dhe perėndimor. Prej vitesh po studioj njė "rrugė" qė ndoqi Skėnderbeu dhe, gjithnjė e mė shumė, po bindem se ka nevojė pėr njė rilexim tėrėsor, nė sajė tė njė revizionimi "tout court", tė aventurave, ngjarjeve dhe fatit tė Skėnderbeut, si ajo mes historisė dhe letėrsisė, qoftė pėr motive qė na ēojnė qė ta jetojmė si njė model legjendar. Por nuk mjafton historia e vetme qė ta rilexosh njė personazh dhe njė kontekst qytetėrimi. Nevojitet domosdoshmėrisht njė interpretim real pėr proceset historike. Reflektimet, studimet, analizat e mia nisen pikėrisht nga njė rilexim. Njė Skėnderbe shumė i vendosur, pas sė shkuarės sė tij islamike, me krishtėrimin, se ėshtė njė krishtėrim perėndimor. Kėtu qėndrojnė edhe reflektimet e mia, nė punėn qė duhet ta shohė dritėn e botimit vitin e ardhshėm dhe do tė prekė aspekte dhe elementė problematikė mes historisė dhe cultures, nė njė takim dhe sigurisht nė njė dallueshmėri mes Perėndimit dhe Lindjes. Figura e Skėnderbeut jeton brenda njė procesi historik qė vuri nė qendėr transformimin e njė zone gjeografike si Mesdheu. Nuk mund tė shpjegohet vepra e mbrojtjes sė vlerave, tė kryera nga udhėheqėsi shqiptar, pa menduar pėr rolin qė pati gjeografia mesdhetare nė njė vision, ku Perėndimi dhe Lindja vendosnin marrėdhėnie, si mbi bazėn e pėrplasjeve dhe konflikteve, por edhe mbi bazėn e njė projektimi qė duhet tė ēonte nė kuptimin dhe vetėdijen e identiteteve. Sigurisht Skėnderbeu ishte nacionalist dhe i zhvilloi betejat e veta nė mbrojtje tė njė territori dhe populli, por mbi tė gjitha, duke menduar pėr ato vlera qė ishin pika referimi pėr perėndizimin kristian. Kjo ėshtė e lexueshme, jo vetėm nga njėra anė historike, por edhe nga plani i njė interpretimi letrar. Letėrsia pėr Skėnderbeun na jep ēelsa pėr interpretime qė mbeten themelore, pikėrisht qė tė kuptojmė funksionin e asaj ideje kombėtare qė e shoqėroi njė letėrsi tė gjerė dhe shumė shkrimtarė. Le tė mendojmė pėr Danuncion. Ende gjallė Eroi kombėtar shqiptar Gjergj Kastrioti, i njohur me emrin Skėnderbeu, hyri nė botėn e legjendave. Nė tė gjithė Shqipėrinė kujtimi pėr Skėnderbeun, ku mė shumė e ku mė pak, nderohet dhe ėshtė arsye mburrje - thotė Ernest Koliqi. Letėrsia shqiptare rifutet nė ato kultura qė frymojnė identitet adriatik dhe tradita mesdhetare. Kryesisht ėshtė njė letėrsi e pasur me stilema dhe modele historike qė tė ēojnė nė njė vizion tė letėrsisė qė lexohet pėrmes rregullave tė njė identiteti antropologjik. Populli shqiptar ka njė memorie tė madhe pėr ta mbrojtur. Pėrmes memories rekuperohen traditat e njė populli dhe tė fatit. Fati i njė vendi ėshtė fati i njė qytetėrimi. Tingujt, ngjyrat, zėrat, shenjat kalojnė dhe nuk kthehen, por janė edhe kujtim i gjatė nė kohė qė paralajmėron tė shkuarėn nė sferėn e sė ardhmes. Njė prej librave tė Ismail Kadaresė (sigurisht ai mė pak retoriku) qė i pėrgjigjet ēėshtjes sė mėsipėrme ėshtė padyshim Daullja e shiut, botuar nė Tiranė mė 1970 ( me titullin Kėshtjella), nė Itali 1981-1982 nga Longanezi dhe me njė botim tė ri nė vitin 1993 nga Teadue. Njė roman qė tregon jo vetėm epopenė e Skėnderbeut, por veēanėrisht, deshifron nostalgjinė e njė populli. Historia dhe legjenda janė pikėrisht njė gėrshetim ekzistencial qė vė nė qendėr vetėdijen e njė trashėgimie, por edhe kurajon e njė populli. Ishte shekulli i XV. Diaspora dhe ikja ishte pėr popullin shqiptar njė pėrzjerrje e formuar nga ndjenjat, por mbi tė gjitha zemėrimi, pranimi dhe humbje. Me vdekjen e Skėnderbeut, jo vetėm pėrfundon njė fazė pritje, krenarie dhe lavdie, por fillon njė stinė, pėr atė popull, tė pashpresė. Skėnderbeu ishte shpresa. Tek kjo shpresė letėrsia u bė legjendė, sepse mes tė tjerash, duke rindėrtuar bėmat heroike, rishfaqej qėndrueshėm prania e kėtij personazhi, por ai vazhdon tė jetojė nė metaforėn e pritjes. Realiteti ėshtė nė bazė tė letėrsisė kadarjane, por pėrdor ēelsin e interpretimin tė njė tragjedie kolektive. Kemi dėshmi tė qarta tė simpatisė sė Danuncios ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve, kur viziton pjesėn e brendshme tė Vitoriales. Nė dhomėn e relikave, pikėrisht nė altarin e rrangullave tė luftės dhe simboleve fetare, mund tė admirohet njė ekzemplar tepėr i rrallė, i lidhur, prej lėkure i veprės sė Skėnderbeut, tė priftit shkodran Barleti, nė versionin gjermanisht tė vitit 1561. Dhe nėse kujtesa nuk mė gėnjen, ėshtė njė prej 4 ose 5 librave tė pranuar nga poeti nė atė pjesėn mistike tė shtėpisė sė vet. Kėshtu shkruan Koliqi yek vepra Ese tė letėrsisė shqiptare, Olschki 1972, nė kapitullin dedikuar Danuncios dhe Shqiptarėve. De Rada tek Skėnderbeu, kuptohet duke lexuar poemėn e tij, nuk admironte vetėm njeriun me kurajo, virtyte tė pėrbashkėta pėr shqiptarėt, as strategun e zoti, por edhe krijuesin e njė ideje tė vėllazėrimi, ai qė kishte ndezur njė zjarr tė shenjtė nė zjarrin e fisit e qė ua kishte mėsuar njerėzve tė lidhur nga i njėjti gjak dhe e njėjta gjuhė, me qėllim qė tė konsiderohen bij tė sė njėjtės nėnė (E. Koliqi, Ese tė Letėrsisė shqiptare, 1971, faq.109). Njė kjo ēėshtje qė prek padyshim telat e ndjenjės sė pėrkatėsisė. Kadareja, tek Daullet e shiut, tregon pėrmes luftės mes shqiptarėve dhe turqve, aventurėn e Skėnderbeut, heroit tė pavarėsisė dhe pėr pavarėsi qė tregon trishtimin dhe shpirtin shqiptar. Janė si skenarė shekulli i XV, betejat e gjata, dėshpėrimi i shprehur me zė tė lartė dhe vetėdija qė, nė histori, vizaton fytyrėn e dhimbjes sė atij populli. Njė popull nė pritje qė rvijėzoi nė arketipet njė model jete, jeton brenda ndėrgjegjes sonė me identitetin mesdhetar nė prehrin e Adriatikut. Gjuha dhe metafora nė histori gėrshetohen nė njė rrugė dhe ka njė ēelės leximi thellėsisht kulturor, por ka nė tė edhe elementė fetarė. Lexojmė: Ēfarė bėn Ibrahim? – i thanė – dėshiron tė bėhesh kristian dhe vazhdon tė lutesh si njė mysliman? Njė dėshmi krejtėsisht kulturore, por edhe besimi, e tillė nė mishėrimin e Kastriotit.
Skėnderbeu sot pėrfaqėson heroin-metaforė. Njė personazh qė ėshtė brenda historisė dhe e bėn tė vetėn historinė, duke e bėrė tė vetėn edhe dentitetin e njė toke dhe veēantinė e njė pėrkatėsie qė i ka rrėnjėt e lashta. Kthimi nė shekullin e XV, nė sajė tė rileximit tė disa ngjarjeve, do tė thotė ta risjellėsh njė problem qė ka motive etike, politike dhe kulturore. Sot Skėnderbeu ėshtė njė personazh qė ėshtė nė vėmendje, nė planin hisotrik, por veēanėrisht rėndėsia e tij mbart karakteristika politike. Nėse Skėnderbeu ėshtė heroi qė shfaqet si hero-mit, sigurisht ėshtė njė personazh qė ofron njė pėrgjigje, me natyrė kultuore, por edhe thellėsisht politike, nė kuptimin qė i kundėrvihet asaj qė ishte Shqipėria nė fundin e dhjetėvjeēarėve tė fundit. Njė vend i shkatėrruar dhe i pushtuar, i poshtėruar, njė vend qė pret, por e njeh mirė shtegun e ikjes. Ikja ėshtė dhimbja, por mbi tė gjitha ėshtė vetėdija dhe njė barrierė, jo vetėm ideologjike, po aq dhe ekzistenciale. Skėnderbeu, heroi kombėtar qė luftoi pėr pavarėsi dhe i detyroi turqit t'ia mbathnin, i mundi perandoritė dhe lidhi miqėsi tė me Romėn dhe Napolin. Populli shqiptar ende e qante atė dhe me tė pavarėisnė e humbur. Janė shkruar shumė faqe pėr t'i kujtuar vlerat e tij: mė e vjetra ajo e lashta pėr heroin qė gjendet nė kuptimin e pėrkatėsisė sė ndjenjės pėr atdheun. Pėrkatėsia dhe atdheu: njė referim i vetėm pėr tė cilin populli shqiptar luftoi nė shekuj. Por epokat pėrsėriten dhe pėrsėritet po ashtu tragjedia nė histori qė e tregon dhe e fsheh. Janė dhėnė shumė versione pėr figurėn e kėtij prijėsi; ėshtė parė si emblemė dhe ndonjėherė i ėshtė veshur njė mantel ideologjik. Skematizmta dhe strukturat u pėrpoqėn ta akreditonin si njė hero tė lirisė, pėrkundrazi Skėnderbeu ishte njė mbrojtės i pareshtur i traditave. Ishte njė ruajtės dhe nga kjo pikėpamje ishte revolucionar, siē mund tė jetė njė mbrojtės trim sypatrembur i atdheut, i pėrkatėsisė dhe identitetit. Lindi nė Mat mė 1405, babai i tij Gjoni ishte protagonist i luftrave tė pėrgjakshme ndaj turqve. Ai quhej Gjergj Kastrioti dhe titulli Skėnderbe pėr aftėsitė dhe idealet pėr tė cilat luftoi gjatė gjithė jetės. Nė emrin e tij gjejmė njė aluzion qė i referohej, duke e quajtur princin Aleksandėr, prijėsin maqedonas, ose Skėnder-Bej. U dallua nė shumė beteja si ajo e Nishit, e Moresė dhe humbja nė Vrana, mė pas fitoret disa fitore rresht. Tradhtitė e shumta u konsumuan brenda popullit dhe familjes sė tij. Skėnderbeut iu desh tė impenjohej nė shumė fronte, ai i jashtmi kundėr turqve dhe i brendshmi t'i shėronte konfliktet mes komandantėve tė ushtrisė sė tij.

Pergatiti per botim
Arjan Kallco

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.