Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / Poeti italian Davide Rondoni: Kush e tha se poezia ka vdekur?
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 26 Gusht 2016 10:07


(Lindi nė Forli nė vitin 1964, poet dhe shkrimtar italian)
Ēfarė ėshtė poezia? Sado tė sforcohemi, pavarėisht edhe ndonjė nocioni teknik, apo po virtuozizėm filozofik, nuk e kemi njė pėrcaktim tė saj nė format mė antike tė artit. Poiesis nga greqishtja krijim, njė krijim poetik, ėshtė diēka shumė komplekse, formalisht e rreptė, nėse mendojmė pėr metrikėn, mjet denoncimi, informacioni, por edhe moment emotiv, artistik nė kuptimin mė tė thellė tė fjalės. Nė librat e shkollės mėsuam vargje tė pafundme pėrmendėsh, kur na pyeste mėsuesi, ndėrsa ditėn tjetėr i harronim. Ėshtė njėlloj sikur secili ta njihte madhėshtinė e Dantes dhe Leopardit, por nė tė njėjtėn kohė i gjykojmė atavikė, tė largėt, tė padobishėm, apo nėse I referohemi letėrsisė sonė me De Radėn, Frashėllinjtė dhe Nolin. A mund tė lidhet vėrtet poezia me tė shkuarėn? A duhet ta gjykojmė si diēka tė tepėrt dhe tė padobishme nė shoqėrinė moderne? Si poezia mund tė ndėrveprojė nė botėn e internetit, tė rrjeteve sociale?
Rreziku mė i madh qėndron nė zbrazjen e poezisė nga kuptimi dhe forca e saj i origjinės: tė shkruash vargje me tė njėjtėn lehtėsi me tė cilėn shkruhet njė sms, nuk tė bėn menjėherė poet. Poezia i godet ndjenjat dhe emocionet e lexuesit, por kush e krijon, ka edhe njė pėrgjegjėsi mė tė madhe nė kuptimin historik dhe shoqėror.
Jetojmė nė erėn e komunikimit tė gjerė, ku imazhi ėshtė padron dhe pėrmbajtja ėshtė ditore, mė shumė sipėrfaqėsore. Jo rastėsisht nobelisti Euxhenio Montale nė fjalėn e tij para komitetit tė Suedisė dalloi dy lloje krijimesh poetike: ato qė i shkojnė pėrshtat bujės sė kohės, duke u bėrė kalimtare, si e gjithė kultura e mass medias, pamore dhe atyre jopamore, shpesh tė injoruara, por qė mbeten tė pėrjetshme, tė afta ta bėjnė tė pavdekshme tė gjithė eopkėn.
Nė njė shoqėri ku edhe arti detyrohet tė kthehet nė spektakėl, fjala e humb vlerėn e saj evokuese dhe poezia bėhet gjithnjė e mė qoshe e rehatshme, gjini e specializuar dhe qė pak e kuptojnė. Por kjo nuk e kufizon veprimtarinė poetike: nė nivelin diletant janė tė shumtė ata qė vendosin t'i kanalizojnė ndjenjat dhe emocionet e tyre nė poezi. Megjithatė njė prodhim i lulėzuar poetik nuk mjafton: botuesit i mbėshtetin me pėrbuzje kėto botime, sepse janė njė rrezik; sepse e konsiderojnė poezinė si njė tė mirė qė nuk shitet. Por edhe ajo e botuar nuk perceptohet shumė.
Davide Rodoni njė zė autoritar nė panoramėn poetike kolektive tė sotme, shkrimtar, poet, mėsues. Ėshtė autor i shumė pėrmbledhjeve poetike tė botuara nė Itali, Amerikė, mban leksione sesi tė shkruajmė poezi nė shumė universitete prestigjoze italiane dhe pėrtej oqeanit.

Nėse njė fėmijė vinte pranė jush dhe ju pyeste me pafajėsi : Ēfarė ėshtė poezia, ju si do pėrgjigjeshit?


Poezia ėshtė njė art qė e vė nė fokus realitetin qė na duhet pėr t'i treguar gjėrat dhe qė ta kuptojmė jetėn me anė tė ritmeve, emocioneve, fjalėve tė pakapshme.

Poeti vdiq nė erėn modrene dhe kryesisht nė Itali, ju si mendoni?

Ėshtė njė budallallėk gjigand sa njė mal. Mjaft tė shikosh rreth e rrotull, ka shumė njerėz qė shkruajnė poezi. Mjaft tė lundrosh nė internet dhe do tė gjeni poezi tė pafund, tė shumta. Nė 50 vitet e fundit kanė lindur poetė tė shquar si Mario Luci, Xhorxho Kaproni, Vitorio Sereni, Amelia Roseli. Kush thotė se poezia vdiq, ka vdekur vetė ai mė parė.

Poezia sot duket si mbetėse (duke hyrė jo vetėm nė librari, nė jetėn e ēdo dite). Ėshtė pėrshtypje apo e dhėnė? Si shpjegohet kjo pėrshtypje, nėse ėshtė e tillė, para fenomeneve kur kėrkojmė nė internet dhe shohim se diletantėt botojnė 4 milionė poezi nė ditė?

Veēanėrisht tė rinjtė janė shumė pranė botės sė poezisė. Bota e internetit ėshtė shembull, por mund tė dėshmoj personalisht interesin e shumė tė rinjve ndaj kėtij arti. E dimė tė gjithė se poezia nuk ka qėnė kurrė njė fenomen editorial. Nga ana tjetėr poezia ėshtė si uji, ėshtė i ēlirė dhe nuk shitet nė librat e shitur. Njė poet spostohet, dėgjon poezitė, udhėton nė vende tė ndryshme. Poezia nuk matet nė libra, pasi pėr tė dėgjuar njė poezi mjafton njė minutė. Edhe pėrvoja e poezisė nuk ka nevojė pėr libra. Nėse ndonjėherė botuesit vendosin ta vlerėsojnė poezinė me numra, le tė bėjnė. Por ėshtė njė qėllim nė vetvete, pėr faktin se nuk shiten libra poezie, pastaj ka shumė vende tė zakonshėm. Ungareti shiti mė shumė libra se vetė dhe Leopardi, mė shumė se Ekoja. Kundėr besimit tė zakonshėm, ndosh shpesh qė autorėt mė konceptualė tė shesin mė shume se vetė romancierėt. Mbetet fakti se poezia qė tė ekzistojė nuk ka nevojė pėr libra, janė vetėm njė mjet pėrhapje, si radioja, vetė zėri i poetėve, apo dhe i aktorėve qė i interpretojnė ato. Nė kėtė kuptim poezia ėshtė e ēlirė.

Pėr mendimin tuaj promovimi i poezisė me anė tė rrjeteve socialeve ėshtė ide e mirė? Apo mė mirė njė kthim nė kafetė letrare tė dikurshme?

Nuk ėshtė vetėm njė ide, rrjetet sociale janė mjeti i ri pėr ta pėrhapur poezinė. Duke qėnė njė art i fjalės ai i shfrytėzon tė gjitha mbėshtetjet pėrmes sė cilės fjala pėrhapet, sė pari zėri, mė pas televizioni, radioja. Sot edhe rrjetet sociale.

Profesioni i poetit, a ėshtė e mundur tė dallohet poezia si punė, me poezinė si natyrė? [/i]


Duke qėnė njė art i fjalės, nuk ekziston njė nivel profesional qė dallohet nga njė nivel diletant. Ka talente mė tė mėdhenj dhe mė tė vegjėl si nė tė gjitha artet, por nė poezi secili ėshtė i lirė t'i pėrhapė vargjet e tij.

Ju jeni njė mėsues, cila ėshtė kėshilla mė e mirė pėr t'i afruar brezat e rinj me poezinė?


Nė shtator do tė dalė njė botim i ri i librit tim "Kundėr letėrsisė", njė sulm shumė i dhunshėm, sesi u mėsohet poezia nxėnėsve nė shkollė. Shpesh zgjidhet njė afrim i ftohtė, skematik, i vdekur, pra praktikisht i gabuar. Mėsimi mė i mirė i poezisė qėndron tek pėrfshirja e atij qė jep mėsime pėr tė. Nuk mund tė detyrohet dashuria pėr Danten, duhet ta duash nė atė pikė, sa tė tėrheqėsh njė tjetėr nė dashurinė tėnde. Nuk mund tė detyrohet dashuria pėr Leopardin, duhet mėsuar nė njė mėnyrė qė serioziteti dhe impenjimi yt ndaj autorit, ta tėrheqė nxėnėsin qė ke pėrballė. Kur kjo ndodh nxėnėsit, mund ta ndjekin dhe tė kėrshėrohen lehtė me poezinė.

Vargje tė autorit Davide Rondoni

Njė dashuri qė nuk arrin ta mbyllė
Erashkėn e puthjeve,
Ngatėrrohet me njė njeri nė stacionin
Ku vrojton trenat, por kurrė nuk di tė niset
E pėrhumbur dhe e lumtur.


Unė nuk dua tė bėhem plak
Sepse kam qėnė qindra herė
E di se c'ėshtė errėsira dhe furtuna e poshtėr.
Tash po qaj, ashtu siē e pashė
Babain tim tė qajė, tė njėjtat rrudha dhe koka
E pėrkulur, tepėr i tronditur
Unė po mėsoj se rinia
Nuk rrjedh nė tė papriturat e gjakut,
Por nė shikimin qė era e shkul nga toka
Pėr ta parė nė kėtė vend tė egėr
Ngjashmėrinė e pafund mes Zotit
Dhe pamjes sė tij ēdo mbrėmje, degėt
E zhveshura nėn qiell, vera
E palėvizur nė gotė...


2
Sa herė, Milanoja ime,
Prej tokės sime tė ėmbėl
Mbėrrita para pamjes tėnde
Tė zbrazėt, pa frymė.

Ėshtė koha e dashurisė sė fortė
Ėshtė natė, vetėm natė, ėshtė dinjitet
Shikimesh qė e dinė se e humbėn,
Ėshtė rruga ku zbres
Si njė kafshė e marrė qė kėrkon
Asfaltin e zi, tė shpjetė
Dhe tė ndriēuar nga shiu
Si njė trullosje.

Shi edhe nė mėngjes
Poshtė nga xhamat e gjerė tė supermerkatit
U dėgjua uji pėr njė ēast
Njė therrje nė zemėr tek dilja
Nga dyert me shkėndija drite
Dhe kokėulur me vrap
Deri tek hyrja e rrėmujshme nė makinė
Mes erės sė rrobave tė lagura
Dhe dhelkės sė ngritė tė celofanit.


Duhet ta harroj atė qė zbriti
Nėpėr shkallėt e metrosė,
Pa bukuroshen time
Duhet ta harroj veten, i mbyllur
Nė makinė tek e shoh pa asnjė mendim
Nė kokė.
Duhet ta harroj ėrrėsirėn tėnde, Milano,
Dhe bisedat pa bukė tė trafikut
Nėn ujė, ditėn, orėn
Tė zbuloj se nuk ekzistonte
E drejta, shpresa dhe as Dashuria,
Por furia, e ėmbla
Dhe e marra furi.


Pėrgatiti pėr botim Arjan Th. Kallēo


Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.