Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / Filozofi italian Remo Bodei : Tė krijojmė njė racionalizėm tė hapur
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 19 Gusht 2016 11:48


Ekziston njė stil italian i njohur nė tė gjithė botėn? Remo Bodei, (lindi nė Kaljari, Sardenja, mė 3 gusht 1938), filozof dhe profesor nė universitetin e Kalifronisė nė Los Anxhelo dhe presidenti i Komitetit shkencor tė Festivalit tė Filozofisė sė Modenas, qė kėtė vit do tė ndalet tek AGONIZMI, qė pėr profesorin ėshtė baza e mendimit, lufta ndaj nesh, feja, djalli, mėkati.

Pavarėsisht krizės ne italianėt arrijmė tė shquhemi?


Universitetet e dy brigjeve amerikane janė shumė tė ndjeshėm ndaj europianėve, nga Habermasi tek Derrida. Nė shkolla studiohen filozofėt tanė si Agamben, Espozito, Vatimo, Severino dhe kjo tė krijon pėrshtypjen e njė teorie italiane.

A ekziston vėrtet?


Ka njė prani mė tė madhe qė nuk do dėshiroja tė shndėrrohej nė njė slogan komod pėr ata mė pak tė njohurit tė Mendimit tė dobėt.

Atėherė ēfarė ėshtė?


Filozofia italiane ėshtė ushqyer pėr vite me mendime nga jashtė. Pas debateve midis kroēianėve dhe xhentilianėve, filozofėt tanė u bėnė konēesionarė tė markave tė huaja : Hasler, Marks, Shmid. Nė Itali ka shumė pėrkthime nga autorė tė huaj, njė shenjė provincializmi, por edhe kėrshėrie. Kėshtu nuk u mendua nė mėnyrė autonome, pėrveē se na mungoi edhe njė teori e gjendjes sė brendshme, si Paskali, ndoshta pėr nga prania e Kishės dhe mendimit tė pakėt tė mendimit shkencor, pėr shkak tė humanizmit. Tani tė fitojmė besim dhe tė fillojmė tė prodhojmė.

Na jep avantazh kriza e filozofisė analitike?


Po. Gadamer thoshte se ishte coha pėr t'i pastruar syzet, nė kuptimin pėr tė parė mė mirė, por qė nuk i lidhte fenomenet. Shumė analistė europianė humbėn. Edhe nė Amerikė ai i themelimit po pėrhumbet dhe kėshtu rishfaqen klasikėt e braktisur, si idealizmi i Hegelit dhe spiritualizmi i Lajbnicit dhe Ekhartit. Tradita qė u refuzuan, sepse pėsonin dėnimin e metafizikės.

Ēfarė filozofė janė italianėt?


Nga arsyeja e papėrshtatshme, nė kuptimin qė nga Dantja e deri tani kemi njė prirje qytetare. Filozofėt tanė flasin pėr njė publik mė tė gjerė tė studiuesve dhe sudentėve dhe nėse ka njė situatė tė vetme, kjo i detyrohet mė shumė arsyeve kulturore, sesa politike. Filozofia jonė nuk ėshtė e lidhur me shtetin, fenė, ėshtė prepolitike dhe pėr kėtė paradoksalisht e kushtėzuar.

Pra, a ekziston njė filozofi italiane?


Nėse nuk flasim pėr njė markė, por sigurisht me njė karakter tė ngjashėm. Nuk mund tė themi se filozofėt italianė kanė tė njėjtat ide, por njė synim tė ngjashėm.

Cilėt janė ithtarėt tė kėtij qėndrimi tė guximshėm?


Nga njėra anė Vatimoja qė, duke u mbėshtetur tek Hajdegeri, ishte ndėr tė parėt qė mendoi mė vete. Nga ana tjetėr Severinoja, reflektimet e tė cilit ishin origjinale. Qėllimi i tyre i bėn tė njohur, ashtu si dallimi qė ekziston mes tyre. Italia ofron njė mori idesh dhe kjo nė fakt ėshtė njė pasuri. Kam parasysh vizionin e sė ardhmes tė Espozitos, pėr mendimin tragjik tė Xhivones, pėr Agambenin, shumė i njohur nė Amerikė dhe qė ėshtė i aftė pėr ligjėrata jashtėkishtare. Nga njėra anė hoqėm qafe forcėn e vjetėr analizuese tė mendimtarve tė huaj, nga ana tjetėr rrugė tė pėrbashkėt pėr t'u bėrė ballė problemeve tė panjohura, tė tilla si bioetika.

A e shihni rrugėn e pėrbashkėt?

Tė qėndrojmė nė pararojė pėrballė tė problemeve. Nė vend qė tė jemi reflektimi italian pėr ē'ka thuhet nė botė, pėr herė tė parė prej kohėsh mendojmė nė shkallė tė gjerė. Jo mė njė Rilindje tjetėr, por njė filozofi pozitive dhe me qėllime.

Cilat janė ēėshtjet mė tė mėdha me tė cilat duhet tė pėrballemi?


Bioteknologjia: po shkojmė drejt njerėzve artificialė, me trapiante, mė jetėgjatė, me mė shumė ndjesi, por qė lindin konflikte, krijojnė familje tė reja, e pėrdorin gjenetikėn. Njė temė tjetėr ėshtė takimi mes kulturave tė ndara prej mijėvjeēarėsh, qė ndonjėherė ėshtė pėrplasje. Para kėtyre sfidave nevojitet njė kurajo e dyfishtė: nga njėra anė ta braktisim universalizmin, pra qė vlerat tona janė absolute, nga ana tjetėr tė krijojmė njė racionalizėm tė hapur qė tė mos heqė dorė nga tė drejtat, barazia, respekti, por tė jemi nė tė njėjtėn kohė tė vetėdijshėm se mendimi bashkėkohor ėshtė njė arkipelag qė duhet tė eksplorohet dhe qė prej transformimeve qė po ndodhin, do tė lindė njė shoqėri e re.

Mendoni pėr imigrimin?


Po. Nuk duhet ta promovojmė asimilimin, por as ndryshimin e tė tjerėve, por integrimin reciprok dhe tė qetė. Globalizmi ngjan si me prishjen e njė planeti. Qytetėrimet janė tė destinuara tė shkrihen dhe filozofitė duhet tė gjejnė njė dimension global. Filozofia italiane mund tė ketė njė rol, pikėrisht nga prapambetja dhe lidhjet me traditėn aderon nė stilet e jetės, ėshtė mė njerėzore. Modeli Lampeduza vlen edhe nė filozofi. Jemi njė udhėkryq i Mesdheut dhe jemi mėsuar me risitė. Ne jemi si njė pėrzjerrje amerikane, ku shkrirjet realisht nuk u realizuan dhe dallohet nga problemet raciale.

Me sytė e filozofisė, si mund tė pėrballemi njėkohėsisht me kaq shumė pasiguri.


Duhet tė bėhemi tė vetėdijshėm se jetojmė me njė moral provizor tė pėrhershėm. Falė zotit, traditės, klasės shoqėrore, luftės dhe arsyes universale ne e provuam gjatė sigurinė. Kėto ankorime nuk ekzistojnė mė. Filozofia duhet tė thotė se ndoshta nuk kemi nevojė pėr njė moral absolut. Duhet t'u japim vlerė fitoreve tė brishta qė realizojmė qė nuk vijnė nga Kristianizmi, apo xhusnatyralizmi, por nga marrja e pėrgjegjėsive tė secilit. Nga ana tjetėr, tė jetosh i izoluar me forma depresioni, nuk na ndihmon. Mė mirė tė fillojmė punė, tė bashkohemi nė njė koalicion, tė duhemi. Alternativa tjetėr ėshtė tė mbetemi si ata tre milionė italianė qė nuk studiojnė dhe nuk punojnė.

Pėrgatiti pėr botim Arjan Th. Kallēo

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.