Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / Njė njohje e ēuditshme - tregim nga Elisabetta Bagli
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 5 Gusht 2016 08:10


Pa shiko ky! Kalo, pra! - duke i folur kėshtu, ndezi sinjalin e djathtė dhe arriti ta ndėrronte korsinė qė ta linte tė parakalonte makinėn qė nuk po i ndahej. Prapė ai! Ka mundėsi qė ēdo mėngjes ta gjej kėtu? Ndoshta punon afėr meje. Mėngjeseve dukemi si milingona tė panumėrta, tė ēmendura, qė ikin si shigjeta nėpėr rrugė. Tė gjithė vrapojmė...
Ndrėkohė mbėrriti tek semafori qė nga drita e vėrdhė u bė e kuqe. U ndal. E ndezi radion, dėshironte tė vinte diskun e grupit Cranberries, por nuk ia doli dot mbanė. Kasetofoni ia nxirrte jashtė, sa herė qė e fuste dhe automatikisht rifillonte muzika e llahtarshme e radios. Tashmė dukej njė betejė e humbur. Duhet ta ēojė ta rregullojė. I ngriti sytė pėr ta parė semaforin qė ende ishte i kuq. U kthye mjatas dhe e pa pėrsėri makinėn e mėprshme gri, nė timonin e sė cilės ndodhej njė prej atyre njerėzve muskulozė tė shtrėnguar, me kėmishė tė rozė tė zbehtė, me kravatė me nuanca dhe xhaketė qė s'ka tė sharė.
Njė tip qė na ndjekėrka modėn, qė kujdeset edhe pėr trupin. Njė mburracak si shumė tė tjerė...sipas imagjinatės sime. I bien burisė qė prapa. Semafori ėshtė jeshil. Futi marshin e parė dhe u nis. Por ai, me makinėn gri ndryshoi korsi dhe iu qep pas, shumė afėr saj. Maria filloi tė nervozohej dhe e shtoi mė shumė shpejtėsinė. Dėshironte tė ndryshojė korsi, tė shkonte tek ajo e parakalimit, por nuk mundej. Semafori tjetėr pėrsėri i kuq.
Tė gjitha tė kuqet unė po i kap? Njėzet minuta para se tė hyja nė punė, u ktheva tek qoshja, parkova makinėn dhe ja kaq e pati. Ndoshta arrij tė pij njė kapucino dhe tė ha njė ėmbėlsirė tek Toni. Por pa krem, se po mė hipin kilet tek barku...ēfarė stresi...Uh...e kė zuri meraku!
Sapo u kthye nė cep, pa lokalin dhe po e shijonte mė pėrpara mėngjesin: ėmbėlsira me krem do tė jetė imja! Apo tė marr atė francezen: petė, gjalpė dhe marmalatė? Pastaj do shkoj tek Ariana nė Body Gym dhe do ta tret para pasqyrės sė qilimit rrotullues. Kaloritė nuk mė frikėsojnė! Ku dreqin ndodhet lokali? A ėshtė e mundur qė kėto rrugė janė gjithmonė plot e pėrplot? Ja ku ėshtė!
Ndezi sinjalin qė tė ndalej nė tė majtėn, por papritur ia behu sqimatari, qė e ndoqi gjithė mėngjesin dhe hyri nė parkim, duke rrėshqitur si vaji sa hap e mbyll sytė. Maria nuk duronte dot mė. Donte tė zbriste dhe t'ia thoshte nja dy fjalė. U spostua qė t'i afrohej atij djalit, por qėndroi nė mes dhe makinat prapa saj u ndalėn. Shoferėt e paduruar vazhduan t'u binin borive. Pa qė t'i afrohej dhe njė polic. Nuk ėshtė momenti, mė mirė t'ia mbath dhe tė kėrkoj njė vend tjetėr.
Nuk pėrzihem me njerėz tė tillė unė! Nuk do pi dot as kapuēinon me ėmbėlsirėn...njė vend...ku ta gjej njė vend tani? I erdhi rrotull dy herė lagjes. Mė nė fund e gjeti. Filloi kėshtu dita e saj anonime, si sekretare pranė studios tregtare Siciliano&Co. Nė orėn 6.00 doli qė ta merrte makinėn dhe t'i drejtohej shtėpisė. I futur midis fshirėsve tė xhamave ndodhej njė pusullė. E mori pa e vėnė re. Ndoshta ėshtė reklamė. Por leximi i emrit nė fund tė pusullės e ndali nė momentin kur do ta hidhte. Robert? Cili Robert? Me fytyrėn e ēuditur filloi ta lexonte.
E di se ti je fati mė i madh i jetės sime. Je e bukur brenda dhe jashtė. Je gjithēka, shpirti im, ndėrgjegjia ime, pėrhumbja ime, pasioni im. Je dielli im nė mėngjes, kur zgjohem, porti nė tė cilin gjej strehė, kur udhėtoj nė detin tim tė trazuar, margarita e bardhė qė e lumturon lėndinėn time, shtėpinė time. Ne i pėrkasim njėri-tjetrit dhe ti e di kėtė. Me ty jam vetvetja. Me ty jam i lumtur, qesh. E gjen dot? Dua tė martohem me ty! Nuk tė duket ide e bukur kjo? Roberti.
Jo, kėtu me siguri ka njė gabim. Unė nuk njoh asnjė Robert. Nuk jam e fejuar! Ky ka gabuar makinė. Shiko, po e flak kėtė pusullė qė po m'i ngre nervat. Jo...pse...ėshtė njė deklaratė dashurie kaq e bukur...Po e mbaj nė kruskotin e makinės, ndoshta herė pas here do e lexoj. Shkrim i bukur, zoti Robert. Me kėto fjalė e hapi kruskotin dhe e futi biletėn brenda. E ndezi makinėn dhe u nis nė aventurat nėpėr rrugėt e qytetit. Tek semafori e vuri re se, pas saj, ėshtė pėrsėri makina gri. I erdhi nė mend filmi Dueli dhe zuri tė qeshte. Sa po mė persekuton ky njeri! O nėna ime! Ta thėrras policinė?
Dreq o punė, pėrputhen dhe oraret! Kush e di se kush ėshtė ky Roberti. Padyshim po mė ndodhin gjėra vėrtet tė ēuditėshme kohėt e fundit. Para dy ditėsh mora njė sms nga njė numėr i panjohur nė tė cilin ishte shkruar: Tė dua. Epo mirė, bėhen gabime tė tilla. Isha kaq kėrshėrimtare ta zbuloja kush ishte...dėsha t'i telefonoja, qė ta shikoja kush do pėrgjigjej, por...asgjė, i panjohur...Njė tjetėr semafor i kuq. Kėtė herė drejtuesi i makinės gri, ia bėn me shenjė ta ulė xhamin. Ajo e mėrzitur, kėrshėrimtare dhe si pėr t'u argėtuar e uli.
Ai : tė pėlqeu pusulla qė tė kisha shkruar? Pra, cila ėshtė pėrgjigjia?
Maria papritur u skuq dhe qeshi: Po tė them jo, ja cila ėshtė pėrgjigjia!. U kėnaqe?
Prit pak, ndalu dhe tė bisedojmė. Ndaloje makinėn djathtas pas semaforit – kėmbėnguli ai.
Kishte vetėm pak sekonda qė tė vendoste se ēfarė tė bėnte. Semafori po bėhej jeshil. Marshi ėshtė afolio. Mė parė njė lėvizje dhe u nis. Po, ēfarė kėrkon ai tipi? Roberti...Mos! Ėshtė Robert Magri, mė i shėmtuari i shkollės sė mesme, peshkpi qė tė gjithė e tallnin. Mbante ca syze qė ishin mė tė thella se fundi i gotės. Mė njohu. Epo nė fund tė fundit unė nuk kam ndryshuar shumė. Por ai...sa ēudi! Ka bėrė operacion plastik nė fytyrė? Nga sa pashė duhet tė jetė dhe shumė muskuloz. Sa e ēuditshme ėshtė bota...ėshtė kaq sureale! Ndėrsa po mendonte dhe ikte si shigjetė nėpėr rrugėt e Romės, Roberti i humbi nga sytė. Kush e di se ku shkoi! Sa keq! Ndoshta do tė ishte interesante tė mėsoja se ēfarė kishte bėrė gjatė gjithė kėtyre viteve. Ēfarė simpatiku se! Takim i bukur Robert!. E merriton njė buzėqeshje.
Maria u kthye nė shtėpi, e parkoi makinėn tek vendi i duhur, e mbylli me telekomandė nė distancė dhe vrapoi tek supermerkati. Nė kthim, e hapi sėrisht makinėn e vet dhe mori faturat e dritės dhe gazit pėr tė paguar. Tė nesėrmen nė mėngjes, para se tė shkonte nė zyrė, pėrsėri mbi xham, tė futur mes fshirėseve, njė tjetėr pusullė. E mori instiktivisht. Hodhi sytė pėrreth pėr tė parė nėse Roberti ishte aty rrotull. E lexoi. Atėherė? Je e bindur pėr pėrgjigjen negative?R. Njė tjetėr buzėqeshje mbiu nė fytyrėn e Marias. Ky Roberti e ka fuqinė qė ta bėjė tė buzėqeshė. Ēfarė pėrgjigje duhet t'i japė? Njė vajzė nuk martohet kėshtu me njeriun e parė qė takon, duke ikur me makinė nėpėr rrugėt e Romės. Jo. Ėshtė i marrė, por gjeni, si tė gjithė tė marrėt. Kush e di se ku ndodhet tani. Bėri njė rrotullim 360 gradė, por pa vetėm rojen qė po thithte njė cigare jashtė derės hyrėse. Maria e urren duhanin. Por i erdhi njė ide dhe qė ta vinte nė jetė, nuk mund tė bėjė gjė tjetėr, veē ta kapėrcente atė perde si murtaja dhe t'i afrohet Sandrit. Mė fal, mė huaj njė fletė dhe njė stilolaps njė minutė? – i tha rojes qė hyri menjėherė nė godinė, i mori dhe ia zgjati.
E eksituar nga situata qė u krijua me Ropbertin, u mbėshtet nė kapakun e makinės dhe shkroi: Nėse se brenda orės dhjetė vjen kėtu dhe e shtron tė gjithė rrugėn, ku unė banoj me lule vjollcė dhe tė bardha, duke formuar emrin tim, atėherė tė premtoj qė do tė flasim, kur tė jemi para njė gotė me shampanjė tė mirė nė shtėpinė time, pa qėnė nevoja tė mė ndjekėsh nė rrugė. Por s'do shtyhemi mė tej. Nė xhamin e makinės sė saj shikon njė pusullė tjetėr qė futet mes fshirėseve. Kėtė herė ėshtė pusulla e saj.
Ėshtė ora 21.55, Maria doli nga dushi. Ndjeu njė zhurmė aty jashtė. U ndje e emocionuar, zemra i rrihte fort. Ndoshta Roberti e bėri me tė vėrtetė atė qė ajo i kėrkoi. Veshi xhinset dhe kėmishėn qė tė dilte nė ballkonin e shtėpisė me flokėt qė kullonin dhe me shpresėn qė ta shikonte dėshirėn e saj tė plotėsuar. Sapo doli, lexoi: Maria, unė tė dua! – tė shkruar me lule nė mes tė rrugės. U bė e kuqe flakė si njė spec, ngaqė dėgjoi zhurmėn e pandėrprerė tė duartrokitjeve tė njerėzve qė kishin ngarendur pėr ta parė homazhin me lule tė Robertit. E pa tė kėnaqur mes tyre. I buzėqeshi si pėr ta ftuar dhe shkoi qė t'ia hapte derėn. Ai e kuptoi dhe u ngjit lart. Dera u hap dhe Roberti hyri. Nga korridori pa kėmbėt e kryqėzuara tė Marias, tė ulur nė sofat, teksa po e priste. Para saj gjendej tavolina me dy gota shampanje dhe kjo nė njė enė me akull. Pa ezituar u ul pranė Marias dhe i tha: U besoj njerėzve tė mirė dhe se ti je mė e mira qė unė njoh. Prandaj e bėra gjithēka qė ti pe dhe vrapova kėtu, sepse jam i sigurtė se duhet ta vendosėsh. Jam i sigurtė se duhet ta vėsh kėtė unazė dhe tė mė thuash Po, para priftit mė tė parė qė do takojmė, apo kryebashkiakut. Duhet tė pėrgjigjemi vetėm Po, sepse kam nevojė pėr ty, sepse tė dua.
Maria pėr njė ēast mendoi se gjithēka ėshtė njė ėndėrr kjo qė po ndodh, se po jeton si nė njė film. Dhe si nė filmin mė romantik qė ekziston, e mori unazėn, e rrėshqiti ngadalė nė gotėn plot me shampanjė, duke ia zgjatur Robertit qė ta pinin bashkė. Unaza preku fundin e gotės, duke nxjerrė flluska tė tjera. Ajo i pėshpėriti: Do flasim pastaj, Robert. Do kėmi kohė pėr tė folur pėr detajet. Njė gllėnjkė, njė puthje, unaza nė dorė dhe fluturimthi drejt natės sė tyre plot pasion. Nė mėngjes Roberti u zgjua. Shkoi nė kuzhinė ta pėrgatiste mėngjesin dhe pa njė pusullė mbi larėsen e enėve. E hapi dhe lexoi.
Faleminderit dashuria ime. Dje nė mėngjes, kur mė the qė tė mos kėrkoj shpjegime, tė shtireshim se pėr njė ditė nuk njiheshim dhe t'i ndiqnim ngjarjet, ma shtove adrenalinėn. E dija qė po thurrje diēka. Kėtė herė dite tė mė befasoje! E di se pėr mua ėshtė njėlloj sikur tė ishim tė martuar. Nė kėtė vit bashkėjetese mėsova tė tė dashuroj mė shumė se jeta ime. Mė dhurove gjithēka, gėzime, emocione, dhimbje, lodhje. Mė dhurove besimin nė veten time, te ty, te tė tjerėt, tek dashuria. Mė dhurove gjithēka, Ti, si pėrfaqėsuesja e personifikuar e filozofisė morale tė Kantit, me "Eine Gute Wille*-tėnden", me atė vullnet tė duhur qė ke pėr tė gjitha gjėrat, nga mė tė voglat tek mė tė mėdhatė, siē bėre dje. Pėrgjgjia ime ėshtė Po, Robert. Do tė martohem me ty.

• Vullnet i mirė

Pėrktheu Arjan Th. Kallēo

P.s Autore italiane e adoptuar madridase

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.