Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / Michel Houellebecq : Kėshilla tė dėshpėruara pėr tė qėndruar aktivė
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 22 Korrik 2016 08:11


Pėrmbledhja e plotė e poezive tė Michel Houellebecq "Jeta ėshtė e rrallė" hapet me njė vepėr tė veēantė didaktike, njė metodė siē e pėrcakton vetė autori me titull "Tė mbijetosh". Ėshtė njė gjini jo shumė e praktikuar nė kohėn tonė, por qė mund tė mburret me tė parėt tanė tė famshėm, nga Oracioja me Ars Poetica, tek Letėr njė poeti tė ri, tė R.M Rilkes. Autori i kėtij lloji teksti imagjinon se pėrvoja e grumbulluar mund tė jetė e dobishme pėr njė fillestar, duke i premtuar ta gjejė rrugėn e vet, duke i treguar gabimet mė tė zakonshme dhe qėndrimin mendor qė ėshtė i dobishėm pėr t'u pėrmirėsuar. Ashtu siē mund ta imagjinojnė lexuesit e romaneve dhe eseve tė Houellebecq-ut, shpesh, duke i lexuar kėto faqe tė qarta dhe me ankth, detyrohemi tė pyesim nėse kėto qė kemi pėrpara syve janė vėrtet instruksione poetike qė i drejtohen njė betimi fetar hipotetik, apo njė bilanc i errėt i njė beteje personale ndaj botės, jetės, beteja qė sigurisht janė tė humbura para se tė fillojnė.
Reshtat e parė tė ftojnė pėr njė kujdes, pasi vuajtjet janė arsyeja e jetės dhe thelbi i poezisė. Nė kėtė pikė poezia pasqyron vetė universin, sipas konceptit tė Houellebecq-ut. Gjithēka qė ekziston vuan dhe ėshtė njė vuajtje e pėrhapur. Nėse imagjinojmė njė zbrazėti qė i paraprin ekzistencės, edhe kjo dridhet nga dhimbjet, derisa nė njė paresizėm tė shpifur zbrazėtia i paraprin qėnies. Pėr poetin nuk ėshtė e nevojshme ta shpjerė shikimin deri tek horizontet kaq kozmologjikė. I mjafton ta ushtrojė kujtesėn, ēdo jetė tė veēantė, duke qėnė veē njė simptomė e sėmundjes universale. Ėshtė e nevojshme tė mbijetosh, pikėrisht pa frikėn e lumturisė (qė nuk ekziston) dhe tė vetėdijshėm pėr faktin se ēdo hap drejt sė vėrtetės ėshtė dhe njė thellim i mėtejshėm i largėsisė mes vetes dhe tė tjerėve, njė konfirmim i vetmisė sonė.
Me vetminė kemi mbėrritur tek shkaqet bazė, nė bėrthamėn gjeneruese tė poezisė sė Houellebecq-ut. Para ēdo cilėsie tjetėr, personaliteti qė shprehet nė vargjet e tij ėshtė i vetėm. Vetmia ėshtė krimbi i aftė ta gėrryejė dashurinė edhe nė ēastet e plotėsisė sė saj. Si njė forcė centipete qė e largon poetin nga misteri i tjetrit, ngushėllim qė nuk mbaron kurrė dhe zhgėnjyes. Nė njė poezi tė kohėve tė fundit thotė: Kam si shok vetėm njė kontaktor energjie/ ēdo njėzet minuta bėn ca zhurma tė thata/ dhe funksionimi i saktė dhe mekanik/ mė ngushėllon disi pėr lojėn timė tė shahut qė sapo ka mbaruar. Padyshim, nėse nuk do tė ishin fjalė tė shkruara nė vargje, mund t'i shkėmbejmė lehtė me ndonjė prej fillesės sė romaneve tė autorit.
Poezia, tregimi dhe mendimi janė si maskat qė ndėrrohen tė veshura nga vetė ndėrgjegjia e mbėshtjellė nė "humorin e zi", sepse nuk korrespondon as me melankoninė, as me depresionin qė ėshtė mė aktual. Si edhe tek librat e Cioran-it ky humor nuk ėshtė vetėm njė gjendje psikologjike dhe njė lloj paralize e parregullueshme emotive, por njė mėnyrė pėr ta njohur natyrėn e sendeve, njė formė jete qė ėshtė edhe njė filozofi. Kėta dy pėrfaqėsues tė pesimizmit bashkėkohor vetėm kėto pak gjėra kanė tė pėrbashkėta. Perceptimi i reales sė Houellebecq-ut e ēon nė njė lloj darvinizmi tė shkallės sė dytė, ku mjedisi natyror ia ka lėnė hapin njė rrjeti tė shkėmbimeve shoqėrore nė tė cilat, si paradoks, ai qė ėshtė mė i vetėdijshėm, ėshtė mė i pazoti tė pėrshtatet. Nė poezitė e Houellebecq-ut ndeshet shpesh imazhi i njė agu tė zbehtė, i njė metropoli qė vė nė lėvizje ēdo ditė, nė mėnyrė identike mekanizmat e veta tė garimit shoqėror dhe ekonomik. ( Sot do tė nisė. Sipėrfaqja e padukshme/ qė ravijėzon nė ajėr qėnien tonė qė vuan/ qė formohet dhe ngurtėsohet me njė shpejtėsi tė llahtarshme). Nė fillim tė ditės sė re, ndėrgjegjia regjistron me mprehtėsi tė padurueshme njė tė ardhme tė afėrt qė nuk ėshtė veē pėrsėritja e ditėve tė mėparshme. Kalendari e gllabėroi fatin dhe pėrsosmėria e mekanizmit nuk lejon, veē njė shikim tė pėrhumbur, tė ngurtėsuar prej ankthit.
Ndonjėherė Houellebecq-u mund tė japė pėrshtypjen e njė bollėku tė tepėrt nė variacionet e njė ndjenje tė njėjtė me veten, sikur t'i mungonin kriteret e pėrzgjedhjes qė e shoqėrojnė zakonisht nė ndėrtimin e njė libri me poezi. Pėr autorin poezia nuk identifikohet me asnjė rezultat konkret, ėshtė vetė qendra e asaj ndėrgjegje tė sėmurė qė nuk mund tė vazhdojė ta perceptojė sėmundjen e vet. Nje herezi tjetėr konsiston nė faktin, sesi njė shkrimtar kaq i fuqishėm nė mjetet e veta, tė tregohet shumė indiferent ndaj zgjedhjeve formale, sikur gjithēka tė ishte shpikur dhe gjithēka tė ishte mjaft e pėrshtatshme pėr qėllimet e veta. Kėshtu, pamjes moderniste tė disa krijimeve, ku mbizotėron vargu i lirė dhe alternimi i vargjeve dhe prozės, i shtohen forma mė tė ngurta, nė tė cilat shfaqet aleksandrini, njė varg qė nė traditėn franceze barazohet me 11 rrokėshin, por mė solemn dhe mė pak i deformueshėm. Nė kėto raste befasisht leksioni i Bodlerit merr mė shumė jetė. Por mjeshtrat dhe modelet nuk vlejnė shumė pėr atė qė kėrkon tek poezia, mė shumė se ēdo gjė tjetėr, njė mjet tė jashtėm qė tė rezistojė dhe tė qėndrojė nė jetė. Drita e fundit e shpėtimi duket se konsiston tek heqja dorė nga synimi pėr ta pėrkulur botėn dhe dukjet e pashmangshme ndaj dėshirave tona. Mė mirė tė jesh perceptues si njė algė, metaforė e pėrsosur e mosrezistencės, ndaj asaj qė, edhe poeti nuk do dinte ta shpjegonte, ėshtė e nevojshme tė thuhet. Por, nė ndryshim nga pesimistėt, Houellebecq-u nuk harron se edhe ne jemi pjesė e fenomenit, jemi njė copėzė e vogėl e atij ingranazhi qė na shtrydh.

Pėrgatiti pėr botim
Arjan Th. kallēo


Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.