Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / Njė datė simbolike pėr dy gjenitė e Letėrsisė botėrore
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 4 Maj 2016 12:54


Kanė kaluar plot 400 vjet dhe pėrsėri nė tė gjithė botėn po pėrkujtohen dy ikona tė letėrsisė botėrore, me emra tė mėdhenj, njėri Shekspir dhe tjetri Servantes. Njėri qėmtues i shpirtit tė njeriut nė tė gjitha sfumaturat e tij deri tek mė e larta qė ėshtė dashuria dhe tjetri me ironinė dhe sarkazmėn pėr tė goditur ndjenjėn e madhėshtisė qė herė fle, herė zgjohet brenda nesh, pėr mė tepėr kur duket se ngjarjet i dominojmė, por nė fakt nuk jemi veē disa qėnie qė luftojnė me mullarėt me kashtė, pasi njė njeri i vetėm kurrėsesi nuk mund ta ndryshojė historinė, qoftė dhe mė i plotfuqishmi mbi tokė. E nėse njėri nuk arrin dot ta ndalė vrasėsin qė tė triumfojė mbi jetėn, ia merr padrejtėsisht njė femre, tjetri e lė tė lirė, bile dhe tė shoqėruar nga njė Sanēo qė enden rrugėve dhe nė imagjinatėn e tyre pėrballen me beteja qė nuk ekzistojnė. Tragjedi dhe komedi nė penėn e dy gjenialėve qė, edhe pse u pėrkasin dy vendeve tė ndryshme, historive tė ndryshme, ngjarjeve tė ndryshme, ditėn ta sfidojnė shoku-shokun me vepra qė ende sot na tingėllojnė aktuale, nė njė rrugėtim tė kundėrt ndjenjash, por qė janė pjesė e ēdo intrige oborri dhe pushteti.
Por Shekspiri shkroi 154 sonete qė mund ta kishin bėrė emrin e tij, ndoshta po aq tė famshėm sa ē'ėshtė edhe sot, edhe sikur tė mos i kishte shkruar tragjeditė. Noli pėr sonetet e tij thekson: "Shekspiri vetėm me sonetet e tij duhet tė ishte i famshėm" dhe ato janė ēelesi me tė cilin Shekspiri na e ka hapur neve zemrėn e tij. Edhe vėrtet, fuqinė e mendimit filozofik rreth jetės, vdekjes, pavdekėsisė, artit, dashurisė qė takojmė nė komeditė e tij, i gjejmė tė sintetizuara nė sonetet plot hijeshi. Uiliam Shekspiri ndoshta sot njihet si njė ndėr anglezėt mė tė famshėm i tė gjitha kohėve. Ndoshta jo tė gjithė dinė shumė pėr tė, por dashuria e zjarrtė e dy tė rinjve tek "Romeo e Zhulieta", vargu i famshėm "tė jesh apo tė mos jesh, kjo ėshtė ēėshtja", apo emri i Hotellos, qė ėshtė sinonim me fjalėn "xhelozi", njihen botėrisht dhe e bėjnė tė pavdekshėm emrin e Shekspirit. Aftėsitė e tij pėr tė reflektuar mendimet dhe emocionet e mendjes dhe zemrės njerezore tek tė gjithė ne, edhe nė ditėt e sotme, bėjnė qė vepra e tij tė jetė e paharrueshme dhe absolute. Nė historinė e tyre ka gjithmonė gjėra qė shpesh mbeten peng tė interpretimeve dhe studimeve tė mėtejshme, ashtu siē ka dhe tė vėrteta tė pamohueshme, duke marrė nė konsideratė kushtet historike kur ata jetuan.
Shekspiri dhe Servantesi, dy gurėt themeltarė tė letėrsisė botėrore, ndėrruan jetė nė tė njėjtin vit, pra 400 vjet mė parė, me pak ditė diferencė nga njėri-tjetri dhe jo nė tė njėjtėn ditė, pavarėsisht se ato u morrėn pėr bazė nė caktimin e ditės sė librit. Ashtu si veprat e tyre, edhe vdekjet respektojnė kushtet nė tė cilat gjendeshin tė dyja perandoritė, ajo angleze dhe spanjolle, qė pėr hir tė sė vėrtetės do t'i konsiderojmė krejt tė kundėrta. Disa kuriozitete na thonė se mė 23 mars 1616 Shkespiri bėri testament, ishte i sėmurė qė prej javėsh, edhe pse nuk e dimė nga se vuante, mund ta imagjinojmė nga sintomat qė shfaqte. Gruas i la 1/3 e tė mirave qė i pėrkisnin me ligj, sendet me vlerė ua ndau mes vėllezėrve dhe tė afėrmve, por ai mendoi dhe pėr tė varfėrvit e famullisė tė cilėve u la 10 stėrlina.
Mė 26 mars 1616, mijėra kilometra larg prej tė parit, Servantesi i dėrgoi njė letėr mbrojtėsit tė vet don Bernardo Rojas, ku i shkruan : "E keqja mė trishton, mė mėsyn, aq sa besoj se do tė mbarojė, edhe pse pa mirėnjohjen time". Nė ndryshim nga Shekspiri, autori spanjoll qė ishte i varfėr nuk kishte asgjė pėr t'u lėnė trashėgimtarėve tė vet, e jo mė tė varfėrve, as edhe njė shtėpi pronė tė vetėn. Nė atė mars tė atij viti, ai jetonte tek njė mik prift nė Madrid. Sipas Fajardit fati nuk i buzėqeshi, pavarėsisht famės sė librave tė tij dhe nė shtatė vitet e fundit tė jetės, Servantesi ishte detyruar ta ndryshonte katėr herė shtėpinė. Ai i la trashėgim gruas diēka mė shumė se librat dhe shkrimet dhe porositi atė qė tė bėnte dy mesha pėr shpirtin e tij. Testamentet e dy shkrimtarėve janė metafora mė e saktė e fateve tė ndryshme tė Perandorisė angleze dhe spanjolle nė dy tė kundėrta kontradiktore, ashtu si dhe veprat e tyre: kurora angleze lulėzonte e pandalshme, prandaj edhe pasuria e Shekspirit ishte e konsiderueshme, ndėrsa degradimi dhe rėnia e asaj spanjolle qė po pėrjetonte me Filipin III agoninė e saj tė gjatė, reflektohej realisht nė gjendjen dhe mizerien e Servantesit. Edhe jeta e tyre ishte nė barazpeshė me ato qė thamė mė sipėr nė njė dimension krejtėisht tė ndryshėm njerėzor, ku i dyti jetonte dhe pėrjetonte dramat e jetės qė Shekspiri shkruante: i pari ishte njė dramaturg i sukseshėm, por nė tragjeditė e pafundme tė jetės ishte kufizuar nė rolin e njė spektatori, duke mos marrė pjesė nė problemet politike dhe nė komplotet kundėr mbretėreshės nė Londėr. Ndėrsa kolegu i tij, Servantesi, kishte qėnė aktor i parė nė teatrot e botės, mė pas mori pjesė nė betejėn e famshme tė Lepantos 1571, ku humbi edhe krahun e majtė. Katėr vite mė vonė, ndėrsa pėrpiqej tė mbėrrinte nė Spanjė, e kapėn piratėt dhe e burgosėn nė Algjeri, ku qėndroi pėr 5 vjet. Mė pas u kthye nė atdhe nė njė familje qė jetonte nė varfėri tė plotė. I papunė dhe i uritur, u detyrua tė pranonte punėn e padenjė tė rekuizitorit, i akuzuar pėr korrupsion, pėrfundoi pėrsėri nė burg. I mbushur me mllef, ai reagoi ndaj mizorisė sė botės me ironi dhe marrėzinė qė u bė kryevepėr, njė titull i thjeshtė qė na flet shumė, Don Kishoti. Edhe pse botimi i pjesės sė parė, nė vitin 1605 e bėri tė famshėm, situata e tij ekonomike nuk ndryshoi shumė.
Nė pranverėn e vitit 1616 tė dy shkrimtarėt, tė dėnuar si tė gjithė njerėzit me "mėkatin fillestar", e prisnin vdekjen dhe po pėrgatiteshin tė pėrballeshin me tė. Mė 2 prill Servantesi u sėmur dhe nuk doli mė nga pragu i shtėpisė, mė 19 kėrkoi priftin qė t'ia jepte shėrbesėn e fundit. Edhe Shekspiri e kalonte pjesėn mė tė madhe tė ditės nė shtrat, por mė 22 prill i dha kurajo vetes dhe i priti me dinjitet miqtė e vet Drayton dhe Jonson. Pas gjysmė shekulli njė prift i Stratfordit tregoi se atė natė tė tre pinė dhe hėngrėn shumė dhe nė agun e datės 23 e gjeti Shekspirin pranė vatrės me ethe tė forta. Mjeku qė ishte dhe dhėndėri i tij vrapoi nė shtėpi, por Shekspiri ishte nė tokė me sytė e shqyera dhe i belbėzoi disa fjalė tė pakutpueshme. I pari ishte 54 vjeē, ndėrsa Servantesi 69 nė agimin e datės 23 prill. A ndėruan jetė nė tė njėjtėn ditė siē dhe jemi mėsuar t'i pėrkujtojmė? Do tė na plėqente shumė ta pranonim njė fakt tė tilė si tė vėrtetė, por tė dy gjenitė qė nuk u takuan kurrė nė jetė dhe vdekja nuk i bashkoi. Servantesi ndėrroi jetė tė shtunė mė 23 prill, Shekspiri tė martė mė 23 prill. Nė kėtė pikė tė gjithė do tė pyesim me ēudi sesi ėshtė e mundur njė gjė e tillė? Shpjegimi ėshtė mbi bazėn e dy kalendarėve qė ishin nė fuqi nė atė kohė: nė Spanjė ishte nė fuqi kalendari gregorian, ndėrsa nė Angli ai julian, prandaj duket theksuar se 23 prilli nė tokėn e anglezit pėrputhej me 3 majin nė tokėn e spanjollit. Kėshtu duke bėrė llogaritė Shjekspiri ndėrroi jetė 10 ditė pas Servantesit, por qė ndoshta ishin dy shkrimtarėt ndėr mė tė mėdhenjtė tė tė gjitha kohėve.

Arjan Kallēo, Jorida Dhėmbi

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.