Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / Njeriu i ri modern ėshtė i zbrazur nga pasionet
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 29 Prill 2016 13:09


Tek libri i saj Njerėz lakuriq, Alicia Giménez-Bartlett vė re, sesi kriza ekonomike mund ta tronditė jetėn e dy njerėzve dhe tė shkaktojė njė evolicion krejtėsisht tė papritur. Qetėsia pasive e parashikueshme e Javerit, mėsues letėrsie i pėrkohshėm, e humbi punėn fare rastėsisht dhe vendos ta marrė nė konsideratė, tė bėhet model nė lokale, kur tė zhvishej qė t'i shpėtonte depresionit prej papunėsisė. Irena, sipėrmarrėse e respektueshme dhe e ftohtė, e pėrjeton divorcin me shkėputje totale, por mendon pėr fatin e ndėrmarrjes sė saj qė ėshtė nė falimentim. Nuk kishte patur kurrė kohė pėr pasionin nė jetė, por ndoshta ka ardhur koha qė ta zbulojė se gjithēka mund tė blihet, edhe shoqėria.

Nė romanin tuaj personazhet kryesorė lėvizin rreth poleve tė kundėrt, kriza ekonomike shkakton njė krizė tė dyfishtė personale dhe morale; si punuat pėr strukturėn tepėr tė kalibruar tė veprės?

Nė fakt shkrova pėr tė gjithė personazhet njėkohėsisht, si nė njė film qė xhirohet duke ecur hap pas hapi. Nuk e kisha idenė pėr finalen, pėrkundrazi e pyesja veten shpesh se deri ku do tė shkonte kjo histori. Por ua lashė personazheve me psikologjinė e tyre qė ta zhvillonin historinė dhe nė njė moment, erdhi edhe fundi. Nėse finalen e zbulova vonė, qė nė fillim epata tė qartė titullin, mė pėlqente dykuptimėsia e tij. Njerėz lakuriq mund tė bėjė aluzion pėr njerėzit ose pėr njeriun qė zhvishet nga ana psikologjikle, apo qė del lakuriq nė skenė.

Pra kėta personazhe kanė patur njė jetė tė vetėn pėr pak kohė. Nėse do t'I takoje tani nė rrugė, ēfarė do u thonit?

Sigurisht gjėra tė kėqia. Askush nuk ėshtė njė shembull, as nga ana psikologjike, as shoqėrore: Irena ėshtė pak e marrė dhe mizore, egoiste, e shtyp dinjitetin e tė tjerėve pa problem. E ashtuquajtura mike Gjenovefa ėshtė e brishtė dhe e cekėt dhe nuk ėshtė altruiste. Ivani ėshtė njė personazh simpatik, qė lindi menjėherė nė histori, sepse ėshtė motori i veprimit: ky e takon Javierin e rėnė moralisht dhe vendos ta ndihmojė, por ka njė ide shumė tė diskutueshme pėr gratė. Javierit do t'i thosha: jeto vetė, nuk ke nevojė pėr tė tjerėt.

Secili prej personazheve flet me zėrin e vet; ju i lini njė ose mė shumė paragrafė qė tė shprehen me gjuhėn e tyre, duke e ndierė realitetin e treguar prej tregimtarėve ndryshe. Ishte e vėshtirė ta arrinit kėtė rezultat?

Jo shumė, i lashė tė shpreheshin. Pėr Ivanin i dėgjova shumė tė rinjtė nė rrugė, u pėrpoqa ta mėsoja gjergun e tyre dhe e risolla tė shkruar. Shihet menjėherė qė nga gjuha se Ivani ėshtė shumė konkret dhe ka shpirt, por nuk ka kulturė. Nuk mund t'i vija nė gojė fjalė si tek tė tjerėt.

Nė fakt Ivani e ndihmon konkretisht Javierin tė gjejė njė punė dhe ky mendon t'ia shpėrblejė duke e shtyrė Ivanin drejt leximit. Ėshtė i barabartė ky shpėrblim? Ju ēfarė libri do I kėshillonit njė jolexuesi?

Po, shumė i barabartė. Pėr ta zgjedhur librin duhet ta vrojtosh shumė personin qė ke pėrballė. Unė u jap shpesh kėshilla miqve, por mendoj gjithmonė t'I personalizoj dhe nuk bazohen tek ndonjė rregull. Nuk mė intereson shumė ana letrare e njė romani, por mesazhi dhe kėnaqėsia qė mund ta shtyjnė mikun tim tė vazhdojė. Ta drejtosh njė person drejt leximit ėshtė njė kėnaqėsi dhe njė favor i madh. Disa skeptikė mė thanė faleminderit se ėshtė kėnaqėsia mė e madhe nė botė! Ne lexuesit nuk e dimė dhe na duket e llogaritur, sepse e pėrjetojmė kėtė kėnaqėsi pėrherė, e nėse ia tregojmė atyre qė nuk e kanė patur kėtė mundėsise ēfarė fuqie ka libri, u bėjmė njė dhuratė tė madhe.

Meqė ra fjala nė fillim tė romanit Javieri vė re klasėn e tij dhe komenton: klasikėt e letėrsisė nuk u interesojnė kėtyre vajzave siē ua shpjegojnė. Pėr to e shkuara nuk ekziston. Si t'i afrojmė tė rinjtė me leximin?

Ka shumė ngurtėsi, tė jesh mėsues letėrsie ėshtė shumė e vėshtirė, sepse ka programe me tė cilėt lufton ēdo ditė. Sė pari unė do tė zgjidhje tema qė u pėlqejnė tė rinjve dhe do tė desha ta ndienin pasionin tim; nuk do tė kėmbėngulja tė lexoja gjithmonė klasikėt, as do t'i detyroja tė bėnin skema apo interpretime tė shkruara. Fitorja e vėrtetė do tė ishte ta transformonim kėnaqėsinė e leximit nė njė zakon. Isha mėsues letėrsie pėr njė vit: ėshtė shumė e vėshtirė. Gjėja e parė qė bėra, nuk u lexova Servantesin, por i ēova nxėnėsit nė librari. Si tė lexosh, nėse nuk e di sesi duhet? Duket paradoks, por nxėnėsit nuk kishin shkuar kurrė nė njė librari; atėherė i ndihmova ta zbulonin librin, t'i kalonin nė duar dhe t'i zgjidhnin. Duhet t'u japim atyre mjetet e duhura dhe nuk ėshtė e vėhstirė tė mendosh pėr tė: p.sh unė nuk kisha hyrė kurrė nė njė galeri arti dhe herėn e parė pata frikė se mos dukesha qesharake. Nė klasė i ndėrprisja duke i pyetur se ēfarė thoshte personazhi. Ky moment me pyetje i trembte ata, por pėr pak kohė: shpejt mėsuan tė ndalen vetė qė tė shtonin komente dhe hipoteza.

Ju shkruani se librat e vlerėsojnė jetėn, edhe pse nuk e zbukurojnė atė...


Po, fuqia e madhe e letėrsisė qėndron nė shpjegimin e ndjenjave. Nėse lexoj pėr njė grua ėshtė ndarė me burrin, tregimtari mund tė afrohet, tė flasė pėr emocionet qė ndjen gruaja, t'i ekspozojė paraprakisht...Pra na vė nė rrethana qė tė kuptojmė. Nėse konshija na thotė se ėshtė e ve, ėshtė ndryshe: nuk mund tė rrėmojmė pėrtej asaj qė shohim.

Ndonjėherė njerėzit qė e duan letėrsinė tėrhiqen nga pėrvoja tė pazakonta. Ju ndodh edhe ju shkrimtarėve?

Njė episod i veēantė mė ndodhi nė Novara pak ditė mė parė: pas njė takimi me lexuesit, njė zotėri nga errėsira e sallės ngriti dorėn qė ta merrte fjalėn. Filloi tė thotė: zonjė, kur flisni pėr varfėrinė ēfarė kuptoni? Tregoi se ishte vėrtet i varfėr, se kishte bėrė punė pėr tė cilėn i vinte turp. Nuk dija se ēfarė t'i thosha, sapo kishim folur dhe pėr prostitucion tė meshkujve, pėr rėnie emocionale tė krizės dhe ja ko e kishte tronditur thellė njė burrė, duke e afruar, tė qante, tė pėrkulej i mudnur. Kjo mė bėri tė mendoja shumė: pasi dėgjoi pėr librin, e ndjeu nevojėn dhe forcėn qė tė ndėrhynte dhe tė fliste pėr njė bisedė kaq privatepara njė publiku. Kjo mė bėri shumė pėrshtypje dhe e pranoj u ndieva e pafuqishme dhe budallaqe.

Debati mes pasionit dhe mundėsisė pėr punė ėshtė shumė i gjallė edhe nė Spanjė. Ēfarė do u sugjeronit tė rinjve sot?

Mė thanė shumė veta se Javieri ėshtė njė prototip bashkėkohor: e do letėrsinė,e urren tė jetė i papunė. Nuk ka ambicje ekonomike, as politike, as morale: gjen lehtėsisht komoditet. Tėrhiqet nė vendime dhe kjo ėshtė njė karakteristikė e njeriut modern qė nuk pranon asnjė kompromis politik dhe sentimental. Javieri e humbi Sandrėn sepse nuk ėshtė njė dashuri e vėrtetė, pasion dhe i kapur nga gjėra tė tjera. Njeriu i ri modern nuk ėshtė i apasionuar. Tė rinjve nuk di ēfarė t'u them, sepse zgjedhja ėshtė vėrtet komplekse dhe aktualisht nuk shoh mundėsi punėsimi tė sigurta...

Lind pyetja: ēfarė ėshtė pėrkohshmėria, njė revolver i mbushur, njė shpatė Demokleu apo njė mundėsi?

Njė shpatė Demokleu padyshim, pėrkohėsi do tė thotė fjalė e pistė, ashtu si urdhėrorja tė shpikur nga e para. Pėrkohėsia e hedh n jeriun nė rrugė, tė falimenton, ta mbyll ndėrmarrjen dhe mbėrrin dikush qė tė thotė: pėr tė mirėn tėnde shpik ndonjė gjė. Pėrgjigjia kuptohet: ndonjė sharje...Nė Spanjė tė gjithė tė rinjtė ikin jashtė dhe kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi historike dhe shoqėrore, ndėrsa mė duket se po i mbyllin sytė.

Keni ndonjė risi qė e keni tė fshehtė?

Po, po shkruaj pėr Antonio Sellerin. Kam rrugė tė gjatė qė tė pėrballem me romanin. Fatmirėsisht nė mars ishte njė muaj i qetė. Shkorva njė tregim pėr futbollin me Petra Delicadon, njė pėr Krishtlindjen...Kam dėshirė tė rikthehem tė shkruaj, mezi pres tė kthehem tek shtėpia ime nė fshat.

Nė kėtė periudhė tė ngarkuar, e gjeni kohėn tė lexoni?

Gjithmonė! Nuk shikoj televizor dhe udhėtoj gjithmonė me libra pas. Mbyllem nė shtėpinė e fshatit dhe lexoj, lexoj...Duket absurde, por po zbuloj se tė lexosh mė pėlqen gjithnjė e mė shumė.

Pėrgatiti pėr botim Arjan Kallēo

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.