Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / DITA BOTĖRORE E LIBRIT NĖ BIBLIOTEKĖN "TH.MITKO", KORĒĖ
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 24 Prill 2016 07:59


Mė datėn 23 prill nė Ditėn botėrore tė Librit, Biblioteka "Th. Mitko" dhe Drejtoria e Kulturės nė Korēė, organizuan njė veprimtari tematiko-letrare nė sallėn shkencore tė saj. Veprimtaria e ideuar dhe realizuar nga vetė punonjėset e bibliotekės nė bashkėpunim me disa institucione, shoqata dhe studiues, titullohej "Njerėzit qė lexojnė mbeten gjithmonė tė rinj" dhe ishte njė ndėrthurrje kumtimesh pėr kėtė ngjarje tė madhe tė kulturės botėrore, ekspozitė me veprat e dy shkrimtarėve tė papėrsėrithsėm nė disa gjuhė dhe recitimesh tė pjesėve tė veprave Shekspirit. Por nuk mungoi dhe nisma tjetėr, pas asaj tė disa mujave mė parė ku qytetarėt dhuruan libra pėr Institucionin e vuajtjes sė dėnimit, "Sill njė libėr qė ke lexuar dhe merr njė qė tė pėlqen", ku lexuesit e shumtė dhuruan dhe morėn nga njė libėr sipas shijeve tė tyre letrare, nismė kjo qė syohet tė bėhet njė traditė e bukur nė qytetin e serenatave dhe tė kulturės. Nė fjalėn e saj tė hapjes drejtorja e kulturės aktorja e mirėnjohur Zamira Kita i pėrshėndeti pjesėmarrėsit e pranishėm me rastin e kėsaj ditė tė rėndėsishme pėr tė gjithė lexuesit e pandreqshėm edhe nė emėr tė Bashkisė Korēė dhe tė titullarėve tė saj.
Pėrgjegjėsi i Bibliotekės, poeti i mirėnjohur nga Devolli i Agollit tonė kombėtar, z. Skėnder Rusi u uroi mirėseardhjen nė emėr tė stafit tė bibliotekės tė gjithė tė pranishmėve qė mbushėn sallėn si rrallė herė: lexues, mėsues tė shkollave tė ndryshme tė qytetit, artistė, shkrimtarė, nxėnės e studentė. Ai theksoi rolin e madh qė ka libri nė jetėn tonė tė pėrditėshme dhe u ndal nė dy figurat e mėdha tė letėrsisė qė ednde sot na tundojnė me vepraT e tyre.
Ideatorja e kėsaj veprimtarie znj. Jorida Tollkuēi nė fjalėn e vet e vuri theksin tek
historiku i kėsaj kjo date duke vėnė nė pah se 23 Prilli ėshtė shpallur si Dita botėrore e librit mė 15.11.1995, me njė rezolutė tė UNESCO-s. Ėshtė libri qė na mbledh, pikėtakimi i dy kohėve dhe brezave, i sė shkuarės me tė ardhmen, por libri nė vetvete ka vetėm tė tashme, ēastin e ēlirimit, tė shndėrruar nė pėrjetėsi. Jemi ndėr lexuesit e apasionuar tė librit dhe mendoj se ėshtė njė nga priviligjet e ēdo dashamirėsi tė librit, nė kėtė ditė, t'i shprehė mendimet e veta pėr rrugėtimin e vet personal, nė njė marrėdhėnie tė pandarė autor-lexues-personazh, ku lexuesi ndihet emocionalisht herė autor dhe herė personazh i gjallė i njė libri.

Punonjėsja mė e re Niki Petriti foli shkurtimisht nė hitorikun e bibliotekės publike krijuar 95 vjet mė parė me mesazhin se ēdo komb nė jetėn e vet ka prodhuar histori qė ėshtė dėshmimtare e vėrtetė e gjithė historisė sė brezave. Kjo histori ėshtė gjithė rrugėtimi qė njė popull ka bėrė gjatė gjithė ekzistencės sė tij. Historia ėshtė gjithmonė e shkuara e njė vendi dhe si e tillė mbart vlera pėr brezat qė vijnė, pavarėsisht natyrės qė ajo ka. Kjo histori qė tė trashėgohet duhet shkruar nė libra e mė pas librat duhen rujtur si dėshmi e pėrpjekjeve pėr t'i dhėnė pėrgjigje tė shkuarės. Por librat nėse nuk ruhen me kujdes dhe me fanatizėm mund tė zhduken e bashkė me ta edhe vetė historia e njė kombi.
Punonjėsja tjetėr znj. Flora Hoxhalli u ndal nė rolin e bibliotekave nė shoqėrinė e sotme, duke theksuar se ēdo institucion i kulturs sonė kombėtare ka njė kontribut tė padiskutueshėm nė pėrhapjen e vlerave qė mbart kultura jonė. Kėtė detyrė duke marrė nė konsideratė gjithė punėn e kryer nė vite, biblioteka jonė e ka kryer me profesionalizėm, dinjitet, etikė dhe kulturė tė padiskutuar. Nė sallat e saj hyjnė ēdo ditė dhjetra lexues, studiues e dashamirės tė librit. Nė kėto salla janė formuar breza tė shumtė dhe sot janė tė shumtė studiuesit dhe intelektualėt qė kanė qėnė gjithmonė frekuentuesit mė tė zellshėm tė saj.
Aktorėt tanė tė mirėnjohur me pėrvojė dhe tė rinj si Dhimitėr Orgocka, Zamira Kita, dhe tė rinj si Ilda Pepi, Katerina Ēifligu, Mario Ēaēi, dhuruan emocione magjike, duke recituar pjesė tė zgjedhura nga sonetet, dialogu midis dy tė dashuruarve tė pėrjetshėm Romeo dhe Xhuljeta, si dhe pjesė tė tjera nga krijimtaria e Shekspirit.
Tė pranishmit mė pas vizituan ekspozitėn e pėrgatitur enkas me veprat e Shekspirit dhe Servantesit dhe u ndalėn nė stendė duke marrė nė duar botimet e tyre edhe nė gjuhė tė ndryshe, fond i veēantė i bibliotekės sė qytetit.
Mė pas veprimtaria vazhdoi me promovimin e librit mė tė ri me publiēistikė tė autorit Besnik Bedollari me titull "Duke ndjekur ritmikėn e jetės", ku nga tė pranishmit u theksua sprova tjetėr e mėsuesit dhe shkrimtarit Bedollari nė gazetari, libėr qė sjell disa nga temat mė tė nxehta tė shoqėrisė shqiptare qė nga temat qė lidhen me arsimin, artin, reformat e deri tek lamtumira e disa prej emrave korifej tė artit tonė kombėtar. Nė njė shoqėri ku tė gjithė priren tė harrojnė gjithēka, a thua harrimi ėshtė lajtmotivii i kėtij tranzicioni, kujtimi i atyre firgurave qė i dhanė formė dhe lartėsi artit, jo vetėm ėshtė detyrė, por edhe nder pėr gjithė faktorin shqiptar, kudo ndodhet sot.

Arjan Kallēo

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.