Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / Rastėsi apo vazhdimėsi
Autor Mesazhi juaj
Gallapjani
Anëtar
# Postuar më: 26 Mars 2016 19:04


Rastėsi apo vazhdimėsi

Ukshin Zajmi

Me tė lexuar tė kėngės sė 26 tė "Lahuta e Malcisė" tė quajtur edhe "Koha e re" tė Gjergj Fishtės nė rreshtin 174 pėrmendet Kliniku, si njė ndėr udhėheqėsit pellazgo-ilir duke e renditur nė mesin e Agronit, Teutės, Hila-s, Gencit e Pleuratit.

...Pse dikur kėtu dhe Bardyli-vargu 166
Me gjak hasėmsh dhenė kertylli;
E ajo Teuta mbretėreshė,
Vashė ilire sikoleshė
Qi nuk dijti se shka a'tuta:
Si ajo shqipja skepe-kėrruta,
Lėshote hovin mbi Romakė,
Pa dhimbė Adrien tue e pėrgjakė;
Prap Kliniku kėtu e Pleurati
Hila, Agroni e Genci i ngrati
Kanė jetue kėtu e kanė lulėzue,
Mirė a keq ata tue psue;
Kush tue mbetė, kush tue fitue.-vargu 178
(Gjergj Fishta "Lahuta e Malcisė", Botimi i katėrt. Faqe 450-451)

Po kush ėshtė Kliniku!?

Pėr tė mėsuar shfletoi literaturėn qė e kam dhe nuk e gjej kėtė emėr askund. Se Gjergj Fishta e ka pėrmendur kuturu Klinikun, nuk mė besohet, nga se Krist Maloku thot se, Gjergj Fishta: "ka hulumtue e gėrmue ner minierat e shpirtit tė kombit Shqiptar... ka zdypė fellė e ma fellė kah gurrat e fshehta tė shpirtsisė natyrore arbėrore, kah shpella e magjishme e Orėve, Zanave e Shtojzovalleve, tė njė mistike tė pėrvėlueshme"( Lutfi Alia:Artemise-helene, Diana-romake, Zana-iliro-shqiptare dhe festa e verės, nė " Zemrashqiptare.net").
Duke hulumtuar, nga njė legjendė mėsohet se Kliniku qenka i biri i Hyllit. (http://shkoder.net/zip/kmsh.pdf) . Pėr Hyllin mėsojmė se, ndėr djemtė e shumtė qė Herkuli zuri me gra tė ndryshme, dy prej tyre u quajtėn me emrin Hylli; i pari u lind nga Dejanira, kurse i dyti nga Melita, bijė e Nausithės, mbret i Feakasve ( marrė nga vėllimi i parė i veprės "Illyricum Sacrum"). Nė materialin tjetėr tė lexuar thuhet se Hylli ėshtė biri i Herkulit dhe Melites dhe pėr t'u dalluar nga vėllai mė i madh njifet edhe si Hylli i vogėl dhe Hylli i Melites. Pėrndryshe, po nga "Illyricum Sacrum", mėsojmė se Hylli nė vitin 1236 filloi sundimin nė vend tė babait tė tij, Herkulit.
Pėr Klinikun tjetėr gjė nuk dihet, pos legjendės sė pėrmendur, por hetohet se njė fshat nė Serbi mban emrin Klenike. Se, emėrtimi i kėtij fshati ėshtė rastėsi i tillė apo vazhdimėsi e emrit tė Klinikut, mė cyti tė hamendėm vendi se ku ndodhet ky fshat. Ky fshati ndodhet nė mes tė trekėndėshit: Kalaja dhe vendbanimi i lashtė Kėrshevica-Manastirit "Prohor Pqinski" dhe KACIPUPIT tė Rahovicės, tė komunės sė Preshevės.
Hulumtimet serbe nė Kalanė e Kėrshevicės kanė zbuluar se bėhet fjalė pėr njė vendbanim tė moēėm, e qė sipas tyre bėhet fjalė pėr Damastionin qė e pėrmend Straboni, nė oborrin e Manastirit " Prohor Pqinjski", flitet se ka objekte tė moēme por qė tash janė mbuluar me dhe, dhe vizitorėt e rastit nuk mund t'i shofin, kurse ato pak hulumtime qė janė bėrė nė Kacipup-in e Rahovicės sė Preshevės, thuhet se bėhet fjalė pėr njė venbanim antik.
Hamendjen time desha ta ndaj edhe me lexuesit e nderuar, por edhe t'ua bėjė me dije hulumtuesve tė historisė e arkeologjisė, qė tė punojnė nė zbardhjen e tė dhėnave rreth kėtij mbreti pellazgo-ilir, e pastaj edhe hamendja ime rreth emėrtimit tė kėtij, a ėshtė rastėsi apo vazhdimėsi me emrin e KLINIKUT tė fshatit KLENIKE nė afėrsi tė Bujanocit nė Serbi,do tė elemonohet.

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.