Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Kulturė dhe Art! / A mund tė quhet Haidegeri kopjac?
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 26 Mars 2016 14:35


Tė kopjosh njė fjali dhe mė pas ta futėsh mes shkrimeve tė tua pa vendosur referencėn, nuk ndodh vetėm nė ditėt tona dhe me njerėz qė nė nivelin e tyre u pėrkasin vetėm kufijve tė njė vendi, apo si p.sh tė njė faktori shqiptar tė shpėrndarė, siē ėshtė rasti ynė nė Ballkan. Kjo ndodh dhe ka ndodhur edhe me mendje tė ndritura tė filozofisė botėrore, pavarėsisht mendimeve dhe qėndrimeve tė tyre lidhur me kontekstet historiko-shoqėrore dhe regjimet ku jetuan dhe punuan. Rasti mė i bujshėm i kėtyre kohėve tė fundit lidhet me njė prej filozofėve gjermanė dhe debatet e shumta lidhur me Fletoret e zeza tė botuara vitin e kaluar nė Europė. Sigurisht filozofia si shkencė ecėn para me mendime pro dhe kundėr, me debate, me diskutime, por edhe me atė "pėrplasje" tė nevojshme tė paraardhėsve me pasardhėsit. Nėse njė teori, apo mendim kishte kuptim nė njė kohė tė shkuar, ato nuk mund tė mbeten aksioma tė pandryshuara, pėr mė tepėr kur bėhet fjalė pėr kėtė shkencė. Mund tė ketė ndodhur qė Haidegeri ta ketė marrė frazėn dhe nė shėnimet e tij tė pafundme ta ketė harruar referencėn dhe kjo do tė ishte thjesht njė harresė qė nuk do tė krijonte mendimin se nuk ishte filozof i zoti, apo mendimtar. Por mund tė ketė ndodhur dhe e kundėrta qė ta ketė marrė atė dhe meqė ėshtė tepėr e goditur, ka dashur ta bėjė tė tijėn. Edhe nė kėtė rast, askush nuk ia heq meritėn e tij si filozof i madh, pasi njė fjali nė gjithė mendimin e tij nuk do tė kishte njė peshė sa ta vinte nė dyshim ekzistencėn e vetė Haidegerit. Vjen njė ditė dhe tė vėrtetat dalin nė shesh dhe ėshtė mirė qė secilit t'ia japėsh hakun, qoftė edhe sikur tė bėhet fjalė pėr njė frazė si kjo e Evolės. Artikulli qė vijon ėshtė shkėputur nga njė gazetė italiane dhe nxjerr nė pah pikėrisht faktin e mėsipėrm, haku tek i zoti. Mė pas natyra e diskutimeve merr edhe nuanca tė tjera qė lidhen me pėrkatėsinė kombėtare dhe qė mund tė ēojė nė ekzagjerime tė pafundme, por shkenca mbetet shkencė dhe saktėsinė e ka nė themel tė punės sė vet. Pa kėto tė vėrteta saktėsisht tė vėrtetueshme, apo tė pranueshme si tė tilla ( me doza vėrtetėsie tė qarta), do tė kishim vizione tė shtrembra tė shkencave nė pėrgjithėsi e tė filozofisė nė veēanti. Sė shpejti do tė sjell edhe mendimin e filozofit italian Evola, pasi ėshtė pak i njohur nė rrethet tona tė shkencave dhe mendimit. A.K

Nė shėnimet e pabotuara tė Haidegerit tek fjala Racė lexojmė: Kur njė racė e humbi kontaktin me atė qė ka dhe mund t'i japė qėndrueshmėri me botėn e qėnies, atėherė organizmat kolektivė tė formuara prej saj, cilado qoftė madhėshtia dhe fuqia e saj, bien nė mėnyrė fatale nė botėn e rastėsisė. Bėhet fjalė pėr njė citim nga libri i Julius Evolės "Revolta kundėr botės moderne", i botuar nė Itali nė vitin 1934 dhe nė gjermanisht njė vit mė vonė, e marrė krejtėsisht prej filozofit gjerman, me pėrjashtim tė pėrshtatjes me ortografinė e vet filozofike me termin Qėnie. Tomas Vasek, kryeredaktor i revistės filozofike Hohe Luft, nė njė artikull tė zgjeruar me titull Njė program pėrmbysjesh shpirtėrore, tek gazeta gjermane Frankfrut A.Z, mė 30 dhjetor 2015, dha lajmin e kėtij zbulimi tė diskutueshėm dhe tė pabotuar, qė mund ta drejtojė debatin e pafund rreth Haidegerit nė njė drjetim tė ri. Kjo pėr dy arsye: e para me natyrė tė kėndshme filologjike, sepse nė asnjė nga veprat e Haidegerit, as nė veprat pas vdekjes nuk duket emri i Julius Evolės dhe, as nė ndonjė tjetėr, nuk gjendet referimi pėr Evolėn. Por ka njė hipotezė, edhe pse tė largėt, tė njė lidhje, midis filozofit italian dhe atij gjerman. Arsyeja e dytė, qė e bėn kėtė zbulim tė pabotuar tė rėndėsishėm filozofikisht, qėndron tek fakti se, sipas Vasekut se reēenca e mendimit tė Evolės nga vetė Haidegeri, mund tė shfaqet si ēelėsi i leximit tė kritikės sė tij tė "botės moderne" dhe tė bindjeve te tij antisemite. Andrea Evola lindi nė Romė nė vitin 1898 dhe vdiq po aty nė vitin 1974. Teoricien shumė i prirur ndaj hezoterizmit, me fillesa tė filozofisė sė kulturės, e dominuar nga vlera aristokratike dhe tradicionale, si dhe nga njė racizėm antisemit. Evola ishte mbėshtetės i bindur ndaj fashizmit, por vetėm nė njė moment tė caktuar ai u pėrplas me regjimin, tė ciklin e akuzoi se i kishte tradhtuar vlerat e origjinės. Ėshtė autor nė vitin 1937 i parathėnies nė edicionin e pestė tė Protokollet e tė menēurve tė Sionit: gėnjeshtra e trupshme historike e pėrdorur nga racizmi europian, qė ta justifikonte persekutimin e hebrenjve. Nė Gjermaninė e viteve '30, gjatė fazės sė fundit tė republikės sė Ėeimarit, vepra e Evolės shkaktoi shumė interes nė mjediset e tė ashtuquajturit revolucioni konservator. Veēanėrisht disa ese, tė pėrkthyera menjėherė nė gjermanisht, patėn njė jehonė tė rėndėsishme, siē e konfirmon ende njė reēencė e Gotfrid Benit, e botuar nė vitin 1935, nė revistėn Die leteratur, ku poeti gjerman shprehet me terma entuziaste pėr aderimin ndaj tezave tė shprehura nga Evola tek Revolta ndaj botės moderne, pasi ata qė e lexuan kėtė libėr, ky ėshtė gjykimi i tij, do ta shihte ndryshe Europėn.
Idetė e Evolės u diskutuan dhe kritikuan nga Shmidi, siē e konfirmon epistolari, mes dy autorėve, qė sot rruhet nė arkivat e Dyseldorfit. Po Haidegeri? Sipas Vasekut ėshtė e mundur tė gjesh nė kritikėn e tij tė modernizmit, nė dallim nga Harresa e Qėnies, njė jehonė tė filozofisė sė kulturės sė Evolės. Pėr bindjen e tij, qė nė botėn e traditės nė tė cilėn aristokracia shpirtėrore e kishte ende njė lidhje me transhendencėn, i kundėrvihet me bujtjen, midis shekullit tė VII dhe tė VI para erės sonė, pėr Humnaizmin dhe Racionalizmin, rėnia e modernizmit: njė mekanizėm autoreferencial qė nuk mund ta ndalėsh mė. Njė diagnozė kjo qė tė kujton nga afėr atė haidegeriane, sipas sė cilės, metafizika platonike dhe mendimi abstrakt dhe objektiv janė nė origjinėn e njė procesi qė tė ēon nė dominimin e makinacioneve dhe afirmimin e njė racionaliteti llogaritės gjithėpėrhapės, e kthyer ndaj njė dominimi me mjete. Sipas Haidegerit ėshtė dominimi i sasisė, i numėrit qė gjithēka e nivelon dhe kėshtu ia mbyll rrugėn Qėnies qė shkatėrron ēdo rang dhe ēdo element tė spiritualitetit nė tokė. Pėr Evolėn bota moderne e vjedhur nga ēdo spiritualitet transhendent e humb lehtėsisht ēdo ligj hierarkie dhe kohezgjatje. Nė kėtė aspekt djallėzor tė modernizmit do tė shfaqej, sipas Evolės, shpirti hebre me prirjen e vet pėr llogaritjen dhe abstragimin, tė cilit ėshtė e mundur t'ia vėsh fajin e kėtij procesi tė rėnies. Njėlloj edhe pėr Haidegerin, qė nė historinė e tij tė Qėnies, ua atribuon hebrenjve njė talent pėrllogaritės, frocimin e pėrkohshėm tė hebraizmit, tė lidhur me ngritjen e racionalitetit modern, qė mund tė identifikohet me parimin e shkatėrrimit. Nėse gjėrat janė tė tilla, atėherė ėshtė e ligjshme tė hipotizosh, se ai qė u quajt antisemitizėm metafizik i Haidegerit, a mund tė ēojė nė filozofinė e kulturės sė Evolės? Prandaj a mund tė shohėsh tek Haidegeri i mėvonshėm njė hezoterik radikalisht fashist, qė ka ambicje pėr dominimin shpirtėror tė elitave, qė tė lejojnė rikthimin e perėndive? Deri mė sot nuk kishim dokumente qė ta konfirmonim njė lidhje shpirtėrore mes Evolės dhe Haidegerit. Por zbulimi i kėtyre shėnimeve provon leximin nga ana e vet nė esenė mė tė rėndėishme tė Evolės dhe qė ushqen dyshimin se tė pabotuarat e filozofit gjerman fshehin ende shumė sekrete.

Arjan Th. Kallēo

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.