Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Historia dhe Tradita! / Gjuha Shqipe
Autor Mesazhi juaj
albayoung
Anëtar
# Postuar më: 4 Nëntor 2007 08:36


Gjuha Shqipe

Gjuha shqipe bėn pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane, ku futen gjuhėt indoiranike, greqishtja, gjuhėt romane, gjuhėt sllave, gjuhėt gjermane, etj. Ajo formon njė degė tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore dhe nuk ka ndonjė lidhje prejardhjeje me asnjerėn prej gjuhėve tė sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, pėrkatėsia e saj nė familjen gjehėsore indoevropiane, u arrit tė pėrcaktohej e tė vėrtetohej qė nga mesi i shekullit XIX, nė sajė tė studimeve tė gjuhėsisė historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorė tė kėtij drejtimi gjuhėsor, dijetarit tė njohur gjerman Franz Bopp, qė vėrtetoi me metoda shkencore pėrkatėsinė e gjuhės shqipe nė familjen gjuhėsore indoevropiane. F Bopp i kushtoi kėtij problemi njė vepėr tė veēantė me titull "Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen", botuar nė vitin 1854.
Nė ndarjen e gjuhėve indoevropiane nė dy grupe: nė gjuhė lindore ose satem dhe nė gjujė perėndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhėt lindore (satem), bashkė me gjuhėt indoiranike, gjuhėt balto-sllave dhe armenishten.

Origjina
Problemi i origjnės sė gjuhės shqipe ėshtė njė nga problemet shumė tė debatuara tė shkencės gjuhėsore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerės nga gjuhėt e lashta tė Gadishullit tė Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Nė literaturėn gjuhėsore qarkullojnė dy teza themelore pėr origjinėn e shqipes: teza e origjinės ilire dhe teza e origjinės traka. Teza ilire ka gjetur mbėshtetje mė tė gjerė historike dhe ghuhėsore. Ajo ėshtė formuar qė nė shekullin XVIII nė rrethet e historianėve.
Pėrpjekjen e parė shkencore pėr tė shpjeguar origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre, e bėri historiani suedez Hans Erich Thunmann nė veprėn e tij "Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker" Leipzig 1774. Ai, duke u mbėshtetur nė burime historike latine e bizantine dhe nė tė dhėna gjuhėsore e onomastike, arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhduesit autoktonė tė popullsisė sė lashtė ilire, e cila nuk u romanizua siē ndodhi me popullsinė trako-dake, paraardhėse tė rumunėve.
Tezea e origjinės ilire te shqipertarėve ėshtė mbėshtetur nga albanolugu i mirėnjohur austriak Johannas Georges von Hahn nė veprėn e tij Albanesische Stidien,publikuar mė 1854
Qė nga ajo kohė deri nė ditėt tona, njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė duke plotėsuar njeri tjetrin, njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore, qė mbėshtesin tezėn e origjinės dhe tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar fise ilire; nga ana tjetėr nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera pėr t'u vendosur nė trojet e sotme.
2. Njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra sendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe.
3. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato jane zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, dmth kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse.
4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishtjen e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshte zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.
5. Tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.
Nga tė gjithė kėto argumente, tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur, rezulton se teza e origjinės ilire e gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.


Fillimet e shkrimit tė gjuhės shqipe
Shqipja ėshtė njė nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonė, nė shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, ėshtė ajo qė quhet "Formula e pagėzimit", e vitit 1462. Eshtė njė fjali e shkurtėr nė gjuhėn shqipe "Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit", qė gjendet nė njė qarkore tė shkruar nė latinisht nga Kryepeshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli, bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut.
Pal Engjėlli, gjatė njė vizite nė Mat, vuri re shrregullime nė punė tė ushtrimit tė fesė dhe me kėtė rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhėzime pėr klerin katolik, ndėr tė cilat edhe formulėn e mėsipėrme, tė cilėn mund ta pėrdornin prindėrit pėr tė pagėzuar fėmijtė e tyre, nė rastet kur nuk kishin mundėsi t'i dėrgonin nė kishė, ose kur nuk kishte prift. Formula ėshtė shkruar me alfabetin latin dhe nė dialektin e veriut (gegėrisht).
"Formula e pagėzimit" ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Laurentiana tė Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe ėshtė botuar prej tij nė vitin 1915 nė "Notes et extraits pour servir l'histoire des croisades au XV siecle IV, 1915".
Mė pas, njė botim filologjik tė kėtij dokumenti, bashkė me riprodhimin fotografik tė tij, e bėri filologu francez Mario Rognes nė "Recherches sur les anciens textes albanais", Paris 1932.
Dokumenti i dytė, i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhėtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Kėlnit, nė vjeshtė tė vitit 1496, ndėrmori njė udhėtim pelegrinazhi pėr nė "vendet e shenjta". Gjatė udhėtimit kaloi edhe nėpėr vendin tonė, gjatė bregdetit, duke u ndalur nė Ulqin, Durrės e Sazan dhe pėr nevoja praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė, 8 shprehje dhe numėrorėt 1 deri mė 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua pėr herė tė parė mė 1860 nė Kėln, nga E.von Grote.
I fundit tė shekullit XV ose i fillimit tė shekullit XV ėshtė edhe njė tekst tjetėr i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe i gjendur brenda njė dorėshkrimi grek tė shekullit XIV nė Bibliotekėn Ambrosiana tė Milanos. Teksti pėrmban pjesė tė pėrkthyera nga Ungjilli i Shėn Mateut, etj. Ai ėshtė shkruar nė dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet nė literaturėn shqiptare me emrin "Ungjilli i Pashkėve".
Kėto dokumente nuk kanė ndonjė vlerė letrare, por paraqesin interes pėr historinė e gjuhės sė shkruar shqipe. Shqipja, qė nė fillimet e shkrimit tė saj, dėshmohet e shkruar nė tė dy dialektet, nė dialektin e veriut (gegėrisht) dhe nė alfabetin e jugut (toskėrisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjė qė tregon se kultura shqiptare ishte njėkohėsisht nėn ndikimin e kulturės latine dhe tė kulturės greko-bizantine.
Libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, qė njohim deri mė sot, ėshtė "Meshari" i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shėnon edhe fillimin e letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Nga ky libėr, na ka arritur vetėm njė kopje, qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit. Libri pėrmban 220 faqe, tė shkruara nė dy shtylla. "Meshari" i Gjon Buzukut ėshtė pėrkthimi nė shqip i pjesėve kryesore tė liturgjisė katolike, ai pėrmban meshet e tė kremteve kryesore tė vitit, komente tė librit tė lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesė tė ritualit dhe tė katekizmit. Pra, ai pėrmban pjesėt qė i duheshin meshtarit nė praktikėn e pėrditėshme tė shėrbimeve fetare. Duket qartė, se kemi tė bėjmė me njė nismė tė autorit, me njė pėrpjekje tė tij, pėr tė futur gjuhėn shqipe nė shėrbimet fetare katolike. Pra, edhe pėr gjuhėn shqipe, ashtu si pėr shumė gjuhė tė tjera, periudha letrare e saj nis me pėrkthime tekstesh fetare.
Libri i parė nė gjuhėn shqipe, "Meshari" i Gjon Buzukut, u zbulua pėr herė tė parė nė Romė nga njeri prej shkrimtarėve tė veriut, Gjon Nikollė Kazazi. Por libri humbi pėrsėri dhe u rizbulua mė 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve tė vjetra. Nė vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti nė Romė, bėri tri fotokopje tė librit dhe i solli nė Shqipėri. Nė vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shėnime kritike dhe me njė studim tė gjerė hyrės nga gjuhėtari i shquar, prof.E.Ēabej. Nė mėnyrė tė pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
"Meshari" i Gjon Buzukut ėshtė shkruar nė gegėrishten veriore (veriperėndimore), me alfabet latin, tė plotėsuar me disa shkronja tė veēanta. Libri ka njė fjalor relativisht tė pasur dhe ortografi e forma gramatikore pėrgjithėsisht tė stabilizuara, ēka dėshmon pėr ekzistencėn e njė tradite tė mėparshme tė tė shkruarit tė shqipes.
Prof.Eqerem Ēabej, qė ishte marrė gjerėsisht me veprėn e Gjon Buzukut, ka arritur nė pėrfundimin, se gjuha e saj "nuk ėshtė njė arė fare e papunuar". "Duke e shkruar me njė vėshtrim mė objektiv kėtė tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhėshme qė e pėrshkon fund e majė atė dhe nga mėnyra, me gjithė lėkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin tė bindet njeriu, se nė Shqipėri ka qenė formuar qė mė parė, sė paku qė nė mesjetėn e vonė, njė traditė letrare me shkrime liturgjike". Kjo tezė, sipas autorit, gjen mbėshtetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipėrisė mesjetare; "shkalla e kulturės sė popullit shqiptar nė atė kohė nuk ka qenė ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre tė brigjeve tė Adriatikut".
Pėr nje traditė tė shkrimit tė shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dėshmi tė tjera tė tėrthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė kohė (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundėsi t'i njihte mirė shqiptarėt, nė njė relacion me titull "Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam", dėrguar mbretit tė Francės Filipit VI, Valua, studiuan ndėr tė tjera: "Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja, prapėsėprapė, ata kanė nė perdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre shkronjėn latine". Pra, ky autor flet pėr libra nė gjuhėn e shqiptarėve, duke dhėnė kėshtu njė dėshmi se shqipja ka qenė shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, nė veprėn e tij "De obsi dione scodrensi" (Mbi rrethimin shkodran), botuar nė Venedik, mė 1504, duke folur pėr qytetin e Shkodrės, bėn fjalė pėr fragmente tė shkruara in vernacula lingua, dmth nė gjuhėn e vendit, tė cilat flasin pėr rindėrtimin e qytetit tė Shkodrės.
Kėto dėshmi tė G.Adae dh

Linda
# Postuar më: 7 Nëntor 2007 03:37


Origjina pellazge e gjuhės ilire e shqipe

Pellazgėt

Termi i vjetėr "pellazgė" vazhdon tė mbetet mė i mistershėm se kurrė, pasi studiuesit e kanė ende tė vėshtirė tė gjejnė kuptimin e tij tė saktė. Pėr kėtė arsye, shumė gjuhėtarė tė njohur preferojnė ta zėvendėsojnė atė me termin "parahelen", kur flasin pėr gjuhėn e popullit qė ishte mė i hershėm se grekėt nė Ballkan. Megjithatė, Herodoti dhe Straboni kanė lėnė dorėshkrime tė shumta rreth pellazgėve. Po kėshtu edhe Tuqididi, Dionisi i Halikarnasit, Plini Plak, Hesiodi, Homeri, Eskili, Sofokliu, Europidi, Virgjili e shumė tė tjerė. Duke qenė se jetuan shumė mė afėr asaj periudhe tė historisė njerėzore, dėshmia e tyre pėr pellazgėt duhet tė ketė mė shumė peshė. Pellazgėt erdhėn nė Ballkan nė kohėt parahistorike para ilirėve dhe quhen nga Korkuti "paleondoevropianė". Ata ishin pararendės tė ilirėve, qė mė pas u bėnė pararendės tė shqiptarėve. Sipas shkrimtarėve tė hershėm, pellazgėt banonin tė shpėrndarė nė rajonin Ballkano-Egjeas, duke pėrfshirė kėtu tė gjithė Ballkanin, bregdetin Egje tė Azisė sė Vogėl dhe Kretėn. Gjuha e tyre pellazge cilėsohej si "barbare", d.m.th. jogreke. Studimet gjuhėsore tregojnė se ky popull la gjurmėt e tij nė Ballkan nėpėrmjet terminologjisė paragreke tė emrave tė njerėzve, vendeve dhe hyjnive - emra, qė nuk kanė asnjė lidhje me greqishten, por qė mund tė shpjegohen nėpėrmjet ilirishtes dhe shqipes.

Lidhjet e shqiptarėve me pellazgėt

Studiuesi i parė i kohės sonė, qė i pėrcaktoi shqiptarėt e sotėm si pasardhės tė pellazgėve, ishte Johan fon Han, i cili i vazhdoi kėrkimet e veta historike e gjuhėsore gjatė 40 vjetėve qė shėrbeu si konsull i Austrisė nė Janinė. Poeti dhe studiuesi arbėresh nė Itali, Jeronim De Rada, mbrojti tė njėjtėn tezė, duke provuar se toponimet pellazge mund tė shpjegohen vetėm nėpėrmjet gjuhės shqipe. Mė 1879, njė vit pasi Kongresi i Berlinit mohoi legjitimitetin e Shqipėrisė, Pashko Vasa e mbėshteti kėtė argument, duke botuar nė Paris dhe nė Berlin, nė gjuhėn frėnge e shqipe, veprėn e tij tė njohur E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt. Ai vuri nė dukje se, kur njerėzit janė tė detyruar tė shpėrngulen, ata i emėrtojnė vendet e reja sipas atyre tė vjetrave, tė cilat u duhej t'i braktisnin. Kėshtu, emri i lashtė i Maqedonisė ishte Emathia (shqip: e madhja) dhe pellazgėt, tė detyruar tė shpėrngulen nė drejtim tė trevave tė sotme shqiptare, e emėrtuan krahinėn malore Matia ose Mat. Virgjili pohon se heronjtė e mundur tė Trojės bėnė tė njėjtėn gjė kur u shpėrngulėn nė Butrint; po kėshtu edhe arbėreshėt kur mbėrritėn nė Italinė e Jugut.
Studiuesi J.Thomopullos radhiti njė numėr emėrtimesh tė tilla dhe, veē kėsaj, tregoi se si fjalėt etruske kishin tė njėjtėn rrėnjė me pėrgjegjėset e tyre nė shqip. Njė tjetėr studiues modern, Spiro Konda, vuri nė dukje shembuj nga Odiseja e Homerit, ku emrat e maleve janė kompozita tė pėrbėra nga njė emėr shqiptar me prejardhje nga banorėt vendas pellazgė dhe nga pėrgjegjėsi i tij nė gjuhėn e banorėve grekė, qė erdhėn nė vend tė tyre. Kėshtu, mund tė pėrmendim kompozitėn Gyropetra, tė pėrbėrė nga fjala shqipe gur dhe ajo greke petra, e cila do tė thotė gjithashtu "gur'. Po kėshtu, ndeshet edhe fjala Megallopetras Gyres, njė kombinim i "gur i madh" nė greqisht dhe "gur" nė shqip. Veē kėsaj, ka shumė variante tė fjalės shqipe mal dhe pėrgjegjėses sė saj greke oros, si p.sh., Maleiaon oros. Duke vėnė nė dukje pėrhapjen e gjerė tė gjuhės dhe tė popullit pellazg, ai vėrejti njė kompozitė tė ngjashme edhe nė emėrtimin e malit Maliegy, afėr Budapestit, ku mal ėshtė nė gjuhėn shqipe dhe egy ėshtė pėrgjegjėsi i tij nė hungarisht. Njė tjetėr studiues, Xhaxhiu, ka vėnė nė dukje, gjithashtu, variantet e shumta tė fjalės shqipe pyll, tė gjetura nė ishullin pellazg tė Lesbos dhe nė Epir. Ai ėshtė shprehur si mė poshtė: "Fakti qė pellazgėt, tė sulmuar nga farefisi i tyre grek, u detyruan tė tėrhiqeshin nga ultėsirat pėr nė pyje dhe nė male, shpjegon pėrdorimin e gjerė tė emrave tė vendeve, qė kanė rrėnjėt shqipe pyll, mal dhe gur."
Studiuesit vėnė nė dukje se gjuhėt e vdekura zakonisht lėnė gjurmė nėpėrmjet emėrtimeve tė lumenjve, tė maleve dhe tė dukurive tė tjera tė qėndrueshme tė natyrės, ashtu siē ka ndodhur me emėrtimet e indianėve tė Amerikės. Njė emėrtim i tillė ėshtė Larisa, fjala pellazge pėr "kala", qė pėrdorej gjerėsisht nė botėn e lashtė pėr tė shėnuar njė qytet tė fortifikuar. Kjo fjalė, qė ndeshet ende nėpėr harta, vėrteton pėrhapjen e gjerė tė popullsisė pellazge. Atlasi i Botės Klasike i Sheperdit paraqet njėmbėdhjetė qytete apo vendbanime me emrin "Larisa". Njė Larisė e tillė ndodhet nė Asiri, nė bregun e lumit Tiger, dhe shumė tė tjera nė Azinė e Vogėl. Njėra prej tyre, qė ndodhet afėr Trojės, pėrmendet nga Homeri si shtėpia e "pellazgėve tė ashpėr nga fushat e pasura, pjellore tė Larisės". Qytetet e Ballkanit, qė mbanin njė emėr tė tillė, ishin: njėri nė lumin Peneus, nė viset e Argosit pellazg, nė Thesalinė Qėndrore; njė Larisa Kremaste, nė pjesėn jugore tė Akeia-Ftiotis, dhe njė tjetėr, qė sot quhet Tekos, pranė lumit Larisos, i cili derdhet nė Detin Jon, poshtė kepit veriperėndimor tė Gjirit tė Korintit, nė Elia tė Akeas. Kjo mund tė na ndihmojė tė vlerėsojmė pohimin e rėndėsishėm tė albanologut Otto Blau, se mbishkrimet e lashta mbi pllakat e gurit, tė zbuluara nė Kretė e Lemnos mė 1897-99 dhe pėr njė kohė tė gjatė tė padeshifrueshme, mund tė deshifrohen nėpėrmjet gjuhės shqipe.
Veē kėtyre qė thamė mė lart, del edhe problemi i gjuhės sė mistershme tė etruskėve tė lashtė nė Italinė Qėndrore. Pėr njė kohė tė gjatė mendohej se ajo nuk ka patur asnjė lidhje me gjuhė tė tjera tė njohura. Megjithatė, vitet e fundit, njė studiues italian, Filipo Koareli, nė shkrimet e tij rreth Qyteteve Etruske tė Italisė, deklaroi se gjuha misterioze e etruskėve ishte ngushtėsisht "e lidhur me gjuhėn parahelene tė Lemnosit". Lemnosi ėshtė njė ishull pellazg nė perėndim tė Trojės pellazge. Studiuesja bashkėkohėse me origjinė shqiptare, Nermin Vlora Falaski, ėshtė autore e njė studimi tė dytė rreth qytetėrimit evro-mesdhetar, tė titulluar Gjuha Etruske, njė gjuhė e gjallė. Duke shfrytėzuar veprat e studiuesve tė tjerė, qė nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme, dhe duke analizuar epigrafet e shumta etruske, ajo arriti nė pėrfundimin se etruskėt ishin pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė pellazgėve, qė populluan pjesėn mė tė madhe tė trevave mesdhetare. Teksti prej 176 faqesh, nė italisht dhe anglisht, ėshtė ilustruar me 49 fotografi me ngjyra dhe 53 riprodhime origjinale tė mbishkrimeve etruske. Gjithashtu, jepet edhe njė transkriptim me shkronja latine i ēdo fjale etruske, pėrgjegjėset e saj nė italisht, anglisht e shqip, si edhe njė pasqyrė e alfabeteve pėrkatėse. Teza e saj mjaft bindėse pretendon se kėto mbishkrime etruske mund tė interpretohen vetėm nėpėrmjet idiomės pellazgo-ilire, tė ruajtur nė gjuhėn shqipe. Studiuesit shqiptarė mund tė mos jenė shumė objektivė, por fakti ėshtė se, pas studimit tė epitafeve mbi varret, kolonat dhe qeramikėn etruske, tė gjetura nė Peruxhia e gjetkė nė Toskanė, ata mund ta krahasonin kėtė gjuhė vetėm me dialektin toskė tė shqipes. Edhe vetė emėrtimi italian pėr kėtė trevė etruske ėshtė Toskana, vendi i Toskėve, emėr ky identik me atė tė shqiptarėve tė jugut. Megjithatė, kjo ēėshtje u takon specialistėve. Sidoqoftė, mund tė thuhet se, padyshim, kėtu nuk bėhet fjalė pėrnjė koincidencė tė rastit.
Hulumtimi i fjalorit karakteristik tė kėtij populli parahelen bėri qė studiuesi francez Luis Benlov tė arrinte tė njėjtin pėrfundim nė librin e tij La Grčce avant les Grecs (Greqia para grekėve), tė botuar nė Paris mė 1877. Ai vėrejti se "shumė emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, tė cilat nuk mund tė shpjegohen nga etimologjia e fjalėve greke, mund tė shpjegohen fare mirė nėpėrmjet njė gjuhe jogreke. Deri mė sot vetėm njė gjuhė ėshtė e aftė tė hedhė dritė mbi kėto emra: kjo ėshtė gjuha shqipe. Prandaj autori i kėtij punimi ėshtė i detyruar tė mbėshtesė tezėn se shqiptarėt e sotėm janė pasardhės tė popullsisė, e cila jetonte para ardhjes sė grekėve nė trevat pėrgjatė Adriatikut e deri nė Halis" (x,xi). Halis ishte njė lumė nė lindje tė Azisė sė Vogėl.

Verifikimi i alfabetit pellazg

Shkrimi i njė gjuhe tė folur pėrbėn njė histori mjaft interesante. Alfabeti pellazg, me sa duket, ka ardhur te ne nėpėrmjet fenikasve. Pasi, ashtu siē e perfeksionuan zejtarėt fenikas zejtarinė egjiptiane, nė atė masė sa mbreti Solomon i thirri pėr tė ndėrtuar tempullin e tij nė Jerusalem, po nė atė mėnyrė fenikasit zėvendėsuan hieroglifet e ndėrlikuara egjiptiane me alfabetin e parė, nė tė cilin ēdo tingull shprehej me anė tė njė simboli tė thjeshtė. Madje, edhe mallrat e tyre mė tė ēmuara prej metali, qelqi e fildishi nuk ishin aq tė rėndėsishme sa ky sistem shkrimi, qė u pėrhap nga tregtarėt e tyre anembanė pellgut tė Mesdheut. Shumė nga popujt qė huazuan simbolet fenikase, i modifikuan ato nė mėnyrė qė tė shprehnin tinguj tė ndryshėm tė gjuhės sė tyre. Nė tė vėrtetė ėshtė pohuar se "ēdo alfabet i botės sė qytetėruar e ka prejardhjen nga alfabeti fenikas". Karakteret apo simbolet pellazge nuk kanė mbijetuar nė dorėshkrime, por ato janė gjetur nė mbishkrime mbi gur, qeramikė e, mė vonė, nė monedha. Alfabetet e ndryshme, gradualisht, u bėnė shenja dalluese tė kulturave apo qytetet-shteteve tė ndryshme. Pėr rrjedhojė, kur kolonitė greke e rrethuan pellgun mesdhetar e, madje, kaluan edhe pėrtej tij, secila prej tyre pėrdorte shkrimin karakteristik tė shtetit nga e kishte prejardhjen. Kėshtu, p.sh., shkrimi kalkidik, i pėrdorur nė Kumae dhe Neapolis, nė Kampinia tė Italisė sė Jugut, ishte ai i qytetit tė origjinės, Kalkis, nė ishullin grek tė Eubeas. Shkrimi dorik, i gjetur nė Korkyrė (Korfuz) dhe Sirakuzė, ishte nga qyteti i origjinės, Korinti. Mirėpo, kėto alfabete tė ndryshme shpeshherė shtonin ose humbisnin simbole gjatė pėrshtatjes sė tyre me dialektet vendase. Edhe alfabeti etrusk nuk u zbulua nga mbishkrimet nėpėr vazo, tė importuara nga Athina e Korinti dhe tė gjetura nė varret etruske, por nga ato nė varret e monumentet e tyre prej guri. Kėto mbishkrime, sipas autoriteteve shkencore, pėrcaktojnė origjinėn e alfabetit etrusk nga Kalkisi i Eubeas.
Tabelat krahasuese dėshmojnė pėr origjinėn e njė

Linda
# Postuar më: 7 Nëntor 2007 03:38


Tabelat krahasuese dėshmojnė pėr origjinėn e njėjtė tė alfabetit etrusk dhe tė katėr alfabeteve tė tjera italike: latin, faliskan, umbrian dhe oskan. Nga krahasimi i ngjashmėrive dhe i ndryshimeve tė kėtyre katėr alfabeteve, Isak Tejlor pati mundėsi tė rindėrtonte alfabetin amė, tė pėrdorur nga kolonėt e parė nė Itali, dhe e cilėsoi atė si "pellazg". Alfabeti pellazg i rindėrtuar ėshtė krahasuar me atė etrusk dhe katėr tė tjerėt nė tė njėjtėn tabelė. Veē kėsaj, monedhat e prera nė Kalkis pėrmbajnė shkronja, nga tė cilat mund tė rindėrtohet edhe alfabeti i tyre. Tejlori pohon se njė krahasim midis dy rindėrtimeve pėrcakton pėrfundimisht se alfabeti pellazg i Italisė e kishte prejardhjen nga alfabeti primitiv i Kalkisit. Ky pėrfundim mbėshtetet, gjithashtu, nga fakti se monedhat e hershme etruske ndoqėn standartet e peshės dhe format numizmatike tė monedhave eubease, kur mbishkrimet pėrdornin tė njėjtin alfabet. Nga ky studim krahasues i disa alfabeteve tė lashtė shohim se grekėt dhe romakėt i bazuan alfabetet e tyre nė atė fenikas dhe, veē kėsaj, pėrfitojmė alfabetin pellazg tė rindėrtuar. Gjithashtu, pėrcaktojmė origjinėn pellazge tė popullsisė etruske nė Itali, gjė qė mbėshtet shkencėrisht pohimet e Tuqididit, Dionisit, Virgjilit e tė tjerėve.

Fjalori dhe gjuha pellazge

A.J. Van Vindekens, profesor nė Universitetin e Luvenit, nė Belgjikė, ka shkruar rreth njė gjuhe tė lashtė indoevropiane, tė cilėn e quan pellazge. Ai nguli kėmbė se shumė fjalė nė greqishte mund tė shpjegohen si tė prejardhura nga njė gjuhė parahelene, tė cilėn e quajti pellazge. Struktura morfologjike e emrave tė pėrveēėm dhe e toponimeve pėrkon me njė gjuhė paragreke. Ata qė u vendosėn tė parėt nė pellgun e Egjeut, para ardhjes sė grekėve, i quan "proto-indoevropianė". Pjesa e parė e punimit tė tij pėrfshin studimin fonetik tė zanoreve dhe tė bashkėtingėlloreve pellazge. Pjesa e dytė merret me formimin e emrave, nė mėnyrė tė veēantė me prapashtesimin, emrat e pėrveēėm dhe toponimet. Emrin e perėndeshės Athina, pėr shembull, e shpjegon si tė prejardhur nga fjala at (baba), e gjetur nė shqipe e nė gjuhė tė tjera indoevropiane, por me njė prapashtesė femėrore, qė e bėn atė nėnė.Van Vindekens vėrejti se toponimet pellazge gjenden tė pėrhapura nga Azia e Vogėl e deri nė Itali, por veēanėrisht nė Iliri dhe nė Greqinė e sotme. Kėto emra vendesh ndeshen nė Greqi mė me shumicė se nė ēdo vend tjetėr, kurse emrat pellazgė tė njerėzve dhe tė hyjnive gjenden vetėm nė greqishte. Kjo e bėri Van Vindekensin tė besonte se popullsia mė e dendur, qė fliste gjuhėn pellazge, ndodhej nė Greqi. Mė tej, ai shtoi se gjuha ilire ishte zhdukur, duke lėnė pas vetėm disa emra tė pėrveēėm, tė cilėt gjenden nė dorėshkrimet greke e latine. Sikur gjuha ilire tė ishte ruajtur si greqishtja, ai besonte se numri i emrave tė pėrveēėm dhe i fjalėve tė tjera do tė dėshmonin se popullsia pellazge nė Iliri do tė kishte po atė dendėsi tė madhe si nė Greqi.
Grekėt, ilirėt dhe italianėt gjetėn nė brigjet mesdhetare njė gjuhė, nga e cila huazuan njė numėr tė madh fjalėsh qė shėnonin sende tė njohura e tė panjohura. Ata e asimiluan qytetėrimin pellazg, duke e pasqyruar kėtė nė fjalorin e huazuar. Janė identifikuar shumė fjalė pellazge, qė pėrdoren pėr tė shėnuar kafshė tė tilla si: gomar, derr, pėllumb, salamndėr e hardhucė, si edhe fjalė tė tjera qė shėnojnė bimė, minerale, vegla muzikore, lojėra, lundrim, tregti, ndėrtim, artin e luftės, gjueti, familje, shoqėri e besim. Prania e kaq shumė huazimeve dėshmon se grekėt, ilirėt dhe italianėt as e zhdukėn dhe as e dėbuan menjėherė popullsinė pellazge, tė cilėn e gjetėn nė ato treva. Pushtuesit duhet tė kenė bashkėjetuar me vite tė tėra me pellazgėt, duke huazuar, kėshtu, njė pjesė tė mirė tė fjalorit tė tyre.
Van Vindekens arriti nė pėrfundimin se grekėt, ilirėt dhe italianėt nuk mund tė kenė qenė indoevropianėt e parė, qė u vendosėn nė Evropėn Jugore dhe nė Azinė e Vogėl. Ata janė paraprirė nga pellazgėt. Ndonėse nuk e datoi ardhjen e pellazgėve, ai ishte i sigurt se ata u vendosėn nė gadishull para ardhjes sė fiseve helene tė Honėve, aty midis viteve 2000 e 1600 p.e.s. Vetėm atėherė kur pakica jone u pėrforcua me ardhjen e eolėve dhe akejve, rreth vitit 1500 p.e.s., si edhe me dorėt luftėtarė, rreth vitit 1000 p.e.s., ata ishin nė gjendje tė nėnshtronin pellazgėt e tė zėvendėsonin qytetėrimin e tyre. Autori ėshtė i bindur se pellazgėt u larguan nga djepi i tyre indoevropian nė tė njėjtėn kohė me hititėt, shpėrngulja e tė cilėve sigurisht qė i paraprin asaj tė grekėve.

Origjina indoevropiane e gjuhėve pellazge, ilire dhe shqipe

Familjet e gjuhėve

Studiuesit e gjuhėsisė vėnė nė dukje se gjuhėt moderne nuk janė tė izoluara, por i takojnė njė familjeje tė veēantė gjuhėsh simotra, disave prej tė cilave mund t'u gjendet edhe gjuha amė e pėrbashkėt. Duke shkuar sa mė thellė nė kėtė proces rindėrtimi historik, del e qartė se shumė prej kėtyre gjuhėve amė e kanė prejardhjen nga njė gjuhė e pashkruar, edhe mė e lashtė, tė cilėn studiuesit e quajnė "indoevropiane". Njė diagramė skematike, qė pasqyron marrėdhėniet midis gjuhėve tė ndryshme indoevropiane, tregon, pėr shembull, se gjuhėt marathi, urdu, hindu dhe bengali bėjnė pjesė nė familjen sanskrite, ndonėse vetė kjo e fundit tani ka dalė jashtė pėrdorimit. Por sanskritishtja ishte pjesėtare e familjes indike dhe, sė bashku me iranishten, formonin grupin indo-iranian, i cili, nga ana e tij, e kishte prejardhjen nga njė bazė indoevropiane. Ēuditėrisht, ky diagram tregon se ndėr 47 gjuhė moderne me bazė indoevropiane vetėm dy prej tyre, shqipja dhe armenishtja, kanė njė prejardhje tė drejtpėrdrejtė nga indoevropianishtja, pa ndonjė prind tė ndėrmjetėm gjuhėsor. Aspektet teknike tė kėsaj ēėshtjeje u takojnė specialistėve. Mirėpo duket i pakundėrshtueshėm fakti qė shqipja ėshtė njė nga gjuhėt mė tė vjetra indoevropiane dhe shqiptarėt janė ndėr popujt mė tė vjetėr indoevropianė.

Karakteristikat e familjes indoevropiane

Gjuhėt indoevropiane, pra, pėrbėjnė njė familje gjuhėsh, disa tė gjalla e disa tė vdekura, tė cilat kanė lidhje farefisnie me njėra-tjetrėn dhe paraqesin ngjashmėri midis tyre. Gjuhėt indoevropiane kanė disa shkallė ngjashmėrie nė fjalorin e tyre, nė sistemin fonetik e nė strukturėn gramatikore, sigurisht me ndryshimet pėrkatėse si rezultat i evolucionit shekullor. Strukturat e tyre gramatikore, pėr shembull, karakterizohet nga sistemi i gjinisė, i numrit dhe i rasave pėr emrat, pėremrat e mbiemrat, si edhe nga sistemi i zgjedhimit pėr foljet. Fondi indoevropian ka kontribuar, gjithashtu, pėr fjalorin e pasur tė gjuhėve simotra, duke pėrfshirė edhe shqipen. Fatkeqėsisht, ky fond nuk arriti tė merrte kurrė trajtėn e njė gjuhe tė shkruar. Por specialistėt e gjuhėsisė nuk e kanė ndėrprerė punėn e tyre tė madhe hulumtuese. Ata janė tė bindur se, duke krahasuar njė fjalė nė disa gjuhė simotra, shpesh mund tė arrihet te njė rrėnjė e pėrbashkėt. Prapashtesat dhe mbaresat e ndryshme, qė i shtohen rrėnjės, dėshmojnė se kėto gjuhė simotra kanė njė sistem tė zhvilluar lakimi apo zgjedhimi, ashtu si greqishtja e vjetėr dhe latinishtja, ose edhe shqipja e sotme. Nė kėtė mėnyrė, studiuesit kanė zbuluar me qindra fjalė tė parme, tė cilat mendojnė se e kanė origjinėn nė njė gjuhė tė pėrbashkėt. Disa prej kėtyre fjalėve nė shqipe janė: ditė, natė, dimėr, i lehtė, i thellė, punė, zemėr, ujk, ujė, i rėndė, jam, kam, bie, ha, pi e shumė tė tjera. Ky fond i trashėguar arrin nė mė shumė se 2000 fjalė tė parme, qė nuk janė pak po tė kemi parasysh se prej tyre janė formuar fjalė tė tjera tė pėrbėra, si p.sh., nga "punė" kemi: punėtor, punonjės, punim, punishte, mbipunė, punėtori, punėdore, ditė-punė e shumė tė tjera. Pėr shkak se fjalė tė tilla tė parme gjenden nė gjuhėt e folura nga Evropa Veriore gjer nė Indi, atėherė gjuha e pėrbashkėt hipotetike ėshtė quajtur indoevropiane.

Zbulimi i vendit tė origjinės

Ku e ka burimin fondi indoevropian? Zbulimi gradual i kėtij fjalori indoevropian u ka dhėnė dorė shkencėtarėve tė rindėrtojnė mėnyrėn indoevropiane tė jetės dhe tė pėrfytyrojnė mjedisin e tyre. Ekzistenca e njė rrėnje tė pėrbashkėt pėr fjalėt fushė, kalė, shtėpi dhe mjaltė etj., dėshmon pėr njohjen e objekteve tė tilla jo vetėm nga pėrdoruesit e sotėm tė kėtyre gjuhėve, por edhe nga ata tė kohės parahistorike indoevropiane. Nė tė kundėrt, mungesa e njė rrėnje tė pėrbashkėt pėr disa fjalė tė pėrshkrimit tė mjedisit mund tė jetė me domethėnie tė madhe. Indoevropianishtja duket se ka njė rrėnjė tė pėrbashkėt pėr fjalė tė tilla si: borė, ujk dhe lis; ndėrkohė, njė rrėnjė e tillė mungon pėr fjalėt det, ishull, pėr pemėt e kafshėt tropikale si, palma, arra e kokosit, tigri e deveja. Kjo i bėri studiuesit qė, logjikisht, ta pėrcaktonin qendrėn ose bazėn indoevropiane pėrreth maleve tė Kaukazit apo Uraleve. Megjithatė, mungesa e dorėshkrimeve e bėn tė vėshtirė njė pėrcaktim mė tė saktė e mė dogmatik.

Pėrcaktimi i kohės sė shpėrbėrjes

Kur filloi gjuha amė indoevropiane tė degėzohej e tė shpėrbėhej nė gjuhė tė tjera tė vjetra tė mėvonshme, prej tė cilave do tė zhvilloheshin gjuhėt e sotme simotra? Pranohet pėrgjithėsisht se gjuha ka tendencėn e ndryshimit me kalimin e shekujve. Pėr shembull, gjuha angleze e katėr shekujve mė parė, e pėrdorur nė dramat e Shekspirit, tani ėshtė arkaike, por ende e kuptueshme; kurse anglishtja e vjetėr e 12 shekujve mė parė, qė ndeshim te Beovulfi, ėshtė fare e pakuptueshme. Njohja e ritmit tė kėtyre ndryshimeve gjuhėsore e pajis studiuesin me njė mjet matės tė pėrafėrt, me anė tė tė cilit ai mund tė pėrcaktojė kohėn qė duhet pėr kalimin nga njė gjuhė nė njė tjetėr. Gjuhėt mė tė vjetra indoevropiane tė shkruara, tė dėshmuara rreth vitit 1400 p.e.s., ishin hititishtja, sanskritishtja, gjuha mikenase dhe greqishtja. Kėto gjuhė tashmė kishin ndryshuar shumė nga njėra-tjetra. Gjuhėtarėt llogaritin se duhet tė jetė dashur nga 2000 deri nė 3500 vjet qė njė gjuhė amė tė merrte forma tė ndryshme. Kjo do tė thotė se indoevropianėt, si folės tė njė gjuhe tė pėrbashkėt, datohen rreth vitit 4000 ose 5000 p.e.s.
Shihet qartė se gjuhėsia hedh edhe dritė edhe hije nė kėrkimin tonė pėr origjinėn parahistorike tė popullit shqiptar dhe tė gjuhės sė tij. Prandaj, nė kėtė pikė, edhe ne po ua lėmė special

Linda
# Postuar më: 7 Nëntor 2007 03:39


Shihet qartė se gjuhėsia hedh edhe dritė edhe hije nė kėrkimin tonė pėr origjinėn parahistorike tė popullit shqiptar dhe tė gjuhės sė tij. Prandaj, nė kėtė pikė, edhe ne po ua lėmė specialistėve qė tė merren me misterin e kėsaj ēėshtjeje. Por duhet theksuar se bashkėpėrkimi i pėrgjithshėm i mendimeve shkencore ėshtė se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janė pasardhėsit modernė mė tė afėrt tė ilirėve, pellazgėve dhe fillesave indoevropiane. Kjo e bėn edhe mė tė qartė arsyen pėrse ky popull i vjetėr ėshtė mbajtur i patundur pas gjuhės dhe kulturės sė tij tė lashtė. Ndonėse atdheu i tyre ėshtė pushtuar shpesh nga grekėt, romakėt, sllavėt e turqit dhe ndonėse ata shpesh kanė pėrdorur gjuhėra tregtie, tė importuara gjetkė, njerėzit, qė sot njihen si shqiptarė, kanė ruajtur me vendosmėri e sukses gjuhėn, zakonet, traditat dhe identitetin e tyre tė lashtė, pellazg e ilir.

Edwin Jacques "Shqiptarėt Historia e popullit shqiptar nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme" faqe 43-50

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.