Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Historia dhe Tradita! / 100 vjet krahinė autonome (Vetė Qeverimi)
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 9 Dhjetor 2016 11:14


Nėse e ke patriotizmin nė gjak, do tė thotė se e do shumė vendin tėnd dhe kjo ndjenjė shoqėrohet me vullnetin qė t'i shėrbesh atij. Kjo ėshtė njė nga shprehjet qė do t'i shkonte pėrshtat ēdo njeriu pavarėsisht vendit ku jeton, racės apo gjinisė. A ėshtė vjetėruar koncepti i patriotizmit nė kohėt moderne? A duhet futur nė njė kuti dhe tė lihet mėnjanė bashkė me historinė dhe duhet trajtuar vetėm pėr tė shkuarėn? Njė gjė ėshtė e sigurtė se nė kėtė shekull historia nuk ėshtė mė ajo e 100 viteve mė parė, por duhet mbajtur parasysh se tani kombi, atdheu dhe patriotizmi marrin mė shumė natyrė relative, pėrballė absolutes drejt sė cilės ne po pėrpiqemi tė shkojmė: Europės. Gjithėsesi patriotizmi nuk vdes, por rinovohet bashkė me gjithė jetėn dhe historinė e sotme dhe merr ato forma qė nuk janė njė lloj revanshizmi nė kohėt moderne, por njė tolerancė se i pėrkasim njė identiteti tėrėsisht europian. Prandaj jemi dakord me Stevensonin kur thotė se Patriotizmi nuk ėshtė njė shpėrthim i shkurtėr dhe frenetik i emocioneve, por pėrkushtim i lehtė, i qėndrueshėm dhe i qetė gjatė gjithė jetės.
Kaloi njė shekull nga 10 dhjetori 1916 kur patriotė tė mėdhenj e shpallėn Korēėn krahinė autonome dhe nderi i ngritjes sė flamurit i takoi Themistokli Gėrmenjit, pjesė e asaj plejade tė shquar tė rilindasve qė luftoi, siē ėshtė zakon tė thuhet, me pushkė e penė pėr mėmėdhenė, pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, derisa kulmoi me aktin mė sublim tė saktificės, me jetėn e vet. Nė kuadrin e veprimtarive tė shumta tė organizuara nė qytetin e Korēės, nė njė bashkėpunim institucionesh vendore dhe qendrore, vlen tė pėrmendet konferenca shkencore e zhvilluar sot nė Universitetin Fan S. Noli me temė: "Njėqind vjet nga vetėqeverimi i Korēės". Si asnjėherė institucionet mė tė larta tė shkencės sonė u mblodhen pėr tė hedhur dritė mbi historinė e kėsaj ngjarje tė shquar tė historisė sonė: Akademia e Shkencave, Qendra e Studimeve Albanologjike, Universiteti i Korcės me pjesėmarrje edhe ndėrkombėtare nga Franca, Maqedonia dhe Kosova. Por lind nevoja qė kjo ndėrmarrje tė bashkėrendohet edhe nė tė ardhmen dhe tė mbahet njė qėndrim shkencor, jo vetėm autonomisė sė Korēės, por edhe pėr gjarjet e tjera tė historisė sonė – theskoi nė pėrshėndetjen e saj Floresha Dado.
Tė flasėsh pėr kėtė ngjarje tė rėndėsishme historike, do tė thotė tė marrėsh nė konsideratė gjithė njerėzit qė me patriotizmin e tyre u bėnė mbėshtetės tė vendosur dhe mbrojtės vetmohues tė saj. Por, gjithashtu, do tė thotė tė marrėsh nė konsideratė dhe atė grup patriotėsh me nė krye Gėrmenjin qė ishte drejtuesi dhe ideatori i vetė aktit tė guximshėm tė autonomisė. Me tė drejtė ai ėshtė quajtur atdhetar i flaktė, rilindas fisnik, drejtuesi kryesor i Republikės sė Korēės, edhe pse duhet theksuar se kjo autonimi ishte e mbrojtur nga francezėt nė vitet 1916-1918, me ndėrhyrjen dhe ndėrmjetėsinė e Raul Vinetit, ushtarak qė ishte martuar me njė vajzė korēare. Pėr tė gjithė kėta patriotė patriotizmi duket se shkon nė unison me mendimin e njė mendimtari tjetėr tė shquar botėror kur thekson se e vetmja forcė dhe e vetmja e vėrtetė e kėsaj jete ėshtė dashuria. Patriotizmi nuk ėshtė (nuk duhet tė jetė, a.d.v) veē dashuri, miqėsi qė nuk janė veēse dashuri.
Themistokli Gėrmenji shfaqi dhe njė herė aftėsitė e tij si burrė i vėrtetė shteti, si diplomat vizionar, pasi ishte dhe frymėzuesi i gjithė organizimit tė structures, e pėrfaqėsuar nė administratėn e saj. Bashkė me 14 emrat e komisionit mori edhe gjithė peshėn pėr mbarvajtjen e jetės politike dhe shoqėrore tė krahinės. Mes emrave tė shquar mund tė pėrmendim atdhetarėt : Llambro Mborjen, Rafail Adhamin, Nikolla Vangjelin, Shaqir Shabanin, Tefik Rushitin, Hysen Dishnicėn etj.
E keqja e shqiptarėve janė vetė shqiptarėt - do tė na vinte ndėrmend kjo fjali pėr tė treguar se pėrēarja ėshtė faktori kryesor qė nė shekuj na ėshtė dashur tė mbetemi gjithmonė kafshatė e fuqive dhe fqinjve. Mė 9 nėntor 1917 njė skuadėr pushkatarėsh francezė, nė njė kospiracion tė gėrshetuar qarqesh, zbrazėn mbi Gėrmenjin plumbin e tradhtisė, duke ia dorėzuar pėrfundimisht emrin e tij historisė sė Shqipėrisė, sė Korēės dhe gjithė krahinės sė saj. Do tė mbeten lapidare fjalėt e tij para pushkatimit:
"Tė mė pushkatoni me gjoksin para dhe jo nė shpinė / skuadrės sė pushkatimit t'i jap unė vetė urdhėrin pėr zjarr / tė mos m'i lidhni sytė" – ishin kėto tri dėshirat e tij para se tė vdiste i akuzuar padrejtėisht se nuk kishte besė.
E shkurtėr si vetė pavarėsia e vendit mė 1912, kjo krahinė ishte njė ngjarje e madhe pas saj qė tregoi dhe njė herė se kur bashkohen forcat patriotike shqiptare arrijnė tė flasin me njė gjuhė dhe realizojnė me urtėsi detyra qė vetė historia shtroi para tyre. Kjo autonomi, edhe pse e pėrkohshme dhe jo me tė drejta tė plota, solli disa ndryshime qė rizgjoi ėndrrėn e popullit shqiptar pėr liri e pavarėsi, progres ekonomik dhe shoqėror dhe mbrojtje nga synime grabitqare shoviniste.
Por cila ishte jehona e kėsaj ngjarje madhore nė shtypin e kohės? Nė disa gazeta tė atyre viteve tė nxjerra nga arkivat me kėtė rast, mjaft t'u hedhėsh njė sy titujve dhe do tė shohėsh sesa vėmendje merr autonomia e njė krahine, e shprehur me fjalėt vetėqeverim.

Gazeta Adriatik e datės 11 dhjetor 1916 shkruan nė faqen kryesore : Vetė Qeverim i Shqipėrisė :
"Dje u mblodhė njėerėzia, sipas lajmės qė u dha, nė shkollėn tė Shėn Gjergjit qė mė orėn 9 gjėr nė 11 qenė mbledhur nė shkollėn. Mė orė 11...vjen Themistokliu si kur se dhe gjithė parėsia e Korcės. Njė shumicė mjaft e madhe ishte mbledhur si kur edhe ruga e gjėrėishte plot dhe pėrpara prefekturės ishin radhitur ushtria franceze. Populli nuk dinte shkaknė e mbledhjes dhe po prisnin me padurim hapjen e mbledhjes"

Po e njėjta gazetė njė ditė mė vonė 12 dhjetor 1916 shkruan: Nderim ne kolloneli Descoins dhe lavdin ne Franca
"Gazeta Adriatik me gaz tė math bėhet pėrgjigjės i popullit Korēės dhe kazasė sė saj qė tė dėftenjė njojtiet e mirėsisė ne kolloneli komandar z. Decuen i cili dėften me tė vėrtetė shėnjėn e Francės "liri, vėllazėri dhe njėihėsi" dyke marrė masa tė forta pėr tė sjellė nė kėtė vent dashurinė nė tė gjithė kombėtarėt, vėllazėrinė e qetėsinė, se intrigat, tė pėrndarat, zėnka dhe tė tjera e kishin sielė kėtė vent nė njė fatkeqėsiė tė madhe".

Nė njė gazetė tjetėr shkruhet titulli : Korcha madhestore edhe Franca liberale.
" Per se dyti here ungrit Flamuri madheshtor ne Korche, si dhe reth chargut Korches. O' ch lumteri, o 'sa gezim, i math per ate popull fatkeq qe vojti vitra me radhegjithe idherimetnga nje komp katilqe nuk ngopet me gjak Shqipetari...O popull trim I Korches merni ere liri te paqme, sallutoni Francen liberalle e qyteteruar e cila kur do here eshte perpjekur per chlirimin e kombeve vegjel".
Dhe nė fund disa vargje tė gazetės Adriatiku, datė 15 dhjetor 1916, me siglėn P.K, kujtojmė se letėrsia e kohės ishte mbėshtetėse e plotė e patriotizmit dhe e ngjarjeve tė njė llojė rilindjeje tė pėrkohėshme, ku lexojmė:
Flamuri q' ungrit nė Korēė

Prite shqipen me dy krerė
Me flamurin qė valon
Ardhi dita dhe njė herė
Pėr mi Korcėn fluturon

Me tė gjithė anėt pėrpiqet
Armikėt po i dėbon
Si dragua po vėrtitet
Kur i zė i copėton.

Arjan Kallēo, Jorida Dhėmbi


Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.