Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Historia dhe Tradita! / A kujdesėt ndokush pėr varrezat e pėrbashkėta tė gjilanasve!?
Autor Mesazhi juaj
Gallapjani
Anëtar
# Postuar më: 17 Nëntor 2016 15:43


A kujdesėt ndokush pėr varrezat e pėrbashkėta tė gjilanasve!?

Ukshin Zajmi

A ka nė Gjilan dhe jashtė Gjilanit varreza tė pėrbashkėta tė gjilanasve tė vrarė gjatė luftėrave tė kaluara? Nė kėtė pyetje ėshtė mjaft vėshtirė tė pėtgjigjet ndonjė gjilanas, por nė bazė tė hulumtimit tė arkivave tė ndryshme dhe mbamendjės sė gjilanasve tė vjetėr mund tė mėsohet se ku janė varrosė gjilanasit qė janė vrarė e masakruar qė nga Luftėrat Ballkanike e kėndej. Mirėpo a ėshtė interesuar ndonjė individ apo ndonjė segment tjetėr institucional pėr tė bėrė hulumtim rreth kėsaj ēėshtje ėshtė vėshtirė tė pėrgjigjet ndokush! Pėrderisa nė shtetėt fqinje tė Kosovės bėhet shfletimi i dokumenteve arkivore dhe hulumtohet mbamendja e qytetarėve, pėr tė hulumtuar varrezat kolektive e tė vrarėt e tė zhdukurit e popullatės sė tyre, nė Kosovė rreth kėsaj heshtėt, pėr tė kaluar kėshtu nė harresė, e dihet se, ai popull qė e harron tė kaluarėn, ajo edhe fare lehtė, mund t'i pėrseritet.
Pėr tė mos iu bashkangjitur varganit tė pėrsonave qė heshtin ate qė kanė pare, dėgjuar e lexuar, mora guximin qė tė shkruaj pėr ate qė kam dėgjuar gjatė bisedave tė ndryshme dhe punės sime profesionale si gazetar nė Gjilan e pėr Gjilanin, pastaj nga ajo qė kam lexuar dhe shenuar skeda pėr kėto ēėshtje.
Ne njė ndejė odash nė Gjilan, Tahir Radeci, si puntor i njė ndėrmarrjeje ndėrtimore nė Gjilan tregonte se, duke mihur themelin e shtėpisė kolektive tė baninimi afėr objektit tė Agjensionit tė pylltarisė nė Gjilan , qė gjindet nė mes tė Gjimnazit tė ri, Shitorės Viva Fresh dhe shkollės sė mesme teknike, kishte hasur nė njė varr, nė tė cilin kishte qenė njė femėr, thuaja se e ballsamosur, por mė tė takuar me diellin, ajo kufomė ishte shėndrruar nė hi e pluhur. I interesuar pastaj pėr tė kuptuar mė shumė, kam mėsuar nga pleqtė gjilanas, se hapsira tokėsore qė ėshtė pėrdorur pėr fidanishten e menjiherė pas Luftės sė Dytė Botėrore, paska qenė varreza koletive tė gjilanasve tė vrarė gjatė Luftėrave ballkanike dhe Luftės sė Parė Botėrore. Wshtė pėr t'u habitur se si nuk u zbulua apo lajmėrua asnjė gjurmė varrezash nga gėrmimet pėr ngritjen e gjithė atyre objekteve qė tashme janė ngritur nė atė territor. Njė rast i gjetjes sė eshtrave gjatė vitit 2003, pėr ēka u njoftua Televiozioni MEN, qė punonte atėherė pėrpak qė nuk u bė aferė pėr t'u mėshef ky rast. Dhe nuk ėshtė habi qė edhe nė Stadionin e qytetit hapen vrima tė frikshme e quditėse. I ndjeri Fahredin Begjeti, ka thėnė se edhe istikamet (tabet) e qė i kanė hapur gjermanet prej shkollės sė sotme ekonomike e deri nė lumin Mirushė kanė qenė tė mbushura me kufoma tė gjilanasve. Po ky rrefimtar, ka dėshmuar se istikame (tabe) tė tilla ka pasur edhe pėrgjat parkut nė qendėr tė qytetit.
Varrezė tjetėr kolektive e gjilanasve dhe anamoravasve ndodhet nė oborrin e kazermės sė Forcave tė Sigurisė tė Kosovės. Kėtė varrėze e ka parė dhe sot edhe mund ta lokalizon (ubifikon) Ali Kajtazi, i cili ėshtė gjallė dhe vetė i ka parė kufomat nė te nė kohėn kur ka qenė fėmijė, e cila u takon viktimave, kryesisht shqiptare, tė varė gjatė ditėve tė Masakrės sė Gjilanit. Po nė kėtė lokalitet, por nė pjesėn e kundėrt, nė jug, ėshtė thėnė se ndodhen tė groposura eshtrat e pesė vetave tė grupit tė Hasan Alisė (Remnikut).Varreza tė tilla, por tė shpėrndara po tė kėsaj kohe, gjinden edhe nė pakun e tashėm prapa Kombinatit tė duhanit, e tė tilla ka pasė edhe nė lokacionin e gurėthyesit "Gllama" por qė tė gjitha janė asgjasuar apo mbulluar me dhe .
Trupa tė pajetė tė shqiptarėve, po tė kohės sė Masakrės sė Gjilanit janė hudhur edhe nė njė gropė, e cila ka qenė nė skajin jug-lindor tė varrezave tė sotme tė qytetetit tė Gjilanit, e gjilanasit flasin se Hamit Malisheva, ka numėruar aty qindra e qindra kufoma tė hudhura.Nuk duhet harruar se dikund nė kėto lokacione apo gjetiu janė hudhur edhe tė pushkatuarit, paria dhe intelektualėt gjilanas, tė varė prej 16 Nėntorit tė vitit 1944 e deri me 23 dhjetor tė atij viti.
Varreza kolektive tė gjilanasve e tė banorėve tė Anamoravės ka edhe nė territore tjera tė Kosoves, mbase edhe nė territoret tjera tė vendeve tė ish Jugosllavisė. Pos Tivarit, e Beēejit varreza masive tė gjilanasve ka edhe nė Drenicė e vende tė tjera. Nė Arėn e Dervish Bazajt nė Tėrstenik tė Drenicės ėshtė varreza 17 vetave nga kjo anė: Muharrem Ibrahimi, Mehmet Sllamniku, Reshat Sherifi, Bislim Muharrem rrahmani, Ramadan Z. Islami, Ibrahim Fetahu, Qerim Jusufi, Hysen Abedini, Ahmet Tasini, Ilaz Hyseni, Rexhep Halimi, Hyseni i Elez Rekės, Sylejman Hasani, Kurtesh Shaqiri, Hasan Berberi, Murat Musliu e Nazim Ballanca. Kėtė varrezė e kanė zbuluar dhe rregulluar familjarėt, por asnjė udhėheqės e pėrfaqėsues institucional nga Gjilani nuk e ka vizituar. Varrezė e 18 gjilanasve ndodhet dikund nė rrethinėn e Deēanit, sigurisht tė vrarė nga luftimet qė janė bėrė afėr Rr'pijave, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Sipas dėshmisė sė Raif Halimit nga Cėrnica: Isuf Gjilani, Shaban Dėrvishi, Xhafer Lladova e Mulla Hysen Bllaca, janė vrarė e varrosur nė varrezat e atėhershme tė Pejės, e qė trash ėshtė park I qytetit. Ngajrjen Raif Halimi e kishte vėshtruar nga dritarja e kullės sė Zajmėve tė Pejės. Flitet se Tahir Devaja e Hajrush Ramjani janė tė varrosur tek "Vorri nėn mollė" qė gjindet nė oborrin e Shasivar Ali Kodrės nė Prekaz tė Poshtėm.
Janė kėto vetėm disa detaje ėr varrezave kolektive tė gjilanasve dhe anamoravasve, tė cilat i kam evidentuar nga rrefimtarėt e ndryshėm apo lexuar nga libra tė shkruara, por me siguri ka edhe nė vende tė tjera, andaj duhet angazhuar ndonjė asociacion qpftė institucional apo shoqėri civile e cila do tė gjurmonte pėr tė zbuluar edhe varreza tė tjera, pėr ēka supozoi se ka. Pėrndryshe, nėsė kjo punė nuk bėhet kėto varreza do tė mbesin tė zhdukura ashtu siē janė, e nėse nuk gjenden, atėherė do tė mbetėt e pa hulumtuar kjo pjesė e historisė sonė, e vaj halli nėsė na pėrseritet sėrish.

Referenca:

1.rrefim i Tahir Bajrami (Radeci)
2. rrefim i Fahredin Bexhetit
3. rrefim i Ali Kajtazit
4.rrefim i Ilmiut tė Livoqit
5.rrefim i Halim Jetishit
6.Muharrem Bajrami: Batalioni kosovar i rinisė 1944/45, Gjilan, 2006
7.Reshat Ramadani:Gjilani, terrori, represioni dhe ekzodi 1944/45, Gjilan, 2002

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.