Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Historia dhe Tradita! / Robespieri : Ta shpėtojmė lirinė me terror
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 28 Korrik 2016 11:43 - Modifikuar nga: Arjan Kallco


Ngjarjet e shumta vtė kėtyre dy javė tė fundit nė botė, por edhe tė muajve mė parė duket sikur tė shtyjnė tė mendosh se asnjėherė historia e shkuar nuk perėndon, por ngre krye dhe herė pas here pėrsėritet, edhe pse kurrė tė ngjashme. Pushteti mbetet pėrherė pushtet, pavarėsisht sistemeve dhe "armiqtė e pushtetit gjithmonė armiq". Liria ėshtė fjala mė e madhe dhe mė e thellė qė mund tė ekzistojė nė shoqėrinė njerėzore, por asnjėherė nuk e ka marrė kuptimin e saj tė vėrtetė. Nė emėr tė saj flasin tė gjithė, por kur vjen puna pėr tė krijuar kushte qė tė jetė sa mė e gjerė dhe e plotė, sigurisht brenda caqeve tė shoqėrisė, tė gjithė e braktisin atė dhe e lėnė jetim. Liria nė kutpimin e saj ėshtė drejtėsi, prandaj bota sot kėtė fjalė e ka flakur tutje, bile me pėrbuzje tė madhe. Luftrat, grushtet e shtetit, pėrplasja e interesave tė mėdha ekonomike dhe politike janė dėshmia mė e qartė se liria(drejtėsia) nuk i pėrket kėsaj bote. Referimi me tė shkuarėn ndeshet pikėrisht tek Robespieri dhe jakobinėt dhe tė duket se kjo ėshtė shndėrruar nė njė shkollė pa tė cilėn asnjė politikan, klasė politike apo sistem nuk mund tė bėjė dot. Natyrisht nuk mund tė jesh dakord me disa mendime tė shprehura nė kėtė artikull tė njė gazetari tė huaj, por konkluzioni ėshtė i njėjtė: lirinė vetėm shpalle, deklamoje dhe martirizoju si idhtari mė i flakėt i saj, por mos e jep kurrė atė. Edhe ngjarjet e fundit nė Shqipėri flasin pėr njė lloj gjinie e marrė hua nga letėrsia, teatri, por njė teatėr komik pėr fatin tonė tė keq dhe qė mbyllet gjithmonė me kufizimin e LIRISĖ, pra tė DREJTĖSISĖ.

Asnjė protagonist tjetėr i Revolucionit francez nuk ka ngjallur kaq shumė pasione tė kundėrta si Robespieri. Askush tjetėr nuk ka ngjallur gjykime kaq tė ndryshme: mbrojtės i paepur me ēdo kusht i parimeve revolucionare pėr disa; pėrgjegjės, sipas tė tjetėrve, se e drejtoi revolucionin qė ta sakrifikonte lirinė individuale, qė vetė ai e kishte shpallur, pėruruar para diktaturave demokratike tė para moderne. Sot, pasi ėshtė ezauruar nga koha ajo rrymė historiografike jakobine-komuniste qė pėrkujtonte Robespierin si njė lloj pararendėsi tė Leninit, janė gjykimet e dyta, ato kritiket, qė mbizotėrojnė. Por nuk pushon kėrkimi i njė tundimi dyfish rreth figurės sė tė Pakorruptueshmit – siē e quajnė Robespierin.
Ėshtė njė tundim qė pėrzihet me sikletin qė ndjeu Cesare Vetteri nė prezantimin e Fjalorit Robespier, bashkė me dy studiues tė tjerė tė Universitetit tė Triestes, njė vepėr madhėshtore dhe ambicioze, qė rallė bota universitare italiane, kronikisht pa fonde, arrin tė prodhojė, tė paktėn nė fushėn e disiplinave historiko-politike. Bėhet fjalė pėr njė punė qė pėrpiqet ta objektivizojė studimin e figurės sė Robespierit, pėrmes mjeteve tė leksikometrisė, pra tė analizės sasiore tė fjalėve, tė veēanta, apo tė grupuara qė pėrdoren mė shumė tė frekuentuara. Fjalori paraqet, nga kjo pikėpamje, konfirmime dhe befasi. Mes tė parave prania e shumtė e referimeve robesiperiane pėr VIRTYTIN, si qendra e gjithė projektit jakobin; mes tė dytave kujdesi me tė cilin i Pakorruptueshmi e pėrdorete fjalėn terror.
A mundet qė denduria e pėrdorimit tė disa shprehjeve, apo fjalėve ēelės na bėn t'i kuptojmė, deri nė fund, ngjarjet historike me njė dimension tė fortė ideologjik, ku ēdo fjalė ėshtė e gatuar me ndjenja dhe pasione dhe shpesh lidhet me njė horizont shpėtimtar? (Mbretėria e barazisė fillon – thoshte Robespieri nė shtator 1792). Megjithatė nė rastin e Revolucionit francez, pikėrisht vėmendja ndaj leksikut tė pėrdorur, del shumė i dobishėm, sepse tė lejon ta fokusosh si njė karakteristikė tė veēantė, sidomos gjatė qeverisė sė Komitetit tė shėndetit publik: pėrplasja e brendshme nė frontin e revolucionarėve u zgjidh me vdekjen e atyre qė ishin pakicė.
E dimė tashmė se kjo luftė e brendshme, nuk mund tė na ēojė nė shprehjen e interesave shoqėrore, siē kishte besuar historiografia marksiste, qė i drejtohet ligjėrimin revolucionar si tė tillė, pikėrisht leksikun. Revolucioni kishte shėnuar shfaqjen e njė subjekti politik, popullin; prandaj kishte krijuar njė konkurrencė tė vazhdueshme mes atyre qė flisnin nė emėr tė tij.
Para Dantonianėve, Brissotianėve dhe Pobespierėve, protagonist i vėrtetė i revolucionit ishte – sipas historianit F. Fyret – rrethi semiotik: pėrplasja politike shndėrrohej nė njė luftė qė tė vendoste se kush e pėrfaqėsonte vėrtet vullnetin e popullit. Vetė populli e dėshiron gjithmonė tė mirėn, por vetė nuk e sheh gjithmonė – shkruan Rusoi nė njė pasazh tė Kontratės shoqėrore dhe qė Robespieri e citonte shpesh (pėr tė cilėn perceptojmė njė jehonė edhe nė demokracitė bashkėkohore: tė mendojmė pėr shumė komente rreth votės sė Brexit). Ai pasazh mund tė lexohej si njė justifikim i aftėsisė mė tė madhe tė elitės revolucionare, nė lidhje me pjesėn tjetėr tė popullsisė, tė pėrcaktohet ajo qė ėshtė e mira pėr popullin; ia hapte kėshtu rrugėn njė lufte brenda vetė frontit revolucionar, mes pozicioneve tė ndryshme, secili shpallte se reflektonte interesin dhe vullnetin e vėrtetė tė popullit.
Tė pazotė tė njohim legjitimitetin e interpretimeve tė ndryshme tė vullnetit popullor, i konceptuar njė dhe i pandarė, si sovraniteti i republikės, jakobinėt e konsideronin divergjencat politike nė kufijtė e patologjisė. Pėr ta shpjeguar mė qartė, tė ēonin nė motivime tė parrėfyeshme, sė pari nė tradhėti, qė pėr Robespierin u bė shpejt njė ide fikse origjinale. Gjithnjė e mė shumė filloi tė shikonte kospiracione, ta lexonte realitetin nga pikėpamja e manikeizmit paranojak qė e ndante botėn nė njerėz tė virtytshėm dhe tė korruptuar.
Brenda kėtij universi mendor tė mbushur me komplote u krijua ligji 22, mė 10 qershor 1794, qė e reformonte procedurėn e Gjykatės revolucionare, duke e shtypur mbrojtjen dhe provat, duke e ngritur numėrin e ekzekutimeve kapitale. Pikėrisht komploti i konceptuar – thotė Vetteri nė hyrjen e Fjalorit – mund tė na ndihmojė ta shpjegojmė evolucionin e qėndrimeve tė Robespierit qė, nė vitin 1791, ishte deklaruar kundėr dėnimit me vdekje, ndaj dhunės dhe pėrdorimit tė gjerė tė gijotinės.
Analiza e leksikut tė Robespierit na lejon tė kapim edhe kuptimin e ndryshėm qė disa fjalė marrin nė pak vite. Nė fillim me lirinė publike lideri jakobin synon t'i referohet tėrėsisė sė lirive politike dhe civile qė mund ta kėrcėnojnė pushtetin. Nė njė kuptim tė tillė qė ndaj saj nuk janė tė huaja implikimet liberale. Gjatė terrorit liria publike bėhet sinonim i mbrojtjes sė revolucionit ndaj armiqve tė brendshėm dhe tė jashtėm nė njė ujdi mes tyre.
Me tė drejtė Vetteri thekson se Robespieri, si i gjithė jakobinizmi, nuk donte ta anullonte individin nė shoqėri. Por ėshtė vetė dinamika e revolucionit, njė dinamikė e pakontrolluar dhe e pakontrollueshme pėr ata qė nuk njohin asnjė legjitimitet ndaj dallimit tė mendimit dhe divergjencave politike, qė tė shtyn pafundėsisht nė shtypjen e lirisė individuale.
U zgjodhėn fjalė qė gjenden jo mė pak se 500 herė dhe bashkė me fjalinė ku ėshtė pėrdorur. Qėllimi i shoqėrisė – thotė Robespieri nė janar 1793 – konsiston nė lumturinė e individėve dhe tė gjithė shoqėrisė. Fjala lumturi ėshtė mes fjalėve qė rezultojnė mė tė pranishme, 491 herė. Pėrmbajtja e saj ndryshon me ecurinė e revolucionit, sakrifikimin progresiv tė pjesės sė parė, ndėr tė dy fjalėve, pikėrisht lumturinė e individit. Nė shkrimet dhe fjalimet e udhėheqėsit jakobin liria evokohet vazhdimisht nė format e shumta : liri individuale 63 herė, publike 153 herė, civile 35 herė. Diktatura ėshtė cituar 90 herė prej Robespierit pėr ta pėrgėnjeshtruar akuzėn e ēuditėshme qė saktėsoi njė tė tillė. Armiqtė e popullit 96 herė: armiqtė mė tė mėdhenj tė popullit janė pikėrisht ata qė pėrdorin shprehje republikane, qė t'i mashtrojnė mirė qytetarėt. Virtyti pėrdoret mbi 500 herė, pra 681 nė njėjės dhe 363 nė shumės. Fjala Terror ėshtė e pranishme 149 herė nė kuptimin negativ, por me njė pėrjashtim qė e lidh me virtytin: Nėse parimi nxitės i qeverisė popullore nė paqe ėshtė virtyti, gjatė Revolucionit janė bashkė virtyti dhe terrori.

Arjan Kallēo

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.