Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Historia dhe Tradita! / Sakrificat e familjes Kosumi nga Tygjeci
Autor Mesazhi juaj
Gallapjani
Anëtar
# Postuar më: 8 Prill 2016 15:38


Sakrificat e familjes Kosumi nga Tygjeci

Ukshin Zajmi:

Nė familjen Kosumi tė fshatit Tygjec te Dardanės, (ish Kamenicės nė Kosovė), nėnfamilja Behluli qė rrjedh nga Rama e Zenami, ndjenja atdhetare asnjėherė nuk ėshtė shuar, por ajo pėrditė e mė shumė ėshtė zgjėruar duke arritur deri nė sakrificėn pėr atdhe. Se ėshtė kėshtu, dėshmon rrjedhėshmėria e veprimeve nėpėr kohė.
Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare tė pėrcaktuar nė Kongresin e Berlinit, u angazhuan tė gjithė banorėt e kėsaj ane. Pas Luftės sė Velegllavės, qė u zhvillua nė muajin qershor tė vitit 1944, udhėheqja ushtarake e mbrojtjes se kufirit tė Kosovės, e dinin se forcat e ashtuquajtura partizane tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare tė Serbisė qenė tė shtrenguara nga sulmet ēetnike pėr t'u larguar nga territori i Jabllanicės nėpėr Kosovė e pėr t'u kthyer, siē thonin ata, sėrish nė territor tė Kopaonikut. Mirėpo, dihej se kah kalonin kėto forca, shkretonin vendin duke vrarė e plaqkitur, andaj kufiri mbrohej ditė e natė. Me 26 korrik tė vitit 1944, nė orėt e hershme tė mėngjesit nė kufi, te Kika e Velegllavės, u hetuan forca tė shumta tė ushtarėve serbe qė synonin hyrjen nė territor tė Kosovės. Sipas ditarit tė Koēa Popoviqit, komandant i sapozgjedhur i Shtabit Kryesor tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare tė Serbisė, kalimit tė kėtij kufiri ia mėsyen divizioni i 11, 14, 24 dhe i 25-I, i kėsaj ushtrie. Pra, rreth 8000 ushtarė.
Forcat ushtarake shqiptare tė komanduara nga Fuat Dibra dhe ato vullnetare tė komanduara nga udhėheqėsit lokale e nėn drejtimin e Mulla Idriz Gjilanit, hetuan levizjet dhe me njė gjuajtje me top nga kisha nė kufi tė Tygjecit e Gmicės lajmėruan ardhjen e forcave pushtuese. Edhe nė front filluan krismat nga armė kėmbėsorisė. Nė kėto rreshtime luftarake gjindej edhe Ahmet Fetah Kosumi. Babai i tij Fetahu, duke dėgjuar rrjedhėn e krismave tė armatimit, vendosi qė tė shkon nė front pėr tė parė djalin Ahmetin, por edhe pėr tė ndihmuar nė mbrojtje. Me tė arritur nė Lakun e Zhujės, Fetahu hyn nė front dhe duke luftuar, armikun e shtyjnė nja 50 metra nė brendi tė kufirit nė Serbi. Aty i hargjohet municioni dhe kėrkon nga shokėt plumba. Kur shoku i tij, Duli i Januzit, ia hedh disa plumba. Ai zgjatet pėr t'i marr dhe zbulohet dhe qėllohet nga ushtarėt serb dhe nė at vend, pra nė Lak tė Zhujės, edhe vdes. Po kėtė ditė nė vendin e qujatur Kroi i Lakut vrahet edhe udhėheqėsi i kėsaj njėsie tė mbrojtėsve tė kufirit Lam Shahiqi. Kuptohet se edhe kjo luftė pėrfundoi nė favor tė forcave shqiptare, duke u prapsuar forcat e ashtuquajtura partizane, tė cilat, sipas Koēa Popoviqit ishin 10 herė mė tė medha se forcat shqiptare.
Kufomėn e Fetahit, sipas rrėfimit tė Shaban Ramės, dėshmitar okular, me qerren dyrrotėshe, qė e bartėn Lam Shahiqin deri tė shtėpia e tij, e sollėn Fetahun deri te shtėpia e Abaz Sijarinės, ku ka dalė qerrja e familjes dhe e kanė marrė, e tė nesėrmen me 27 korrik tė vitit 1944, e kanė varrosur nė varrezat familjare nė Tygjec. Pėrndryshe Fetahu ishte 43 vjeēar dhe pas vete la djemt: Ahmetin, Ruhanin e Lamin, pasardhėsit e tė cilėve tash jetojnė nė Prishtinė.
Nga kjo familje, pas tetė muajsh , nė mars tė vitit 1945, nė Ferizaj nė vendin e quajtur
Kėrshllajat mbi mullirin e Kukajve u vra edhe Mehmeti i Bajramit, nip i Fetahut. Nė mars tė
vitit 1945, me largimin e shqiptarėve nga udhėheqja kryesore e njėsive partizane tė Kosovės, e
me qėllim tė zbrazjes sė saj nga meshkujt e aftė pėr tė mbrojtur trojet e veta, u dha urdhėri pėr
mobilizim tė meshkujve prej moshes 15 deri nė 75 vjeqare, e pėr t'i dėrguar nė Frontin e Sremit
dhe nė ate tė bregdetit Adriatik. Nė kėtė mobilizim u morėn edhe tė gjithė meshkujt e familjes
Kosumi: Ahmeti e Ruhani tė Fetahut, Mehmeti i Bajrami, Rrustemi i Behlulit, Shabani i
Mahmutit dhe u sollėn nė Gjilan. Kėtu, udhėheqėsi i fshatit Demiri i Veselit kėrkoi nga
pėrgjegjėsi i komisionit pranues, Giga i Lenkut, serb nga Maroca qė, Mehmetin ta kthej nė
shtėpi, se ishte i vetmi djalė, por, ai nuk pranoi, andaj nga ky grumbull meshkujsh u kthye
Ahmeti. Meshkujt e Tygjecit, nga Gjilani udhtuan pėr Ferizaj, kėtu ėshtė qėndruar 12 ditė dhe
gjatė kėsaj kohe ėshtė punuar nė bartjen e municionit qė ka mbetur nga Gjermanėt.
Ė shtė interesant, thot Shaban Rama, i cili ka qenė nė kėtė aksion, kemi bartur gėzhojat e granatave ve, e granatat veē. Njė granatė ka qenė e rėndė 42 kilogram. Dy ditė pa u larguar nga Ferizaji pėr nė Prizren e pastaj pėr nė Tivar e frontin e Adriatikut, mbi mullirin e Kukajve grupi prej nja 30 vetave me municion nė duar ėshtė ulur pėr tė pushuar. Duke leshuar granatėn nė tokė, njė pėlset dhe aty plagosėn 22 veta. I plagosur rėndė kėtu ishte Mehmeti i Bajramit, tė cilin pėr nė vendbanim, tek baraka nė Sallahane-spitali i Ferizajit bartin e Rrustemi dhe Ruhani. Unė, thot Shaban Rama me njė tjetėr e morėm Ismajlin e Halimit pėr ta dėrguan deri nė vendbanim. Nė ndėrkohė arriten disa qerre dhe i morėn tė plagosurit. Prej Ferizajit, tė plagosurit u dėrguan nėpėr spitale. Mehmet Kosumi, Ismajl Kosumi e Zahir Korēa u dėrguan nė spitalin e Mitrovices, ku Mehmet Bajram Kosumi dhe Zahir Korēa vdiqen, ndėrsa nė spitalin e Prizrenit janė dėrguar Sejdi Bajram Kosumi e Zeqiri i Latifit-Pireva. Nuk arritėm tė mėsojmė emra tė te plagosurve tjerė.
Nė bazė tė te dhėnave, se Eshaloni i tretė, pėr nė Tivar nga Prizreni u nis me 27 mars tė vitit 1945, mund tė thuhet se ngjarja e plagosjes nė Ferizaj ndodhi me 24 mars tė atij viti, me ē'rast u plagosėn 22 veta, prej tė cilėve dy tė cituarit mė parė vdiqen.Mehmeti ėshtė varrosur dikund nė Mitrovicė, varr ky qė pėr familjen nuk ėshtė bėrė i ditur asnjėherė, dhe kjo familje ėshtė shuar, nga se kur vdiq, ai ishte 21 vjeēar dhe i pamartuar, ndėrsa babai i tij ishte i vejė dhe plak.Pėrndryshe, po kėtė ditė ka ndodhur edhe njė shpėrthim granate, por ai nė kazermen e Ferizajit, me ē'rast, si ē'thot Shaban Rama ėshtė vrarė njė epror partizan, ndėrsa ėshtė plagosur Sinan Ramė Krivenjeva nga Stagova e Kaēanikut, kėtė autorit ia ka thane vetė Sinani.
Kjo familje edhe nė luftėn e fundit dha njė viktimė - Pėrparim Behlul Kosumin-18 vjeēar.Pėrparimi bashkė me familje u pėrzu nga shtėpia me 30 mars tė vitit 1999, nga rruga e Bledit nė Prishtinė. Deri me 19 prill ata qėndruan nė lagjen Bullaj tė Marecit. Pėrparimi atje u paraqit nė Shtabin e Zonės Operative tė Karadakut nė Zllashė , por nė mungesė tė armatimit, i thanė qė tė presė ftesėn, tė cilėn nuk e mori. Pas largimit nga Bullajt, edhe Pėparimi pėrjetoi gogloten e rrugėtimit nėpėr rrugėn deri nė Prishtinė. Pas shumė peripetive duke paguar jetėrat e njerėzve, duke pėrjetuar plagosjen e dy dhėndurve Ibrahim Makollit e Shaban Tashollit, edhe Pėrparimin e ndanė nga kolona te shtėpia e Sabit Krasniqit nė Makoc sė bashku me Fehmi Makollin dhe sheh Aziz Makollin me 21 prill.
Trupi i pajetė i Pėrparim Behlul Kosumit u gjet nė varrin masiv nė Pėrronin e Thellė tė Grashticės, te Mulliri i Arifit gjatė zhvarrimit qė filloi me 17.10 tė vitit 1999, dhe pas obduksionit u varros nė varrezat nė lagjen Hoxhaj tė Makocit.
Pasardhėsit e familjės sė Behlul Ramė Kosumit, mbrenda 55 viteve, prej vitit 1944 e deri nė vitin 1999, pėr mbrojtjen e tokės Dardane, pra Kosovės, dhanė tre veta: Fetah Behlul Kosumin me 26 Korrik tė vitit 1944 nė Kikė tė Gallapit, Mehmet Bajram Kosumin me 24 mars tė vitit 1945 nė Kėrshllaja tė Ferizajit dhe Pėrparim Behlul Kosumin me 21 prill tė vitit 1999,nė Grashticė tė Prishtinės.

Referenca:
1.Ali Sh. Berisha: Bashkia e Llukarit II, Prishtinė, 2000
2.Bislim Pireva: Dhuna shekullore serbe nė Gallap, Prishtinė, 2010,
3.Institut za Istoriju Kosova: U vatri revolucije, Prishtinė, 1981,
4.Shefik Shkodra: Lam Hasan Shahiqi, Prishtinė, 2014
5.KOČA POPOVIĆ: BELEŠKE UZ RATOVANJE (http://www.znaci.net/00001/29_6.htm)

Rrėfimtarė:
1.Shaban Mahmut Rama, Gjilan, 2016
2.Muharrem Sejdi Kosumi, Koretin, 2016
3.Haqif Zahir Korēa, Dardanė, 2016
4.Njazi Hajdari, Ferizaj,2016
5.Arsim Behlul Kosumi, Prishtinė, 2016

Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.