Na ndiqni ne facebook
  Diskutim-Hyrja - Repliko - Kërko - Kontakto  
bord.gazetakritika.net / Politika dhe Ekonomia! / Zygmunt Bauman : Revolucioni kulturor ėshtė njė sipėrmarrje afatgjatė (II)
Autor Mesazhi juaj
Arjan Kallco
Anëtar
# Postuar më: 16 Maj 2017 14:45


Gjėja e parė qė tė lind nė mendje, kur pėrmendet progresi, ėshtė perspektiva qė gjithnjė e mė shumė vende pune kanė prirjen tė pakėsohen pėr njerėzit, duke i zėvendėsuar me robotėt; sikur tė bėhej fjalė pėr tė pėrhershmin malin e thepisur qė duhet kapėrcyer gjatė njė beteje pėr mbijetesėn qė ka detyrimisht nevojė qė tė kryhet. Sipas tė gjitha kėrkimeve tė disponueshme Millennials (tė rinjtė qė shfaqen nė botėn e punės dhe pėrballen me sfidat e vetėmjaftueshmėrisė sė rritur tė bashkuara me pasigurinė endemike nė kėrkim tė njė pozicioni shoqėror tė mirė, tė kėnaqshėm, nxitės dhe tė njohur) ėshtė brezi i parė nga paslufta qė shprehin drojtjen se do ta humbin pozicionin shoqėror tė arritur prej prindėrve tė tyre, nė vend qė ta pėrmirėsojnė. Pjesa mė e madhe e Millennias-it pret qė e ardhmja tė sjellė pėrkeqėsime tė kushteve tė tyre tė jetės, nė vend qė ta hapin rrugėn ndaj pėrmirėsimeve tė mėtejshme, ashtu siē ndodhi me baballarėt e tyre, qė i mėsuan tė kėrkojnė dhe punojnė nė kėtė drejtim. Njė vizion i tillė i njė progresi tė jetuar si i pandalshėm parashikon kėrcėnimin e njė humbjeje, nė vend qė tė shpresojnė nė fitore tė reja dhe ajo shoqėrohet me njė dislokim shoqėror dhe degradim tė vetė kushteve, sesa me mundėsinė e njė pėrparimi dhe evolucioni. Ashtu siē e ka nėnvizuar David Lowenthali nė njė prej studimeve tė tij se nėse shpresat nė progres treten, trashėgimia na ngushėllon me traditėn. E kthejmė shikimin tonė pas ndaj mendimeve tė vėrteta tė shkuara, tė karakterizuara nga mbrojtja e sigurtė, e ofruar nga komuniteti i pėrkatėsisė dhe nga tributė qė e luftojnė njėra-tjetrėn pėr njė kuotė mė tė madhe sesa pasuria e botės. Nė pėrfundim tė studimit tė tij shumėformėsh dhe monumental, Lowenthali sugjeron se rivaliteti miop ėshtė endemik me vetė natyrėn e trashėgimisė. Tė kėmbėngulėsh se ishim tė parėt, apo mė tė mirėt, pėr ta kremtuar atė qė ėshtė jona dhe i pėrjashton tė tjerėt, ėshtė gjithēka tek e cila ngrihet koncepti i trashėgimisė. Njė pasuri bazohet tek krenaria dhe njė qėllim kolektiv, por duke vepruar kėshtu, nxit dallime mes tė mirėve (ne) dhe tė ligjve (ata). Besimi tek pasuria, pasuritė e privilegjuara dhe retorika e trashėgimisė, i ndezin armiqėsitė, nė veēanti, kur pasuria jonė e vetme duket se ėshtė nė rrezik. Miopia e fshehur, i nxit konfliktet; padija e pengon reciprocitetin. Tė marrosur nga pasuria e pranuar si trashėgim, tė verbėr pėrballė asaj tė tė tjerėve, jo vetėm e shmangim ballafaqimin, por heqim dorė nga pėrfitimet e saj.

Nė mbyllje tė esesė suaj pėrshkruani si urgjente nevojėn qė krijimtaria kulturore duhet tė subvencionohet nga shteti. Pėrtej shpresės, a e keni nė mend ndonjė, ose mė shumė shtete qė nė gjendjen aktuale mund t'i kenė kartat nė rregull dhe vullnetin qė ta fillojnė njė politikė tė kėtij lloji?


Njė proverb i vjetėr thotė: nė kohėn e luftės, muzat heshtin. Kjo nuk ėshtė e gjitha e vėrtetė, mjaft tė mendosh se krijimet mė tė mėdha nė historinė e kulturės u ngjizėn nė kohė tė errėta, me njė mizori ēnjerėzore; por qeveritė, duke u pėrqėndruar tek promovimi dhe praktika e mosmarrėveshjeve tribale – ose nė konkurencėn e pamėshirshme dhe aqrmiqėsinė e llojit tribal, sesa tek kooperimi ndėrkombėtar qė mund ta shtojė pasurinė e pėrbashkėt tė fitoreve kulturore – nuk kanė mundėsi t'i kushtojnė vėmendje artit dhe tė kujdesen qė ta sponsorizojnė krijimtarinė kulturore tė artistėve (me pėrjashtim tė nxitjeve drejtuar shėrbimeve tė tyre tė propagandės). Ėshtė mė shumė tregu i konsumit qė merr rolin e njė mecenati kolektiv - megjithatė me pasoja jo veēanėrisht tė kėndshme qė u pėrpoqa t'i renditja nė librin qė i referoheni. Nė shpėrndarjen e dashamirėsisė sė tyre tregjet priren ta drejtojnė sė pari vetveten nė bazė tė disa kritereve (si p.sh vlera e argėtimit ose e fitimeve), shumė shpesh tė huaj nė shpirtin krijues kulturor me cilėsi tė lartė.

Meqė ra fjala pėr pabarazi, ju sillni kritikėn e Rorty-t ndaj sė majtės amerikane qė e i konsideron njė aspekt tė dallimeve kulturore dhe si tė tilla qė e meritojnė respektin. Ēfarė mund tė ndodhė, nėse zbulohet se pabarazia e plotė nuk ėshtė ekonomikisht efikase? Nė njė artikull nė American Prospect lexojmė se provat nė kėtė kuptim po akumulohen dhe vėshtirė se mund tė mos merren parasysh.

Pabarazia e kohėve tė fundit ka shumė dimensione - po pėrzgjedh njėrėn mė shumė se e re dhe e mė e vėrtetė solli nė vėmendjen tonė padrejtėsinė dhe pabarazinė e madhe tė bashkėjetesės sonė planetare: numri i tė pastrehėve qė trokasin nė shtėpitė tona, nė dukje tė sigurtė dhe tė pajisur mirė. Migrimi nė masė e shoqėroi erėn moderne qė nga fillimi i saj (edhe pse e ndryshon drejtimin dhe herė pas here kthehet prapa); stili i jetės moderne pėrfshin prodhimin e njerėzve tė tepėrt (lokalisht tė padobishėm – sepse me tepri dhe tė pazėnė me punė pėr shkak tė progresit ekonomik – ose tė patolerueshėm -sepse tė papranuar nga rrėmuja, konfliktet dhe lufta pėr pushtet tė shkaktuara nga transformimet shoqėrore-politike), sikur tė bėhej fjalė pėr njė fenomen strukturor. Nė fillim mbėshtesim aktualisht pasojat e destabilizimit tė thellė dhe nė dukje pa perspektiva tė zonės sė Lindjes sė Mesme, fryt i llogarive tė gabuara, marrėzisht miope dhe sigurisht dėshtake, pasojė e nismave politike dhe ushtarake tė fuqive perėndimore. U lajmėrua zyrtarisht se statistikat e pėrditėsuara sot nxjerrin nė pah se tė paktėn rreth 1002000 persona kishin kėrkuar mbrojtje ndėrkombėtare nė 28 shtete anėtare nė 2015. Sipas tė dhėnave tė fundit mbi krizėn ndėrkombėtare tė refugjatėve tė 2016 - njė krizė e paprecedentė - numri i atyre qė kėrkojnė azil dhe e familjarėve tė regjistruar nė kufi ėshtė mė e madhe se 60% nė lidhje me 2014. Bėhet fjalė pėr numrin mė tė madh nga fillimi i tė dhėnave tė krahasueshme me 2008. Nė njė libėr me titull "Tė huajt nė dyert tona" shkrova "ashtu siē janė gjėrat sot - dhe premtojnė tė jenė ende pėr njė kohė tė gjatė - ėshtė e pamundur qė migrimi nė masė tė ndalet vetė - as pėr mungesė tė shtytjeve, as pėr inteligjencėn nė rritje tė pėrdorur nė pėrpjekjet pėr ta ndalur.
Siē e ka theksuar Robert Winder-i nė hyrjen e librit tė tij: mund ta rregullojmė karriken tonė nė plazh sa herė tė duam dhe na pėlqen dhe tė qajmė kur tė mbėrrijnė dallgėt, por rryma nuk do na dėgjojė, deti nuk do tė sprapset. Tė ngresh mure qė ta pengosh ankthin qė nga kėrcėnimi tė hyjė nė oborrin e shtėpisė sonė, e gjen njė shpjegim nė historinė e filozofit tė lashtė Diogjenit qė e shėtiste Sinopin brenda njė fuēie nėpėr rrugėt e qytetit tė lindjes. I pyetur pėr sjelljen e tij tė ēuditshme pėrgjigjej se duke i parė komshinjtė qė pėrpiqeshin t'i mbyllnin dyert e tyre dhe t'i mprehnin shpatat, edhe ai deshte tė bėnte diēka pėr ta mbrojtur qytetin nga pushtimi maqedonas i Aleksandrit. Kjo qė ndodhi nė kėta muajt e fundit ėshtė njė hop i madh para pėr kontributin e refugjatėve dhe azilkėrkuesve nė numrin total tė emigrantėve qė trokasin nė dyert e Europės. Ky hop u bė nga numri nė rritje i tė rėnėve, apo e shteteve nė krizė, apo njerėz pa shtetėsi tė ardhur nga territore tė paligjshme, skena tė luftrave tė pafund tribale dhe sektare, vrasje nė masė dhe banditizėm tė pėrditshėm.
Nė masė tė gjerė kjo ėshtė pasojė anėsore e dėrgimeve ushtarake tė nėnvleftėsuara, tė mbrapshta dhe shkatėrrimtare nė Afganistan dhe Irak, qė u mbyll me zėvendėsimin e regjimeve diktatoriale nė njė teatėr ērregullues dhe frenetik tė dhunės, e ndihmuar dhe e mbėshtetur nga tregtia e armėve globale, e shkaktuar nga rrjeti i kontrollit dhe pėrforcimit nga industria e armatimeve me njė marrėveshje tė heshtur.
Fluksi i refugjatėve tė larguar tė shtyrė drejt braktisjes sė shtėpive tė tyre dhe tė pasurive mė tė shtrenjta me rregulla tė imponuara nga dhuna arbitrare, njerėz nė kėrkim tė njė strehe nga kampet e shfarosjes – e dramatizoi dhe i ndezi reflektorėt mbi shfryrjen e tė ashtuquajturve "emigrantė ekonomikė", tė shtyrė nga dėshira e madhe humane qė tė kalojė nga territori i reshkur nė atė pikė sa bari bėhet jeshil – nga tė persekutuar nė toka tė varfėra dhe pa perspektive, nė ato tė pasura me mundėsi.
Meqė ra fjala pėr atė fluks tė qėndrueshėm tė njerėzve nė kėrkim tė njė standarti pėr tė qėnė tė jetės, Paul Collieri thotė: " fakti i parė ėshtė se hendeku i tė ardhurave mes vendeve tė varfėra dhe tė pasura ėshtė nė mėnyrė groteske i gjerė dhe procesi i rritjes globale do ta lėrė tė gjerė edhe pėr shumė dhjetėvjeēarė. I dyti ėshtė se emigrimi nuk do ta pakėsojė nė mėnyrė tė dukshme kėtė problem, sepse mekanizmat e pėrgjigjes janė shumė tė dobėt. I treti ėshtė se meqė emigrimi do tė vazhdojė, diasporat do tė vazhdojnė tė grumbullohen nė disa dekada. Kėshtu hendeku midis tė ardhurave do tė rezistojė, ndėrsa vepruesit katalizatorė tė emigrimit do tė pėrhapen. Pėrfshirja do tė thotė se dhe emigrimi nga vendet e varfėra nė ato tė pasura ėshtė i destinuar tė pėrshpejtohet. Pėr tė ardhmen e afėrt, emigrimi ndėrkombėtar nuk do ta arrijė ekuilibrin: po vrojtojmė fillimin e nje ēekuilibri me proporcione epike. Midis 1960 – 2000, sipas llogarive tė Collierit, duke patur nė dispozicion vetėm statistikat nė dispozicion deri nė vitin 2000, pikėrisht atė qė u ngrit nga mė pak se 20 milionė nė mbi 60 milionė, ishte emigrimi nga vendet e varfėra nė tė pasurat. Pėr mė tepėr rritja e pėrshpejtuar nga njė dhjetėvjeēar nė tjetrin. Presupozohet tė themi se nga 2000 e mė pas ky pėrshpejtim ka vazhduar. Tė braktisura vetėm nė logjikėn e vet dhe tė impulsive, mund tė themi se popullsia e vendeve tė varfėra dhe tė pasura do tė silleshin si lėngu nė enėt komunikuese. Numri i imigrantėve nuk do ta arrijė ekulibrin, deri kur kėta njerėz do tė arrijnė njė farė niveli tė mirqėnies. Ky rezultat do tė ketė nevojė, me shumė gjasa, shumė dhjetėvjeēarė qė tė arrihet – me pėrjashtim tė rrethanave tė paparashikuara tė fateve historike.

Pėrgatiti pėr botim Arjan Kallēo


Mesazhi juaj
Bold Style  Italic Style  Underlined Style  Script AutoTab  Zgjidh Ngjyren  Image Link  URL Link  Insert YouTube video  *BbCode    :) ;) :-p :-( (Më shumë) 

 » Emri  » Fjalëkalimi (Harova) 
 Vetëm përdoruesit e rregjistruar mund të postojnë këtu. Shkruaj korrektësisht fjalëkalimin para se të postosh, ose regjistrohu.